Tag: njofton

  • E dërgoi ekipin në Kategorinë e Dytë, Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin

    E dërgoi ekipin në Kategorinë e Dytë, Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin

    Te Partizani ka ardhur koha e lëvizjeve jo vetëm në merkaton e lojtarëve, por edhe të trajnerëve. Renaldo Kalari nuk do të jetë më pjesë e Partizanit B. Njoftimi ka ardhur nga faqja e Partizanit, e cila tregon se palët kanë mbyllur bashkëpunimin, ndërsa Kalari e ngjiti ekipin B në Kategorinë e Dytë.
    “Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e skuadrës Partizani B, Renaldo Kalari. Gjatë sezonit 2024–2025, Kalari udhëhoqi me sukses skuadrën drejt realizimit të objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Dytë. Klubi e falënderon për kontributin dhe energjinë e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës si trajner”, shkruan Partizani. /Sport Ekspres/

  • Kryeministri Rama njofton nga Haga: Samiti i NATO do mbahet në Tiranë në 2027

    Kryeministri Rama njofton nga Haga: Samiti i NATO do mbahet në Tiranë në 2027

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027.
    Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës.
    Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

  • Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar

    Përkon me trofeun e njohur, Barcelona njofton datën e rikthimit në “Camp Nou” e rikonstruktuar

    Një ditë më pak për rikthimin e blaugranëve në shtëpi. Klubi katalanas ka caktuar zyrtarisht datën e rikthimit të ekipit të parë dhe tifozëve në “Spotify Camp Nou”; më 10 gusht. Arsyeja e veçantë për këtë datë është zhvillimi i trofeut “Joan Gamper”, i cili si çdo vit është një pikë kyçe në kalendarin veror të Barcelonës.
    Nën moton “Kthehemi në shtëpi, vibrojmë”, Barcelona ka nisur një fushatë “epike dhe të mbushur me emocion”, siç e përshkruan vetë klubi. Në të vërtetë, bëhet fjalë për disa iniciativa që do të zhvillohen në qytetin e Barcelonës, të menduara për të forcuar edhe më tej lidhjen mes tifozëve dhe klubit.

    Megjithatë, duhet pasur parasysh se rihapja e stadiumit do të jetë vetëm e pjesshme. Aktualisht mbetet ende për t’u përfunduar ndërtimi i tribunës së tretë të re, unazës VIP të dyfishtë, instalimi i çatisë, si dhe përshtatja përfundimtare e disa hapësirave të brendshme dhe urbanizimi i zonës së jashtme të stadiumit, siç njofton vetë klubi.
    Barcelona iu jep kështu fund më shumë se dy viteve në stadiumin “Lluís Companys”. Me rikthimin në zonën “Les Corts”, klubi paralajmëron se, ndonëse punimet do të vazhdojnë ende, do të bëhet çmos që ambienti të përshtatet në mënyrë që anëtarët dhe të pranishmit në stadium të ndihen sërish si në shtëpi.

    Coming back home, feel the vibe pic.twitter.com/5IXYs2RFvW
    — FC Barcelona (@FCBarcelona) June 25, 2025

     
     

  • Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

    Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

    Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.
    Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se:
    Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

    “Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.
    Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”, njofton policia.

  • Policia ‘blindon’ edhe hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

    Policia ‘blindon’ edhe hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

    Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. 

    Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se:
    Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.
    “Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.
    Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”, njofton policia.

    Top Channel

  • Lojtari i Liverpool njofton largimin: “Jam i mirë dhe nuk mund të qëndroj në stol”

    Lojtari i Liverpool njofton largimin: “Jam i mirë dhe nuk mund të qëndroj në stol”

    27 Maj 2025

    16:58

    Telesport

    Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpool për t’u transferuar te Real Madrid, por nuk është i vetmi në listën e largimeve nga klubi anglez.
    Portieri Kelleher, zgjedhja e dytë e Arne Slot, duke folur pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace, paralajmëroi se do të ndryshojë skuadër.
    “Kam përshtypjen që e kam thënë edhe më parë. Mendoj që jam mjaftueshëm i mirë për të qenë titullar, kështu që dua ta provoj veten diku tjetër. Dua të luaj çdo javë, sepse e kam potencialin”.
    “Këtë sezon kam qenë me fat që kam luajtur shumë ndeshje, por dua më shumë. Mendoj se meritoj një ekip që më ofron vendin e titullarit”.

  • Ofori drejt La Liga-s

    Ofori drejt La Liga-s

    Bylis njofton se dy klube të njohura në La Liga janë të interesuara për Ofori, ganezin e tyre 20 vjeçar. Ai ka luajtur 18 ndeshje si titullar këtë sezon, ndërsa në 6 të tjera ka nisur nga stoli.

    Njoftimi i Bylisit: 

    “FK BYLIS njofton se është pranë transferimit të bujshëm të mesfushorit të talentuar ganez, 20-vjeçarit MC Carthy Ofori, i cili së shpejti pritet që të zyrtarizohet në kampionatin elitar të Spanjës, ku ka interesim nga dy klube të njohura.

    Ofori, ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-20 të Ganës këtë periudhë, ku si kapiten i skuadrës ka qenë edhe titullar. Puna e mirë e klubit tonë me promovimin e talenteve ka qenë dhe do të mbetet prioritet…

    Në vijim do t’u bëjmë të ditura edhe detajet më të hollësishme rreth transferimit të lojtarit, një nga elementëve më premtues të klubit tonë në sezonin që sapo u mbyll”.

    Vazhdo leximin

  • Ançeloti njofton Realin: Po iki

    Ançeloti njofton Realin: Po iki

    Lajmet e fundit që vijnë nga mediat pranë Real Madrid shprehen se trajneri italian Karlo Ançeloti ka njoftuar skuadrën e Realit se po largohet nga klubi.

    Në fakt ishte deklaruar që para finales së Kupës së Mbretit se ‘Karleto’ do mbyllte para kohe me Los Blancos. Siç duket ai ka dashur të informojë e paralelisht të shprehë se ka ardhur fundi i bashkëpunimit me ta.

    Për Ançelotin 65 vjeç prej kohësh flitet për të marrë timonin e Kombëtares së Brazilit. Klubi i Florentino Perez me shumë gjasë do t’i ofrojë një ceremoni mirënjohje teknikut që i dha të gjithë trofetë e mundur klubit të tij./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • KQZ njofton votuesit nga jashtë, si duhet të veproni nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor

    KQZ njofton votuesit nga jashtë, si duhet të veproni nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor

    Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar votuesit nga jashtë të cilët hasin probleme me marrjen e dokumentit zgjedhor dërguar nga KQZ, dhe sesi duhet të vijojnë më pas.
    “Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor të dërguar nga KQZ, ose nëse vëreni se ky dokumentacion ka mungesa, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj në sistemin PER dhe informoni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për problemin.
    Mund të hyni në :
    Nëpërmjet aplikacionit KQZ (në rubrikën “Votues nga jashtë”), ose
    Duke klikuar këtu: diaspora.kqz.gov.al/ “, njofton KQZ.