Tag: njoftim

  • Riorganizimi dramatik i agjencisë, DASH nis ‘operacionin fshesa’, do të pushojë nga puna 1300 punonjës

    Riorganizimi dramatik i agjencisë, DASH nis ‘operacionin fshesa’, do të pushojë nga puna 1300 punonjës

    Departamenti i Shtetit po pushon nga puna më shumë se 1,300 persona, si pjesë e një riorganizimi dramatik të agjencisë.

    Shkarkimet do të prekin 1,107 zyrtarë të shërbimit civil dhe 246 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, thuhet në njoftim, transmeton CNN. Kjo vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit po zbaton një riorganizim drastik si pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës Trump për të tkurrur qeverinë federale.
    Qindra zyra dhe byro po eliminohen ose ndryshohen si rezultat i ndryshimeve.
    “Rreth 3,000 anëtarë të fuqisë punëtore do të largohen si pjesë e riorganizimit”, thuhej në njoftim. Ky numër përfshin njerëzit që po pushohen nga puna, si dhe ata që largohen vullnetarisht.
    “Në lidhje me riorganizimin e Departamentit të njoftuar për herë të parë nga Sekretari i Shtetit më 22 prill 2025, Departamenti po përmirëson operacionet e brendshme për t’u përqendruar në prioritetet diplomatike. Reduktimet e numrit të punonjësve janë përshtatur me kujdes për të prekur funksionet jo-thelbësore, zyrat e dyfishta ose të tepërta, si dhe zyrat ku mund të gjenden efikasitete të konsiderueshme nga centralizimi ose konsolidimi i funksioneve dhe përgjegjësive”, thuhet në njoftim.
    Zyrtarët e shërbimit të jashtëm që marrin njoftime për “Reduktim të Forcës” (RIF) të premten do të vendosen në leje administrative për 120 ditë përpara se të humbasin zyrtarisht vendet e tyre të punës, sipas njoftimit. Shumica e nëpunësve civilë do të vendosen në leje për 60 ditë përpara se shkarkimi i tyre të hyjë në fuqi, thuhet në njoftim.
     

    Top Channel

  • Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje, lihen përfundimisht në fuqi gjobat milionëshe

    Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje, lihen përfundimisht në fuqi gjobat milionëshe

    Raiffeisen Bank

    TIRANË- “Raiffeisen Bank” Albania është kapur me shkelje nga organet tatimore shqiptare dhe është ndëshkuar për tri vite radhazi. Siç dëshmojnë dokumentet e disponuara nga redaksia, “banka më e madhe në vend” nuk la gur pa lëvizur për ti shfuqizuar masat e vendosura ndaj saj, por nuk ia arriti. Sipas raportit të tatimeve, kontrolli nuk ka gjetur thjesht gabime të bëra nga padijenia apo pakujdesia, pro manovra me përllogaritjen e kredive të këqija si humbje dhe manovra me blerjet jashte vendit duke i përfshirë si shpenzime TVSH, në një kohë që nuk duhej të ishin të tilla. 
    Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të mëdhenj (në vijim: DRTTM), në zbatim të lajmërim kontrollit nr.12524 prot., datë 15.07.2013, dhe programit bashkëlidhur tijka kryer kontroll në periudhat 2011-2021 dhe 2013, konkretisht: Tatim fitimi: 2011 dhe 2012; TVSH: 01.10.2011 deri në Maj 2013; Sigurimet shoqërore dhe TAP: 01.10.2011 deri në Maj 2013.
    Në përfundim të kontrollit është hartuar raporti kontrolli i datës 17.02.2014, ku janë përshkruar shkeljet e konstatuara, detyrimet tatimore dhe dënimet në lidhje me to, për të cilat është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.15524/7, datë 19.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore për TVSH-në 2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012 dhe tatimin në burim 2011-2012. 
    Pas hedhjes në sistemin elektronik të tatimeve (SIT) të njoftim vlerësimit të mësipërm tatimor, ai ka përllogaritur automatikisht kamatëvonesat dhe gjobat për mospagimin në kohë të tatimeve të mësipërme, për të cilat pala e paditur, DRTTM, ka nxjerrë njoftim vlerësimin tatimor nr.2144/1prot, datë 20.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore të llojit kamatëvonesa dhe gjoba për TVSH-2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012. 
    Tabela permbledhese e cituar ne dokumentin qe disponon redaksia per detyrimet e Raiffeisen Bank ne vitet 2011, 2012, 2013

    “Raiffeisen Bank” ka nisur menjëherë përpjekjet për ti shpëtuar penalizimit, dhe ka ankimuar në rrugë administrative detyrimet tatimore.
    Me vendimin nr.6979/2 prot., datë 20.06.2014, Drejtoria e Apelimit Tatimor, por nuk ia ka arritur. 
    Keshtu, drejtoria e apelimit, ka vendosur: “Shfuqizimin e pjesshëm, për një pjesë të detyrimeve (detyrim tatimi në burim për vitin 2011 në vlerën 1.543.700 lekë dhe gjobë 771.850 lekë, detyrim tatimi në burim për vitin 2012, në vlerën 2.436.200 lekë dhe gjobë 1.218.100 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2011/12 në vlerën 391.058 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2012/04 në vlerën 151.732 lekë, gjobë për TVSH për periudhën 2012/12 në vlerën 512.681 lekë dhe lënien në fuqi të pjesës tjetër të detyrimeve dhe gjobave të vendosura me njoftim vlerësimet objekt gjykimi”.
    Duke mos qenë dakord as me këtë vendimarrje, “Raiffeisen Bank” e dërgoi cështjen në gjykatën administrative ku e humbi gjyqin në shkallën e parë por e vijoi betejën në Apel. Gjithcka rezultoi e kotë, pasi apeli vendosi të linte në fuqi shumicën e masave, duke i dhënë kështu vendimit formë të prerë.
    Konkretisht, Gjykata Administrative e Apelit ka shqyrtuar ankimin në dhomë këshillimi dhe me vendimin nr.3561 (86-2017-3720), datë 18.07.2017, dhe ka ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.2825, datë 25.05.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, në këtë mënyrë: Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.15524/7 prot., datë 19.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë: 
    i) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 241,725,800 (dyqind e dyzet e një milionë shtatëqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind) lekë; 
    ii) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,431,450 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë; 
    iii) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 226,847,309 (dyqind e njëzet e gjashtë milionë tetëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntë) lekë; 
    iv)  për gjobën e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 56,711,827 (pesëdhjetë e gjashtë milionë shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) lekë. 
    Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.2144/1 prot., datë 20.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë: 
    i) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 40,353,358 (dyzet milionë treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) lekë; 
    ii)për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,428,889 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë; 
    iii) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 9,333,819 (nëntë milionë treqind e tridhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë;
     iv) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 29,631,945 (njëzet e nëntë milionë gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) lekë. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimeve”.[…]”.
    Gjykata e Apelit vë në dukje, se në bazë të nenit 4, paragrafi i tretë, germa “b” të ligjit nr. 9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, që prej 1 janarit 2008, bankat e nivelit të dytë duhet të zbatojnë SNRF, standardet ndërkombëtare në raportimin financiar. 
    Në bazë të këtyre standardeve ato janë të detyruara të llogaritin dhe raportojnë në pasqyrat financiare, provizionet (rezervat për kreditë me risk). Në ligjin nr.9662, datë 01.06.2007 “Për bankat”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rregulloreve përkatëse të Bankës së Shqipërisë, për administrimin e riskut nga kreditë, bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të llogaritin dhe administrojnë fondin e provizioneve, sipas rregullave të përcaktuara në këto rregullore të BSH. 
    Për shkak të mënyrave të ndryshme të përdorura në llogaritjen e provizoneve si dhe fondit të provizioneve, rezultojnë diferenca ndërmjet dy mënyrave të llogaritjes, sipas SNRF dhe sipas BSH. Në nenin 19 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, përcaktohet se: “Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim”.
    Ndër të tjera në dokument, thuhet se nga kontrolli i TVSH-së është konstatuar se Raiffeisen Bank ka përfshirë si blerje të përjashtuara nga TVSH shërbime të përfituara nga jorezidentë të cilat nuk përfshihen në shërbimet financiare në bazë të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH”, neni 21. Këto furnizime duhet të trajtoheshin në zbatim të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, neni 15, pika 1, 4 dhe 5. Në lidhje me këto pretendime gjykata mban parasysh nenin 1, pika 2 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në” dhe Udhëzimin nr.17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, ku përcaktohet se: “Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë”. […]
    Në rastin e shërbimeve të marra nga paditësi jashtë Shqipërisë, i cili është rast analog me shembullin e Udhëzimit 17, si vend i kryerjes së shërbimit konsiderohet vendi i konsumit të tij, pra Shqipëria, “duke taksuar përfituesin e tij në Shqipëri”. Rrjedhimisht, është përfituesi i shërbimit (tatimpaguesi) ai që lëshon autofaturën dhe e regjistron atë në librin e blerjes dhe shitjes, por duke mos e kredituar TVSH-në në blerje./Troç

  • Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje bankën për tri vite radhazi, lihen në fuqi gjobat milionëshe

    Tatimet kapin “Raiffeisen Bank” me shkelje bankën për tri vite radhazi, lihen në fuqi gjobat milionëshe

    “Raiffeisen Bank” Albania është kapur me shkelje nga organet tatimore shqiptare dhe është ndëshkuar për tri vite radhazi. Sic dëshmojnë dokumentet e disponuara nga redaksia, “banka më e madhe në vend” nuk la gur pa lëvizur për ti shfuqizuar masat e vendosura ndaj saj, por nuk ia arriti.
    Sipas raportit të tatimeve, kontrolli nuk ka gjetu thjesht gabime të ëra nga padijenia apo pakujdesia, pro manovra me përllogaritjen e kredive të këqija si humbje dhe manovra me blerjet jashte vendit duke i përfshirë si shpenzime TVSH, në një kohë që nuk duhej të ishin të tilla.
    Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të mëdhenj (në vijim: DRTTM), në zbatim të lajmërim kontrollit nr.12524 prot., datë 15.07.2013, dhe programit bashkëlidhur tijka kryer kontroll në periudhat 2011-2021 dhe 2013, konkretisht: Tatim fitimi: 2011 dhe 2012; TVSH: 01.10.2011 deri në Maj 2013; Sigurimet shoqërore dhe TAP: 01.10.2011 deri në Maj 2013.Në përfundim të kontrollit është hartuar raporti kontrolli i datës 17.02.2014, ku janë përshkruar shkeljet e konstatuara, detyrimet tatimore dhe dënimet në lidhje me to, për të cilat është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.15524/7, datë 19.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore për TVSH-në 2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012 dhe tatimin në burim 2011-2012.
    Pas hedhjes në sistemin elektronik të tatimeve (SIT) të njoftim vlerësimit të mësipërm tatimor, ai ka përllogaritur automatikisht kamatëvonesat dhe gjobat për mospagimin në kohë të tatimeve të mësipërme, për të cilat pala e paditur, DRTTM, ka nxjerrë njoftim vlerësimin tatimor nr.2144/1prot, datë 20.02.2014, në të cilin janë vlerësuar detyrime tatimore të llojit kamatëvonesa dhe gjoba për TVSH-2011-2013, tatimin mbi fitimin e vitit 2011 dhe 2012.

    Tabela permbledhese e cituar ne dokumentin qe disponon redaksia per detyrimet e Raiffeisen Bank ne vitet 2011, 2012, 2013

    “Raiffeisen Bank” ka nisur menjëherë përpjekjet pë ti shpëtuar penalizimit,  dhe ka ankimuar në rrugë administrative detyrimet tatimore. Me vendimin nr.6979/2 prot., datë 20.06.2014, Drejtoria e Apelimit Tatimor, por nuk ia ka arritur.
    Keshtu, drejtoria e apelimit, ka vendosur: “Shfuqizimin e pjesshëm, për një pjesë të detyrimeve (detyrim tatimi në burim për vitin 2011 në vlerën 1.543.700 lekë dhe gjobë 771.850 lekë, detyrim tatimi në burim për vitin 2012, në vlerën 2.436.200 lekë dhe gjobë 1.218.100 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2011/12 në vlerën 391.058 lekë, gjobën e TVSH për periudhën 2012/04 në vlerën 151.732 lekë, gjobë për TVSH për periudhën 2012/12 në vlerën 512.681 lekë dhe lënien në fuqi të pjesës tjetër të detyrimeve dhe gjobave të vendosura me njoftim vlerësimet objekt gjykimi”.
    Duke mos qenë dakord as me këtë vendimarrje, “Raiffeisen Bank” e dërgoi cështjen në gjykatën administrative ku e humbi gjyqin në shkallën e parë por e vijoi betejën në Apel. Gjithcka rezultoi e kotë, pasi apeli vendosi të linte në fuqi shumicën e masave, duke i dhënë kështu vendimit formë të prerë.
    Konkretisht, Gjykata Administrative e Apelit ka shqyrtuar ankimin në dhomë këshillimi dhe me vendimin nr.3561 (86-2017-3720), datë 18.07.2017, dhe ka ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.2825, datë 25.05.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, në këtë mënyrë: Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.15524/7 prot., datë 19.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë:
    i) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 241,725,800 (dyqind e dyzet e një milionë shtatëqind e njëzet e pesë mijë e tetëqind) lekë; 
    ii) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,431,450 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë; 
    iii) për detyrimin e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 226,847,309 (dyqind e njëzet e gjashtë milionë tetëqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e nëntë) lekë; 
    iv)  për gjobën e tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 56,711,827 (pesëdhjetë e gjashtë milionë shtatëqind e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e shtatë) lekë. 
    Shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”, nr.2144/1 prot., datë 20.02.2014, të nxjerrë nga pala e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe të vendimit nr. 6979/2 prot., datë 20.06.2014, të palës së paditur, Drejtoria e Apelimit Tatimor, që ka lënë në fuqi në këtë pjesë këtë njoftim vlerësim tatimor, si më poshtë:
    i) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 40,353,358 (dyzet milionë treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) lekë; 
    ii)për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 60,428,889 (gjashtëdhjetë milionë katërqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë; 
    iii) për kamatëvonesën e detyrimit të tatim fitimit të vitit 2012, në shumën 9,333,819 (nëntë milionë treqind e tridhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) lekë;
     iv) për gjobën e tatim fitimit të vitit 2011, në shumën 29,631,945 (njëzet e nëntë milionë gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) lekë. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimeve”.[…]”.
    Gjykata e Apelit vë në dukje, se në bazë të nenit 4, paragrafi i tretë, germa “b” të ligjit nr. 9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, që prej 1 janarit 2008, bankat e nivelit të dytë duhet të zbatojnë SNRF, standardet ndërkombëtare në raportimin financiar.
    Në bazë të këtyre standardeve ato janë të detyruara të llogaritin dhe raportojnë në pasqyrat financiare, provizionet (rezervat për kreditë me risk). Në ligjin nr.9662, datë 01.06.2007 “Për bankat”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rregulloreve përkatëse të Bankës së Shqipërisë, për administrimin e riskut nga kreditë, bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të llogaritin dhe administrojnë fondin e provizioneve, sipas rregullave të përcaktuara në këto rregullore të BSH.
    Për shkak të mënyrave të ndryshme të përdorura në llogaritjen e provizoneve si dhe fondit të provizioneve, rezultojnë diferenca ndërmjet dy mënyrave të llogaritjes, sipas SNRF dhe sipas BSH. Në nenin 19 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, përcaktohet se: “Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Financave për këtë qëllim”.
    Ndër të tjera në dokument, thuhet se nga kontrolli i TVSH-së është konstatuar se Raiffeisen Bank ka përfshirë si blerje të përjashtuara nga TVSH shërbime të përfituara nga jorezidentë të cilat nuk përfshihen në shërbimet financiare në bazë të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH”, neni 21. Këto furnizime duhet të trajtoheshin në zbatim të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, neni 15, pika 1, 4 dhe 5. Në lidhje me këto pretendime gjykata mban parasysh nenin 1, pika 2 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në” dhe Udhëzimin nr.17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, ku përcaktohet se: “Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës prej një personi të tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë”. […]
    Në rastin e shërbimeve të marra nga paditësi jashtë Shqipërisë, i cili është rast analog me shembullin e Udhëzimit 17, si vend i kryerjes së shërbimit konsiderohet vendi i konsumit të tij, pra Shqipëria, “duke taksuar përfituesin e tij në Shqipëri”. Rrjedhimisht, është përfituesi i shërbimit (tatimpaguesi) ai që lëshon autofaturën dhe e regjistron atë në librin e blerjes dhe shitjes, por duke mos e kredituar TVSH-në në blerje.
    /lajmifundit/

  • Zjarr në mes të Tiranës!/ Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente frike në kryeqytet (VIDEO)

    Zjarr në mes të Tiranës!/ Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente frike në kryeqytet (VIDEO)

    Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës Kamëz–Tiranë u përfshi nga flakët në lëvizje.
    Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza” dhe shkaktoi panik mes qytetarëve që ndodheshin në urban.
    Fatmirësisht, të gjithë udhëtarët kanë arritur të zbresin në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.
    Sipas Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Njoftimi i plotë i policisë:
    “Më datë 07.07.2025, në bulevardin ‘Nënë Tereza’, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje automjeti autobus. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

  • Berisha zbaton masën detyrim paraqitje në SPAK, zbulon pse nuk ishte pjesë e seancës së parë për “Partizanin”

    Berisha zbaton masën detyrim paraqitje në SPAK, zbulon pse nuk ishte pjesë e seancës së parë për “Partizanin”

    Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje.

    I pyetur nga gazetarët në lidhje me mos praninë në seancën e parë për “Partizanin” Berisha u shpreh se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar.
    “Dy gjëra. Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë, por nuk ishte ajo arsyeja. Arsyeja ishte se, unë isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh. Por, e vërteta është se, njoftimi zyrtar nuk kishte ardhur. Unë iu kam dhënë një përgjigje, mos përsërisni pyetjet. Janë avoketërit e mi ata të cilët përcaktojnë vendimet.
    Unë gjer tani njoftim zyrtar nuk kam marrë, por unë nuk mund të them se nuk kam marrë, se ajo është dhënë në media që është shtyrë gjyqi për datën 21. Por, shkresë nuk kam marrë”, tha ai.

    Top Channel

  • Aeroporti i Rinasit ka një njoftim me rëndësi për pasagjerët

    Aeroporti i Rinasit ka një njoftim me rëndësi për pasagjerët

    Aeroporti i Rinasit ka një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në FRancë.
    “Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme. Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim.

    Greva po zhvillohet për shkak të mungesës së stafit dhe menaxhimit të keq. Sidomos të premten situata në Francë ka qenë më kaotike, pasi ishte dita e fundit e shkollës dhe shumë familje po nisnin pushimet. Mbi 1000 fluturime janë anuluar atje, ndërsa autoritetet franceze e kanë quajtur vendimin të papranueshëm

  • Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

    Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

    Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit.
    Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në  një studio televizive tha se njoftimi për Berishën ishte një akt që paraqitet nga ftuesi i gjykatës dhe ai duhet të ketë marrë njoftim personalisht. Sipas Beçit shumë gjyqe kthehen dhe prishen për faktin që një njoftim për një seancë nuk ka dijeni personalisht dhe për këtë arsye, mund të përbëjë shkak për proces të parregullt ligjor.
    Pjesë nga biseda
    Eugen Beçi: Referuar njoftimeve proceduariale dhe faktit që pas seancës paraprake dhe filloi gjyqi i themelit, fakti që procedimi ka filluar me gjykim të zakonshëm, procedurën e ndjek gjykata tani. Duke iu referuar mënyrës së si procedura njeh proces të rregullt, njoftimi është akt që paraqitet nga ftuesi i gjykatës dhe personi duhet të marrë njoftim personalisht. Shumë gjyqe kthehen dhe prishen për faktin që një njoftim për një seancë nuk ka dijeni personalisht dhe për këtë arsye, mund të përbëjë shkak për proces të parregullt ligjor. Nëse nuk bëhet shkresa përkatëse dhe nuk është firmosur njoftimi i gjykatës, duket absurd, por është procedurë që duhet ndjekur. Aq më tepër që duhet të kemi në konsideratë faktin që mbrojtja do t’i referohet çdo procedure. Ti referohemi pastaj edhe zakonit në Shqipëri, që në 90% asnjëherë seanca e parë nuk është e suksesshme, pikërisht për shkak të njoftimit.
    Kryesuesi i seancës nxjerr fletëthirrje që ia jep ftuesit gjyqësor. Ai duhet të shkojë në adresë dhe të marrë firmën dhe shkresën ia paraqet gjykatës. Gjykata merr shkresat dhe thotë filani ka apo jo dijeni.
    Ftesa duhet bërë dhjetë ditë përpara, por nuk ka firmosur personi. Në procedurë, edhe nga gjykata dhe prokurori, këto njoftime janë shumë të rëndësishme për procesin e rregullt ligjor.
    Këto pastaj bëhen shkak për pavlefshmëri.
    Baton Haxhiu: Përtej procedurës ne duhet të dimë dicka. Edhe në vendet më të prapambetura, te procedura e ftesës nuk calohet.
    Eugen Beçi: Në momentin që nuk merr dijeni, gjykata që të mos vonojë procesin, njofton policinë gjyqësore dhe jo ftuesin. Në rast se nuk shkon, njofton policinë e shtetit. Këto janë procedura, që në fund në Strasburg, dikush nga mbrojtja mund ta përdorë. Kjo është procesi i rregullt ligjor. Arsyeja pse duhet të mos ndodhë, është shtyrja e seancës, do të shtyhet edhe dy javë.
    Ergys Mërtiri: Kush ka interes ta vonojë këtë?
    Eugen Beçi: Nuk ka interes as gjykata dhe as prokurori.

  • Irani përgatit hakmarrjen pas sulmeve, SHBA apel qytetarëve në Izrael: Tregoni kujdes për sigurinë tuaj

    Irani përgatit hakmarrjen pas sulmeve, SHBA apel qytetarëve në Izrael: Tregoni kujdes për sigurinë tuaj

    SHBA-të kanë lëshuar një alarm sigurie për punonjësit e qeverisë amerikane në Izrael dhe familjet e tyre, ndërsa vendi përgatitet për hakmarrje të mundshme nga Irani pas sulmeve të së premtes në mëngjes.

    “Si rezultat i situatës aktuale të sigurisë, Ambasada Amerikane u ka udhëzuar të gjithë punonjësve të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjeve të tyre të strehohen në vend deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim .

    Ai shtoi se qytetarët amerikanë duhet të kenë “nevojë të vazhdueshme për kujdes dhe ndërgjegjësim të shtuar për sigurinë personale” dhe duhet të dinë vendndodhjen e strehimores së tyre më të afërt në rast incidentesh emergjente të shkaktuara nga sulmet iraniane.

    “Mjedisi i sigurisë është kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt”, thuhej në njoftim.

  • Bëri njoftim të rremë në polici, nën hetim gruaja nga Gjirokastra

    Bëri njoftim të rremë në polici, nën hetim gruaja nga Gjirokastra

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. C., 36 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka bërë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Fiks Fare/ 250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

    Fiks Fare/ 250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

     Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 euro në ditë për punë nga shtëpia.

    Aplikimi për punë  çoi në zbulimin e një rrjeti prostitucioni online. Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare nisën investigimin pasi panë këtë njoftim, ku shkruhej se kërkoheshin punëtore për turnin e tretë, me pagesë të lartë dhe orare nate.
    Bashkëpunëtorët e Fiks Fare  kontaktuan në numrin e telefonit të lënë në njoftim dhe gjatë bisedës, doli qartë që nuk bëhej fjalë për një punë të zakonshme. Personi që kishte postuar njoftimin kërkonte një punonjëse seksi online që të fliste me klientë të huaj përmes mesazheve, si dhe t’u dërgonte foto e video intime. Ai sqaroi se puna kërkonte ekspozim në kamera dhe pagesa do të bëhej 250 euro nata.
    Bashkëpunëtorët ndoqën hapat që iu dhanë, hapën një adresë në Snapchat dhe menjëherë pas kësaj, klientët nisën t’u kërkonin video dhe foto intime. Bashkëpunëtorja e Fiksit dërgoi vetëm foto nga interneti për provë, por në kushte normale puna kërkonte që ajo të shfaqej vetë nudo në kamera.
    Orari ishte 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit dhe pagesat bëheshin përmes llogarive bankare dhe agjencive të transferimit të parave.
    Fiks Fare arriti të siguronte materiale ku faktonin që kjo ishte një formë prostitucioni online, e cila është e paligjshme dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të mos bien pre e tyre. Faqe te tilla të cilat mashtrojnë dhe shfrytëzojnë vajza të cilat kanë nevojë për një punë, janë të shumta. Ndërkohë për të ushtruar prostitucion sot mjafton një telefon dhe një llogari bankare.

    Top Channel