Tag: njohëse

  • A do t’i ndalojë BE-ja mediat sociale për adoleshentët?

    A do t’i ndalojë BE-ja mediat sociale për adoleshentët?

    Kufizimi i aksesit në mediat sociale për adoleshentët ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit për shumë familje në Evropë. “Jemi në mes të një lufte njohëse”, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai nuk ishte larg.

    Në Kinë, versioni i TikTok për fëmijë tregon eksperimente shkencore dhe fiket pas 40 minutash. Në Evropë, i njëjti aplikacion ofron valle dhe përmbajtje virale që shpesh përshkruhet si “kalbje e trurit”.

    Tani Europa po kundërpërgjigjet.

    Javën e kaluar, Parlamenti Europian miratoi me shumicë dërrmuese një propozim që kërkonte ndalimin e mediave sociale për të rinjtë nën moshën 16 vjeç.

    Arsyeja? Përdorimi i telefonave inteligjentë nga një në katër të mitur tani është i krahasueshëm me varësinë. A është përmbajtja? Apo janë modelet e saj manipuluese si lëvizja pafund dhe videot me luajtje automatike?

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tashmë po mban shënime dhe tha se po monitoron Australinë, e cila kufizon platforma si TikTok për adoleshentët.

    Por a do t’i kufizojë BE-ja liritë online?

    Shfletimi pa ndërprerje mund të ndalohet për të shmangur, sipas fjalëve të Presidentit Francez Emmanaul Macron, rënien e të rinjve në një “Perëndim të Egër Dixhital”. Nëse kjo është një luftë njohëse, a mund ta përballojmë vërtet humbjen e brezit të ardhshëm për shkak të një algoritmi?

  • Trajnimi i mendjes dhe trupit, ngadalëson rënien njohëse

    Trajnimi i mendjes dhe trupit, ngadalëson rënien njohëse

    Ushtrimet fizike, stimulimi i mendjes me lexim ose lojëra dhe mbajtja e një jete shoqërore aktive, rrisin molekulat anti-inflamatore që mbrojnë trurin nga plakja, duke ngadalësuar ose edhe duke përmbysur neuro-degjenerimin tek njerëzit me rënie të lehtë njohëse.

    Kjo është demonstruar nga një studim italian, i cili mati efektet e programit parandalues ​​”Train the Brain” të zhvilluar nga Instituti i Neuroshkencës i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve në Piza (CNR-In).

    Gjetjet janë botuar në revistën ‘Brain, Behavior & Immunity – Health’, në bashkëpunim me IRCCS Istituto Clinico Humanitas në Milano, Institutin e Fiziologjisë Klinike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (CNR-IFC), Fondacionin Stella Maris dhe Klinikën e Neurologjisë të Spitalit Universitar të Pizës. Rezultatet janë “shumë premtuese për sa i përket përmirësimit të aftësive njohëse (veçanërisht në kujtesë dhe vëmendje ) dhe ndryshimeve strukturore të trurit të zbuluara nga MRI, duke përfshirë përmirësimin e perfuzionit të gjakut cerebral dhe ruajtjen më të madhe të vëllimit të lëndës gri në zonat kortikale të përfshira në funksionet ekzekutive”, thotë Alessandro Sale, udhëheqës i grupit CNR-In në Piza.

    “Për më tepër, efektet e dobishme të trajnimit zgjasin me kalimin e kohës dhe nuk duket se ndikohen nga faktorë të tillë si gjinia, mosha dhe niveli i arsimit, megjithëse përmirësimi duket më i theksuar tek gratë dhe subjektet me nivele më të ulëta arsimimi.”

    Studimi përfshinte 76 persona të diagnostikuar me rënie të lehtë njohëse, të ndarë në dy grupe: një grup eksperimental, i cili ndoqi programin 7- mujor “ Train the Brain”, dhe një grup kontrolli, i cili mori vetëm mbështetje informative. Në fillim dhe në fund të ndërhyrjes, pjesëmarrësit iu nënshtruan vlerësimeve njohëse, skanimeve MRI të trurit dhe analizave të gjakut për të përcaktuar nivelet e citokinave pro- dhe anti-inflamatore.

     Në grupin “Train the Brain”, u vu re “ një ulje e ndjeshme e niveleve plazmatike të molekulave të shoqëruara me inflamacion sistemik dhe rënie njohëse”, shpjegon Michela Matteoli, drejtoreshë e Programit të Neuroshkencës në Humanitas.

    “Paralelisht, u vu re një mirëmbajtje ose rritje e molekulave anti-inflamatore të njohura për efektin e tyre neurombrojtës. Midis këtyre, interleukina 10, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbijetesën e neuroneve dhe neurogjenezën e të rriturve, rritet pas stërvitjes dhe korrespondon me kapacitetin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.”/ ANSA.

  • Si ecja mund ta forcojë trurin tuaj

    Si ecja mund ta forcojë trurin tuaj

    Hulumtimet e reja sugjerojnë se ecja e më shumë se 5,000 hapave çdo ditë, mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies njohëse dhe grumbullimin e një proteine ​​të lidhur me demencën e Alzheimerit.

    Studiuesit nga Universiteti i Harvardit analizuan të dhënat e 294 personave të moshës 50 deri në 90 vjeç, të cilët kishin proteina të quajtura amiloide dhe tau të pranishme në trurin e tyre – të cilat kanë qenë të lidhura fort me sëmundjen e Alzheimerit – por nuk shfaqnin simptoma të demencës.

    Të gjithë pjesëmarrësit po merrnin pjesë në Studimin e Trurit të Plakjes së Harvardit, ku ata mbanin pedometra për të matur hapat e tyre dhe iu nënshtruan skanimeve të trurit dhe vlerësimeve vjetore njohëse deri në 14 vjet.

    Studimi, i cili u botua në revistën Nature Medicine, zbuloi se nivelet më të larta të aktivitetit ishin të lidhura me një rënie më të ngadaltë të aftësive të të menduarit dhe kujtesës, që lidhen me proteinat amiloide në tru.

    Edhe aktiviteti modest (3,001–5,000 hapa në ditë) lidhej me një ngadalësim të dukshëm të akumulimit të tau dhe rënies njohëse, thanë ekspertët, megjithëse 5,001 deri në 7,500 hapa në ditë dukeshin më të dobishëm.

    Në dritën e këtij hulumtimi interesant, ne kontaktuam Dr. Steven Allder, neurolog konsulent në Re:Cognition Health, i cili ka nxjerrë në pah disa mënyra të tjera kryesore se si ecja mund t’i japë trurit tonë një shtysë…

    Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe furnizimin me oksigjen të trurit

    “Ecja rrit si rrjedhjen e gjakut ashtu edhe furnizimin me oksigjen në tru, gjë që është thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal neurologjik”, shpjegon Allder. “Kur ecim, rrahjet e zemrës rriten dhe sistemi vaskular bëhet më efikas në qarkullimin e gjakut të pasur me oksigjen në të gjithë trupin, përfshirë edhe në tru.”

    “Ky qarkullim i përmirësuar përmirëson shpërndarjen e lëndëve ushqyese dhe largimin e mbetjeve metabolike, duke mbështetur neuronet dhe sinapset e shëndetshme. Rritja e oksigjenit gjithashtu ndihmon në stimulimin e çlirimit të neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina, duke përmirësuar vigjilencën, humorin dhe fokusin.”

    Për më tepër, ecja e vazhdueshme me kalimin e kohës mund të forcojë enët e gjakut në tru, duke nxitur shëndetin afatgjatë të trurit dhe duke zvogëluar rrezikun e rënies njohëse dhe sëmundjeve të lidhura me enët e gjakut, siç janë goditja në tru ose demenca, shton neurologu.

    Përmirëson aftësitë njohëse

    Një shëtitje e shpejtë çdo ditë mund t’ju ndihmojë të mprehni mendjen.

    “Ecja, veçanërisht me një ritëm të shpejtë, është treguar se rrit disa funksione njohëse, duke përfshirë kujtesën, vëmendjen dhe kontrollin ekzekutiv”, thekson Allder. “Mekanizmi qëndron në rritjen e prodhimit të faktorit neurotrofik të derivuar nga truri (BDNF), një proteinë që mbështet rritjen dhe mbijetesën e neuroneve dhe rrit komunikimin midis qelizave të trurit.”

    “Ky përmirësim neurokimik kontribuon në një kapacitet më të mirë të të nxënit, kujtesë më të mprehtë dhe të menduar më fleksibël.”

    Ecja jashtë në natyrë është veçanërisht e dobishme, shton neurologu.

    “Kombinimi i lëvizjes, ajrit të pastër dhe peizazhit natyror angazhon të dy hemisferat e trurit, duke nxitur të menduarit inovativ dhe divergjent”, shpjegon Allder.

    Përveç kësaj, dalja jashtë për një shëtitje mund të ndihmojë në përmirësimin e gjumit tonë, gjë që mund të ketë efekte pozitive në aftësitë tona njohëse të nesërmen.

    “Ecja gjithashtu përmirëson cilësinë e gjumit duke rregulluar hormonet dhe duke zvogëluar shqetësimin, gjë që nga ana tjetër rrit përqendrimin dhe konsolidimin e kujtesës”, thotë Allder.

    Përmirëson humorin dhe zvogëlon stresin

    Ecja mund të ketë ndikime të thella në humorin dhe rregullimin e stresit.

    “Lëvizja ritmike dhe përsëritëse e ecjes inkurajon relaksimin duke ulur nivelet e kortizolit dhe duke stimuluar sistemin nervor parasimpatik (mekanizmi natyror qetësues i trupit)”, shpjegon Allder. “Ecja e rregullt gjithashtu shkakton çlirimin e endorfinave dhe serotoninës, duke krijuar një efekt natyror “të të ndihesh mirë” që mund të lehtësojë simptomat e ankthit dhe depresionit.

    “Ecja jashtë gjithashtu i rrit më tej këto përfitime. Ekspozimi ndaj dritës natyrore dhe gjelbërimit ndihmon në rregullimin e ritmeve cirkadiane dhe nxit çlirimin e dopaminës, duke përmirësuar motivimin dhe ekuilibrin e përgjithshëm emocional.”

    Një shëtitje vetëm mund të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e vetëdijes, e cila është një lehtësues i stresit i mbështetur nga kërkime të tjera.

    “Psikologjikisht, ecja ofron hapësirë ​​për reflektim dhe vetëdijesim, duke i ndihmuar njerëzit të përpunojnë emocionet në mënyrë më efektive dhe të kthehen në detyra me një mendësi më të qetë dhe më të qartë”, thotë Allder.

    Ndihmon në mbështetjen e neuroplasticitetit

    Arritja e hapave tuaj të përditshëm mund të forcojë gjithashtu rrugët nervore në trurin tuaj.

    “Ecja luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e neuroplasticitetit”, thotë Allder. “Aktiviteti aerobik stimulon çlirimin e BDNF dhe faktorëve të tjerë të rritjes që nxisin formimin e sinapseve të reja dhe forcimin e atyre ekzistuese. Ky proces është jetik për të mësuar, përshtatur dhe rikuperuar nga lëndimet.”

    “Duke promovuar shëndetin vaskular, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke ruajtur metabolizmin optimal të glukozës, ecja krijon mjedisin ideal për ndryshime neuroplastike.”/ DPA News.

  • Harroni emra apo takimet? Mjekët shpjegojnë 6 shkaqe që e ngadalësojnë kujtesën

    Harroni emra apo takimet? Mjekët shpjegojnë 6 shkaqe që e ngadalësojnë kujtesën

    Jo çdo harresë është shenjë plakjeje mjekët shpjegojnë si ndikon stili i jetesës, ushqimi, gjumi dhe barnat në kujtesë

    Me kalimin e moshës, truri humbet gradualisht masë, kryesisht në korteksin prefrontal, që është i rëndësishëm për vendimmarrjen, dhe në hipokampus, pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën.

    Ndonjëherë nuk mund të kujtohemi për një emër “që e kemi në majë të gjuhës”, nuk jemi të sigurt nëse e fikëm shporetin apo i kyçëm dyert. Ritmi i shpejtë i jetës dhe mijëra detyra ditore lënë gjurmë në trup dhe në funksionet njohëse.

