Tag: njohura

  • Ofori drejt La Liga-s

    Ofori drejt La Liga-s

    Bylis njofton se dy klube të njohura në La Liga janë të interesuara për Ofori, ganezin e tyre 20 vjeçar. Ai ka luajtur 18 ndeshje si titullar këtë sezon, ndërsa në 6 të tjera ka nisur nga stoli.

    Njoftimi i Bylisit: 

    “FK BYLIS njofton se është pranë transferimit të bujshëm të mesfushorit të talentuar ganez, 20-vjeçarit MC Carthy Ofori, i cili së shpejti pritet që të zyrtarizohet në kampionatin elitar të Spanjës, ku ka interesim nga dy klube të njohura.

    Ofori, ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-20 të Ganës këtë periudhë, ku si kapiten i skuadrës ka qenë edhe titullar. Puna e mirë e klubit tonë me promovimin e talenteve ka qenë dhe do të mbetet prioritet…

    Në vijim do t’u bëjmë të ditura edhe detajet më të hollësishme rreth transferimit të lojtarit, një nga elementëve më premtues të klubit tonë në sezonin që sapo u mbyll”.

    Vazhdo leximin

  • Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje)

    Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • “Costa del Sol-i i Shqipërisë”: Vlora bëhet destinacioni i preferuar për pushime

    “Costa del Sol-i i Shqipërisë”: Vlora bëhet destinacioni i preferuar për pushime

    Vlora në Shqipëri është e ngjashme me Costa del Sol të Spanjës dhe ofron mot të ngrohtë dhe pamje idilike dhe duhen pak më shumë se tre orë për të mbërritur atje nga Britania e Madhe, shkruan Ashley Bautista për të përditshmen britanike “Mirror”.Disa xhevahire më pak të njohur të Evropës po tërheqin turistët falë diellit, detit dhe peizazheve mahnitëse këtë pranverë dhe verë.Spanja, Franca dhe Italia zakonisht mbeten destinacionet kryesore, por vendpushimet dhe brigjet e njohura të Spanjës po përjetojnë një fluks vizitorësh çdo vit. Shumë turistë janë në kërkim të disa vendeve më të qeta për një pushim.Vlora – një qytet i mrekullueshëm – ngjan me Costa del Sol – një vendpushim popullor në Spanjë.Më pak e mbushur me njerëz – ndërkohë që ofron plazhe të bukura dhe peizazhe piktoreske – Vlora është vendi i përsosur për të shijuar ditët me diell këtë pranverë dhe verë.Është qyteti i tretë më i populluar në Shqipëri, i vendosur në pjesën jugore të vendit dhe i rrethuar nga ultësirat e Maleve të Vetëtimës – përgjatë brigjeve të deteve Adriatik dhe Jon.Ky qytet i bukur ofron të gjitha kushtet për pushime ëndrrash me temperatura që variojnë nga 15 gradë Celsius deri në 23 gradë Celsius – me motin që pritet të bëhet shumë më i ngrohtë në javët e ardhshme – dhe që është vetëm tre orë e 10 minuta larg nga aeroporti i Londrës.Rajoni shqiptar njihet edhe për vreshtat dhe kantinat e gjera të verës, ku produktet më të njohura janë “Vloshi” dhe “Shesh i Zi”.Gastronomia e saj gjithashtu ka fituar popullaritet, pasi ndërthur shijet tradicionale shqiptare me ndikimet mesdhetare dhe italiane.Gatimet e njohura përfshijnë; byrek, fërgesë, tavë kosi, qifqi, shëndetli, raki, pite, bakllava dhe varietete të mishit dhe prodhimeve të detit.Aktivitetet që mund të bëni në VlorëVlora njihet për plazhet e saj mahnitëse. Ujërat janë të pastra kristal dhe ka shumë restorante dhe kafene rreth bregut për vendasit dhe vizitorët.Plazhet më të njohura janë Plazhi i Vjetër, i Radhimës dhe i Orikumit me pamje nga deti Jon.Gjithashtu, vizitorët mund të eksplorojnë Monumentin e Pavarësisë dhe Sheshin e Flamurit, të cilat njihen si vendet ku Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në vitin 1912.Shëtitorja e Vlorës ofron gjithashtu pamje mahnitëse të detit dhe është vendi i përsosur për të shëtitur dhe shijuar atmosferën mesdhetare.Një nga monumentet më të famshme në Vlorë është Xhamia e Muradies, e cila daton në shekullin XVI, e njohur për arkitekturën e saj osmane.Gjithashtu, turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Zvërnecit, i cili është një vend tjetër fetar.Për ata që janë më aventurierë, aktivitete të tjera përfshijnë udhëtime me varkë në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit – të cilat janë vendet perfekte për të eksploruar shpellat e fshehura, për të bërë zhytje dhe not.Sidoqoftë, çmimet mund të rriten gjatë pikut të sezonit turistik, midis qershorit dhe gushtit, çmimet mund të shkojnë deri në 316 paund.Për turistët që ende janë në mëdyshje se ku duhet të kalojnë pushimet – Vlora në Shqipëri premton një atmosferë të shkëlqyer larg zhurmës dhe kaosit të qytetit.Gjithashtu, ky qytet bregdetar është më pak i mbushur me turistë krahasuar me destinacionet e tjera të pushimeve dhe kujt nuk do t’i pëlqente një arratisje më e qetë?.https://www.mirror.co.uk/travel/huge-european-city-looks-just-35008451

  • Dyshime për përfitim të tenderëve/ Agjentët e BKH ‘mësyjnë’ në një nga bizneset e njohura të Elbasanit, sekuestrohen…

    Dyshime për përfitim të tenderëve/ Agjentët e BKH ‘mësyjnë’ në një nga bizneset e njohura të Elbasanit, sekuestrohen…

    Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në një nga bizneset e njohura të Elbasanit në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Raportohet se agjentët e BKH kanë “zbarkuar” në biznes rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e saj.
    Sipas burimeve, kanë sekuestruar fillimisht celularët e punonjësve. Me urdhër të prokurorit posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur procesverbal si edhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celulare të biznesit, i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
    Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, mjaft prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës .