Tag: njohjen

  • Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu

    Turqia dënon njohjen e gjenocidit armen nga Netanyahu

    Turqia dënoi sot njohjen e gjenocidit armen nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se qëllimi i tij ishte të mbulonte krimet e kryera në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite.

    “Deklaratat e Netanyahut në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë një përpjekje për të shfrytëzuar tragjeditë e së kaluarës për përfitime politike”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

    Netanyahu pranoi dje gjenocidin armen, në një podcast amerikan, të transmetuar në mbrëmje, i pari podcast për një kryetar qeverie izraelite.

  • Gjermania refuzon njohjen e shtetit palestinez! Kancelari Merz: Kushtet nuk janë përmbushur

    Gjermania refuzon njohjen e shtetit palestinez! Kancelari Merz: Kushtet nuk janë përmbushur

    Gjermania nuk do t’i bashkohet  iniciativës së aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Nju Jork.

    Kreu i opozitës gjermane, Friedrich Merz, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp me kryeministrin kanadez Mike Carney se Berlini nuk mbështet njohjen në këtë fazë.

    “Pozicioni i qeverisë federale është i qartë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Ne nuk besojmë se kushtet për shtetësi janë përmbushur në asnjë mënyrë në këtë kohë,” u shpreh Merz.

    Vendimi i Gjermanisë vjen në një kohë kur disa prej aleatëve më të ngushtë të saj, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Britaninë e Madhe, kanë shprehur gatishmëri për të njohur shtetin palestinez.

    Kryeministri kanadez Mike Carney deklaroi në fund të korrikut se Kanadaja planifikon të njohë zyrtarisht Palestinën si shtet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka sinjalizuar një qëndrim të ngjashëm, ndërsa Britania ka paralajmëruar se do ta njohë Palestinën nëse Izraeli nuk përmbush disa kushte të caktuara.

    Sipas Carney, vendimi i Kanadasë bazohet në shqetësimin se perspektivat për një zgjidhje me dy shtete po zbehen gjithnjë e më shumë, ndërsa situata në terren vazhdon të përkeqësohet.

    Qëndrimi i Gjermanisë: Njohja, vetëm në fund të procesit

    Gjermania vazhdon të mbështesë një zgjidhje me dy shtete si mënyrën e vetme të qëndrueshme për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve. Megjithatë, Berlini argumenton se njohja e një shteti palestinez duhet të jetë një hap përfundimtar në një proces të negociuar paqeje, jo një akt i njëanshëm ndërkombëtar.

    “Ne besojmë se vetëm përmes dialogut dhe negociatave mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Njohja e parakohshme nuk e ndihmon këtë proces,” shtoi Merz.

  • Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator

    Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator

    Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë.
    “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për të iniciuar zyrtarisht marrëveshjen”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.
    Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve.
    “Duhet të kemi parasysh që këto marrëveshje shoqërohen me koston përkatëse financiare, por ato hapin një mundësi të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve që të sigurojnë të drejtat e tyre pensionale. Përveç aspektit financiar, është thelbësor koordinimi i ngushtë mes dy palëve dhe përkushtimi politik, pasi çdo vonesë mund të zgjasë procesin mbi pesë vite. Ne besojmë se, me vullnet dhe bashkëpunim të përbashkët, njohja e pensioneve do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.”
    Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë.
    “Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare.”
    Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.
    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë.
    Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.
    “Sot ju jeni në pozicionin unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të mbërrijë konkluzionin e duhur: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues.
    Me respekt ju kërkojmë të:

    Riafirmoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbisi themeli i paqes afatgjatë;
    Inkurajoni të dyja vendet që të finalizojnë njohjen dhe të zotohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve;
    Mbështetni mekanizmat rigorozë të zbatimit në mënyrë të plotë dhe brenda afateve,” thuhet në letër.

    Për nismëtarët e kësaj kërkese, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte vetëm një formalitet diplomatik, por rruga më efektive për t’i dhënë fund statukuosë aktuale, që i mban vazhdimisht të destabilizuar dy fqinjët e Shqipërisë.
    “Pavarësia e Kosovës është një fitore e pastër amerikane. Populli i Kosovës duroi dekada nën shtypjen sistematike, që kulmuan me gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit… Shteti i Kosovës është produkt i drejtësisë historike dhe i nevojë humanitare,” nënvizojnë organizatat shqiptaro-amerikane në letrën drejtuar presidentit Trump.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.

