Tag: njeriut

  • Ambasadorja e Kanadasë pjesë e festimeve të ‘Tirana Pride 2025’: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë

    Ambasadorja e Kanadasë pjesë e festimeve të ‘Tirana Pride 2025’: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë

    Ambasadorja e Kanadasë në vendin tonë, Elissa Golberg udhëhoqi sot delegacionin kanadez në Paradën e Krenarisë në Tiranë, duke marshuar krah mbështetësve të të drejtave të komunitetit LGBTQ në Shqipëri.
    Pjesëmarrja e Ambasadës thekson përkushtimin e palëkundur të Kanadasë për të promovuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të barabarta.
    “Në Kanada, vlerësojmë diversitetin dhe gjithpërfshirjen”, tha Ambasadorja Golberg. “Jemi të vendosur të eliminojmë diskriminimin dhe të mbrojmë barazinë. Përkushtimi ynë ndaj të drejtave të njeriut shkon përtej kufijve tanë dhe jemi krenarë që bashkëpunojmë me Shqipërinë në arenën ndërkombëtare—përfshirë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut—si dhe në nivel kombëtar, ndërsa ajo vijon të forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale”, vijohet më tej.
    Kanadaja në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile shqiptare, mbështet nisma që synojnë forcimin e kuadrit ligjor për të drejtat e njeriut, qeverisjen demokratike, promovimin e barazinë gjinore, pjesëmarrjen e grave, të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe promovimin e një kulture respekti përmes edukimit mbi të drejtat e njeriut.

    Në vitin 2024, Kanadaja mbështeti edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) dhe për herë të parë, të bashkëpunojë me Maratonën e Filmit Queer në Tiranë. Këto partneritete ofruan mundësinë për të prezantuar filma të prodhimit kanadez që theksojnë diversitetin dhe ndihmojnë në zgjerimin e kuptimit për identitetet e ndryshme.
    “Të drejtat e njeriut janë themeli i paqes dhe sigurisë”, sikurse theksoi së fundmi Kryeministri ynë i sapozgjedhur, Mark Carney, forca e Kanadasë buron nga fakti që njerëzit mund të jenë vetvetja dhe të duan kë të duan. Duke mbrojtur komunitetet e margjinalizuara dhe duke promovuar gjithpërfshirjen, Kanadaja mund të ndihmojë në ndërtimin e një bote ku të gjithë mund të jetojnë me krenari dhe dinjitet”, përfundoi Ambassadorja Golberg.
    Në Tiranë u organizua sot (24 maj) parada e komunitetit LGBT+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen. I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili tha se nuk duhet që të ketë diskriminim ndaj këtij komuniteti.

  • Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

    Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

    Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera evropiane – Austria, Belgjika, Republika Çeke, Polonia dhe vendet baltike – i janë bashkuar në një letër të përbashkët ku shprehin kundërshtimin ndaj interpretimit aktual të Konventës për të Drejtat e Njeriut nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, veçanërisht për çështjet që lidhen me migracionin.

    Në letër, vendet theksojnë nevojën për një debat të ri rreth mënyrës se si po zbatohen të drejtat, duke vënë në dukje se “ajo që dikur ishte e drejtë, mund të mos jetë zgjidhja nesër”.
    Ata theksuan se migracioni i parregullt ka qenë një problem serioz për Evropën gjatë dekadave të fundit, por shtuan se shumë prej emigrantëve kanë ardhur përmes rrugëve ligjore, janë integruar në shoqëri, kanë mësuar gjuhët dhe kontribuojnë në vendet pritëse.
    Nga ana tjetër, u theksua se disa emigrantë kanë zgjedhur të mos integrohen dhe madje janë përfshirë në veprimtari kriminale, duke rrezikuar kështu besimin dhe stabilitetin social të vendeve pritëse.
    Në një pasazh të ashpër, letra kritikonte interpretimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për kufizimin e lirisë së shteteve për të marrë vendime politike mbi migracionin, duke vënë në rrezik mbrojtjen e shoqërive demokratike dhe popullatave të tyre.
    Udhëheqësit e këtyre vendeve u shprehën se qëndrojnë “në linjë me shumicën e qytetarëve evropianë” dhe synojnë të “rivendosin ekuilibrin e duhur” në këtë çështje.
    Ky reagim vjen në një kohë kur migracioni mbetet një temë kyçe dhe e nxehtë në zgjedhjet në Evropë, ku qytetarët shprehin gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj mungesës së veprimeve të qarta për të adresuar problemet migratore. Situata e Gjermanisë dhe Polonisë është shembull i qartë i këtij trendi.

    Top Channel

  • 12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum: Mundësi e shkëlqyer për të kontribuar për vendin, por më duhej të ruaja identitetin tim personal

    12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum: Mundësi e shkëlqyer për të kontribuar për vendin, por më duhej të ruaja identitetin tim personal

    Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka dhënë një rrëfim për jetën personale dhe profesionale në një panel në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve, që po mbahet në Tiranë.

    Linda Rama: Të jesh krah Edit këto 12 vite, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Sa i takon profilit, e gjitha jeta ime është fokusuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit, për rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar, përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave dhe i ndryshimit të jetëve të njerëzve. Ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj, qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj, njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit.
    Në fillim, mendoja se do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim, por më pas kuptova që më duhej të ruaja identitetin tim personal.
    Ishte e vështirë të tejkaloja skepticizmin e njerëzve, u thosha do të je i njëjti person si më parë, por ishte e vështirë për ta ta besonin. Unë nuk kam pasur një dado, gatuaja vetë. Për njerëzit ishte e vështirë ta besonin.

    Top Channel

  • Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për ‘rritje’ të vdekjeve të punëtorëve migrantë në Arabinë Saudite

    Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për ‘rritje’ të vdekjeve të punëtorëve migrantë në Arabinë Saudite

    Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po paralajmërojnë për një rritje shqetësuese të vdekjeve të punëtorëve migrantë të ndërtimit në Arabinë Saudite, ndërsa vendi përgatitet të presë Kupën e Botës në vitin 2034. Human Rights Watch dhe FairSquare kanë publikuar sot raporte që tregojnë se shumë nga këto vdekje janë rezultat i aksidenteve të parandalueshme në vendin e punës dhe shpeshherë raportohen gabimisht si “vdekje natyrale”, pa kompensim për familjet.

    Sipas këtyre grupeve, miliona punëtorë migrantë janë angazhuar në ndërtimin e 11 stadiumeve të reja, një rrjeti të gjerë hekurudhor dhe mijëra dhomave hoteli. Drejtoresha e Iniciativave Globale në Human Rights Watch, Minky Worden, paralajmëroi se kjo mund të bëhet Kupa e Botës me koston më të lartë njerëzore deri më sot.

    Alarmi për shkeljet e të drejtave të punëtorëve u ngrit vetëm një ditë pas vizitës së Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Arabinë Saudite, së bashku me ish-presidentin amerikan Donald Trump, në një forum investimesh. FIFA thotë se është e angazhuar për të drejtat e njeriut, por Human Rights Watch e akuzon për dështim në nxjerrjen e mësimeve nga tragjeditë që ndodhën para Kupës së Botës 2022 në Katar.

    Raporti i HRW përmban dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e 31 punëtorëve të vdekur nga Bangladeshi, India dhe Nepali, që humbën jetën në rrethana të rënda pune si rënie nga lartësi, goditje elektrike apo aksidente me makineri të rënda. Temperatura e lartë përbën një tjetër rrezik shtesë për sigurinë e tyre.

    Një rast i dokumentuar është ai i Muhammad Arshad, një punëtor ndërtimi nga Pakistani, i cili humbi jetën në një kantier në qytetin Al Khobar – vdekja e parë e lidhur me projektet për Kupën e Botës 2034. Ndërkohë, sindikata globale e punëtorëve të ndërtimit, BWI, flet për një “rritje alarmante” të aksidenteve, duke fajësuar neglizhencën sistematike dhe mungesën e mbikëqyrjes.

    Autoritetet saudite rrallë kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, ndërsa raporti i FairSquare kritikon mungesën e një sistemi funksional mjekësor dhe politik që të mbrojë jetën e punëtorëve. Bashkëdrejtori i FairSquare, James Lynch, i quajti politikat e FIFA-s për të drejtat e njeriut një “mashtrim”, ndërsa theksoi se shumë familje humbasin të afërmit e tyre pa marrë kurrë përgjigje apo kompensim.

    FIFA thotë se planifikon të krijojë një sistem të ri për mirëqenien e punëtorëve dhe vendosjen e standardeve të detyrueshme për projektet e ndërtimit, por nuk ka ofruar detaje konkrete mbi funksionimin e tij. Human Rights Watch i bën thirrje autoriteteve saudite dhe FIFA-s që çdo vdekje të hetohet dhe familjet të kompensohen në mënyrë të drejtë.

  • Kurti thirrje QUINT-it: Kosova meriton anëtarësim në Këshillin e Evropës

    Kurti thirrje QUINT-it: Kosova meriton anëtarësim në Këshillin e Evropës

    Në një takim diplomatik të profilit të lartë të zhvilluar në Prishtinë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve të QUINT-it dhe Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që të mbështesin përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës — një nga organizatat më të rëndësishme kontinentale për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.I shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, Kurti e cilësoi anëtarësimin si një test kyç për integritetin dhe koherencën e vlerave evropiane në rajone ku sfidat politike mbeten të forta.“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës kanë konfirmuar tashmë se Kosova i përmbush kriteret ligjore dhe institucionale,” tha Kurti, sipas një njoftimi të Kryeministrisë. “Vazhdimi i këtij procesi do të dërgonte një mesazh të qartë se reformat demokratike dhe përkushtimi ndaj vlerave evropiane gjejnë mbështetje të vërtetë.”Në fokus të takimit ishte edhe shqetësimi i qeverisë për pasojat që sjell vonesa e anëtarësimit, sidomos në drejtim të të drejtave të njeriut. Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës — përfshirë komunitetet joshumicë dhe grupet më të ndjeshme — po privohen nga qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.“Kjo qasje është një mekanizëm thelbësor për të drejtat individuale dhe llogaridhënien demokratike. Mungesa e saj është një padrejtësi që nuk mund të vazhdojë më,” theksoi ai.Ndërsa në sfondin politik të rajonit mbizotëron pasiguria, dhe përpjekjet për stabilitet dhe integrim janë sfiduar nga tensionet e kohëve të fundit, autoritetet në Prishtinë po kërkojnë sinjale të qarta nga partnerët perëndimorë për të treguar se rruga drejt Evropës është e hapur për të gjithë ata që punojnë për demokraci.Takimi gjithashtu shërbeu për të diskutuar ecurinë e Kosovës në procesin më të gjerë të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një takim diplomatik të profilit të lartë të zhvilluar në Prishtinë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve të QUINT-it dhe Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që të mbështesin përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës — një nga organizatat më të rëndësishme kontinentale për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.I shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, Kurti e cilësoi anëtarësimin si një test kyç për integritetin dhe koherencën e vlerave evropiane në rajone ku sfidat politike mbeten të forta.“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës kanë konfirmuar tashmë se Kosova i përmbush kriteret ligjore dhe institucionale,” tha Kurti, sipas një njoftimi të Kryeministrisë. “Vazhdimi i këtij procesi do të dërgonte një mesazh të qartë se reformat demokratike dhe përkushtimi ndaj vlerave evropiane gjejnë mbështetje të vërtetë.”Në fokus të takimit ishte edhe shqetësimi i qeverisë për pasojat që sjell vonesa e anëtarësimit, sidomos në drejtim të të drejtave të njeriut. Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës — përfshirë komunitetet joshumicë dhe grupet më të ndjeshme — po privohen nga qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.“Kjo qasje është një mekanizëm thelbësor për të drejtat individuale dhe llogaridhënien demokratike. Mungesa e saj është një padrejtësi që nuk mund të vazhdojë më,” theksoi ai.Ndërsa në sfondin politik të rajonit mbizotëron pasiguria, dhe përpjekjet për stabilitet dhe integrim janë sfiduar nga tensionet e kohëve të fundit, autoritetet në Prishtinë po kërkojnë sinjale të qarta nga partnerët perëndimorë për të treguar se rruga drejt Evropës është e hapur për të gjithë ata që punojnë për demokraci.Takimi gjithashtu shërbeu për të diskutuar ecurinë e Kosovës në procesin më të gjerë të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.

  • Rama: Basha, u dashurua me veten. Shembulli, se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe…

    Rama: Basha, u dashurua me veten. Shembulli, se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe…

    Në “Real Story” në ABC News, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryetarit të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si shembullin e planprishjes.
    Gjithashtu theksoi se është ndër personat që nuk ka fituar asnjëherë, por të gjitha gjërat i janë dhuruar dhe pavarësisht kësaj nuk ka ditur t’i vlerësojë, por “ i ka hedhur në lumë”
    “Nuk e mban dot përgjegjësinë që të udhëheqë në kushtet kur duhet t’i vendosë të gjitha pa pasur të tjerë për të vendosur për të. U fik. Dhe pati një moment që i pëlqeu vetja në ekstrem. Më harroi mua dhe u mrekullua pas vetes vet. Ndoshta ngaqë kishte menduar që unë e kisha harruar përgjithmonë. Humbi dhe kam shumë frikë…Ai është një shembull i jashtëzakonshëm se si njeriut mund t’i dhurohen të gjitha dhe t’i hedhë të gjitha dhuratat në lumë”.

  • Organizata evropiane e të drejtave të njeriut i kërkon Greqisë t’i japë fund ‘kthimeve’ të emigrantëve

    Organizata evropiane e të drejtave të njeriut i kërkon Greqisë t’i japë fund ‘kthimeve’ të emigrantëve

    Greqisë i është kërkuar të zbatojë masa mbrojtëse më të forta ligjore në kufijtë e saj dhe të miratojë një “qasje me tolerancë zero ndaj kthimeve të shkurtra”, ndërsa raportet për deportime të paligjshme të emigrantëve vazhdojnë përballë kritikave në rritje ndërkombëtare, tha Këshilli i Evropës (KiE).

    Michael O’Flaherty, komisioneri i KiE-së për të drejtat e njeriut, lëshoi ​​rekomandimet pas një vizite në Greqi në shkurt.

    “Komisioneri është i shqetësuar për akuzat e marra gjatë vizitës së tij në lidhje me praktikat e vazhdueshme të kthimeve të shkurtra — të referuara edhe si ‘kthime prapa’, ose ‘kthime të detyruara joformale’ — si në kufijtë tokësorë, ashtu edhe në ata detarë”, thuhet në një memorandum.

    “Kthimi i njerëzve pa kryer një procedurë identifikimi individual i pengon shtetet anëtare të përcaktojnë nëse mund t’i kthejnë ata, në vende ku shkelen të drejtat e njeriut.”

    Por deklarata shtoi se, O’Flaherty kishte vënë në dukje se numri i akuzave kishte rënë në muajt e fundit.

    Athina i ka mohuar vazhdimisht akuzat për shtyrje, duke pohuar se masat e saj të kontrollit kufitar janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

    Në një përgjigje me shkrim drejtuar komisionerit, Policia Greke tha se oficerët e saj janë të përfshirë vetëm në “parandalimin ligjor të kalimeve të paligjshme të kufirit, ndërsa migrantët janë ende në territorin turk dhe nuk kanë mbërritur ende në Greqi”.

    Akuzat për shtyrje morën rëndësi ligjore pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi kundër Greqisë në janar, duke gjetur se Athina kishte shkelur konventat evropiane të të drejtave të njeriut, duke dëbuar sistematikisht migrantët pa një proces të rregullt ligjor.

    Ndërkohë, qeveria greke po shtrëngon politikat e saj të migracionit.

    Ministri i Migracionit, Makis Voridis, ka njoftuar planet për të zgjatur periudhën maksimale të ndalimit për azilkërkuesit e refuzuar nga 18 në 24 muaj.

    “Emigranti i paligjshëm, kërkesa e të cilit për azil refuzohet dhe i cili megjithatë nuk largohet për në vendin e tij, do të përballet me një mjedis institucional shumë më të pafavorshëm sesa ai që ekziston sot — në thelb për të inkurajuar largimin vullnetar”, tha Voridis për kanalin televiziv Action 24.

    Të martën, roja bregdetare raportoi shpëtimin e 158 emigrantëve nga tre gomone në jug të ishullit të Kretës, me ndihmën e anijeve tregtare aty pranë dhe Frontex, agjencisë së mbrojtjes së kufijve të BE-së.

    Muajin e kaluar, Frontex tha gjithashtu se po hetonte shkelje të shumta të dyshuara të të drejtave të njeriut nga Greqia, në mënyrën se si ajo merret me imigracionin e paligjshëm.

    Frontex tha se po heton 12 incidente të dyshuara serioze, që ndodhën kryesisht në vitin 2024, por nuk dha detaje të mëtejshme.

    Një zëdhënës i agjencisë, Chris Boroëski, tha se kohët e fundit ajo kishte përmirësuar mekanizmin e ankesave.

    “Aktualisht, Zyra për të Drejtat Themelore po shqyrton 12 raporte aktive për incidente serioze që lidhen me Greqinë. Secili po shqyrtohet plotësisht”, tha ai./ Euronews.

  • Kompjuteri i parë në botë që kombinon trurin e njeriut me silikonin është në dispozicion

    Një startup australian ka prezantuar kompjuterin e parë komercial biologjik në botë që funksionon me qeliza të gjalla të trurit të njeriut.

    Kompania Cortical Labs, me qendër në Melbourne, nxori CL1 në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë këtë javë, duke e përshkruar atë si një “trup në kuti” që ka potencialin të revolucionarizojë inteligjencën artificiale (IA) dhe robotikën.

    Ky kompjuter përdor neurone të rritura në laborator që zhvillohen mbi një çip silikoni, duke i lejuar ato të dërgojnë dhe të marrin impulse elektrike.

    Ky sistem më pas integrohet me Sistemin Operativ të Inteligjencës Biologjike (biOS) të Cortical Labs, përmes të cilit përdoruesit mund të implementojnë kod përmes neuroneve dhe të kryejnë detyra kompjuterike.

    Një sistem i brendshëm mbështetës jete me pompa, gaz dhe kontroll temperature i mban neuronet gjallë deri në gjashtë muaj.

    “Një mënyrë e thjeshtë për ta përshkruar do të ishte si një trup në një kuti,” tha Brett Kagan, drejtori shkencor i Cortical Labs, për New Atlas.

    Sistemi biologjik është në gjendje të mësojë dhe përshtatet më me efikasitet se kompjuterët tradicionalë me bazë silikoni, duke përdorur gjithashtu shumë më pak energji.

    Një version i hershëm i kompjuterit, që përmbante 800,000 neurone njerëzore dhe të miut në një çip, mësoi vetë të luante lojën video Pong.

    Një artikull i publikuar në revistën Cell theksonte se neuronet mësuan dhe shfaqën një lloj ndjeshmërie kur ishin të përfshira në botën e simuluar të lojës.

    Kompania pretendon se ka vendosur masa mbrojtëse për të adresuar shqetësimet etike në lidhje me ndërgjegjen dhe ndjeshmërinë, megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje. The Independent i është drejtuar Cortical Labs për komente.

    “Neuroni është vetë-programues, pafundësisht fleksibël, dhe rezultat i katër miliardë vjetëve të evolucionit,” thuhet në faqen zyrtare të Cortical Labs.

    “Teknologjia jonë bashkon biologjinë me kompjuterikën tradicionale për të krijuar makinën përfundimtare të të mësuarit… Ndryshe nga IA-ja tradicionale, sistemet tona nervore kërkojnë minimum energjie dhe të dhëna stërvitore për të zotëruar detyra komplekse.”

    Cortical Labs tha se kompjuterët e parë CL1 do të jenë gati për t’u dërguar te klientët në qershor, me një çmim prej rreth 35,000 dollarë për njësi.

    “Sot është përmbushja e një vizioni që ka frymëzuar Cortical Labs për gati gjashtë vjet,” tha dr Hon Weng Chong, themelues dhe CEO i kompanisë.

    “Qëllimi ynë afatgjatë ka qenë demokratizimi i kësaj teknologjie, duke e bërë atë të qasshme për studiuesit pa pasur nevojë për pajisje ose softuer të specializuar. CL1 është realizimi i këtij qëllimi.

    “Ndërsa njoftimi i sotëm është jashtëzakonisht emocionues, ai është vetëm themelet për fazën tjetër të inovacionit. Ndikimi i vërtetë dhe pasojat reale do të vijnë nga çdo studiues, akademik apo novator që ndërton mbi këtë teknologji.” / The Independent – Syri.net

  • ‘Pasardhës i gjysmëopingës’, Tomor Alizoti i përgjigjet Ramës: Ti je dhe do mbetesh një delenxhi

    ‘Pasardhës i gjysmëopingës’, Tomor Alizoti i përgjigjet Ramës: Ti je dhe do mbetesh një delenxhi

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti “Ludovik”, duke i bërë një krahasim me një personazh filmi. Në një postim të gjatë, Alizoti i është përgjigjur me tone të ashpra dhe gjuhë të drejtpërdrejtë.
    Ai përmendi filozofin gjerman Fridrih Niçe dhe kontrastin mes njeriut dhe shtazës, duke shtuar se për një person si Rama nuk ka kuptim të përdorë filozofi, pasi “ai kupton vetëm vulgaritetin”.
    “Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur.Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjinatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin.”
    Alizoti më tej e akuzon Ramën për jetesë luksoze dhe lidhje me korrupsionin:“Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur t’i firmos vjedhjet.”
    Në përfundim të reagimit të tij, Alizoti e përforcon mesazhin me një sulm personal:“Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë.”

  • Tamar Kinzurashvili merr Çmimin e DW për Lirinë e Fjalës

    Tamar Kinzurashvili merr Çmimin e DW për Lirinë e Fjalës

    Kur Gjeorgjia shpalli pavarësinë në vitin 1991, Tamar Kinzurashvili e kishte të qartë se ajo do të angazhohej në mënyrë aktive për demokracinë në të ardhmen. “Nën patronazhin e Bashkimit Sovjetik, ne nuk kishim zërin tonë, ishim të varur nga një sistem totalitar”, shprehet ajo për DW. “Por në një shtet demokratik, të gjithë qytetarët duhet ta mbajnë nën kontroll qeverinë për të ruajtur lirinë tonë. Media ka një përgjegjësi të veçantë për të siguruar ndarjen e pushteteve.” Kinzurashvili punoi si gazetare. Sot ajo është drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit joqeveritar për Zhvillimin e Medias në kryeqytetin Tbilisi me fokus tek mbrojtja e lirive e të drejtave të njeriut. Aty ajo mban seminare për verifikimin e fakteve në gazetari dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Por puna po bëhet gjithnjë e më e vështirë në Gjeorgjinë gjithnjë e më represive. Për angazhimin e saj, DW e nderon këtë vit 55-vjeçaren me çmimin e Lirisë së Fjalës.

    Deutsche Welle e jep këtë çmim për gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut që nga viti 2015 për të drejtuar vëmendjen aty ku liria e shtypit është e kufizuar si edhe tek situata alarmante e të drejtave të njeriut në shumë rajone të botës. Drejtori i Përgjithshëm i DW Peter Limbourg tha se Kinzurashvili e mori çmimin për angazhimin e saj të vendosur në luftën kundër disinformimit në Gjeorgji. “Përpjekjet e saj për të luftuar propagandën e brendshme dhe nga jashtë janë thelbësore për lirinë e shtypit e të shprehjes, si dhe besimin në median e lirë”, tha Limbourg. “Vendi është aktualisht në një udhëkryq: një parlament pa një opozitë aktive, një proces i ngrirë i anëtarësimit në BE dhe ligje të reja autoritare të medias, të ngjashme me ato që njohim tashmë nga Rusia.”

    Presion në rritje – edhe ndaj Kinzurashvilit

    Kinzurashvili ndihet sot në Gjeorgji më e kërcënuar se kurrë më parë. “Qeveria përpiqet të shpikë diçka të re çdo ditë për të na penguar të bëjmë punën tonë,” thotë ajo. Vitin e kaluar, partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, e cila është në pushtet që nga viti 2012 dhe konsiderohet e afërt me Moskën, miratoi të ashtuquajturin Ligji për Transparencën e Ndikimit të Huaj: Mediat dhe organizatat joqeveritare (OJQ) që marrin të paktën 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë duhet të regjistrohen zyrtarisht si “agjentë të huaj”. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata përballen me gjobë dhe, pas ndryshimit të ligjit, së shpejti edhe me burgim. Në të ardhmen, ligji do të prekë edhe individët. Fondacioni i Kinzurashvilit financohet tërësisht nga jashtë. Megjithatë, ajo refuzon të regjistrohet. “Qëllimi i legjislacionit të ri është të minojë besimin në punën tonë,” thekson Kinzurashvili. “Në një kohë që kemi nevojë për informacion të besueshëm për të marrë vendimet e duhura. Kështu funksionon demokracia.”

    Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ligjit. Vendimi i qeverisë nëntorin e kaluar për të pezulluar procesin e pranimit në BE nxiti protesta të reja. Vetëm një vit më parë, vendi ishte caktuar një kandidat për anëtarësim. Deri më sot, rregullisht zhvillohen demonstrata kundër politikave të qeverisë të perceptuar si autoritare. Presioni i drejtpërdrejtë po rritet edhe ndaj Kinzurashvilit. Individë të maskuar në mënyrë të përsëritur kanë dëmtuar hyrjen e zyrave të saj dhe e kanë ofenduar Kinzurashvilin dhe kolegët e saj si “fashistë pseudo-liberalë”. “Na kanë telefonuar dhe fyer edhe në mes të natës. Kanë telefonuar familjen time, bashkëshortin dhe vajzën time” shprehet Kinzurashvili. Tani shoqata e saj, së bashku me organizata të tjera joqeveritare e ka paditur ligjin për agjentët e huaj para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Nga gazetare në verifikuese faktesh

    Gazetarja, e lindur në vitin 1970 në një familje të shtresës së mesme në Tskaltubo, Gjeorgjinë perëndimore ka jetuar kohët e trazuara të vendit të saj. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në Gjeorgji plasi lufta civile. Rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore e shpallën veten republika të pavarura.  Rusia ishte një nga vendet e pakta që njohu këtë pavarësi në vitin 2008 dhe vendosi mijëra ushtarë. Në kohën e ndryshimit, Kinzurashvili studioi gazetari në universitetin shtetëror në kryeqytetin Tbilisi. Nga viti 1994 punoi si reportere në gazetën e parë të pavarur në vend, “Droni”. Ajo intervistoi personalitete si Eduard Shevardnadze, President i Gjeorgjisë nga viti 1995 deri në 2003 dhe më parë Ministër i Jashtëm sovjetik. Kinzurashvili më vonë u bë drejtuese e departamentit politik dhe zëvendëskryeredaktore e “Droni”. Në kuadër të një programi bursash, ajo punoi edhe në media perëndimore, duke përfshirë agjencinë e lajmeve Reuters në Londër dhe gazetën Deseret News në Salt Lake City, SHBA. “Kjo më mësoi se si të bëja gazetari të pavarur – në fund të fundit, ne nuk kishim përvojë me të në Gjeorgji,” kujton ajo. Më vonë ajo u bë drejtoreshë e përgjithshme e radiotelevizionit shtetëror GPB.

    Por që nga viti 2014, Kinzurashvili i është përkushtuar tërësisht luftës për informacione të besueshme dhe lirisë së shtypit. “Në fillim, verifikimi i fakteve nuk ishte i nevojshëm si sot, në fund të fundit, media e bënte punën e saj”, thotë ajo. “Por me teknologjitë e reja çdo qytetar mund të përhapë informacionin – kështu që secili prej nesh duhet të dijë të dallojë faktet nga lajmet e rreme. Të kontrollosh informacionin do të thotë të kesh fuqi, dhe aktualisht, institucione, qeveri, autokratë dhe korporata të fuqishme përpiqen të manipulojnë opinionin publik.” Më shumë se 300 njerëz kanë marrë pjesë tashmë në seminaret e saj mbi lirinë e shtypit, luftën kundër disinformimit dhe gjuhës së urrejtjes – ndër të tjera edhe si pjesë e projektit “Myth Detector Labs” të themeluar në vitin 2017 me Akademinë e Deutsche Welles. Kinzurashvili është gjithashtu docente private për etikën e medias dhe metodat e propagandës në Universitetin Ilia në Tbilisi. 

    Çmimi i DW i i jep Kinzurashvilit kurajë

    Mbështetja ndërkombëtare ka shumë rëndësi tani për të. Kinzurashvili aktualisht po merr pjesë në një program bursash gjashtëmujore në Francë, ku takohet rregullisht me aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Çmimi i DW i jep gjithashtu forcë, thotë ajo: “Na jep ndjenjën se nuk jemi vetëm në luftën kundër kësaj qeverie represive. Dhe dërgon një sinjal se puna jonë është e rëndësishme – për vendin tonë, për një Gjeorgji më të mirë dhe demokratike.”/ DW/