Tag: njohjeje

  • Kosova njihet nga Siria, reagon Spiropali

    Kosova njihet nga Siria, reagon Spiropali

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
    Në reagimin e saj, Spiropali thekson se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve.
    “Urime Republikës së Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetësisë së saj nga Republika Arabe e Sirisë. Kosova vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar”, ka shkruar ajo.
    Ministrja shprehu gjithashtu mirënjohje për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për rolin dhe mbështetjen e dhënë në arritjen e kësaj njohjeje.
    Reagimi i Spiropalit
    Urime Republikës së Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetësisë së saj nga Republika Arabe e Sirisë.
    Kosova vazhdon të përparojë në rrugën e saj drejt forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar, si dhe mbështetjes së miqve dhe partnerëve të saj që kanë kontribuar në procesin e njohjes dhe shtetndërtimit të saj.
    Me këtë rast, falënderime të veçanta i drejtohen Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për mbështetjen e tij në realizimin e kësaj njohjeje.
    Jam i bindur se, njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve.
    Edhe një herë, urime, Kosovë! @VjosaOsmani

  • Njohja e Kosovës nga Siria/ Spiropali uron Osmani: Kosova po fiton vendin e merituar…

    Njohja e Kosovës nga Siria/ Spiropali uron Osmani: Kosova po fiton vendin e merituar…

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në platformën X pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës
    Në reagimin e saj, Spiropali e ka cilësuar vendimin e Sirisë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar.
    “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj, si edhe mbështetjes së miqve e partnerëve që kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit,” shkroi Spiropali.
    Ministrja shprehu gjithashtu mirënjohje për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për rolin dhe mbështetjen e dhënë në arritjen e kësaj njohjeje.
     
     
    “Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje,” – theksoi ajo.
    Në përfundim, Spiropali shprehu bindjen se ky zhvillim do të pasohet nga njohje të tjera të reja për Kosovën.
    “Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!”