Tag: njihuni

  • Njihuni me tregtarët e rinj më të nxehtë të armëve në botë

    Njihuni me tregtarët e rinj më të nxehtë të armëve në botë

    Të tregosh armët. Një garë e furishme globale armatimi është biznes i madh, shkruan The Economist Porta e Paqes Qiellore në Pekin nuk ishte aspak e qetë më 3 shtator, kur Xi Jinping, Kim Jong Un, Vladimir Putin dhe të tjerë u mblodhën për të festuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.Trupat kineze marshuan në një paradë, e menduar për të forcuar krenarinë kombëtare dhe për të shfaqur f…

  • Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

    Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

    Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime.
    Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore.
    Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa vija bregdetare do të vijojë me kthjellime gjatë pasdite dhe mbrëmjes.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

  • Shtatori nis me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

    Shtatori nis me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

    Pritet rritje e vlerave Barike në territorin shqiptar duke sjellë mot të qëndrueshëm po të freskët.
    Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me diell.
    Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit.
    Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

  • Dita nisi me shi, por…/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

    Dita nisi me shi, por…/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

    Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare.
    Parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht Qëndrore duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë

  • Dinamo një hap larg grupeve të Conference League, njihuni me rivalin në Play Off

    Dinamo një hap larg grupeve të Conference League, njihuni me rivalin në Play Off

    Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Hajdukut të Splitit, duke kaluar kështu në fazën Play Off të Conference League. Dinamovitët luajtën një ndeshje mjaft të mirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe mbi të gjitha, një rival me emër të madh.
    Ekipi i Ilir Dajës në Play Off gjen polakët e Jagiellionas. Takimi i parë do të luhet me 21 gusht, ndërsa e kthimit është e programuar një javë më pas.

  • E dinit? Njihuni me fshatin italian që nuk flet italisht, njihuni me “të pathënat” e tij

    E dinit? Njihuni me fshatin italian që nuk flet italisht, njihuni me “të pathënat” e tij

    I mbiquajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim. I ndodhur pranë kufirit midis Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino, të marrin një tren dhe më pas një autobus për të shkuar në fshat.

    Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”. Gjuha zyrtare është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës.

    Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet është minimale. “Ne nuk kemi televizor. Nuk të mungon ajo që nuk keni pasur kurrë në fillim.

    Kur ka ndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne thërrasim gjyshërit tanë për llambat e vjetra të naftës”, thotë për CNN banorja vendase Agnes Garrone, 25 vjeç.

    “Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime.

    Nuk njoh Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia kanë nevojë për të ngrënë dhe për t’u kujdesur. Është një jetë sakrifice, por është shumë shpërblyese kur sheh lindjen e një qengji”, thotë ajo.