Tag: njësia

  • “44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

    “44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

    Njësia e Antiterrorit po zgjeron hetimet në lidhje me përfshirjen e mundshme të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut, të ndaluar me armë dhe flamurin e zi të shtetit Islamik në Orosh të Pukës, si pjesë e një grupi me prirje radikale, thanë për Ora News burime të njohura me faktet e hetimit.
    Pavarësisht deklarimeve të dy të arrestuarve në polici dhe gjykatë, ku pretenduan se nuk kanë lidhje me radikalizimin, disa materiale të gjetura në banesën ku i bënë rezistencë forcave speciale sugjerojnë të kundërtën, ndaj edhe po verifikohen me kujdes.
    Sipas dosjes hetimore, forcat RENEA, pas ndërhyrjes në banesën që ishte shndërruar në bazë, gjetën pesë çanta me libra për xhihadin — një term i traditës islame që ka disa kuptime dhe shpesh keqkuptohet ose keqinterpretohet.
    Një prej librave ishte “44 mënyra për ta përkrahur xhihadin”, i cili, sipas ekspertëve, promovon ide të dhunshme dhe nxit mbështetjen, rekrutimin ose veprime të lidhura me xhihadizmin militant.
    Dijetarë dhe institucione islame kanë bërë të qartë se ky libër nuk përfaqëson mësimet e Islamit dhe nxit interpretime të rreme.
    Ndërkohë, njësia e Antiterrorit ka sekuestruar edhe dy aparate celularë — një Sony Ericsson dhe një Nokia — të cilët nga verifikimet kanë rezultuar të fikur dhe pa karta SIM.
    Në polici është paraqitur edhe vëllai i Hamza Ukës, Besniku, i cili ka treguar se më 24 nëntor, ditën kur RENEA rrethoi banesën, është telefonuar nga i vëllai, i cili i ka thënë se policia kishte rrethuar shtëpinë në Orosh dhe i kërkonte ndihmë. Më pas, Besniku ka njoftuar policinë dhe është bërë pjesë e negociatave për dorëzimin.
    Policia ra në gjurmë të dy të dyshuarve gjatë një kontrolli që komisariati i Pukës po kryente për kanabis sativa. Sapo efektivët panë një prej personave, ai u fut me shpejtësi brenda banesës, ndërsa nga brenda iu bë thirrje policisë: “Nuk i dorëzohem policisë i gjallë, i dorëzohem vetëm Allahut i vdekur”, duke vijuar me thirrje të tjera fetare. Në atë moment, u njoftuan forcat RENEA, dhe pas më shumë se 12 orësh, të dy u vetëdorëzuan. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy personat, ndërsa hetimet vijojnë.

  • Toka për 1 euro, qeveria miraton 28 zona të reja me përparësi zhvillimi

    Toka për 1 euro, qeveria miraton 28 zona të reja me përparësi zhvillimi

    Qeveria ”Rama 4” ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro.
    Konkretisht, referuar vendimit të qeverisë, 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat, janë zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, zona e kurorës së fshatit Selixë; pjesë e njësisë administrative Komsi, më një total prej 620 ha tokë.

    Në bashkinë Shijak, janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi, siç janë njësia administrative Maminas, zona Rubjek; rezervuari Rubjek 1 dhe 2; njësia administrative Maminas, zona Karrec; rezervuari i Karrecit, njësia administrative Maminas, zona Metallë; rezervuari i Metallës dhe Karpenit; njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh; rezervuari i Callikës; njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies. Në total 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar.

    Në bashkinë Shkodër, është përcaktuar njësia administrative Shalë, fshati Theth; njësia administrative Shalë; fshati Nderlysaj, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam; njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheld; njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor. Në total, në këtë bashki janë 4420 hektar, që janë të gatshme për investim në këtë bashki. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë ato të zhvillimit ekonomik; industriale dhe turistike. Në fillim të muajit qeveria shpalli zonat e para me përparësi zhvillimi në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar, në kuadër të “Paketës së Maleve”.

  • Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve

    Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve

    Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro.
    Konkretisht, referuar vendimit të qeverisë, 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat, janë zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, zona e kurorës së fshatit Selixë; pjesë e njësisë administrative Komsi,  më një total prej 620 ha tokë.
    Në bashkinë Shijak, janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi, siç janë njësia administrative Maminas, zona Rubjek; rezervuari Rubjek 1 dhe 2;  njësia administrative Maminas, zona Karrec; rezervuari i Karrecit, njësia administrative Maminas, zona Metallë; rezervuari i Metallës dhe Karpenit; njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh;  rezervuari i Callikës; njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies.  Në total 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar.
    Në bashkinë Shkodër, është përcaktuar njësia administrative Shalë, fshati Theth; njësia administrative Shalë;  fshati Nderlysaj, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam; njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheld; njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor.  Në total, në këtë bashki janë 4420 hektar, që janë të gatshme për investim në këtë bashki.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë ato të zhvillimit ekonomik; industriale dhe turistike.
    Ndërkohë në fillim të muajit qeveria shpalli zonat e para me përparësi zhvillimi në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar, në kuadër të “Paketës së Maleve”.

  • VENDIMI – Qeveria shpall 3946 ha tokë si zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Bashkinë Shkodër

    VENDIMI – Qeveria shpall 3946 ha tokë si zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në Bashkinë Shkodër

    V E N D I MPËR
    SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
    a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
    2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike.
    4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shahinaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar, të rinjtë nuk e përballojnë më blerjen e një shtëpie

    Shahinaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar, të rinjtë nuk e përballojnë më blerjen e një shtëpie

    Gazetarja e ekonomisë dhe autorja e programit “Kush Paguan”, Flavia Shahinaj, e ftuar në një emision televiziv, komentoi të dhënat më të fundit të KeyData mbi çmimet e apartamenteve ekzistuese në Tiranë, duke theksuar se rritja e tyre ka prekur drejtpërdrejt jetën e familjeve shqiptare.

    Shahinaj u shpreh se shifrat nuk janë më thjesht tregues statistikore, por realitet të cilin qytetarët e ndeshin çdo ditë. Sipas saj, rritja drastike e çmimeve ka bërë pothuajse të pamundur që të rinjtë të blejnë një apartament, duke ndikuar në shtyrjen e martesave, uljen e lindshmërisë dhe rëndimin e buxhetit familjar.

    Duke iu referuar të dhënave historike të KeyData, Shahinaj solli një krahasim të çmimeve nga viti 2005 deri më sot:

    • Njësia nr. 1 (Shkozë, Sauk, Farkë, Bregas): nga 670 €/m² në vitin 2005 në 1522 €/m² sot.

    • Njësia nr. 2 (zona qendrore: Piramida, stadiumi, Pazari i Ri): nga 696 €/m² në 2005 në 2010 €/m² sot, një çmim që sipas saj është madje më i ulët se realiteti i tregut.

    • Njësia nr. 3 (Porcelan, Kinostudio): nga 512 €/m² në 2005 në 1503 €/m² sot, duke shënuar trefishim.

    • Njësia nr. 4 (Oxhaku, 5 Maji): nga 492 €/m² në 2005 në 1524 €/m² sot.

    • Njësia nr. 5 (Ish-Blloku, Liqeni Artificial, Komuna e Parisit, Kopshti Botanik): nga 692 €/m² në 2005 në 2153 €/m² në vitin 2025, megjithëse Shahinaj theksoi se çmimi real në këto zona është edhe më i lartë.

    Ajo nënvizoi se këto të dhëna i referohen vetëm apartamenteve ekzistuese, ndërkohë që çmimet e ndërtimeve të reja dhe kullave janë ndjeshëm më të larta.

    Shahinaj:

    Faktikisht, këto shifra janë reale. Nuk janë më thjesht të dhëna statistikore. Janë shifra reale që çdo familje shqiptare i ndesh përditë. Dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë tek grupmosha e të rinjve.

    Me rritjen e çmimeve është bërë e papërballueshme për ta që të blejnë një apartament, siç ka funksionuar më përpara. Një martesë, pastaj vinte blerja e apartamentit, fëmijët e me radhë.

    Dhe kjo ndikon të gjitha, tek martesat, te shtyrja e martesës, tek lindshmëria dhe te buxheti familjar, patjetër. Siç mund ta shohim, në vitin 2005, në zonën  tek njësia numër një, që përfshin Shkozë, Sauk, Farka, Bregas e të tjerë, ka qenë çmimi 670 metër katror sipas…
    Ka qenë 670 euro metri katror në 2005-ën dhe shohim që ka shkuar 1522.

    Shohim tek njësia numër 2 që përfshin në zonën qëndrore, Piramidën, stadiumin, Pazarin e Ri dhe në vitin 2005 ka qenë me 696 euro. Sot 2010 euro.

    Dhe të saktësoj diçka, sepse këto të dhëna janë për apartamentet që janë ekzistues. Apartamente ekzistues. Jo ndërtimet e reja apo kullat.

    Te stadiumi, Pazari i Ri nuk janë me 2000 euro domethënë. Madje dhe me 2000 euro është një shifër pak më e ulët se realiteti besoj. Kalojmë tek njësia bashkiake numër tre, që përfshin Porcelan, Kinostudio. Në 2005-ën ka qenë 512 euro për metër katror. Sot është 1503, domethënë drejtpërdrejt trefishim çmimesh. Në njësinë bashkiake numër…

    Domethënë te secila është 200-300 euro më shumë. Për ekzistueset, për apartamentet ekzistuese, kurse apartamentet e reja janë me çmime të tjera. Njësia bashkiake numër katër, që përfshin Oxhakun, 5 Majin.

    Në 2005-ën ka qenë 492 euro, sot është 1524. Pak më e vogël diferenca për këtë zonë. Okej. Njësia bashkiake numër pesë, zonë qendrore, ish-Blloku, Liqeni Artificial, Komuna e Parisit, Kopshti Botanik. Në 2005-ën ka qenë 692 euro. Sot në 2025-ën… 2153. Dhe prapë mendoj që është shumë më i lartë sesa 2153…
     

  • Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen

    Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen

    Qeveria shpalli në mbledhjen e saj të fundit 11 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore duke orientuar që turizmi, pjesa industriale dhe ekonomike të kenë orientim të qartë.Të parashikuara në katër vendime të veçanta sipas bashkive përkatëse jepen edhe detajet për zonat dhe sipërfaqet që përfshihen.Bashkia BelshTë parat janë zonat në Bashkinë Belsh ku përfshihen të paktën pesë zona.a) Zona nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 ha.b) Zona nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 ha.c) Zona nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 ha.ç) Zona nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8ha.d) Zona nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 ha. Bashkia ElbasanSë dyti është Bashkia Elbasan për të cilën janë propozuar katër zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.a) Zona nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89  ha.b) Zona nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 ha.c) Zona nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 ha.ç) Zona nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 ha. Bashkia Përmet dhe SkraparPër Bashkinë Përmet është vetëm një “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” konkretisht ajo nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 km².E njëjta gjë vlen edhe për Bashkinë Skrapar ku ka vetëm një zonë të shpallur, ajo nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 ha.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama mbledh strukturat e PS për Tiranën, nxjerr në terren “peshat e rënda” për të mbështetur Manastirliun…

    Rama mbledh strukturat e PS për Tiranën, nxjerr në terren “peshat e rënda” për të mbështetur Manastirliun…

    Rigels Seliman
    Kryeministri Edi Rama ka “ndezur motorët” për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse Erion Veliaj e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentit Begaj dhe ka kërkuar pezullim të procesit, kryeministri Rama duket i pashqetësuar në këtë aspekt. Për rreth 40 minuta, Edi Rama mblodhi dje strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Takimi mes Ramës dhe socialistëve të kryeqytetit, që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 17:40, u zhvillua në një prej hoteleve në qendër të Tiranës. Partia Socialiste ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Belinda Balluku është caktuar si drejtuesja e fushatës së PS për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Edhe pse pak ditë më parë deklaroi se Manastirliu e ka të sigurt fitoren, Rama nuk ka lënë njeri pa i kërkuar të dalë në terren, duke vënë në lëvizje gjithë peshat e rënda. Ai ka angazhuar plot 33 deputetë dhe ish-deputetë. Gazeta “SOT” mëson se kryeministri Rama u ka ndarë detyrat dhe zonat për ekipin e Tiranës. Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që është rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më herët, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme. Kështu, Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj do të jetë i angazhuar në Njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu do të angazhohet në Tiranë. Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, të cilën e ka pasur edhe më herët. Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8. Ndërsa Elisa Spiropali do të jetë e paangazhuar në këto zgjedhje të parakohshme të Tiranës, Rama nuk e ka deleguar në asnjë zonë. Por teksa mbledhja me strukturat zgjati 40 minuta, Edi Rama vijoi takimin me dyer të mbyllura vetëm me Ogerta Manastirliun dhe Belinda Ballukun.
    Drejtuesit e PS në Njësitë administrative të Tiranës:

    Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Njësia 1
    Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Njësia 2
    Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Njësia 3
    Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Njësia 4
    Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla – Njësia 5
    Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Njësia 6
    Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Njësia 7
    Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Njësia 8
    Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Njësia 9
    Fatmir Xhafa, Ermal Elezi – Njësia 10
    Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli – Njësia 11
    Xhemal Qefalia, Ornaldo Rakipi për zonat rurale
    Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Njësia 13 (Farkë)

    Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por Këshilli Bashkiak!
    Ndërkohë kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën që është futur në një debat kushtetues. Në mbledhjen me socialistët e mbajtur pasditen e djeshme te Hotel Tirana për zgjedhjet në Tiranë, Rama mësohet t’u jetë  drejtuar të vetëve duke thënë se: “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”. Konkretisht Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretin. Ky është komenti i parë që vjen nga kryeministri, në një kohë që dekreti për Tiranën ka hapur një kurs përplasjesh, në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Por teksa në konferencën e djeshme me gazetarët refuzoi të përgjigjej mbi përplasjen me Erion Veliajn, Rama ka folur në këtë mbledhje mbi këtë çështje. Përveç deklaratës se “Presidenti e ka dekretuar me vullnet të plotë datën e zgjedhjeve për Tiranën”, Rama mësohet se ka thënë gjithashtu: “Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn, por Këshilli Bashkiak”. Pra duket se Rama po tenton të lajë duart me këtë deklaratë, ndërkohë që harron se më 11 shtator në Asamblenë e PS, ishte ai që urdhëroi Këshillin Bashkiak të shkarkonte kryebashkiakun.
    Shkarkimi i Erion Veliajt dhe debati juridik për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës
    Megjithatë theksojmë se kryeministri duket se është i pashqetësuar nga lëvizjet që ka ndërmarrë Erion Veliaj, i cili bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet. Dy ditë më parë, avokatët e Veliajt iu drejtuan sërish Kushtetueses duke kërkuar pezullimin e dekretit të Begajt. Kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet edhe për kryeqytetin pavarësisht ankimimit të Veliajt me argumentin  se ankesën duket ta kishte bërë në Gjykatën Administrative, e jo në Kushtetuese. Këshilli i Ministrave shkarkoi më 25 shtator nga detyra me kërkesë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Erion Veliajn. 4 ditë më vonë kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Veliaj pretendon për një proces të parregullt ligjor, pasi jo vetëm nuk është dëgjuar, por sipas tij nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës, i cili parashikon se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet për shkak të shkeljeve të rënda. Veliaj thotë se jo vetëm që nuk ka shkelje të provuara, por edhe mungesa e tij në punë, që u bë shkak për shkarkim, nuk varet nga vullneti i tij. Edhe pse neni 115 pezullon shkarkimin e Veliajt, Begaj nuk priti Kushtetuesen dhe dekretoi datën 9 Nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë. Presidenca argumenton se pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj. Por teksa socialistët po vijojnë punën për zgjedhjet në Tiranë dhe kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate, nga ana tjetër opozita po vijon takimet negociuese për të përzgjedhur një kandidat të përbashkët.

  • EMRAT / Zëvendësohen administratorët në 7 njësi administrative në Durrës dhe Sukth

    EMRAT / Zëvendësohen administratorët në 7 njësi administrative në Durrës dhe Sukth

    Bashkia Durrës ka njoftuar zëvendësimin e administratorëve të njësive administrative të qytetit dhe të njësisë administrative Sukth, pas dorëheqjes së paraardhësve të tyre. Bëhet fjalë për 5 administratorët të Durrësit dhe një të Sukthit.
    Administratorët e rinj janë:
    Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
    Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani
    Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
    Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
    Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
    Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
    Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

  • Pas dorëheqjeve, Bashkia e Durrësit zgjidh administratorët e rinj – Emrat

    Pas dorëheqjeve, Bashkia e Durrësit zgjidh administratorët e rinj – Emrat

    Bashkia e Durrësit ka njoftuar këtë të premte emrat e administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit dhe të njësisë administrative Sukth.
    Procesi i emërimeve të reja erdhi pas dorëheqjeve të administratorëve të mëparshëm të njësive administrative të Durrësit.
    Lista e administratorëve të rinj në njësitë administrative të Durrësit është si më poshtë:
    Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
    Njësia Administrative Nr. 1 – Pranvera Gagani
    Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
    Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
    Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
    Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
    Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

  • Pas kërkesës së Ramës, dorëhiqen dhe krerWt e 6 njësive në Bashkinë e Durrësit

    Pas kërkesës së Ramës, dorëhiqen dhe krerWt e 6 njësive në Bashkinë e Durrësit

    Bashkia e Durrësit

    DURRËS- Bashkia e Durrësit ka njoftuar se vijon procesi i emërimit të drejtorëve të dorëhequr. Sipas asaj që bën me dije Bashkia, janë dorëhequr kryetarët e 6 Njësive Administrative të Bashkisë Durrës për qytetin dhe kreu i Njësisë së Sukthit. Bashkia ka konfirmuar dorëheqjet dhe zëvendësimin nga 7 emra të tinj në detyrë, teksa vetë ky institucion ka publikuar edhe emrat. 
    Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:
    “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të qytetit të Durrësit kanë dhënë dorëheqjet dhe janë zëvendësuar. Administratorët e sapoemëruar në njësitë administrative të qytetit të Durrësit dhe njësisë administrative Sukth janë:
    -Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
    -Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani
    -Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
    -Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
    -Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
    -Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
    -Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj
    Kjo lëvizje në Bashkinë e Durrësit vjen pas shkarkimeve në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të Ramës. Kryeministri zhvilloi një vizitë në Bashkinë Durrës, më 8 korrik, ku kërkoi largimin e drejtuesve nga detyra./ZËRI