    Harresa është normale herë pas here dhe zakonisht nuk përbën arsye për shqetësim. Megjithatë, nëse vëmë re se kujtesa po dobësohet ndjeshëm dhe po ndikon në funksionimin tonë të përditshëm, është koha të pyesim pse ndodhin këto ndryshime. Mjekët theksojnë se shkaqet nuk lidhen gjithmonë vetëm me moshën.

    A janë vitet arsyeja pse harrojmë shpesh?

    Numri i neuroneve zvogëlohet që nga lindja, prandaj është disi normale që me kalimin e viteve të mos kujtojmë shpejt emra ose fjalë të caktuara, shpjegon dr. Eliz Kakapolo, neuropsikologe në Qendrën Mjekësore të Universitetit “Columbia”.

    Prof. dr. P. Murali Dorajsvami, psikiatër nga Fakulteti i Mjekësisë “Duke”, shton se me kalimin e moshës mund të ndodhë dobësimi i kujtesës afatshkurtër – pra, aftësia për të mbajtur mend sasi të vogla informacioni për një periudhë të shkurtër kohe.

    Ndërsa plaket truri, ai humbet masë më shumë në korteksin prefrontal (vendimmarrje) dhe hipokampus (kujtesë). Njëkohësisht, përçimi i informacionit mes neuroneve ngadalësohet, ndërsa rritet rreziku i sëmundjeve neurodegjenerative.

    Në anën tjetër, inteligjenca emocionale shpesh forcohet me kalimin e moshës, dhe përvoja jetësore ndihmon në vendimmarrje dhe në strategjitë për të mbajtur mend më lehtë.

    Megjithatë, mjekët vërejnë se stërmundimi, infeksionet apo stresi kronik mund të kenë ndikim të madh në aftësitë njohëse, edhe pa pasur lidhje të drejtpërdrejtë me moshën.

    Barnat

    Shumë barna të zakonshme mund të ndikojnë në kujtesë veçanërisht kur kombinohen disa lloje të ndryshme.

    “Nëse problemet me kujtesën po bëhen më të dukshme, është e domosdoshme t’i tregoni mjekut cilat barna përdorni, përfshirë suplementet dhe barnat pa recetë”, thekson dr. Brenna Ren, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Nevadës.

    Nëse barnat ndikojnë në aftësinë për të mbajtur mend, mjeku mund të ndryshojë terapinë ose të rregullojë dozën.

    Barnat që mund të ndikojnë në kujtesë:

    Benzodiazepinat – dëmtojnë kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë.
    Statinat – barna për uljen e kolesterolit; sipas FDA, mund të shkaktojnë konfuzion dhe humbje kujtese.
    Beta-bllokuesit – përdoren për presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës; disa studime i lidhin me funksione më të dobëta njohëse.
    Opioidet – përdorimi afatgjatë mund të ndikojë negativisht në kujtesë.
    Barnat për gjumë – mund të shkaktojnë harresë dhe vështirësi në kujtesë.

    Depresioni dhe ankthi

    Depresioni dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të problemeve me kujtesën te personat 40–60 vjeç, thotë dr. Kakapolo.

    “Kur jemi të depresionuar, truri nuk funksionon me kapacitet të plotë. Ankthi ka efekt të ngjashëm. Nën stres kronik, trupi qëndron në gjendje të vazhdueshme ‘lufto ose ik’, duke çliruar hormone që na mbajnë të tensionuar. Kjo ndikon fuqishëm në tru dhe mund të shkaktojë dobësim të funksioneve njohëse”, shpjegon dr. Tomas Holland, studiues në Institutin Kërkimor për Plakje të Shëndetshme pranë spitalit Rush.

    Ushqyerja

    Sipas dr. Holland, ushqyerja ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e trurit. Një dietë e pasur me vitamina dhe minerale ndihmon në mbrojtjen e neuroneve. Ushqimet që përmbajnë flavonoide, si perimet me gjethe të errëta, çajrat dhe domatet, mund të ngadalësojnë dobësimin e kujtesës.

    Në të kundërt, ushqimet e përpunuara, që përmbajnë ngjyrues artificialë, aditivë dhe ëmbëltues artificialë, lidhen me rritje të rrezikut për harresë dhe demencë.

    Gjumi

    Stresi i përditshëm, detyrimet e punës dhe familjes ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit. Një gjumë i rregullt dhe i mjaftueshëm është thelbësor për rigjenerimin dhe shëndetin e trurit.

    Nëse nuk flemë mjaftueshëm, substanca toksike si proteina beta-amiloide grumbullohen në tru, proteinë që lidhet me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Mungesa e gjatë e gjumit shteron burimet njohëse, përkeqëson përqendrimin, të nxënit dhe kujtesën.

    “Edhe apnea e gjumit (ndërprerja e frymëmarrjes gjatë natës) mund të shkaktojë probleme, sepse zvogëlon furnizimin me oksigjen të trurit”, shpjegon dr. Kakapolo.

    Problemet me dëgjimin

    Hulumtimet e reja tregojnë se humbja e dëgjimit mund të ndikojë në shëndetin e trurit. Kur dëgjojmë më dobët, truri shpenzon më shumë energji për të përpunuar fjalët, duke reduktuar burimet që përdor për kujtesën.

    Rekomandohet përdorimi i aparateve të dëgjimit, që mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse.

    “Aparatet e mira të dëgjimit mund të ndihmojnë ndjeshëm në ruajtjen e aftësive kognitive”, thotë dr. Ren. Sipas disa studimeve, përdorimi i tyre ul rrezikun e dobësimit të kujtesës me rreth 19 për qind.

    Shpërndarja e vëmendjes

    Dr. Holland shpjegon se multitaskingu, përpjekja për të bërë tre gjëra njëkohësisht, ul aftësinë për përqendrim dhe kujtesë.

    Një studim i botuar në Nature tregoi se shikimi i televizorit ndërsa përdorim telefonin dobëson përqendrimin dhe kujtesën, madje edhe te të rinjtë.

    “Te personat e moshuar, bërja e disa gjërave njëherësh, mund të shkaktojë më shumë vështirësi. Përpjekja për të bërë disa detyra njëkohësisht na ngadalëson dhe ul efikasitetin”, përfundon dr. Kakapolo.

  • Firma farmaceutike merr miratimin në SHBA për testin inovativ të Alzheimer

    Firma farmaceutike merr miratimin në SHBA për testin inovativ të Alzheimer

    Firma farmaceutike zvicerane Roche ka marrë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) për testin e saj Elecsys pTau181, i cili mund të diagnostikojë Alzheimer-in dhe çrregullime të tjera njohëse përmes mostrave të gjakut.

    Testi i zhvilluar nga Roche në bashkëpunim me grupin farmaceutik amerikan Eli Lilly – është i dizajnuar për pacientët mbi 55 vjeç me çrregullime njohëse ose simptoma të tilla.

    Si funksionon testi

    Elecsys pTau181 mat koncentrimin në gjak të proteinës tau të fosforiluar (pTau181), e cila shpesh rritet në praninë e sëmundjes së Alzheimer-it. Në rast se vlerat janë jo të rëndësishme, sëmundja mund të përjashtohet me një probabilitet të lartë.

    Ky test mund të kryhet në ordinancat e mjekëve të familjes, duke thjeshtuar diagnozën dhe duke ndihmuar për të përcaktuar nëse rënia njohëse e pacientit lidhet me Alzheimer-in apo jo.

    Ai gjithashtu kursen shpenzime që lidhen me ekzaminime më invazive. Aktualisht, për një diagnozë të qartë nevojitet një skanim CT ose analiza e lëngut cerebrospinal përmes një pikjeje në shtyllën kurrizore.

    Roche kishte marrë më parë treguesin CE të përputhshmërisë në korrik të vitit të kaluar për të shpërndarë produktin në tregun e Bashkimit Evropian.

  • Arrat, aleati natyral për një trup të shëndetshëm

    Arrat, aleati natyral për një trup të shëndetshëm

    Një studim i fundit sugjeron se një stil jetese i shëndetshëm dhe dieta e pasur me lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në ruajtjen e mprehtësisë mendore dhe të ulin ndjeshëm rrezikun e demencës, një gjendje e karakterizuar nga rënia e përgjithshme e funksioneve njohëse.
    Neurologët theksojnë se ndër ushqimet më të dobishme për trurin, arrat qëndrojnë në krye të listës. Ato janë burim i pasur i yndyrnave të shëndetshme dhe acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet dhe përmirësojnë kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit.
    Arrat janë të pasura me antioksidantë si acide fenolike, vitaminë E, selen dhe flavonoide, që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimet që mund të çojnë në sëmundje neurodegjenerative.

    Konsumi i rregullt i arrave ndihmon edhe në mbrojtjen e zemrës, e cila ka lidhje të ngushtë me shëndetin e trurit.
    Një studim zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën 30–60 gram arra në ditë për dy vjet shfaqën nivele më të ulëta të kolesterolit total dhe LDL, duke reduktuar indirekt edhe rrezikun e demencës.
    Ekspertët nxisin vëmendjen për shenjat që kërkojnë ndihmë profesionale: ndryshime të dukshme në kujtesë, zgjidhjen e problemeve ose përdorimin e gjuhës mund të jenë tregues të rënies njohëse.
    Arrat, të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë, mund të jenë një aleat i fuqishëm për trurin dhe zemrën, duke ofruar mbrojtje natyrale kundër plakjes njohëse.

  • Arrat, aleati natyral për një trur të shëndetshëm dhe për të ulur rrezikun e demencës

    Arrat, aleati natyral për një trur të shëndetshëm dhe për të ulur rrezikun e demencës

    Një studim i fundit sugjeron se një stil jetese i shëndetshëm dhe dieta e pasur me lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në ruajtjen e mprehtësisë mendore dhe të ulin ndjeshëm rrezikun e demencës, një gjendje e karakterizuar nga rënia e përgjithshme e funksioneve njohëse.

    Neurologët theksojnë se ndër ushqimet më të dobishme për trurin, arrat qëndrojnë në krye të listës. Ato janë burim i pasur i yndyrnave të shëndetshme dhe acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet dhe përmirësojnë kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit.

    “Arrat janë të pasura me antioksidantë si acide fenolike, vitaminë E, selen dhe flavonoide, që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë dëmtimet që mund të çojnë në sëmundje neurodegjenerative”, shpjegon Dr. Mill Etienne, profesor i asociuar i neurologjisë në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut.

    Konsumi i rregullt i arrave ndihmon edhe në mbrojtjen e zemrës, e cila ka lidhje të ngushtë me shëndetin e trurit. Një studim zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën 30–60 gram arra në ditë për dy vjet shfaqën nivele më të ulëta të kolesterolit total dhe LDL, duke reduktuar indirekt edhe rrezikun e demencës.

    Ekspertët nxisin vëmendjen për shenjat që kërkojnë ndihmë profesionale: ndryshime të dukshme në kujtesë, zgjidhjen e problemeve ose përdorimin e gjuhës mund të jenë tregues të rënies njohëse.

    “Ndërsa harresa e rastit është normale, rënia njohëse përfshin ndryshime më të theksuara. Nëse ju ose dikush afër jush përjeton këto ndryshime, vizitimi i një mjeku është i rëndësishëm”, thotë Dr. Jonathan Graf-Radford, neurolog në Klinikën Mayo.

    Arrat, të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë, mund të jenë një aleat i fuqishëm për trurin dhe zemrën, duke ofruar mbrojtje natyrale kundër plakjes njohëse.

  • Studimi mbi binjakët identikë e lidh plakjen më të shpejtë me rënien e kujtesës

    Studimi mbi binjakët identikë e lidh plakjen më të shpejtë me rënien e kujtesës

    Kërkime të reja nga psikologët e Universitetit të Virxhinias kanë zbuluar se “orët epigjenetike”, mjete që shkencëtarët përdorin për të vlerësuar moshën biologjike të një personi, mund të parashikojnë rënien njohëse. Studimi, i cili u përqendrua te binjakët në moshë të mesme, tregoi gjithashtu se statusi socio-ekonomik luan një rol.

    Doktorantja e psikologjisë, Sophie Bell, dhe këshilltari i saj i kërkimeve, profesori i psikologjisë Eric Turkheimer, i publikuan gjetjet e tyre në revistën Aging.

    “Ndryshimet epigjenetike janë një mënyrë për të parë plakjen biologjike, ose çfarë po ndodh ‘nën lëkurë’ që është më treguese për proceset e plakjes sesa vetëm mosha kronologjike,” tha Bell. “Ne zbuluam se orët epigjenetike, veçanërisht dy të quajtura GrimAge dhe PhenoAge, janë parashikues të besueshëm të rënies njohëse, si në studimin tonë ashtu edhe në disa studime të tjera.”

    Studimi i Bellit tregoi se brenda një çifti binjakësh identikë, binjaku që plakej më shpejt biologjikisht kishte gjithashtu rënie më të madhe të kujtesës dhe aftësive mendore deri në moshën e mesme.

    Një gjetje tjetër madhore e studimit ishte se binjakët që ishin rritur në familje me kushte më të ulëta socio-ekonomike shfaqën një lidhje më të fortë mes plakjes më të shpejtë epigjenetike dhe rënies njohëse në moshën e mesme, duke theksuar ndikimin e varfërisë në shëndet.

    Bell punon në laboratorin e Turkheimerit, ku studion se si gjenet dhe mjedisi ndërveprojnë për të formësuar sjelljen njerëzore. Para se t’i bashkohej laboratorit, ajo ka punuar për disa vite në një klinikë për çrregullimet e kujtesës.

    Turkheimer ka punuar gjithashtu për shumë vite në Louisville Twin Study (Studimi i Binjakëve të Louisville). Ky studim, që filloi në vitin 1957 në Universitetin e Louisville-it, nisi si një hulumtim mbi zhvillimin e fëmijëve dhe ka ndjekur binjakët nga fëmijëria deri në moshën e mesme.

    Bell bashkëpunon me Turkheimerin dhe Christopher Beam-in, profesor psikologjie në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe hulumtues kryesor i Louisville Twin Study, të cilin ajo e quan “bashkë-mentor.” Beam u diplomua në UVA me doktoraturë në psikologji në vitin 2015.

    “Gjatë dekadës së fundit, studiuesit kanë krijuar këto mjete për të kuptuar plakjen biologjike,” tha ajo. “Këto përfshijnë algoritme epigjenetike që matin mënyrën se si gjenet tona shprehen dhe si ndryshojnë ato shprehje me kalimin e kohës, shpesh për shkak të përvojave të ndryshme ose ekspozimeve mjedisore.”

    Këto algoritme epigjenetike janë lidhur më parë me gjendje të ndryshme të lidhura me moshën, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe demenca. Ekipi po përpiqet të kuptojë çfarë informacioni tjetër mund të zbulojnë të dhënat.

    Studime të mëparshme kishin treguar se varfëria, veçanërisht në fëmijëri, parashikon rënie njohëse dhe lidhet gjithashtu me plakje më të shpejtë epigjenetike.

    Ky studim i fundit i lidh për herë të parë të tre konceptet, duke sugjeruar se disavantazhet socio-ekonomike në fëmijëri mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj efekteve të plakjes epigjenetike mbi shëndetin e trurit dhe rënien njohëse.

    Kërkimi tregoi gjithashtu se studimi i binjakëve mund të jetë një mënyrë e dobishme për të kuptuar shkaqet e rënies njohëse, pasi binjakët identikë ndajnë 100% të gjeneve dhe zakonisht faktorë të ngjashëm mjedisorë në moshë të hershme. “Pra, nëse njëri binjak ka plakje të përshpejtuar epigjenetike dhe më shumë rënie njohëse se tjetri, ne kemi një grup më të ngushtë faktorësh jetësorë për të shqyrtuar, për të kuptuar pse,” tha Bell.

    Bell tha se kërkimet e saj mbi rënien njohëse po formësojnë gjithashtu punën e saj klinike. Duke u trajnuar për t’u bërë neuropsikologe klinike, ajo punon me pacientë me demencë në Klinikën e Kujtesës dhe Plakjes në UVA si pjesë e praktikës së saj të doktoraturës.

    Me dy vite të mbetura për të përfunduar doktoraturën, ajo planifikon ta përqendrojë disertacionin e saj në kontributin e mëtejshëm në Louisville Twin Study. Pas kësaj, ajo do të kryejë një praktikë para se të fillojë të ushtrojë profesionin në mënyrë të pavarur.

    Hapat e saj të ardhshëm përfshijnë shqyrtimin e biomarkerëve të gjakut për sëmundjen e Alzheimerit te binjakët në moshë të mesme, për të parë se si mund të lidhen ata me rënien njohëse dhe plakjen epigjenetike. / Medicalxpress – Syri.net

  • Sipas shkencëtarëve, tre moshat kur truri plaket më shpejt

    Sipas shkencëtarëve, tre moshat kur truri plaket më shpejt

    Shkencëtarët kanë përcaktuar se plakja e trurit arrin kulmin në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç. Ata shpjeguan se si arritën deri te ky zbulim.

    Në hulumtimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën profesionale “Nature“, u analizuan të dhënat e skanimit të trurit të më shumë se 10,000 të rriturve. Janë analizuar ndryshimet në proteinat e gjakut. Ata identifikuan 13 proteina të lidhura me rënien njohëse dhe zbuluan se ndryshime të rëndësishme në tru ndodhin në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç.
    Lajmi i mirë është se ka mënyra se si mund të ngadalësoni plakjen e trurit.

    Për shembull, ngrënia e peshkut, bishtajoreve, arrave dhe drithërave të plota mund të parandalojë rënien njohëse dhe të përmirësojë kujtesën. Perimet me gjethe janë gjithashtu të mbushura me lëndë ushqyese thelbësore që përmirësojnë shëndetin e trurit. Të gjitha këto ushqime janë të përfshira në dietën mesdhetare.
    Hulumtimet e mëparshme sugjeruan se marrja e një multivitamine ditore mund të jetë një mënyrë e lehtë për të moshuarit për të parandaluar rënien njohëse.
    Sigurisht, nuk duhet të harrojmë rëndësinë e aktivitetit fizik.
    /vizionplus.tv

  • A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

    A është ankthi një faktor i fshehur rreziku për demencën? Ja çfarë thonë studimet

    Ankthi është një shqetësim i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarjet e përditshme të jetës dhe i perceptuar si kalimtar. Por gjithnjë e më shumë studime tregojnë se, nëse neglizhohet, ankthi mund të ketë pasoja afatgjata mbi shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Sipas kërkimeve të fundit, veçanërisht në rastet e ankthit kronik, ai mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e demencës në moshë të thyer.

    Nuk bëhet fjalë për një dënim të pashmangshëm: ndërhyrja e hershme ndaj ankthit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve që ai mund të shkaktojë në të ardhmen. Shkencëtarët dyshojnë se ankthi ndikon negativisht te shëndeti kardiovaskular, një faktor tashmë i njohur që rrit rrezikun për demencë. Po ashtu, kortizoli, hormoni i stresit, mund të dëmtojë pjesë të trurit që lidhen me kujtesën dhe aftësitë njohëse.

    Gjendjet e ankthit shpesh bashkëjetojnë me probleme të tjera si depresioni apo çrregullimet e gjumit, të gjitha të njohura për ndikimin e tyre në rënien e funksioneve njohëse. Kjo e bën të vështirë ndarjen e një faktori të vetëm shkaktar, por përforcon idenë e një efekti të kombinuar nga disa probleme fizike dhe mendore që veprojnë së bashku.

    Në disa raste, ankthi mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një procesi neurodegjenerativ që ka nisur. Prandaj, nëse konfirmohet lidhja e ankthit me demencën, kjo mund të hapë rrugën për strategji të reja parandaluese, ku shëndeti mendor të marrë një rol qendror në luftën kundër sëmundjeve neurodegjenerative.

    Sipas ekspertëve, ‘screening’-u i ankthit rreth moshës 40 vjeç mund të ndihmojë për të identifikuar individët më të rrezikuar. Trajtimi i ankthit përfshin shpesh një qasje të kombinuar: terapi psikologjike (si terapia konjitive-biheviorale), medikamente dhe ndryshime të stilit të jetesës. Ndër ndërhyrjet më të rëndësishme janë aktiviteti fizik, meditimi dhe përfshirja më e madhe në jetën sociale.

    Të kujdesesh për ankthin sot, do të thotë të investosh në shëndetin e trurit për të ardhmen.