Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Lyn Debevoise, ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se vizita kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Gjatë takimit, Debevoise shprehu vlerësimin e Uashingtonit për punën e kryeprokurorit Altin Dumani, veçanërisht për bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit në goditjen e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e SHBA-së.
“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.
Ambasada thekson se përpjekjet e Dumanit kanë vendosur një standard të lartë për partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, dhe nënvizon gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe me drejtuesin e ardhshëm të SPAK-ut.
“Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, njofton ambasada e SHBA-së.
Tag: njofton
-

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
-

Shkaktuan trafik duke parkuar keq, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve
Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.
Gjithashtu 91 masa ndaj drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia. -

Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë
Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.
Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.
Gjithashtu 91 masa ndaj drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.Top Channel
-

Çështja Balluku/ Gjykata Kushtetuese shtyn sërish shqyrtimin, njofton datën zyrtarisht
Gjykata Kushtetuese njofton se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.
Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.
Gjykata thekson se vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të publikohet rregullisht në faqen zyrtare të saj.
-

Emri/ Në pranga shoferi urbanit në Tiranë, si ndodhi aksidenti te “Rruga e Kavajës”
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, shofer autobusi të linjave urbane në kryeqytet.
“Arrestimi i tij erdhi pas një incidenti mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, kur në një kryqëzim të Rrugës së Kavajës, shoferi Çlirim Shala ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Nga burimet pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se shoferi është përpjekur të shmangë përplasjen me 18-vjeçaren me biçikletë dhe, për pasojë, autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur. -

Policia e Fierit njofton arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, përplasje me automjet dhe dh*në ndaj të mi*urve
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se gjatë ditëve të fundit specialistët e saj kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për sigurinë rrugore dhe hetimin e krimeve, duke çuar në arrestime, referim në Prokurori dhe hetim për ngjarje të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasin A. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Frashër, i cili me automjetin që drejtonte ka përplasur një 15-vjeçar. Viktima ka marrë asistencë mjekësore dhe më pas është larguar në banesë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Në të njëjtën kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan në Prokurori shtetasit G. H., 22 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, dhe një 17-vjeçar, të dyshuar se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 15-vjeçar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Policia njofton gjithashtu se po punohet intensivisht për gjetjen e shtetasit Dh. V., 63 vjeç, i cili u largua nga banesa më 17 nëntor 2025, sipas kallëzimit të nipit të tij, E. V.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Të gjitha materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
-

PD proteston para Kryeministrisë, Policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen
Partia Demokratike do të zhvillojë protestë këtë të hënë, 17 nëntor, para Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në orën 20:00.
Për tubimin ka një njoftim edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka vendosur bllokime dhe devijime të trafikut në disa akse kryesore.
Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”), rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia njofton se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë bllokime edhe në rrugë të tjera.
Qytetarët këshillohen të shmangin qendrën e Tiranës dhe të përdorin rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve në tubim.
Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar më herët nisjen e analizës dhe turit të dëgjesave me qytetarët. “Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë“, tha ai më 15 nëntor.
Sipas tij, para godinës së Kryeministrisë, do të ngrihet një platformë parlamentaro-qytetare, duke e cilësuar “betejë pa kthim”. -

Daniele De Rosi merr fronin e Xhenoa-s
Skuadra e Serie A, Xhenoa, njofton se ka emëruar Daniele De Rosin si trajnerin e ri të ekipit të parë duke marrë vendin e Vieirera të shkarkuar javën e kaluar
Nga një rastësi e çuditshme, De Rosi do të rifillojë karrierën e tij si trajner në të njëjtin stadium ku ishte ndeshja e tij e fundit si trajner i Romës ndaj skuadrës së re të tij.
Ish-lojtari dhe trajneri i Romës ka nënshkruar një kontratë tetëmujore me një zgjatje automatike njëvjeçare nëse Xhenoa mbetet në Serie A.
Njoftimi:
Genoa CFC njofton se ka emëruar Daniele De Rossi si trajnerin e ri të ekipit të parë. Trajneri i ri është takuar tashmë me lojtarët dhe do të drejtojë seancën stërvitore të planifikuar për këtë pasdite në Qendrën Sportive Signorini.
Vazhdo leximin
-

Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe drejtuesit të KESH
Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuza ndaj ish-kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtuesit të KESH, Erald Elezit, si dhe dy shtetasve të tjerë. Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi në lidhje me Tunelin e Llogarasë.
SPAK njofton se hetimet ndaj tyre kanë të bëjnë me verifikimin e procesit të tenderimit dhe respektimin e ligjit në dhënien e kontratave publike. Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit sot në SPAK në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderi. Mësohet se i është komunikuar akuza e ‘shkeljes së barazisë’ për tenderin e Tunelit të Llogarasë.