Tag: njoftim

  • Ç’po ndodh në Ferma VIP? Produksioni del me njoftim të rëndësishëm pas largimit të Limit dhe Albës

    Ç’po ndodh në Ferma VIP? Produksioni del me njoftim të rëndësishëm pas largimit të Limit dhe Albës

    Spektakli “Ferma VIP” është tronditur së fundmi nga dy largime të papritura që kanë sjellë pasoja të menjëhershme edhe në dinamikën e lojës.
    Pas vendimit të bujshëm të Alba Pollozhanit për t’u larguar, edhe Limi ka marrë vendimin për të braktisur fermën.
    Këto zhvillime kanë detyruar produksionin të ndërhyjë menjëherë me një njoftim për publikun.

    Njoftimi zyrtar i produksionit: “Televotimi i hapur mbrëmjen e djeshme është anulluar. Për arsye të dy largimeve të ndodhura, televotimi nuk do të merret parasysh dhe asnjë rezultat nuk do të konsiderohet i vlefshëm. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”.
    Ky vendim vjen në një moment delikat të garës, ku televotimi është një ndër komponentët më të rëndësishëm për ecurinë e konkurrentëve dhe qëndrimin e tyre në fermë.

  • Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, aeroporti me njoftim për pasagjerët

    Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, aeroporti me njoftim për pasagjerët

    Në datat 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Europian, në të cilin do të marrin pjesë liderë nga e gjithë Europa.
    Me rastin e kësaj ngjarje do të ndërmerren disa masa sigurie dhe bllokim të rrugëve të kryeqytetit.
    Po ashtu edhe aeroporti i Rinasit u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që udhëtojnë në këto data, që të marrin masa dhe të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit.
    “Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët: Më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e liderëve nga gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve priten vonesa dhe trafik i rënduar. Pasagjerët q ë udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten 3 orë para fluturimit”, thuhet në njoftim.

  • Liderët e Europës në Tiranë! Aeroporti i Rinasit njoftim të rëndësishëm

    Liderët e Europës në Tiranë! Aeroporti i Rinasit njoftim të rëndësishëm

    Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Europian, në të cilin do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Europa.

    Për shkak të masave sigurisë dhe bllokimit të rrugëve, Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, ku bën apel qytetarëve që udhëtojnë në këto data, që të marrin masa dhe të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit.

    “Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët: Më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e liderëve nga gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve priten vonesa dhe trafik i rënduar. Pasagjerët q ë udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten 3 orë para fluturimit”, thuhet në njoftim.

    Liderët e Europës në Tiranë! Aeroporti i Rinasit njoftim

    Stylish GIF
  • “Aplikoni vetë”, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm: Viza juaj mund të refuzohet nëse…

    “Aplikoni vetë”, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm: Viza juaj mund të refuzohet nëse…

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim në rrjetet sociale ku paralajmëron qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve të rremë për aplikimet për viza jo-emigruese.

    “Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.
    Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.
    Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas” thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • Problemet me votën e diasporës, Celibashi thirrje votuesve nga jashtë: Kontaktoni zyrat e DHL-së

    Problemet me votën e diasporës, Celibashi thirrje votuesve nga jashtë: Kontaktoni zyrat e DHL-së

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë sot thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e veçanërisht atyre në Greqi, të kontaktojnë sa më parë shërbimin postar DHL në shtetin ku ndodhen, nëse nuk kanë marrë ende njoftim apo mesazh për dorëzimin e zarfit me fletën e votimit nga KQZ.
    Sipas Celibashit, problemet e hasura deri tani vijnë kryesisht për shkak të adresave të deklaruara në PER që nuk përputhen me adresat aktuale të banimit, si dhe për përdorimin e numrave kontakti shqiptarë, të cilët nuk janë më funksionalë për shumë zgjedhës jashtë vendit.
    “NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!Shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj.Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptar, ku zgjedhësi nuk ka akses”, shkruan Celibashi.

  • Probleme me marrjen e zarfeve zgjedhore/ KQZ, njoftim zyrtar: Kontaktoni me kompaninë postare…

    Probleme me marrjen e zarfeve zgjedhore/ KQZ, njoftim zyrtar: Kontaktoni me kompaninë postare…

    Zgjedhësve nga jashtë që nuk janë kontaktuar nga kompania postare DHL me email apo sms, Kryekomisioneri Celibashi u bën thirrje të kontaktojnë me shërbimin postar në vendin ku ata jetojnë që të informohen mbi dërgesën postare që përmban zarfin me fletën e votimit nga KQZ.
    “NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!
    Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.
    Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses.”, shkruan Celibashi.
    Sipas të dhënave të deritanishme, në KQZ kanë mbërritur 144 783 zarfe zgjedhore. Greqia mbetet ende problematikë pasi kanë ardhur deri më tani vetëm 23 640 zarfe nga 68 380 të dërguara në total.
    Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve:
    Itali – 63,220 (25.7%)Greqi – 23,640 (9.6%)Gjermani -18,193 (7.4%)Shtetet e Bashkuara te Amerikës – 14,427 (5.9%)Mbretëria e Bashkuar – 10,146 (4.1%)Franca – 3,358 (1.4%)Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve:
    Tiranë – 34,155 (13.9%)Fier – 18,403 (7.5%)Durrës – 16,955 (6.9%)Elbasan – 13,751 (5.6%)Shkodër – 10,873 (4.4%)Vlorë – 10,259 (4.2%)Korçë – 10,151 (4.1%)Lezhë – 8,832 (3.6%)Berat – 8,723 (3.5%)Dibër – 6,266 (2.5%)Gjirokastër – 3,958 (1.6%)Kukës – 2,457 (1.0%)
     

