Tag: njohin

  • Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

    Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.
    Kryeministri u shpreh se Hill ka lënë shenjë tek të gjithë ata që e njohin duke e falënderuar për atë që ai ka bërë.

    “Pyes veten si mund ta bëjë dikush punën e të qënie personi më i rëndësishëm në vend, pra kushto që ka qenë ambasador amerikan. Të qënit ambasador amerikan në Shqipëri është puna më e mirë pas të qënit president në Amerikë. Me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon. Kisha mundësinë ta njoh shumë më vonës sesa ai më njihte ai mua, dhe kjo është gjëja e mirë e amerikanëve sepse ti mund mos i njohësh por ata të njohin ty. Nuk është kudo e lehtë siç është në Shqipëri.
    Unë do doja vetëm që të falënderoja rektori dhe këdo tjetër që më bëri këtë nder për të më dhënë mundësinë për të ndarë disa nga mendime e mia në këtë ngjarje. Nuk e ka lexuar librin por do e lexojë dhe do flas publikisht për të. Nëse kthehesh dhe je i interesuar për të bashkëbisedim më të gjatë rreth librit do isha i lumtur ta bënim bisedën dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje. Më lejoni ta përmbyll me një citim që është këtu dhe është e përzgjedhur. Kris faleminderit shumë për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që të vendosësh se sa i suksesshëm je. Ke lënë shenja tek të gjithë që ka të kanë takuar”, u shpreh Rama.
     

     
     

  • Dhuna policore ndaj xhamisë në Shkodër, reagon Bardhi: Këta nuk njohin Fe dhe as Zot

    Dhuna policore ndaj xhamisë në Shkodër, reagon Bardhi: Këta nuk njohin Fe dhe as Zot

    Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.
    Postimi i Spahisë:
    Nuk njohin Fe dhe as Zot!
    Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin praktika që na kujtojnë periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe liria shpirtërore u shtypën me forcë.
    E pamë të gjithë se si kjo mazhorancë me forcën e kartonit, miraton një ligj kundër natyrës, e nuk njeh mësimet e besimit, traditën e kombit tonë, shenjtërinë e familjes dhe injoron thirrjen e krerëve të besimit. Ndërsa sonte e shohim të shkojë më tej, me urdhërat poshtërues që Benet Beci, njeriu i marrë peng nga krimi e simbol i korrupsionit, jep nga zyra e tij, për të dhunuar hapësirat e një komuniteti fetar. Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin, respektin dhe mençurinë përballë çdo provokimi, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë, pasi asgjë se lidh me Shkodrën, përveç interesave okulte!

  • ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.

    Postimi i Spahisë:

    Nuk njohin Fe dhe as Zot! 

    Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin praktika që na kujtojnë periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe liria shpirtërore u shtypën me forcë. 

    E pamë të gjithë se si kjo mazhorancë me forcën e kartonit, miraton një ligj kundër natyrës, e nuk njeh mësimet e besimit, traditën e kombit tonë, shenjtërinë e familjes dhe injoron thirrjen e krerëve të besimit. Ndërsa sonte e shohim të shkojë më tej, me urdhërat poshtërues që Benet Beci, njeriu i marrë peng nga krimi e simbol i korrupsionit, jep nga zyra e tij, për të dhunuar hapësirat e një komuniteti fetar. Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin, respektin dhe mençurinë përballë çdo provokimi, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë, pasi asgjë se lidh me Shkodrën, përveç interesave okulte!

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Arlind Qorri, Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binaj

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, publikuar nga News24, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.
    Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.

    –Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.
    –Florjan Binaj (I mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Shqipëria Bëhet) rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.
    –Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) renditet i treti me 12,5%, ndërsa
    –Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të preferencave.
    Rezultatet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është vetëm 2 pikë përqindje, çka e bën garën për Tiranën tepër të hapur.
    Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme, 51% “nuk kanë besim”, ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.
    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,50% “nuk kanë besim”,dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.
    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.
    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,45% nuk kanë besim,ndërsa 50% nuk e njohin.
    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

     

     

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,
    51% “nuk kanë besim”,
    ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,
    50% “nuk kanë besim”,
    dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,
    63% që nuk kanë besim,
    dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,
    45% nuk kanë besim,
    ndërsa 50% nuk e njohin.

     

  • A i mbajnë mend? Çfarë ndodh kur qentë takojnë vëllezërit e motrat e tyre pas një kohe të gjatë

    A i mbajnë mend? Çfarë ndodh kur qentë takojnë vëllezërit e motrat e tyre pas një kohe të gjatë

    Shumë prej nesh mund të dallojmë menjëherë vëllezërit dhe motrat, edhe pas shumë vitesh. Po si qëndron puna me qentë? A janë në gjendje të kujtojnë dhe të njohin anëtarët e familjes së tyre, veçanërisht nëse janë ndarë që në moshë të vogël?
    Sipas studimeve të fundit, qentë kanë aftësi të njohin nënën dhe vëllezërit e tyre, por kjo varet nga disa faktorë si koha e kaluar së bashku, mënyra e ndarjes dhe natyrisht fuqia e jashtëzakonshme e nuhatjes së tyre.
    Ndarja e hershme nga familja mund të sjellë pasoja

    Këlyshët duhet të qëndrojnë me nënën dhe vëllezërit e tyre të paktën deri në moshën 8 deri në 12 javëshe. Nëse ndahen më herët, mund të zhvillojnë probleme të sjelljes si agresivitet, ankth nga ndarja dhe vështirësi në gjumë. Edhe pas kësaj moshe, ndarja mund të jetë stresuese për ta, pasi ata humbasin kontaktin me ngrohtësinë dhe sigurinë që ofron familja biologjike.
    Qentë dhe kujtesa ndaj familjes së tyre
    Një studim interesant tregoi se qentë mund të njohin vëllezërit e tyre deri në dy vjet pas ndarjes, por vetëm nëse kanë jetuar së bashku pas lindjes. Në rast se bëhet fjalë për vëllezër nga një tjetër pjellë, nuk ka prova që ata arrijnë t’i dallojnë.
    Ajo që është më e fortë, është lidhja me nënën. Qentë, sipas studimeve, mund ta njohin nënën e tyre edhe pas dy vitesh ndarjeje, dhe në mënyrë të ngjashme, edhe nëna mund të njohë këlyshët e saj. Ky lidhje e fortë ka të bëjë me nevojën jetike për mbijetesë në javët e para të jetës.
    Roli vendimtar i nuhatjes
    Qentë lindin të verbër dhe aftësia e tyre kryesore në ditët e para është nuhatja. Përmes saj, ata mësojnë të dallojnë të afërmit, ambientin dhe më vonë, kujtojnë përmes aromës edhe njerëzit që kanë pasur pranë. Në një eksperiment, qentë që ishin ndarë nga nëna për disa muaj apo vite, reagonin më shumë ndaj aromës së saj se sa ndaj një qeni tjetër femër të panjohur.
    E njëjta gjë ndodhi edhe kur u testua reagimi i qenve ndaj kujdestarëve të mëparshëm: ata që kishin kaluar muaj apo vite me ta, tregonin interes të veçantë kur ndjenin aromën e kujdestarit të tyre, në krahasim me një person tjetër të panjohur.
    Kur fillojnë këlyshët të njohin familjen?
    Këlyshët fillojnë të hapin sytë pas 10-14 ditësh nga lindja, por njohja vizuale nuk është menjëherë e zhvilluar. Rreth moshës 4-5 javëshe, ata fillojnë të dallojnë më qartë nënën dhe vëllezërit përmes përzierjes së aromave, zërave dhe pamjeve.
    Përfundim
    Qentë mund të kujtojnë vëllezërit dhe motrat e tyre vetëm për disa vite dhe vetëm nëse kanë kaluar kohë së bashku që në fillim. Kujtesa e tyre nuk është e njëjtë me të njeriut, dhe baza e njohjes qëndron më shumë në aromë sesa në pamje. Lidhja me nënën është më e fortë dhe më e qëndrueshme me kalimin e kohës. Për këtë arsye, ambienti ku rritet një këlysh dhe koha që kalon me familjen biologjike ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe kujtesën e tij.
    Një arsye më shumë për të kuptuar më mirë dhe për të respektuar mënyrën unike si funksionojnë qentë tanë.
    /vizionplus.tv

  • Pas Francës, 5 vende të tjera njohin shtetin e Palestinës

    Pas Francës, 5 vende të tjera njohin shtetin e Palestinës

    Belgjika, Malta, Andorra, Monako dhe Luksemburgu kanë njoftuar se e njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një liste në rritje të kombeve që kanë deklaruar njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.
    Udhëheqësit e tre vendeve i bënë njoftimet gjatë takimit mbi Palestinën dhe zgjidhjen me dy shtete, i mbajtur në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Ky veprim mori duartrokitje nga delegatët.

