Tag: njerku

  • Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë, lihen në burg njerku dhe 2 personat që përdorën videot për shantazh

    Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë, lihen në burg njerku dhe 2 personat që përdorën videot për shantazh

    Foto ilustruese

    GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftin dhe Pajtim Bagën, pasi dyshohet se janë përfshirë në abuzimin seksual të së miturës S.K, ndërsa video të saj intime janë përdorur për të shantazhuar punonjësin e policisë Artur Ago. E mitura, që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, punonjës policie, ka pasur një lidhje me shtetasin Kristian Prifti. Ky i fundit, ka përdorur një video intime të 16-vjeçares, me punonjësin e policisë Ago, për ta shantazhuar këtë të fundit, duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh. Ago deri tani nuk është mundur që të arrestohet nga ana e policisë, ndërsa u shpall në kërkim pas ngjarjes.

    Zbulimi i abuzimit
    Një rast tronditës u raportua pak ditë më parë në Këlcyrë të Përmetit, ku efektivi i policisë Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka abuzuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeç. E gjithë ngjarja u zbulua përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për video me përmbajtje intime, të cilat polici 56-vjeçar ia kishte dërguar të miturës.
    Videot në fjalë përfunduan në duart e të dashurit aktual të vajzës, i cili sëbashku me një person tjetër kanë shantazhuar policin Artur Ago, kundrejt shumës 1 000 000 lekë. Efektivi i policisë nuk ka pranuar dhe është arratisur nga Kakavija drejt Greqisë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa, njerku dhe dy personat e tjerë të përfshirë janë arrestuar. Ndërkohë, e mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

  • 16-vjeçarja ka qenë në një trekëndësh abuzimi, gazetari i “Top Story”: Për tre vite ndodhej mes dy zjarresh, abuzohej nga partneri, njerku e polici

    16-vjeçarja ka qenë në një trekëndësh abuzimi, gazetari i “Top Story”: Për tre vite ndodhej mes dy zjarresh, abuzohej nga partneri, njerku e polici

    16-vjeçarja në Këlcyrë është abuzuar nga katër persona, përfshirë njerkun dhe partnerin e saj për tre vite rresht, raportoi gazetari Eraldo Harlicaj sonte në “Top Story”.

    Është një trekëndësh abuzimi, tha ai.
    “Fillimisht mendohet se është abuzuar nga njerku. Në të njëjtën kohë, ka pasur marrëdhënie paralele me një 46-vjeçar, që së bashku me shokun, e ka detyruar të bëjë biseda erotike. Në këtë formë, i kanë bërë presion një oficeri tjetër policie në Këlcyrë. Vajza është abuzuar që 13 vjeçe”.
    Vajza ka qenë mes dy zjarreve, nga njëra ana nga njerku dhe partneri dhe nga ana tjetër nga policia, raportoi Harlicaj.
    “Vajza qëndron tani te shërbimet sociale në Gjirokastër, është e sigurt së bashku me nënën. Nëna pretendon se nuk ka pasur dijeni. Po bëhen të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore”.

    Top Channel

  • E rëndë në Këlcyrë/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në kërkim dhe një polic tjetër

    E rëndë në Këlcyrë/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në kërkim dhe një polic tjetër

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, i cili ishte edhe punonjës policie. Filimisht ngjarja u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, duke alarmuar opinionin publik dhe autoritetet. Menjëherë pas publikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër nisi hetimet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Konkretish rasti u zbulua përmes disa videove me përmbajtje intime, që ishin shpërndarë në mënyrë virtuale dhe ishin në posedim të disa të rinjve, shokë të përbashkët të 16-vjeçares me iniciale S.K.
    Lidhur me ngjarjen tre persona janë në vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht në ngjarje rezulton të jetë i përfshirë edhe një polic tjetër. Në pranga ka rënë njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht për rreth 3 vjet, të miturën. Gjithashtu u vunë në pranga edhe shtetasi K. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime.
    Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Sipas njoftimit po punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.
    E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe pesë celularë. Sakaq, Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër/ Arrestohen katër të dyshuarit. Mes tyre njerku, punonjës i Policisë

    Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër/ Arrestohen katër të dyshuarit. Mes tyre njerku, punonjës i Policisë

    Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi.

    Hetimet kanë zbuluar se vajza e mitur është abuzuar nga njerku i saj, një 55-vjeçar, që rezulton të jetë punonjës i Policisë së Përmetit, dhe që u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.
    Sipas uniformave blu, e mitura është abuzuar nga njerku për rreth 3 vite. Në prangat e policisë ka rënë edhe një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën, si dhe shoku i tij, 27 vjeç. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër efektiv të Policisë së Tepelenës, një 53-vjeçar, i cili dyshohet po ashtu se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Pas publikimit të informacioneve në media të dy efektivët janë pezulluar nga detyra.
    Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se 27-vjeçari dhe shoku i tij 46-vjeçar, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar dhe detyruar të bënte një video regjistrim, në muajin gusht të këtij viti, me 53-vjeçarin punonjës policie në Tepelenë, ku ky i fundit shfaqej në momente intime. Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, me këtë video, ata kanë shantazhuar efektivin e policisë, duke i kërkuar një shumë parash prej 12 mijë eurosh në këmbim, që të mos e publikonin. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, ndërsa ndaj dy efektivëve të policisë akuza e “Ngacmimit seksual”.

    Top Channel

  • Tronditëse/ Njerku ngacmon seksualisht vajzën e partneres, e mitura e denoncon në polici

    Tronditëse/ Njerku ngacmon seksualisht vajzën e partneres, e mitura e denoncon në polici

    Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, aty ku 55-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar vajzën e bashkëjetueses.

    14-vjeçarja është ngacmuar nga njerku i saj, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka kontatuar abuzimin.
    Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.
    Nëna dyshohet se e ka kapur teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme në një banesë tjetër.
    Pas kësaj, partneri i saj ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij.
    Nëna së bashku me vajzën kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për ngacmimin seksual, teksa 14-vjeçarja që prej ditës së djeshme po i qëndron të njëjtit version.
    55-vjeçari me inciale B. B., është arrestuar që prej ditës së djeshme.