Tag: njoftim

  • Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

    Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

    Ambasada Amerikane në vendin tonë ka publikuar një njoftim me rëndësi për qytetarët të cilët kanë aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane.

    Në njoftim, stafi i ambasadës u bën thirrje aplikuesve të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm pasi duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

    Nëse aplikojnë nga vende të tjera, tarifat nuk do të rimbursohen.

    “Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.”, thuhet në njoftimin e ambasadës, e cila gjithashtu vë një link në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë të mësojnë më shumë për procesin.

  • Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

    Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet në ambientet e një hoteli, që njihet si biznes i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

    “Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale.
    Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

    Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

    Policia Bashkiake në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.
    Policia njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
    Aktualisht ka nisur një proces njoftimi duke vënë paralajmërime në makinat e braktisura, teksa iu kërkohet dhe qytetarëve që të ndihmojnë me foto për heqjen e këtyre mjeteve nga rrugët.

  • Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

    Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

    Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
    ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim.

    Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit.

  • FIER/ Kur qyteti digjet nga vapa, uji mungon – defekti “elektrik” apo neglizhencë institucionale?

    Fier, 1 gusht 2025Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Prej orës 10:00 të paradites, qyteti i Fierit është sërish pa furnizim me ujë të pijshëm, në një tjetër rast ndërprerjeje të papritur që ka shkaktuar reagime të forta nga banorët. Deri në orët e pasdites, asnjë njoftim zyrtar nuk ishte bërë publik, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë tonë për të kërkuar sqarime dhe për të shprehur shqetësimin e tyre. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Kur do vijë uji?”, “Pse nuk na njoftojnë?”, “Po bëhet e përditshme kjo situatë” – janë disa nga mesazhet që kanë mbërritur në adresën tonë, duke reflektuar qartë mungesën e transparencës dhe informimit nga ana e institucionit përgjegjës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vetëm pas orës 15:00, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier publikoi një njoftim në rrjetin social Facebook, duke deklaruar se ndërprerja ka ardhur për shkak të një defekti elektrik në pompat kryesore. Por ky njoftim u shpërnda në një faqe me vetëm 950 ndjekës, një numër që nuk përfaqëson as afërsisht qytetarët që preken nga mungesa e ujit.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Kjo nuk është hera e parë që ndërprerjet e ujit ndodhin pa paralajmërim dhe pa asnjë mekanizëm informimi në kohë reale. Qytetarët theksojnë se, për një shërbim kaq jetik si uji i pijshëm, është e papranueshme të mungojë njoftimi, komunikimi dhe mbi të gjitha, një plan serioz për zgjidhje.

    Në mungesë të një platforme zyrtare të komunikimit dhe pa ndonjë reagim të detajuar mbi situatën, qytetarët e Fierit mbeten të painformuar dhe të lënë në mëshirë të fatit – një realitet që po përsëritet gjithnjë e më shpesh.

  • Bankers Petroleum tërhiqet nga “kërcënimi” për arbitrazh, premton bashkëpunim me qeverinë

    Bankers Petroleum tërhiqet nga “kërcënimi” për arbitrazh, premton bashkëpunim me qeverinë

    Bankers Petroleum Albania Ltd. në një njoftim të fundit për shtyp pohon se në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, konfirmon gadishmërinë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik 2025).“Ekipet tona ligjore janë plotësisht të përgatitura për të punuar së bashku me institucionet përkatëse shqiptare për të siguruar ekzekutimin gjithëpërfshirës të këtij vendimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të siguruar zbatimin me sukses të një projekti kryesor energjetik në Evropën Kontinentale, që pasqyron interesat e përbashkëta kombëtare dhe strategjike të Shqipërisë”, thotë bankers në njoftim.Me këtë njoftim, Bankers Petroleum një prej kompanive më të mëdha në vend, që menaxhon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Pator Marinzës dhe është nën hetim nga prokuroria e Fierit për evazion fiskal, duket se është tërhequr nga kërcënimet e para pak javëve, pqë të çuar shtetin shqiptar në arbitrazh.Në 22 korrik Bankers paralajmëroi se kishte angazhuar ekipe ligjore si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit, për të bashkudhëhequr mbrojtjen ligjore, si brenda vendit, ashtu edhe para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.https://monitor.al/teksa-qeveria-i-ka-180-mln-euro-detyrime-ne-arbitrazh-bankers-kercenon-me-nje-te-ri/Në njoftimin e sotëm Bankers pohon se po ndjekin me vëmendje të sinqertë hetimet penale, të iniciuara nga autoritetet shqiptare më 2 korrik 2025, në lidhje me disa kolegë të respektuar dhe ish-punonjës. “Gjatë gjithë këtij procesi, vazhdojmë të angazhohemi haptazi me të gjitha institucionet kompetente, të udhëhequr nga një frymë transparence, respekti të ndërsjellë dhe respektimi të ligjit.Për shembull, nën drejtimin e Kryetarit tonë të Bordit Mbikëqyrës, planifikojmë të formojmë një ekip të jashtëm për të kryer një vetë-hetim të thellë për të gjithë periudhën, duke ofruar bashkëpunim dhe ndihmë të ngushtë për autoritetet shqiptare.Kemi shpresa të mëdha në integritetin dhe drejtësinë e sistemit gjyqësor shqiptar dhe mbetemi shpresëplotë se kjo çështje do të trajtohet me paanshmërinë dhe kujdesin që meriton. Gjithashtu, shprehim dëshirën tonë të sinqertë që masat aktuale të sigurisë që prekin anëtarët e ekipit tonë, të rivlerësohen në mënyrë të tillë, që të mbrojnë vazhdimësinë e operacioneve tona dhe përforcojnë besimin ndaj drejtësisë”, thuhet në njoftim.“Ndërsa përparojmë në të gjitha drejtimet; ligjore, operacionale dhe teknologjike, ne vijojmë të jemi plotësisht në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, kushtet e marrëveshjes sonë të koncesionit, ICC-në dhe standardet ndërkombëtare të zbatueshme. Rruga jonë është ajo e partneritetit dhe prosperitetit të përbashkët; duke u përqendruar në mbrojtjen e investimeve afatgjata, duke nxitur inovacionin, kujdesin ndaj mjedisit dhe duke kontribuar në mënyrë vendimtare në rritjen ekonomike të Shqipërisë.Ne e shohim rolin tonë jo vetëm si operator energjie, por si një partner i besuar në udhëtimin e zhvillimit të vendit, të përkushtuar ndaj progresit, stabilitetit dhe një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët”, përfundon njoftimi.https://monitor.al/kryeministri-rama-bankers-petroleum-na-detyrohet-240-mln-euro-cfare-ndodhi-me-arbitrazhin/https://monitor.al/kush-dominoi-ne-arbitrazh-revista-nderkombetare-bankers-fitoi-75-te-pretendimeve-qeveria-25/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Doni të shikoni Botërorin në stadium? Ambasada Amerikane në Shqipëri del me një njoftim të rëndësishëm!

    Doni të shikoni Botërorin në stadium? Ambasada Amerikane në Shqipëri del me një njoftim të rëndësishëm!

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të ndjekin nga afër Kampionatin Botëror të Futbollit FIFA 2026, i cili do të mbahet në 11 qytete të ndryshme në SHBA.
    Në postimin e saj zyrtar, ambasada thekson se Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh në histori dhe për këtë arsye fton të gjithë të interesuarit që kanë nevojë për vizë amerikane, të aplikojnë sa më parë.

    “MOS PRISNI! Ne nxisim të gjithë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI!”, thuhet në thirrjen e ambasadës.

    Për të marrë informacion të detajuar rreth procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm, Ambasada i referon qytetarët në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit:
    👉 travel.state.gov (seksioni “U.S. Visas”).
    Turneu do të mbahet në verën e vitit 2026 dhe pritet të thyejë rekorde jo vetëm për numrin e ndeshjeve dhe skuadrave pjesëmarrëse, por edhe për interesimin global.
    Ambasada bën thirrje që tifozët shqiptarë të mos e lënë për minutën e fundit aplikimin për vizë, për të shmangur vonesa apo probleme gjatë periudhës së ngarkuar të vizitave.
     
     

  • Rrahën brutalisht biznesmenin në kryeqytet, policia njoftim zyrtar, shpallen në kërkim 2 persona

    Rrahën brutalisht biznesmenin në kryeqytet, policia njoftim zyrtar, shpallen në kërkim 2 persona

    Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.
    Blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa mësohet se një prej tyre është Ferhat Kaja pronarë i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.
    Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.
    “shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

  • Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

    Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

    Një konflikt i papritur ka shpërthyer gjatë koncertit të Yll Limanit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, duke prishur atmosferën festive dhe shkaktuar panik mes publikut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur këngëtari po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots.
    Si shpërtheu dhuna?

    Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se një debat mes dy grupeve në zonën VIP të klubit degjeneroi në një përplasje fizike, ku u përdorën sende të forta si shishe dhe gota. Incidenti shkaktoi një kaos të menjëhershëm dhe ndërpreu koncertin, duke sjellë një rremujë të madhe në ambientin e klubit.
    Pas përplasjes, shumë të pranishëm u larguan me nxitim, duke lënë pas një atmosferë të mbushur me panik. Pamjet e publikuara nga disa dëshmitarë të ngjarjes shfaqin një situatë të frikshme dhe kaotike, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për shkakun e incidentit dhe identitetin e të përfshirëve.
    Reagimi i Yll Limanit
    Pas ndërprerjes së koncertit, Yll Limani reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhje të thellë për ndërprerjen e performancës. Ai tha:
    “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”
    Ky reagim i Yll Limanit ka marrë shumë mbështetje nga fansat e tij, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe dëshirën për një shërim të shpejtë të të gjithë të përfshirëve në incident.
    Hetimet vazhdojnë
    Deri më tani, policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e këtij konflikti, apo të përfshirëve në të. Hetimet janë në vijim, dhe janë ngritur dyshime se incidenti mund të ketë pasur lidhje me grindje të mëparshme mes disa individëve të përfshirë.

    Konflikte të përsëritura në ambiente publike
    Turistët dhe pushuesit janë shokuar nga ngjarja që ndodhi sot në Ksamil.
    Mësohet se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës është Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit të Pashajt dhe dyshohet se konflikti ka shpërthyer për shkak të vendosjes së çadrave dhe kontrollit të hapësirës së plazhit përballë hotelit.
    Një konflikt i përhershëm për pronësinë e një plazhi midis Albert Pashajt dhe biznesmenit Agim Taraj, pronar i një restoranti në Ksamil, ka degjeneruar sërish në dhunë fizike. Sipas informacioneve të fundit, Pashaj është goditur rëndë në kokë gjatë një përplasjeje që ka ndodhur paraditen e së shtunës, më 19 korrik 2025.
    Skena e dhunës ka ndodhur në prani të dhjetëra pushuesve, të cilët kanë mbetur të shokuar dhe të frikësuar nga ngjarja. Dëshmitarët e përshkruajnë momentin si një akt të papranueshëm të dhunës, ndërkohë që Pashaj është parë me fytyrën të mbuluar nga gjak, duke treguar pasojat e goditjes.
    Tullë si mjet dhune – Pashaj ka goditur Tarajn?
    Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se, në një moment të ngjarjes, Pashaj ka pasur në dorë një tullë, e cila sipas disa informacioneve jozyrtare, mund të jetë përdorur për të goditur Tarajn, i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin e dhunshëm. Ndërkohë, ka pasur të tjera informacione që flasin për mundësinë e përfshirjes së disa personave të tjerë në ngjarje, megjithëse policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.
    Dhuna e dytë – Pashaj është goditur edhe më parë
    Ky nuk është hera e parë që Albert Pashaj është i përfshirë në një incident të tillë dhune. Në 6 qershor 2025, ai është goditur edhe më parë nga Agim Taraj në afërsi të të njëjtit vend, që do të thotë se konflikti mes tyre ka shpërthyer përsëri, duke krijuar një situatë të pasigurisë dhe tensionit të vazhdueshëm mes të dy palëve.
    Policia ende pa njoftim zyrtar
    Megjithëse ngjarja ka ndodhur para disa orësh, Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Burime të sigurta konfirmojnë se po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes, përfshirë mundësinë e përfshirjes së persona të tjerë të dyshuar. Dëshmitarët kanë folur për një skenë dhune të papërballueshme, e cila ka tronditur të pranishmit.
    Çfarë fshihet pas konfliktit?
    Ky konflikt ka të bëjë me një pronësi plazhi, e cila është burim i tensioneve të vazhdueshme mes dy biznesmenëve. Ky është një nga shumë rastet që pasqyrojnë përshkallëzimin e konflikteve për pasuri të paluajtshme në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe pasojat e mëdha që ato mund të kenë për sigurinë e qytetarëve dhe turizmin.

  • Sherri tek “Lollipopi”, policia del me njoftim zyrtar: Nuk pati armë, as të plagosur, është lënduar një person teksa largohej

    Sherri tek “Lollipopi”, policia del me njoftim zyrtar: Nuk pati armë, as të plagosur, është lënduar një person teksa largohej

    Pamje nga vendngjarja

    VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me një sherr të ndodhur në Palasë, në një nga klubet më të njohura në zonë, “Lollipop”. Në njoftim bëhet me dije se konflikti ka ndodhur mes disa personave, por që nuk janë përdorur armë zjarri dhe nuk ka të plagosur. Policia bën me dije se është lënduar një person, por që nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.
    Njoftimi:
    Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk  janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Nga ana tjetër, Policia nuk jep asnjë të dhënë për personat e përfshirë në konflikt. Ndërsa dëshmitarë okularë tregoj në për ZËRI se njerëzit janë lënduar teksa largoheshin të panikosur nga klubi pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri./ZËRI/