Tag: njoftim

  • Mat/ Qytetarëve u zhduket emri nga listat, transferohen në qendra të tjera pa njoftim

    Mat/ Qytetarëve u zhduket emri nga listat, transferohen në qendra të tjera pa njoftim

    Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme serioze me listat e votuesve, duke shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion te qytetarët që kanë shkuar për të votuar në orët e para të ditës.
    Sipas burimeve të Syri Televizion në qendrën e votimit nr. 0930/30, disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara, megjithëse aty kanë votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme. Pas verifikimeve, është konstatuar se emrat e tyre janë transferuar në një qendër tjetër votimi, konkretisht në Muzhak, Komsi – QV nr. 0945/00, pa asnjë njoftim paraprak.

    Qytetarët shprehen të indinjuar dhe e konsiderojnë këtë një veprim të paqartë dhe të pajustifikuar nga administrata zgjedhore.

    Punonjësit e qendrës së votimit, sipas burimeve në terren, nuk kanë dhënë shpjegime për arsyet e këtij transferimi, duke shtuar më tej konfuzionin dhe dyshimet për mënyrën se si po administrohet procesi.
    Procesi i votimit në Mat po vijon, megjithatë këto episode kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe besueshmërinë e listave zgjedhore në këto zgjedhje të pjesshme vendore.

  • Pritet stuhi në Vlorë: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

    Pritet stuhi në Vlorë: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

    Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar qytetarët për mot të keq me reshje intensive shiu dhe stuhi, që pritet të godasin qytetin bregdetar nga data 17 deri më 21 tetor.
    Në njoftim, banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe parkimin në zonat e njohura për përmbytje, ndërsa theksohet se “grupet e punës janë në gatishmëri të plotë” për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

    Megjithatë, qytetarët janë skeptikë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të bashkisë, pasi moti i keq ka gjetur shpeshherë Vlorën të papërgatitur. Në vitet e fundit, reshjet e dendura kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me kanalizimet dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane.

    Pavarësisht premtimeve për investime në përmirësimin e sistemit të ujërave të bardha, situata përsëritet thuajse çdo sezon shiu. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të mos mjaftohet me paralajmërime, por të marrë masa të dukshme për të parandaluar përmbytjet dhe dëmet që pasojnë çdo herë që reshjet intensifikohen.

  • Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

    Vlorë në pritje të stuhive: Bashkia paralajmëron qytetarët, por mungojnë masat konkrete

    Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar qytetarët për mot të keq me reshje intensive shiu dhe stuhi, që pritet të godasin qytetin bregdetar nga data 17 deri më 21 tetor.
    Në njoftim, banorëve u kërkohet të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe parkimin në zonat e njohura për përmbytje, ndërsa theksohet se “grupet e punës janë në gatishmëri të plotë” për çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
    Megjithatë, qytetarët janë skeptikë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të bashkisë, pasi moti i keq ka gjetur shpeshherë Vlorën të papërgatitur. Në vitet e fundit, reshjet e dendura kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me kanalizimet dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane.
    Pavarësisht premtimeve për investime në përmirësimin e sistemit të ujërave të bardha, situata përsëritet thuajse çdo sezon shiu. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të mos mjaftohet me paralajmërime, por të marrë masa të dukshme për të parandaluar përmbytjet dhe dëmet që pasojnë çdo herë që reshjet intensifikohen.

  • Vlora do të përfshihet nga moti i keq, bashkia del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    Vlora do të përfshihet nga moti i keq, bashkia del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    Qyteti i Vlorës pritet që të preket në ditët në vijim nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga data 17 deri 21 Tetor. Për këtë arsye bashkia e këtij qyteti ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale, duke iu kërkuar qytetarëve që të marrin masa dhe të bëjnë kujdes.

    “Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

    Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

    Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika.

    Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë.

    Faleminderit!”, njofton Bashkia e Vlorës.

  • Siguria dhe garantimi i votës së lirë në Kosovë, 100 prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë “zbarkojnë” në terren

    Siguria dhe garantimi i votës së lirë në Kosovë, 100 prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë “zbarkojnë” në terren

    Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit tha se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

    Në një njoftim nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës bëhet e ditur se prokurorët janë në zyrat e prokurorive ose stacionet policore, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi.
    Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, mbikëqyr zbatimin e detyrave të prokurorëve dhe fton qytetarët, subjektet politike dhe institucionet të raportojnë çdo rast dyshimi për manipulim të votës, thuhet, mes tjerash, në njoftim.

  • ‘Provokacja’ serbe, FFK del me një njoftim zyrtar

    ‘Provokacja’ serbe, FFK del me një njoftim zyrtar

    Fitorja historike e Shqipërisë mbrëmë në Leskovac ndaj Serbisë 0-1 nuk ka kaluar pa incidente. Edhe pse përgjithësisht u luajt korrket, në tribuna pati disa herë kore ndaj Kosovës me frazën që i ka dalë boja prej vitesh “Kosova është Serbi”. Ndërkohë menjëherë ka reaguar FFK-ja me një njoftim zyrtar:

    Federata e Futbollit e Kosovës:

    “FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

    Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm.FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë”, shkruhet në reagimin e FFK-së.

    Vazhdo leximin

  • Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim:  S’ka më vula në pasaportë, por…

    Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim: S’ka më vula në pasaportë, por…

    Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.
    Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

  • Sarandë/ Rrëmbehet 19-vjeçari në mes të ditës, Policia: E gjetëm pas disa orësh

    Sarandë/ Rrëmbehet 19-vjeçari në mes të ditës, Policia: E gjetëm pas disa orësh

    Policia e Sarandës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rrëmbimin e 19-vjeçrit, Francesko Mani. Mani është gjetur nga policia ndërkohë që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po pyetet nga autoriteti përkatës mbi për autorët, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim që të zbardhin ngjarjen. Burimet e policisë bëjnë me dije se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një konflikti mes 19- vjeçarit dhe disa personave të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Ndërsa konfirmon edhe pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.
    Njoftimi i Policisë
    Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

  • Gjendet 19-vjeçari Francesko Mani pas rrëmbimit! Policia thotë se është mirë, dyshohet për…

    Gjendet 19-vjeçari Francesko Mani pas rrëmbimit! Policia thotë se është mirë, dyshohet për…

    Policia e Sarandës jep njoftim zyrtar për rrëmbimin e 19-vjeçarit Francesko Mani.
    Burime zyrtare bënë me dije se i riu është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa po pyetet për autorët, dinamikën, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim zbardhjen e plotë të saj.
    Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve mes adoleshentit dhe personave që e rrëmbyen, por ka dyshime edhe për çështje të larjes së hesapeve.
    Policia e konfirmon pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.
    “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas”.
    Gjithashtu sqarohet se po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.

  • Nesër mbledhja për shkarkimin/ Mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë këtë vendim

    Nesër mbledhja për shkarkimin/ Mbrojtja e Veliajt: Këshilli Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë këtë vendim

    Ka reaguar mbrojtja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak.

    Sipas mbrojtjes, ky njoftim (i Këshillit Bashkiak) nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese të kryebashkiakut për t’u mbrojtur, dëgjuar dhe shprehur qëndrimin e tij.
    Sipas mbrojtjes së Veliajt, Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit.
    Reagimi:
    Në datën 22 shtator 2025, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00.
    Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues.
    Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje. Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës.Edhe një ditë para mbledhjes:
    • Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes;
    • Nuk është dërguar rendi i ditës;
    • Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;
    • Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur.
    Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullneti apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.
    Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike.

    Top Channel