    “Kjo njohje pasqyron besimin tonë të fortë në paqe dhe drejtësi, si dhe të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje”, tha kryeministri i Maltës.
    Homologu i tij i Luksemburgut e përshkroi atë si një “vendim historik”, ndërsa Belgjika tha se hapi përputhet me mbështetjen e saj të gjatë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete.
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më parë njohjen në të njëjtin takim.
    “Unë deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës”, tha ai, duke e quajtur atë “zgjidhjen e vetme që do t’i lejojë Izraelit të jetojë në paqe”.
    Macron tha se vendimi ishte urgjent ndërsa gjenocidi i Izraelit në Gaza vazhdon.
    “Ka ardhur koha për të ndaluar luftën, bombardimet në Gaza, masakrat dhe njerëzit që largohen. Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza”, u tha ai delegatëve./vizionplus.tv

  • Mbi etnonimin “shqiptar”, si një fenomen endemik në gjuhët europiane

    Mbi etnonimin “shqiptar”, si një fenomen endemik në gjuhët europiane

    Emërtimi “shqiptar” (prej këtej edhe “Shqipëri”) i njohur e shqiptuar si i tillë vetëm nga shqiptarët, përbën një rekord më vete dhe e tejkalon emrin “magyar” dmth. “hungarez”, prej nga rrjedh edhe “Magyarország” dmth “Hungari”, me të cilin hungarezët pagëzojnë vendin e tyre e që si pasojë përbën edhe bazën për bartësit e tij.

    Emër (sipas një prej teorive rrjedh nga emri që bartet nga hungarishtja e vjetër: Mogyër) me origjinë nga njëri nga fiset gjysëm-nomade që u shpërngulën nga stepat e Uraleve në shekujt IX dhe X, duket se vetëm një pjesë e sllavëve fqinjë kanë preferuar t’i thërrasin ata kështu, por më tej edhe arabët përreth Mesdheut ngjan se i quajnë ata po me këtë emër.

    Çuditërisht as gjuhë hungro-fine si estonishtja, finlandishtja apo turqishtja (ku bën pjesë edhe vetë hungarishtja) nuk i thërrasin ata me këtë emër.

    Ndërkaq, interesant është fakti se perveç turqve (të cilët i njohin shqiptarët si “arnaut” e vendin e tyre si “Arnavutluk”), në hapësiren europiane nga Kaukazi deri në Portugali, e madje përqark gjithë brigjeve të Mesdheut, përfshirë arabët e berberët, nga Siria deri në Marok, Shqipërinë e njohin si: Albania (apo forma të ngjashme që nuk përbëjne dallim thelbësor si: Albanija, Albanya, Al Albanya) etj).

    Ngjashmërisht ndodh me Hungarinë, por jo në masën e raportin që njeh emri “Shqipëri” e “shqiptar” në gjuhët e tjera, pasi termi “magyar”, apo “madjar” e “magjar”, përbën rrënjën e emërtimit të tyre në disa gjuhë sllave (por jo në të gjitha prej tyre, duke dalluar p.sh. mes serbishtes dhe maqedonishtes) e jo vetëm, edhe pse ky fenomen mbetet gjithsesi në minorancë.

    Sidoqoftë, përpjekje për t’i njohur shqiptarët me emrin e tyre burimor janë bërë, edhe pse në kohë e me synime të ndryshme.

    “Durch das Land der Skipetaren”

    Mjaft të kujtojmë këtu veprën e famshme “Durch das Land der Skipetaren” (Në vendin e Shqiptarëve) të shkrimtarit të mirënjohur gjerman Karl May, botuar së pari në vitin 1892 e që më pas njohu shumë ribotime në hapësirën gjermanike (ekziston edhe vëllimi i përkthyer në shqip), i cili edhe pse nuk shkeli kurrë në trojet e tyre, megjithë pasaktësitë dhe mitet negative (por edhe pozitive) që përhapi rreth tyre, ka të paktën meritën se ishte i vetmi që përcolli në letërsinë europiane të kohës, por edhe shtypin kontinental emrin “shqiptar” e “Shqipëri”, ndërsa bota dmth. e gjithë Europa i njihte nën emrin “Albania”, si rrjedhojë; “Albanian”, “Albaner”, “albanese”, “albanaise” etj.Vetë gjermanet (por dhe popujt e tjere gjermanikë, si holandezët p.sh. që vijojnë t’i cilësojnë shqiptarët si “albanezen”), deri në kohën e Luftës së Parë Botërore në shumicën e rasteve i thërrisnin ata si “Albanesen”, por paralelisht edhe “Albaner” dhe “Albanier”, shtuar këtu edhe raste të veçanta si ai në romanet e Karl May-it etj, siç ishin reportazhet në shtypin e tyre, ku termi “skipetar” mëtonte të sillte me pranë e në mënyrë më origjinale figurën e shqiptarit.

    Këtë tendencë e hasim edhe sot madje, sidomos në shtypin e median gjermane, duke e sjellë këtë emërtim shpesh në thonjëza, çka nënkupton se nuk përbën një ekstrakt të marrë nga fjalori zyrtar i gjermanishtes, por vetëm një mjet stilistikor origjinal (edhe pse tashmë thuajse i huazuar e përdorur prej më shumë se dy shekujsh).“Shiptar” dhe “shiftar” në ish-Jugosllavi.

    Përgjatë dy shekujve të fundit e sidomos në ish-Jugosllavinë e parë e atë të dytë, për shkak të kontaktit të afërt, sllavët që i rrethonin shqiptarët ngado ku ndodheshin, me një konotacion negativ i thërrisin edhe “shiptari” ose dhe “shiftari” (për vështirësi shqiptimi).

    Gjatë konstituimit të autonomisë së Kosovës dhe ngritjes së statusit të saj përfaqësues në vitet ’70, por më parë edhe pas rënies së Rankoviçit e klikës së tij në fillimvitet ’60, udhëheqësia politike komuniste shqiptare e kohës (LKK) i pati kërkuar Titos korrigjimin dmth. mospërdorimin e termave të tille me përmbajtje fyese e pezhorative, duke e zëvendësuar apo lënë në perdorim vetëm emërtimin “albanci”, sikurse e njeh zyrtarisht në fakt edhe fjalori i gjuhës serbe e kroate cilësimin për shqiptarët.

    Zyrtarisht kishte një lloj tendence të tille, por siç merret me mend në qarqe jozyrtare e për qëllime që dihen, rrethe të gjera politike, shoqërore serbesh në Serbi, Kosovë e mbare ish-Federatën vijonin ta përdornin këtë term me ndërgjegje për t’i trajtuar shqiptarët gjithmonë me përçmim, paragjykim e tendencë.

    Shembujt më të freskët vijojnë të na përcillen edhe nga kohët e sotme. Mjaft të kujtojmë deklaratat e Ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin dy-tri vite më parë kur i thirri shqiptarët nën emrin “shiptari”, duke mos kërkuar ndjesë edhe pse për këtë pati ankesa e deklarata edhe nga krerët më të lartë në Kosovë e Shqipëri, e madje u pasua edhe me referenca të gjykatave serbe e grupimeve të të drejtave të njeriut, të cilët edhe zyrtarisht e ligjërisht e konsiderojnë këtë përqasje si përbuzëse e ofenduese.

    Interesant është fakti se shqiptarët ndjehen të nëpërkëmbur e të përbuzur me një term që fundja i afrohet thuajse tërësisht origjinalit të shqiptuar prej tyre, aq sa Ministri Vulin këmbëngulte se “do të vijoj t’i thërras shqiptarët me emrin e tyre origjinal”.

    Po ashtu njihet dhe emërtimi “arbanas”, apo dhe “arbanaš”, gjithashtu kryesisht në gjuhët fqinje sllave, por që lidhet ekskluzivisht me emrin “arbëresh” apo “arbnesh”, nga i cili grekët njohin emërtimin “arvanitas”.

    “Gjerman“, “allemagne”, “nemec” – një fenomen unikal

    Për t’ iu rikthyer sërish krahasimit me emrin “magyar”, duhet theksuar se fenomeni sidoqoftë nuk është kaq endemik, pasi ka dhe etnonime apo toponime të cilat variojnë në gjuhë e rajone të ndryshme, siç është për shembull vetë emri “gjerman” apo “Gjermani”.

    Mjaft të kujtojmë këtu minimalisht dy nga variantet me të cilat bota sot e njeh Gjermaninë apo gjermanët: “Germany” dhe “Allemagne”.

    Ata vetë ndërkaq e njohin veten si “deutsch” dhe “Deutschland” (fqinjët e tyre holandezë i njohin si “Duitsland” e në suedisht apo danisht p.sh. Gjermania njihet si “Tyskland”) çka çuditërisht përkon disi me versionin në italisht (kujto: “tedeschi”), të cilin italianët kuptohet se e kanë hasur/huazuar qysh në kontaktet e para të romakëve me fiset barbare gjermane të Rinit të Poshtëm, rajone të cilat ato edhe i patën pushtuar, ku hasën versionin antik të emrit “deutsch” që sipas vetë gjermanëve vjen nga “teutsch” ose „thiutisk“ (që do të thotë pak a shumë „i përket popullit“) shpjeguar me gjermanishten e vjetër.

    Kjo përbën përjashtim nga gjuhët e tjera latine, të cilët kanë preferuar emërtimin „Allemagne“, sikurse dhe në anglisht është preferuar emërtimi jo me bazë gjermanike, për t‘i cilësuar gjermanët si „germans“ (që ka zënë rrënjë zyrtarisht sot e kësaj dite edhe tek shqiptarët në fakt).

    Në një pikëpamje më të gjerë, emërtimi i gjermanëve në gjuhë të ndryshme në forma të ndryshme (kujto këtu se përveç kombeve gjermanike, sllavët në përgjithësi i njohin gjermanët si “nemce” apo “nemec”, term me të cilin dikur madje i cilësonin gjermanët në një mënyrë përgjithësuese, duke përfshirë austriakët dhe gjermanët bashkë, edhe shqiptarët, kujto këtu shprehjen e vjetër shqiptare „koha e nemces“) . Latinët kryesisht i quajnë ata “allemagne”, arabët po ashtu “allamani” e pjesa e mbetur si “germans”, “gjermanë”, duke përbëre një rekord më vetë me kahje të kundërt me fenomenin “shqiptar”, çka i bën të dyja këto etnonime sa ekzemplare, aq edhe interesante.

  • “Paqja, në udhëkryq”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Shumë shtete janë gati të njohin Palestinën

    “Paqja, në udhëkryq”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Shumë shtete janë gati të njohin Palestinën

    Gjermania ka kritikuar Izraelin duke thënë se ‘po e gjen veten gjithnjë e më shumë në pozicion minoriteti’

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul tha se rajoni dhe procesi i paqes janë në një udhëkryq.

    Në dritën e kërcënimeve të hapura për aneksim nga pjesë të qeverisë izraelite, një numër gjithnjë e në rritje vendesh – përfshirë shumë në Evropë – janë të gatshme të njohin një shtet palestinez edhe pa një proces paraprak negociatash. Gjermania, për shkak të përgjegjësisë sonë të veçantë ndaj Izraelit, nuk mund dhe nuk duhet të mbetet e paprekur.”, u shpreh ai.

    Ëadephul tha se Gjermania do të vazhdojë të këmbëngulë për lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit. Sakaq bëri thirrje se Izraeli duhet të rivendosë korridoret humanitare për ndihmën shumë të nevojshme, meqenëse dërgesat e ndihmave nga ajri janë të pamjaftueshme.

    Presioni perëndimor

    Vizita e tij në Izrael vjen në një kohë kur Izraeli po përballet me presion në rritje për shkak të krizës së urisë në Gaza.

    Tre vende të G7-ës kanë njoftuar tani planet për të njohur shtetin e Palestinës – Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

    Ndërsa Gjermania e vonoi marrjen e këtij vendimi, ajo tha se procesi për ta bërë këtë duhet të fillojë tani.

  • Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

    Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

    Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore nuk do ta njohin shtetësinë e Palestinës në takimin e organizuar në Arabinë Saudite, por thjesht do të fokusohen në hapat e dakordësimit drejt tij.

    Mbështetësit e Palestinës shpresonin që konferenca e shumëtrumpetuar t`i nxiste qeveritë perëndimore të njihnin një shtet palestinez, por ambiciet e saj janë zbehur duke i ulur ndjeshëm pritshmëritë.
    Ndryshimi i qëllimeve të takimit të parashikuar të mbahet nga data 17 deri në 20 qershor, shënon një tërheqje nga vizioni i mëparshëm sipas të cilit do të kishte një deklaratë të përbashkët të njohjes së Palestinës si shtet nga një grup i madh vendesh, duke përfshirë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Francën dhe Britaninë e Madhe. Emmanuel Macron, presidenti francez dhe një bashkë-sponsorizues i eventetit, e ka cilësuar njohjen e Palestinës si ” detyrë morale dhe kërkesë politike”, por zyrtarët francezë që informuan homologët e tyre izraelitë këtë javë i siguruan ata se njohja nuk do të kërkohet tani, në këtë konferencë.
    Në vend të kësaj, fokusi do të jetë tek arritja e një armëpushimit të përhershëm në Gaza, lirimi i pengjeve izraelitë, reformimi i Autoritetit Palestinez, rindërtimi ekonomik dhe fundi i plotë i sundimit të Hamasit në Gaza.

    Top Channel