Tag: njolla

  • Makina në mes të rrugës dhe njolla gjaku, zbulohen pamjet nga vendngjarja: Trupi i biznesmenit italian u gjet…

    Makina në mes të rrugës dhe njolla gjaku, zbulohen pamjet nga vendngjarja: Trupi i biznesmenit italian u gjet…

    pamje nga vendi i ngjarjes

    TEPELENË- Makina në mes të rrugës dhe njolla gjaku, kjo është pamje nga vendi i ngjarjes në Tepelenë, ku mbeti i vrari biznesmeni italian 44-vjeçar, Edoardo Sarchi. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, automjeti tip “Volkswagen” i 44-vjeçarit, ka mbetur në mes të rrugës, teksa vendi është rrethuar nga policia. Shumë pranë makinës u konstatuan njolla gjaku, të cilat i përkasin viktimës. Nga ana tjetër u sekuestrua edhe një makinë, e cila dyshohet se i përket autorit të ngjarjes.
    Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet i vrarë pak pas mesnate në fshatin Salari, në Tepelenë. Sarchi jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah. Trupi i tij u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij.

    Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe deri tani nuk përjashtohet asnjë pistë. Ndërkohë tre persona janë shoqëruar në polici, ndërsa bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar me inciale G.B. Ky i fundit, bëhet me dije nga burimet për mediat se njihet si përdorues i lëndëve narkotike, dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës. Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një konflikti të çastit apo ndonjë prapavijë tjetër më të thellë.
    Policia ka vendosur postblloqe në akse kyçe rrugore, ndërsa kontrolle intensive po ushtrohen në zonë dhe në ambiente të ndryshme të mundshme për fshehjen e autorit./ZËRI

    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sd

    900 0 1758964604xscreenshot 2 408

    900 0 1758964634xscreenshot 10 800

    900 0 1758964657xscreenshot 13 118

  • 3 përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    3 përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Related PostsNone foundTë gjithë jemi të vetëdijshëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.
    Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:
    Sodë buke – Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.

    Uthull dhe limon – Një përzierje shumë efikase, më madhështore për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.
    Aspirinë – Merrni një një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

  • Tre përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Tre përbërësit që do të heqin edhe njollat më të vështira nga rrobat tuaja

    Të gjithë jemi të vetëdisjhëm që disa njolla, si ato të yndyrës apo të frutave të caktuara, janë shumë të vështira për t’u hequr nga rrobat. As detergjentët më të mirë e të kushtueshëm nuk i pastrojnë ato siç duhet.
    Por, mos u shqetësoni, ka disa truke që mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni këto njolla me lehtësi. Ja se ç’mund të përdorni:
    Sodë buke

    Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe fusni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Më pas, lajini si zakonisht.
    Uthull dhe limon
    Një përzierje shumë efikase për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.
    Aspirinë
    Merrni një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.