Tag: njoftim

  • Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

    Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

    Takimi i paralajmëruar i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, duket se ka alarmuar edhe krerët e PD-së lokale.
    Pas deklaratës së Berishës se takimi ishte për interesa personale, dy kryetarët e degëve në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa kanë nxituar të dërgojnë një sms automatike për rreth 5 mijë anëtarë të kësaj force politike.
    Ata thonë se Salianji dhe Alimehmeti janë persona të paautorizuar dhe se analiza do të bëhet brenda forumeve të partisë.
    Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një prej anëtarëve, i cili i kërkon dy krerëve lokale të mos i bien më numrit të tij.
    SMS automatik i krerëve të PD:
    I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!
    Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
    Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.
    Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.
    Me respekt,
    Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2,
    Ard Muka dhe Osman Stafa
    Përgjigjja e qytetarit:
    Zotri mose mi bjerni me kti numri jam larguar me kohe nga kjo parti qe i thone Berishizem ok

  • “Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime”/ Kryetari trembet nga Salianji, u dërgon mesazh demokratëve

    “Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime”/ Kryetari trembet nga Salianji, u dërgon mesazh demokratëve

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nis sot foltoren nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.
    Por, kjo lëvizje e Salianjit duket se e ka trembur Sali Berishën i është ka vënë në lëvizje degët e PD në qytetin bregdetar që tu bëjnë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit të ish-deputetit që mbahet sot në 18:00.
    Në mesazhin që u është dërguar anëtarëve të PD nga dega nr.1 dhe 2 në Durrës thuhet se njoftimi për takimin është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me PD-në.
    Më tej, thuhet se kjo thirrje është fund e krye dezinformim, ndërsa u kërkohet demokratëve që të distancohen nga këto të ashtuquajtura takime.
    “I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
    Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.
    Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh.

  • Protesta e fermerëve grekë, vijon dhe sot bllokimi i aksit Kakavijë-Janinë

    Protesta e fermerëve grekë, vijon dhe sot bllokimi i aksit Kakavijë-Janinë

    Do të vijojë edhe këtë të mërkurë (3 dhjetor) bllokimi i aksit rrugor Kakavijë-Janinë si pasojë e protestës së fermerëve grekë. Policia Kufitare greke ka bërë me dije se nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, ky aks do të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve, me përjashtim të emergjencave shtetërore.

    Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

    Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

    Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

  • Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit ka një njoftim

    Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit ka një njoftim

    Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 15:08
    Shpat Kasapi u përcoll drejt banesës së fundit të dielën e 30 dhjetorit, dhe familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.
    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit. Pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

    “Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe”,-thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

    Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

  • Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Elbasan / Informacion paraprak

    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • Botërori 2026, Ambasada e SHBA ka një njoftim për të gjithë sportdashësit që duan viza

    Botërori 2026, Ambasada e SHBA ka një njoftim për të gjithë sportdashësit që duan viza

    Botërori  i futbollit në vitin 2026 do të mbahet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

    Për këtë qëllim ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që duan të pajisen me një vizë për të ndjekur këtë eveniment botëror sportiv.

    ‘Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI!’, thuhet në një njoftim të ambasadës së SHBA në Tiranë të shpërndarë në rrjetet sociale.

  • Dëshironi të ndiqni ekipin tuaj të zemrës në Botërorin Amerikan, ambasada e SHBA ka një njoftim për ju

    Dëshironi të ndiqni ekipin tuaj të zemrës në Botërorin Amerikan, ambasada e SHBA ka një njoftim për ju

    Shtetet e Bashkuara po lehtësojnë udhëtimin e sigurt për tifozët ndërkombëtarë të sportit të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën Botërore FIFA 26™, dhe ne jemi të përgatitur mirë për të përpunuar aplikimet për vizë vizitorësh.
    Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj të mundshëm që do të kenë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI! /Njoftim në rrjetet sociale i Ambasadës Amerikane në Tiranë/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Debati në degën e PD në Kamëz, reagon demokratja që u përplas me Nokën: Pas mbledhjes më përjashtuan nga grupi i njoftimeve të Kryesisë

    Debati në degën e PD në Kamëz, reagon demokratja që u përplas me Nokën: Pas mbledhjes më përjashtuan nga grupi i njoftimeve të Kryesisë

    Ka reaguar pas debatit me Sekretarin e PD, Flamur Noka gjatë një takimi në Kamëz, demokratja Anila Aliaj ka reaguar sot në një njoftim në Facebook, ku njofton se është përjashtuar nga grupi për njoftim të anëtarëve të Kryesisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë”, shkruan ajo. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Më tej shton se: Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mos­përfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
    Në një njoftim të shkurtër në X, ambasada amerikane i quajti diskutimet “produktive”.
    “E ngarkuara me punë zhvilloi sot diskutime produktive me kryetarët e grupeve parlamentare, duke u angazhuar me ta mbi planet për t’u ofruar rezultate qytetarëve shqiptarë. Ajo theksoi dialogun konstruktiv dhe lirinë e fjalës si shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në njoftim.

  • Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia njoftim zyrtar: Është plagosur

    Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia njoftim zyrtar: Është plagosur

    Policia ka dalë me njoftim zyrtar për atentatin ndaj 45-vjeçarit Julian Sula.

    “Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
    Julian Sula njihet edhe si Juli i Pashkos, person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.
    Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
    Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qenë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

    Top Channel