Tag: njoftim

  • KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

    KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim për emigrantët votues në Greqi. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se kompania postare DHL, u ka dërguar një njoftim në email ose numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit.
    Gjithashtu në njoftom shtohet se postieri do u dërgojë zarfin në adresën e deklaruar nga zgjedhësit dhe në rast se nuk ndodheni në banesë, zarfi dërgohet në një prej pikave më të afërta.Greqia u pranua nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi si zona më problematike për ndarjen e zarfeve. Në total 68,380 zarfe janë dërguar në Greqi, por kanë ardhur pas vetëm 2400 vota.

    KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit të shkojnë për të marrë zarfin në rast se nuk ndodhen në banesë. Shpërndarja do të vijojë në disa zona edhe të dielën.

    Njoftimi i KQZ-së: 
    Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë nga Greqia për zgjedhjet e 11  Majit 2025. Lutemi ta shpërndani sa më shumë për miqtë tuaj.
    Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në email ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit.
    Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL.
    Në disa zona do të vijojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar.
    Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune.
    Njoftimet me e-mail/mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende.
    Lidhur me oraret e hapjes
    Ju lutemi kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë hapur nesër, datë 26 prill 2025 si vijon:
    Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00
    Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00
    Pire: 09:00 – 15:00
    Rruga Alimos: 09:00 – 15:00
    Glifada: 09:00 – 15:00
    Nea Smyrni: 09:00 – 15:00
    Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:
    Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00
    Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00
    Larisa: 09:00 – 15:00
    Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00
    Iraklio: 09:00 – 15:00
    Hania: 09:00 – 15:00
    Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:
    Lutemi kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, datë 25 prill, me mesazh në celular.
    Dorëzimi i Zarfit të Votimit
    Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin; ose Mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL.

  • Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve!

    Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve!

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një njoftim për votuesit në Greqi, të cilët i njofton se kompania postare DHL, u ka dërguar një njoftim në email ose numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. KQZ thotë se postieri do u dërgojë zarfin në adresën e deklaruar nga zgjedhësit dhe në rast se nuk ndodheni në banesë, zarfi dërgohet në një prej pikave më të afërta.Greqia u pranua nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi si zona më problematike për ndarjen e zarfeve. Në total 68,380 zarfe janë dërguar në Greqi, por kanë ardhur pas vetëm 2400 vota.
    “Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë nga Greqia për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Lutemi ta shpërndani sa më shumë për miqtë tuaj. Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në email ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL”, shkruan KQZ.
    Po ashtu, KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit të shkojnë për të marrë zarfin në rast se nuk ndodhen në banesë. Shpërndarja do të vijojë në disa zona edhe të dielën.
    “Në disa zona do të vijojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar. Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune. Njoftimet me e-mail/mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende
    Lidhur me oraret e hapjes
    Ju lutemi kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë hapur nesër, datë 26 prill 2025 si vijon:
    Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00
    Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00
    Pire: 09:00 – 15:00
    Rruga Alimos: 09:00 – 15:00
    Glifada: 09:00 – 15:00
    Nea Smyrni: 09:00 – 15:00
    Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00
    Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00
    Larisa: 09:00 – 15:00
    Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00
    Iraklio: 09:00 – 15:00
    Hania: 09:00 – 15:00
    Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:
    Lutemi kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, datë 25 prill, me mesazh në celular.
    Dorëzimi i Zarfit të Votimit
    Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin; ose Mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL.”
    PS e PD u ankuan për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.
    Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale se zarfet zgjedhore ju janë lënë në kutinë postare, poshtë derës, tek të afërmit e komshinjtë, ose pa ju kërkuar ndonjë mjet identifikimi. Pas këtyre shqetësimeve, AKEP i ka kërkuar KQZ kontratën me kompaninë postare.

  • Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

    Vrasja e babait të Roan Brahimit, policia njoftim zyrtar, ‘blindohet’ Lezha

    Policia e Lezhës ka dhënë njoftim zyrtar mbi vrasjen mafioze të Gjovalin Prendit, ndodhur këtë mbrëmje pranë biznesit të tij.

    “Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

    Top Channel

  • Finlanda mbyll kufirin me Rusinë deri në një njoftim të dytë, thonë autoritetet e Helsinkit

    Finlanda mbyll kufirin me Rusinë deri në një njoftim të dytë, thonë autoritetet e Helsinkit

    Qeveria finlandeze njoftoi sot vendimin e saj për të mbajtur të mbyllur kufirin lindor të vendit me Rusinë fqinje deri në një njoftim të dytë.

    Finlanda mbylli kufirin e saj tokësor me Rusinë mes një numri në rritje të ardhjeve nga vende të tilla si Siria dhe Somalia.
    Helsinki ka akuzuar Moskën për shfrytëzimin e emigracionit kundër kombit nordik si një mënyrë për t’u hakmarrë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, një akuzë që Kremlini e mohon. “Rreziku që instrumentalizimi i emigracionit të përsëritet dhe të zgjerohet, siç ka ndodhur në të kaluarën, mbetet i mundshëm”, njoftoi qeveria. Siç theksoi ajo, do të vlerësohet rregullisht situata dhe do të shfuqizohet ose ndryshojë regjimin kufitar nëse konstaton se nuk ka “kërcënim serioz për sigurinë kombëtare apo rendin publik”.
    Finlanda ka vendosur gjithashtu një ligj emergjence që i lejon asaj të refuzojë kërkesat për azil nga emigrantët që kalojnë kufirin e saj të mbyllur lindor me Rusinë dhe t’i kthejë ata mbrapsht.

    Top Channel

  • Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje

    Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje

    Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.

    Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si Doqja, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.
    Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.
    Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.
    Njoftimi i gjyqtarit Erjon Ccela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.
    Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare.

    Top Channel

  • Zjarri në Astir/ Policia del me njoftim zyrtar: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit

    Zjarri në Astir/ Policia del me njoftim zyrtar: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit

    Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet.
    Një zjarr ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”, rreth orës 14:10 të datës 4 prill 2025.
    Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
    Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll.