Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, ku vlera më të larta do të shënohen në zonat qëndrore dhe jugore të vendit.
Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verior duke rrezikuar momente me pika shiu në orët e vona të natës…Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
Tag: njihuni
-

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të marte, temperaturat shkojnë deri në …
-

Çadrat me vete/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore KU më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. -

Kush janë “papabilët”? Njihuni me kardinalët që kanë gjasa të bëhen Papa i ardhshëm
Një shprehje e vjetër për zgjedhjet papnore thotë kështu: “Ai që hyn në konklavë si papë, largohet prej saj si kardinal.”
Me fjalë të tjera, çdo kandidat që shihet si kryesues përpara se të fillojë votimi duhet të trajtohet me kujdes dhe asnjë kardinal nuk duhet të hyjë në Kapelën Sistine duke supozuar se do të marrë votat.
Megjithatë, analistët e Vatikanit kanë dalë me një sërë kandidatësh që mendohet se kanë një shans të mirë për t’u bërë Papa i ardhshëm, i njohur si “papabile” – ose, përkthyer nga italishtja, “i aftë për papë”.
Ja disa nga të preferuarit – megjithëse nuk ka një favorit të qartë.
Ata janë: Kardinali Pietro Parolin, Kardinali Luis Antonio Tagle, Kardinali Joseph Tobin, kardinali Matteo Zuppi dhe Kardinali Robert PrevostTop Channel
-

Keni plane për plazh? Njihuni me parashikimin e motit për nesër
Dita e premte do të ketë mot të qendrueshëm në të gjithë territorin, temperatura ideale për ata që kanë planifikuar të ikin në plazh.Gjatë ditës së nesërme termometri do të shënojë deri në 30 gradë celcius sa i përket vlerave maksimal.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s.
Ndërs valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë. -

Plane për ditën e Dielën? Njihuni me parashikimin e motit, ja çfarë pritet të ndodhë, reshje shiu, dhe…
Dita e Diel parashikohet me mot të paqëndrueshëm.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s .
Deti – Valëzimi deri në 1-2 ballë.

