Tag: njoftimin

  • ‘Gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë’, Balla: Çfarë turpi…

    ‘Gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë’, Balla: Çfarë turpi…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me mosparaqitjen e tij sot në Prokurorinë e Posaçme.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se ky veprim i justifikuar pas mosdërgimit të fletëthirrjes është një turp jo vetëm për kryedemokratin, por edhe pjesën tjetër në PD.
    “Thënia e mençur se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë — e vërteta i zbulon vetë”, i shkon fiks këtij bufit. Drejtësia (Prokuroria e Posaçme) i paska çuar njoftimin tek shtëpia, “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Gjithashtu ia paska dërguar njoftimin në dy vendet e punës, sekretaria e Grupit dhe Partisë “refuzon të marrë njoftimin”. Çfarë turpi, për këtë dhe ata që e rrethojnë, të cilët për çdo rast tjetër mezi presin të tundin njoftimet e të tjerëve. Një gjë është e qartë se falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është testi i së vërtetës për drejtësinë shqiptare. Koha kur Policia nuk zbatonte urdhërat e Prokurorisë nuk do të kthehet më kurrë. Ajo kohë ka perënduar bashkë me vdekjen politike të katranit me bojë”,-shkruan Balla.

  • Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki/ Begaj flet për afatet: Do veproj sipas Kushtetutës

    Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki/ Begaj flet për afatet: Do veproj sipas Kushtetutës

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë.
    Ai theksoi në një emision televuiziv se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
    Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”.
    -Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për diçka që lidhet drejtpërdrejt me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qendrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e çon në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Çka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese, kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?
    Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam çfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjetër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për periudhën nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.
    -Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…
    Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki
    -Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit
    Sapo e thashë, që unë jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.
    -Z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëngul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …
    Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta.

  • Zgjedhjet në gjashtë bashki, Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj…

    Zgjedhjet në gjashtë bashki, Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj…

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë.
    Ai theksoi në “Real Story” se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
    Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”.
    Pjesë nga intervista:
    Sokol Balla: Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për diçka që lidhet drejtpërdrejt me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qendrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e çon në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Çka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese, kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?
    Presidenti Bajram Begaj: Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam çfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjetër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për periudhën  nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.
    Sokol Balla: Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…
    Presidenti Bajram Begaj:  Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki
    Sokol Balla: Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit
    Presidenti Bajram Begaj:  Sapo e thashë, që unë jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.
    Sokol Balla: z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëngul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …
    Presidenti Bajram Begaj:  Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta.

  • Kurti: Do t’i bindemi Kushtetueses! Kryeministri në detyrë reagon për vendimin në lidhje me konstituimin e Kuvendit

    Kurti: Do t’i bindemi Kushtetueses! Kryeministri në detyrë reagon për vendimin në lidhje me konstituimin e Kuvendit

    “Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar.  Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar”.

    Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në detyre Albin Kurti , kur u pyet nëse do ta zbatonte vendimin e gjykatës në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
    “Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

    Kurti shtoi se deri më tani kanë vetëm njoftimin dhe jo dokumentin në tërësi.
    “Por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë i cili po vonohet, e të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë edhe njoftimin, edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por, nuk është mirë që kemi këtë vonesë, dhe në bazë të njoftimit, për bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi të cilin versionin e plotë ende jemi duke e pritur dhe atij 26 qershorit të po kësaj përbërje të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti.
    Më herët, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se aktgjykimi i plotë nuk është publikuar pasi ende nuk janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara ne Ligjin dhe në rregulloren e Gjykatës.
    /vizionplus.tv

  • Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…

    Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim lidhur me përdorimin siç duhet të vizave amerikan.
    Në njoftimin e ndarë në ‘Facebook’, Ambasada shkruan se duhen respektuar kushtet e vizës dhe afati i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara“-thuhet në njoftim.

  • Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Evertonit, ku ishte dhënë në huazim nga radhët e Çelsit. Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Xhek Herrison, Zhesper Lindstrom dhe Orel Mangala.
    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi komunikoi se të gjithë këta lojtarë mbyllnin zyrtarisht huazimin e tyre dhe se ktheheshin në radhët e klubeve të cilat kishin në zotërim kartonin. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Çelsi dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
    Megjithatë, trajneri Devid Mojes falënderoi lojtarët e larguar për kontributin e tyre. “Ne do të dëshironim të falënderonim lojtarët tanë që ishin në huazim, të cilët kontribuuan në hapat pozitive që bëmë në fushë. Të gjithë ata përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe sjellja e tyre dhe përkushtimi gjatë periudhës te Evertoni ishte e klasit të parë. I urojmë Xhek, Xhepser, Orel dhe Armandos më të mirat në karrierën e tyre”, ishin fjalët e Mojes, duke i mbyllur kështu përfundimisht etapën e Brojës në këtë klub.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë/ FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares

    Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë/ FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares

    Në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë, FSHF ka konfirmuar se nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit.
    “Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.
    Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme. E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë.

  • FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për futbollistët shqiptarë që jetojnë në SHBA, nisin seleksionimet për të tretin vit rresht

    FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për futbollistët shqiptarë që jetojnë në SHBA, nisin seleksionimet për të tretin vit rresht

    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për talentet shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe Kanada, ku do të nisin shumë shpejt seleksionimet për t’u bëre pjesë e kombëtareve tona të moshave qoftë për djem ashtu edhe për vajza.
    “Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
    Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.
    Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.
    Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
    Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e emailit,[email protected] ose [email protected] duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.