    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë. Ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane i shkruajnë Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane i shkruajnë Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.
    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë.
    Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.
    “Sot ju jeni në pozicionin unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të mbërrijë konkluzionin e duhur: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues.
    Me respekt ju kërkojmë të:
    1. Riafirmoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbi si themeli i paqes afatgjatë;
    2. Inkurajoni të dyja vendet që të finalizojnë njohjen dhe të zotohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve;
    3. Mbështetni mekanizmat rigorozë të zbatimit në mënyrë të plotë dhe brenda afateve,” thuhet në letër.
    Për nismëtarët e kësaj kërkese, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte vetëm një formalitet diplomatik, por rruga më efektive për t’i dhënë fund statukuosë aktuale, që i mban vazhdimisht të destabilizuar dy fqinjët e Shqipërisë.
    “Pavarësia e Kosovës është një fitore e pastër amerikane. Populli i Kosovës duroi dekada nën shtypjen sistematike, që kulmuan me gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit… Shteti i Kosovës është produkt i drejtësisë historike dhe i nevojë humanitare,” nënvizojnë organizatat shqiptaro-amerikane në letrën drejtuar presidentit Trump.

  • Starmer mbron planin për njohjen e shtetit palestinez

    Starmer mbron planin për njohjen e shtetit palestinez

    Bota E Mërkurë, 6 Gusht 2025 20:32
    Kryeministri britanik Keir Starmer, thotë se kishte një “ndjenjë neverie” për vuajtjet në Gaza, ndërsa mbrojti planin e tij për të njohur potencialisht shtetin palestinez. Starmer ka thënë se Britania e Madhe do të njohë një shtet palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk pranon të përmbushë kushte të caktuara, duke përfshirë menaxhimin e krizës humanitare, zbatimin e një armëpushimi dhe ringjalljen e perspektivës së një zgjidhjeje me dy shtete.
    Por ai këmbënguli se ky veprim nuk ishte një nxitje propagande për Hamasin, duke thënë se organizata terroriste nuk mund të luante asnjë rol në asnjë qeveri të ardhshme. Qasja e kryeministrit është kritikuar nga qeveria izraelite dhe një protestë për qëndrimin e tij do të zhvillohet në Londër në fundjavë.

    Demonstruesit, përfshirë disa anëtarë britanikë të familjeve të pengjeve që mbahen ende nga Hamasi, do të marshojnë në Downing Street duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbetura para çdo bisede për njohjen e Palestinës. I pyetur nëse i kishte dhënë Hamasit një nxitje në marrëdhëniet me publikun duke folur për njohjen, Starmer i tha “Channel 5 se “ata duhet t’i lirojnë pengjet menjëherë dhe nuk duhet të luajnë absolutisht asnjë rol në qeverisjen e Palestinës në asnjë moment”.

  • Zyrtare/ Parlamenti grek njeh për herë të parë besimin bektashi-alevit, njihen edhe si minoritet fetar në Greqi

    Zyrtare/ Parlamenti grek njeh për herë të parë besimin bektashi-alevit, njihen edhe si minoritet fetar në Greqi

    Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.

    Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.

    Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.

    Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.

    Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.

    Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.

    Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek, ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre, jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.

    Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti, pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.

    Vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lart, në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.

    Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës, mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.

  • Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit, jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi

    Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit, jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi

    Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.

    Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.
    Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.
    Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.
    Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.
    Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.
    Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek,ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.
    Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.
    Burime nga ministria greke e arsimit dhe besimeve fetare thanë se vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lartë në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.
    Numri i bektashinjve grek llogaritet në 4-5000,por zyrtarë grekë thonë se ai është shumë herë më i madh,pasi anëtarë të këtij komuniteti shpesh herë liheshin në periferi të ushtrimit të riteve të tyre prej pjesës tjetër të myslimanëve që jetojnë në vend.
    Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës,mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.

    Top Channel

  • Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit

    Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit