Tag: njoftim

  • Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

    Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

    Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare. Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.
    Njoftimi:
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Masa e sigurisë për Ballukun, reagon Gjykata e Posaçme

    Masa e sigurisë për Ballukun, reagon Gjykata e Posaçme

    Gjykata e Posaçme ka shpërndarë një njoftim zyrtar për të gjitha mediat në lidhje me masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin e bërë, GJKKO thotë se në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për t’u ndarë me median dhe publikun.
    “Përshëndetje të gjithëve!
    Uroj të jeni mirë.
    Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, tha GJKKO.

  • Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026

    Kampionati i Futsallës, njoftim i rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026

    18 Nëntor 2025

    18:31

    Telesport

    Federata e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit kombëtar të Futsallit, që do të nisë më 1 dhjetor. FSHF fton të gjitha ekipet e interesuara të bëhen pjesë e këtij sezoni, i cili synon të vazhdojë zhvillimin dhe promovimin e futsallit në vend.
    Kampionati i ri do të sjellë një tjetër edicion konkurrues, me ekipe që do të garojnë për titullin kampion dhe përfaqësimin e Shqipërisë në UEFA Futsal Champions League.
    Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: [email protected] .

  • Nesër Berisha paraqitet në SPAK për 21 janarin, ja çfarë pritet të ndodhë

    Nesër Berisha paraqitet në SPAK për 21 janarin, ja çfarë pritet të ndodhë

    Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë nga selia blu, të cilën e zhvilloi në ditë para se të shkojë në SPAK për të dëshmuar mbi ngjarjen e 21 janarit 2011. Gjatë fjalës së tij Berisha e ka pranuar se 21 janari është krim shtetëror, por jep justifikimin se është bërë pa dashje nga garda, e cila sipas tij ka vepruar sipas ligjit.
    “Roja vepron sipas ligjit, po të gjuajti breshëri në ajër, po vazhdoi të të gjuajë te këmbët, pastaj neutralizim. Ky është ligji i bëri nga socialistët. Nëse fillimisht u tha se janë plumba nga afër çka linte për të nënkuptuar se janë demonstrues që kanë gjuajtur njëri tjetrin, më vonë u tha jo. Ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorur në përputhje me rregullat dhe ligjin, janë vrasje shtetërore pa dashje, edhe këto quhen vrasje shtetërore”, u shpreh kreu i PD.
    Pasi refuzoi dy herët e para fletëthirrjen e dërguar nga SPAK, Berisha ka akuzuar edhe kryeprokurorin Altin Dumani se e ka përdorur për propagandë: “Unë për çdo njoftim, kam shkuar dhe do shkoj. Shikoni se çfarë keqpërdorimi ekstrem nga Altin Troplini i institucionit që ai drejton, me datë 3 unë isha në përputhje me ligjin në zyrat e SKAP-it. Gazetarët ishin tek dera, unë hyra dhe dola dhe ata nuk thanë asnjë fjalë. Po të kishin një njoftim ata mund të ma jepnin mua direkt, mund t’ia jepnin avokatit tim. Berisha s’ka marrë thirrje, bënte që të mbulohej lajmi i 97 mln euro të Ramës dhe Ballukut. E kemi dërguar në PD. Këtu në PD pas një jave i paska ardhur një zarf PD, zarfi që i vjen PD nuk vjen për Berishën. Vetëm dje kur shkoj unë aty thanë ka edhe këtë njoftim. Shiko sa i ultë është ai. Përdori një akt ligjor për të bërë dy javë propagandë në shërbim të qeverisë”
    Ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK nesër në orën 09:00. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
    Kujtojmë se SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë.
    Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

  • “Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh”/ Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në SPAK

    “Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh”/ Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në SPAK

    Në rrjetet sociale, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në mënyrë ironike ndaj gjendjes së Sali Berishës, i cili pritet të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit.
    Manjani shkroi me ironi se “e forta e ditës” do ishte sikur Berisha të deklaronte pas daljes: “Më dhanë sot në SKAP një zarf me njoftim, por zarfi ishte bosh. Nuk kishte njoftim brenda”.

  • Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në Spak/ Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh

    Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në Spak/ Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh

    Në rrjetet sociale, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në mënyrë ironike ndaj gjendjes së Sali Berishës, i cili pritet të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit.
    Manjani shkroi me ironi se “e forta e ditës” do ishte sikur Berisha të deklaronte pas daljes: “Më dhanë sot në SKAP një zarf me njoftim, por zarfi ishte bosh. Nuk kishte njoftim brenda.”

  • Berisha nuk u paraqit për çështjen e 21 janarit, Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK

    Berisha nuk u paraqit për çështjen e 21 janarit, Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike nuk është paraqitur as sot në SPAK, me këtë të fundit që tha se i ka dërguar një fletëthirrje, ndërsa lideri i PD-së thotë që nuk i ka ardhur asgjë.

    Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me anë të një reagimi zyrtar, është shprehur se Berisha nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në ambientet e SPAK këtë të premte.
    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z. GAZMENT BARDHI
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë.
    Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje. Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
    Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!
    Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë.
    Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

    Top Channel

  • Fletëthirrja nga SPAK për Berishën/ Bardhi: Nuk është dërguar asnjë njoftim

    Fletëthirrja nga SPAK për Berishën/ Bardhi: Nuk është dërguar asnjë njoftim

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklarimeve të bëra sot në lidhje me një njoftim të SPAK-ut drejtuar grupit parlamentar të PD-së, lidhur me fletëthirrjen e Sali Berishës.
    Në një reagim për mediat, Bardhi mohoi kategorikisht që një njoftim i tillë të ketë mbërritur ndonjëherë në adresë të grupit, duke e cilësuar situatën si një keqpërdorim politik.
    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë”, shprehet Bardhi.
    Bardhi shtoi se nga verifikimet rezulton se në kutitë postare të asnjë deputeti të PD-së në ambientet e Kuvendit nuk është depozituar ndonjë njoftim nga SPAK-u.

    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z. GAZMENT BARDHI
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë.
    Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje. Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
    Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!
    Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë.
    Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, avokati Gjokutaj: E rremë, sqaroj që nuk ka asnjë njoftim

    Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, avokati Gjokutaj: E rremë, sqaroj që nuk ka asnjë njoftim

    Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar menjëherë pas lajmit se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar kërkesë kryetarit të demokratëve që ditën e premte, në orën 10:00, të paraqitet pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj pretendon se në adresë të Berishës nuk është depozituar asnjë njoftim, ndryshe nga sa pretendohet.
    “Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK”, shkruan Gjokutaj ndër të tjera. 

  • FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

    FSHF del me njoftim të rëndësishëm për biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

    9 Nëntor 2025

    15:50

    Telesport

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur.
    Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
    Ndërkohë që tri ditë më pas, Shqipëria do të presë Anglinë në “Air Albania” në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese.