Tag: njësisë

  • Nuhatja e qenit tradhton 2 vëllezërit shqiptarë, ishin pjesë e rrjetit të kokainës në Firence! Sekuestrohen…

    Nuhatja e qenit tradhton 2 vëllezërit shqiptarë, ishin pjesë e rrjetit të kokainës në Firence! Sekuestrohen…

    Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Firence pasi u kapën në flagrancë në trafik kokaine dhe të skeduar më parë si pjesë e një rrjeti shpërndarësish. 
    Karabinierët e Castiglione del Lago, me mbështetjen e ushtrisë së Njësisë Operacionale të Kompanisë Città della Pieve dhe Njësisë së Qenve të Firences, arrestuan në flagrancë dy të rinjtë 23 dhe 33 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë për shpërndarje droge. 
    Operacioni u iniciua nga një delegacion nga Zyra e Prokurorit Publik të Perugias, pas hetimeve paraprake që kishin çuar në dyshime për drogë në shtëpinë e dy shqiptarëve. 
    Gjatë kontrollit të shtëpisë, të kryer me ndihmën e qenit të njësisë së qenve për nuhatje droge, oficerët gjetën 17 gramë kokainë të ndarë në 26 doza – me sa duket gati për shitje me pakicë – së bashku me disa gramë hashash, materiale paketimi, tre peshore precize dhe 2,350 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. 
    Sipas hipotezës së karabinierëve, substanca narkotike mund të ishte menduar për shpërndarje me pakicë, në një kontekst që ishte tashmë nën vëzhgim për incidente të mëparshme të trafikimit të drogës, informon media italiane. 
    Pas përfundimit të procedurave formale, dy vëllezërit u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Peruxhias, me urdhër të gjyqtarit në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Peruxhias. 

  • Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:30, do të zhvillohet foltorja e parë e turit të ri të takimeve publike, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Njësisë nr. 9 në Tiranë.
    Takimi do të mbahet në zonën e ish-stacionit të trenit.
    Ky takim shënon startin e asaj që pritet të jetë një seri foltoresh që synojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

  • SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

    SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

    SYRI TV

    Banorët e njësisë numër 2 në Tiranë kanë kryqëzuar shefin e qeverisë Edi Rama duke e përballur atë me realitetin dhe problemet e shumta të kryeqytetit. Gjatë një dëgjese për projektbuxhetin, qytetarët kanë evidentuar një sërë problemesh konkrete që lidhen me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori çështjesh të tjera. Kryeministri Rama u kap i papërgatitur dhe u përpoq  të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.

    Këto ishin vetëm disa nga pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve të Njësisë numër 2 në Tiranë, të cilët kryqëzuan Kryeministrin Rama gjatë një takimi që shefi i qeverisë zhvilloi për çështjet që lidhen me projekt-buxhetin e bashkisë dhe të shtetit për vitin e ardhshëm.

    Problemet konkrete të qytetarëve që lidheshin me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori hallesh të tjera me të cilat po përballen banorët e kryeqytetit kanë gjetur të papërgatitur Kryeministrin Rama, i cili u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.

    Kryeministri nuk u dha përgjigje pyetjeve konkrete të qytetarëve që lidheshin me strehimin, nisur nga çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Ai u justifikua se çmimet e shtëpive po rriten edhe në vende të tjera dhe u shpreh me fraza të përgjithshme për ekzistencën e një politike strehimi, por pa thënë asgjë konkrete se si do të realizohej një gjë e tillë.

    Takimi i sotëm nxori sërish në pah spostimin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut nga drejtimi politik i Partisë Socialiste për Tiranën. Ashtu si në takimin me banorët e Njësisë 5, Rama u shfaq sërish nën shoqërinë e Ogerta Manastirliut të cilët e prezantoi si drejtuesen e re politike për kryeqytetin e vendit.

  • “Do të vras”! Administratori i njësisë në bashkinë Kukës kërcënon me jetë policin

    “Do të vras”! Administratori i njësisë në bashkinë Kukës kërcënon me jetë policin

    Policia e Kukës ka arrestuar 23-vjeçarin Veli Cenaj, administrator i njësisë administrative në lagjen “Gostil” pjesë e Bashkisë Kukës, pasi kërcënoi me jetë punonjësin e policisë rrugore në detyre.
    Kjo kanosje erdhi pasi një i afërm i tij, i identifikuar si Jurgen Cenaj, 23 vjeç tashmë i shpallur në kërkim aksidentoi me makinë punonjësin e policisë rrugore, Ermir Metaliaj.
    Ndonëse kushëriri i tij ishte në faj, Veli Cenaj ka kërcënuar se do të merrej personalisht me efektivin e plagosur. Pas këtij incidenti, zyrtari i bashkisë është prangosur ndërsa është shpallur në kërkim i afërmi i tij. Ndërkohë punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

  • Policia e Shtetit përfiton investime dhe pajisje teknologjike nga Britania e Madhe

    Policia e Shtetit përfiton investime dhe pajisje teknologjike nga Britania e Madhe

    Policia e Shtetit shqiptare ka marrë sot një donacion të rëndësishëm nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, duke përfshirë pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe investime për strukturat operative.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Menaxheri Ndërkombëtar Ndërlidhës nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare, z. Stephen Law, si dhe drejtues të tjerë të Policisë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Drejtori Proda falënderoi partnerët britanikë për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se donacioni përforcon kapacitetet logjistike të Policisë së Shtetit, sidomos të Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta” në Vlorë dhe strukturave të tjera operative.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkaq, z. Law u shpreh: “Është kënaqësi të mbështesim Policinë shqiptare. Bashkëpunimi me ju është i një rëndësie të veçantë për ne, dhe ndihem krenar që mundëm të përmirësojmë ambientet dhe teknologjinë e Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin, si dhe të pajisim Njësinë e Informacionit për Pasagjerin me ekrane të avancuara.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Donacioni përfshin:

    Rimobilimin e ambienteve të Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta”, Vlorë, dhe një automjet operativ.

    4 dylbi termike multispektrale.

    7 ekrane me parametra të lartë teknologjike, në funksion të Policisë Kufitare dhe Njësisë së Informacionit për Pasagjerin.

    Ky kontribut është tregues i bashkëpunimit të ngushtë dhe besimit të partnerëve britanikë në punën dhe profesionalizmin e Policisë shqiptare.

  • ‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë

    ‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë

    Jemi në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje. Rifat Muça ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri Muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë, se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit.

    Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça, i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative, i ka marrë tokën dhe në të është ndërtuar një lokal, që përdoret nga Sefedini. Ky i fundit e ka në përdorim prej vitesh, ndërsa Fiqiri Muça, duke shfrytëzuar detyrën e tij, sipas Rifatit ka ndihmuar kushëririn tjetër duke këshuar një dokument që tregon se Rifat Muça nuk ka tokë në Selishtë.

    Por ndërkohë që takuam Fiqiri Muçën, kreun e Njësisë Administrative Selishtë, dolën në pah edhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me tokën e Rifatit, por me shpërdorimin e detyrës që ka bërë administratori. E para, ka ndërtuar pa leje një dhomë dhe një gatër, dhe e dyta, është akuzuar dhe gjobitur edhe për prerjen e paligjshme të drurëve, të cilët më pas i shiste.

    Pavarësisht se ishte gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje, Bashkia Dibër nuk kishte marrë asnjë masë. Më pas dilet me një vendim për shembje, por edhe në këtë moment nuk është marrë asnjë masë, pasi sipas Bashkisë Dibër, Fiqiri Muça ka përfituar nga amnistia e bërë para zgjedhjeve nga qeveria dhe kështu nuk kishte çfarë të paguante, ndërkohë që ai vijon të jetë në paligjshmëri.

    Prandaj, në këto kushte shkuam të takojmë vetë shefin e Fiqiriut, kreun e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i cili nuk dha asnjë zgjidhje konkrete, përveçse u fut tek zyra më e afërt dhe u mbyll brenda. Pavarësisht se është fakt se është shkelur ligji dhe ka dy akuza ndaj njeriut që duhet të jetë gardian i mbrojtjes së ligjit si funksionar publik, Bashkia e Dibrës hesht, duke u bërë palë me paligjshmërinë.

  • Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9.
    Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare.
    Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare.
    “Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më shumë jetë komunitare, çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja”, tha Manastirliu, duke vënë theksin te rëndësia e rikthimit të hapësirave publike në shërbim të njerëzve.
    Programi Rilindja Urbane 2.0, siç u shpreh Manastirliu, synon ta kthejë çdo hapësirë të çliruar në një vend për komunitetin, për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe të rinjtë.
    Gjatë bashkëbisedimit me banorët, në çdo rrugë dhe biznes të zonës, Manastirliu u ndal me ta për të ndarë ide konkrete për përmirësimin e lagjes, nga ndriçimi publik e deri te shtimi i gjelbërimit dhe hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit.
    Takimi në Njësinë 9 shënoi një tjetër ndalesë në turin e takimeve me komunitetet e Tiranës, ku Manastirliu po ndërton dialogun qytetar që do të udhëheqë kapitullin e ri të zhvillimit urban e social të kryeqytetit.

  • Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

    Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

    Deputeti socialist, Erion Braçe ka shprehur pakënaqësi pas ndarjes së punëve brenda PS një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e Tiranës, ku kandidatja është caktuar Ogerta Manastirliu. Braçe u caktua bashkë me Niko Peleshin dhe Taulant Ballën si drejtues të njësisë 5, por duket se deputeti nuk e ka pritur mirë faktin se ‘kryesuesi’ do të jetë Balla. Në një mesazh drejtuar Asamblesë së Njësisë nr. 5, ai kujton kohën kur e ‘transferuan’ nga Divjaka në këtë njësi të Tiranës, ku kontribuuoi së bashku me Delina Ibrahimajn. 
    Falë punës dhe besimit të qytetarëve, Braçe thotë se u zgjodh si deputet, dhe për të shlyer këtë borxh ka qëndruar në terren duke u marrë me hallet e banorëve të kësaj njësie. Madje, Braçe përmend se është përballur edhe me kërcënime për shkak të denoncimeve të shumta që ka bërë për të korrigjuar “sjelljet klienteliste, të pabarabarta dhe të korruptuara të inspektorëve të IMT-së”.  
    Sipas Braçes, përkundër denoncimeve, është përballur me një “mur të ngritur dhe dyer të mbyllura”, jo vetëm për shkak të kaosit në bashkinë Tiranë, por edhe për të mos e lejuar atë të vijonte sepse ishin urdhëruar që të mos e ndihmonin. Braçe e cilëson ndarjen e punëve për zgjedhjet si jo të drejtë duke marrë parasysh të gjithë kontributin që ka dhënë si drejtues dhe deputet në këtë njësi. 
    “Në anën tjetër, akti i sotëm është i padrejtë në raport me gjithë çkam bërë si drejtues e deputet në njësinë 5, reflekton mjaftueshëm dyshimin ndaj meje e sjelljes time në zgjedhje – e neveritshme kjo por e denjë fiks për atë që kam bërë dhe perversitetin në raportet njerëzore – po e lë me kaë dhe po e kursej të vëertetën deri në fund e që është fyese pa fund!”, thotë mes të tjerash deputeti.  
    Teksa drejton gishtin tek disa persona për të cilët nuk përmend emra, Braçe thotë se pavarësisht kësaj do të vazhdojë të bëjë fushatë cep më cep të njësisë 5.  
    “Për mua nuk kanë rëndëi emrat, mjafton që në garë është Partia Socialiste – pavarësisht se kush flet në emër të saj, dhe sa kohë ajo do vlejë për njerëzit”, shkruan deputeti. 
    Mesazhi i plotë: 
    Dua që të jeni mirë të gjithë! 
    E kisha të rëndësishme që të komunikoja me ju e disa fjalë t’ua thoja unë, duke mos i lënë hapësirë keqkuptimeve që fillojnë tani e bëjnë dëm. 
    Sot pasdite u bë një mbledhje me natyrë organizative, në prag të zgjedhjeve të parakohshme për një mandat plotësues për kryetar të Bashkisë së Tiranës! 
    Sipas kësaj mbledhjeje, unë — që drejtova fushatën për zgjedhjet politike në Njësinë 5 — nuk do ta drejtoj më fushatën në këtë njësi; gjithashtu Delina, që ishte prej dy vitesh në këtë njësi dhe bashkë me mua në këto zgjedhje, nuk do të jetë më këtu, duke krijuar një boshllëk të madh përfaqësimi, SI PËRHERË NDAJ NJËSISË 5. 
    Tani dua t’ju them disa fjalë: 
    Kur më larguan nga Divjaka — jo populli, por udhëheqësit në Tiranë — në pamundësi për të justifikuar çfarë po bënin pa asnjë arsye parimore, por thjesht e vetëm si vullnet personal, më thanë: “Kemi nevojë në Tiranë e veçanërisht në Njësinë 5.” 
    I bindur që edhe kjo ishte një rrugëdalje kot, thashë: “Nuk dua të jem deputet, do bëj fushatë në Njësinë 5 pa qenë në listë, ua kam detyrim socialistëve në atë njësi.”Më thanë: “Jo, se pa qenë në listë s’të mblidhet njeri.” 
    Thashë: “E provojmë, mblidhen socialistët apo jo.”Më thanë: “Shko atje, merr mandatin e pastaj bëj ç’të duash!” 
    Kur erdha mes jush, njoha jo vetëm gjendjen, por edhe çfarë i kishin bërë socialistëve në Njësinë 5 — gënjyer e mashtruar, abuzuar e harruar, dhunuar e përçmuar, ndarë e mbajtur qëllimisht kështu. 
    Bashkë me Delinën u munduam të kurojmë një nga plagët e hapura në trupin e Partisë Socialiste, ballë për ballë e sy më sy, madje duke vënë veton për të përzënë autoren e autorët e gjithë kësaj gjendjeje; jo vetëm mes socialistëve, por edhe tek njerëzit pashë çlirim. 
    Punuam bashkë, ca më shumë e ca më pak, por bashkë dhe me një qëllim — FITOREN E PARTISË SOCIALISTE. Koha nuk ishte e mjaftueshme për gjithçka, por bëmë ç’mundëm dhe ja dolëm të thellonim diferencën me PD-në, partinë më të afërt rivale, e t’i hiqnim deputetin e dytë partisë BASHKË, të majtës me bazë në Njësinë 5 — me zemër e pa shpenzuar një qindarkë për të blerë e poshtëruar njerëzit me çmimin e ndyrë të një vote! 
    Nga kjo përfitova edhe unë — u rizgjodha deputet si më i votuari në Bashkinë Tiranë, më i votuari në Shqipëri (pa Vorën), më i votuari në Diasporë. JU JAM SHUMË MIRËNJOHËS PËR KËTË, ÇDO SOCIALISTI E SOCIALISTEJE NË NJËSINË 5 DHE KUDO NË TIRANË. 
    Unë jam i mbijetuar — më sollën këtu për të humbur, e ju vetë e patë se sa e padrejtë dhe e pandershme u bë e gjitha me të gjithë kundër. Unë jam sot deputet falë socialistëve. Ndaj tyre jam në borxh! 
    Pikërisht për të shlyer këtë borxh, kam që në shkurt — kur nisëm punën para zgjedhjeve — e deri sot, pas zgjedhjeve, të rri zonës mbi kokë; të jem si në fushatë, rrugë më rrugë, lagje më lagje, shesh më shesh, duke u marrë me ato që janë hallet e njerëzve: ujë, drita, rrugë, trotuare, plehra, hapësira publike, parkim, çerdhe, kopshte e shkolla, dhe duke i hapur telefonin gjithkujt ndër ju po e po, por edhe çdokujt tjetër që kemi banor në njësi apo edhe më gjerë në Tiranë. 
    Jam shumë krenar për këtë, mbi të gjitha që gjithë çfarë thamë e ndamë me njerëzit në fushatë për HAPËSIRAT PUBLIKE, u rrëmbye menjëherë, po zbatohet deri diku në territor dhe është në qendër të një përpjekjeje për ta kthyer në reformë.Po ua them sot — mbase është dita — kam mbajtur mbi kurriz kërcënime serioze çdo ditë për çdo akt timin në korrigjim të sjelljes klienteliste, të pabarabartë e të korruptuar të inspektorëve të IMT-së në territor.Po pa problem, unë për këtë jam, të mbaj mbi kurriz edhe këto pa u ankuar kund. 
    Ndërkohë, për gjithçka tjetër — përfshi edhe gjëra banale si ato koshat në Selitë e deri tek gjëra të rëndësishme si legalizimet po në Selitë e kudo — kam gjetur përballë një mur të ngritur, dyer që mbyllen dhe përgjegjës gojëmbullur qëllimisht, e lidhur jo vetëm me kaosin në Bashkinë Tiranë, shpërfilljen e fortë ndaj detyrës e Njësisë 5 kudo, por e lidhur edhe me mua. 
    Në fushatë i kuptova — ishin urdhëruar “mos e ndihmoni atë” — por kjo pas zgjedhjeve është një sjellje e turpshme dhe në traditën e qëndrueshme të shpërfilljes ndaj Njësisë 5, përfaqësuesve të saj! 
    Nejse, Kuvendi sa ka nisur dhe secili do kuptojë ç’do të thotë nder, respekt, punë në raport me votën e njerëzve; kush pengoi deri më sot e kush pengon në vijim do të jetë shembull! 
    Në anën tjetër, akti i sotëm është i padrejtë në raport me gjithë ç’kam bërë si drejtues e deputet në Njësinë 5, reflekton mjaftueshëm dyshimin ndaj meje e sjelljes sime në zgjedhje — e neveritshme kjo, por e denjë fiks për atë që e ka bërë dhe përversitetin në raportet njerëzore. Po e lë me kaq dhe po e kursej të vërtetën deri në fund, e cila është fyese pafund! 
    Dua t’ju them që unë e refuzoj këtë akt! 
    Natyrisht, unë s’ka gjasë të bëj atë që këta bënë kundër meje; E THJESHTË — UNË NUK JAM KËTA, UNË JAM SOCIALIST! 
    Do të thotë, DO BËJ FUSHATË CEP E MË CEP TË NJËSISË 5, ASHTU SIÇ DI, RRUGË MË RRUGË E SY MË SY ME SOCIALISTËT E NJERËZIT, DUKE SHTËNGUAR DUART E DUKE LUFTUAR PËR PUNËT! 
    Sepse për mua nuk kanë rëndësi emrat, MJAFTON QË NË GARË ËSHTË PARTIA SOCIALISTE — pavarësisht kush flet në emër të saj — DHE SA KOHË AJO DO VLEJË PËR NJERËZIT! 
    NATËN E MIRË TË GJITHËVE DHE SHIHEMI NË RRUGË!! 
     

  • Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm

    Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra.

    Reshe dëbore ka pasur edhe në  zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
    Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë.

    Top Channel