  • “Ishte i dehur”/ Policia njoftim zyrtar mbi vrasjen në Shkodër: Turistja amerikane u vra me thikë në banesën me qira

    “Ishte i dehur”/ Policia njoftim zyrtar mbi vrasjen në Shkodër: Turistja amerikane u vra me thikë në banesën me qira

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në qytetin e Shkodrës. Në një njoftim zyrtar, blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë që ishte marrë me qira nga turistët amerikanë., ndërsa arma e krimit është një thikë. Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa partneri i saj është shoqëruar në komisariat. Ai ndodhet në gjendje të dehur dhe është dëmtuar lehtë.
    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

  • Autoriteti i Konkurrencës reagon për ngritjet e çmimeve

    Autoriteti i Konkurrencës reagon për ngritjet e çmimeve

    Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar lidhur me paralajmërimet për ngritjen e çmimeve.
    AK-ja thotë se nuk ka mandat për të përcaktuar ose ulur çmimet, por ndërhyn kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar ose artificiale, nga ndërmarrje konkurrente.
    “Fushëveprimi i Autoritetit përfshin parandalimin dhe ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, keqpërdorimit të pozitës dominuese, si dhe kontrollin e përqendrimeve ekonomike, në rastet kur ato cenojnë konkurrencën në treg” thuhet në njoftim.
    Autoriteti thotë se, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe raportimeve të shumta në media, janë intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregut.
    “Aktualisht, është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve bazë për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës.
    Gjithashtu, ka filluar monitorimi i tregut të bukës, dhe Autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e fundit të çmimeve në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për konkurrencën” thuhet tutje në njoftim.
    Nga Autoriteti deklarojnë se sektori i gastronomisë, me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë, është nën vëzhgim.
    “Inspektorët e Autoritetit janë duke zhvilluar vizita në terren në qytete të ndryshme të Kosovës, duke mbledhur të dhëna dhe informata direkte nga operatorët e tregut.
    Pas përfundimit të fazës së analizës dhe grumbullimit të informatave, nëse identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me kompetencat e tij” thuhet në njoftim.
    Autoriteti i Konkurrencës deklaron se mund të ndërmarrë masa të përkohshme, përmes të cilave fillon procedurën dhe merr vendim për vendosjen e këtyre masave ndaj ndërmarrjeve, kur ekziston rreziku i dëmtimit të pariparueshëm të konkurrencës në treg, veçanërisht kur veprimet e caktuara e çrregullojnë tregun.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Në këto lagje sot nuk do të ketë ujë

    Në këto lagje sot nuk do të ketë ujë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë disa lagje.
    Në njoftim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të disa aktiviteteve të paplanifikuara.
    “Për shkak të disa aktiviteteve të paplanifikara në rezervuarët Mirëdita 1, mbesin pa ujë rrugët” Ndue Përlleshi” “Qëndresa” dhe një pjesë e Tasligjes”, thuhet në njoftim.
    Tutje, thuhet se qytetarët do të mbesin të informuar për situatën.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ngjarja te Ali Demi/ Policia njoftim zyrtar, në kërkim babë e bir (Emrat)

    Ngjarja te Ali Demi/ Policia njoftim zyrtar, në kërkim babë e bir (Emrat)

    Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ditës së martë ku pas një konflikti mes disa personave u thye dhe xhami i një ambienti që përdorej nga një subjekt elektoral. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit Lorenc Telhallari, 24 vjeç dhe Arjan Telhallari, 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e martë, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër.
    “Pas konfliktit, shtetasi Lorenc Telhallari është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenci, dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet pranë zonës së konfliktit”, thuhet në njoftim.
    Policia thotë po punon për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Kujtojmë që ngjarja ndodhi në zonën e Ali Demit në Tiranë pranë një lokali dhe pranë zyrave të një subjekti elektoral por që duket se nuk kishte lidhje me çështje politike. Edhe subjekti elektoral PSD reagoi mbi ngjarjen duke thënë se asnjë anëtar apo simpatizant i saj nuk u përfshi në konflikt dhe se situata nuk kishte të bënte me aktivitetin e partisë por ishte konflikt mes personave të tjerë në rrugë.
    Njoftimi i policisë
    “Shpallen në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftim.