Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij.
Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet me dije, dhe nëse ka ndodhur barra për ta provuar procedurën nuk i takon të dyshuarit, por Policisë, e cila duhet të kishte kamera trupi për ta provuar.
Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të provojnë versionin që këmbëngulin, ndaj merret i vërtetë versioni i pretendentit, në këtë rast besohet Ilir Meta.
Gjetjet e tjera të Avokatit lidhen me përdorimin e jelekut, një shenjë dalluese, e cila konstatohet se ishte e shkruar policia vetëm në kurrizin e oficerëve dhe jo përpara, ç’ka do të informonte të dyshuarin për operacionin, si edhe për prezencën e forcave operacionale, të cilat aktivizohen vetëm në rast të rrezikshmërisë së shtetasit që do të arrestohet
Në këtë rast, i arrestuari konsiderohet se nuk ishte i rrezikshmërisë së lartë përsa kohë i është përgjigjur ftesave të SPAK dhe është treguar i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.
Shkelje e të drejtave është konsideruar edhe shoqërimi i Atemis Pecës, që ishte në të njëjtin mjet me Metën. Për të, konstatohet se është mbajtur me pranga në ambientet e drejtorisë, pa qenë e nevojshme.
Ilir Meta, ndonëse nuk është dërguar në dhomat e shoqërimit, rezulton nga kontrolli i Avokatit të Popullit se emri i tij u regjistrua në sistem dy orë me vonesë.
Tag: njeriut
-

Zbulohet raporti i Avokatit të Popullit/ Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz, u shkelën të drejtat e njeriut, por…
-

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”/ TCH zbulon ekskluzivisht raportin e Avokatit të Popullit: U shkelën të drejtat e njeriut, por ish-Presidenti nuk u rrëmbye
Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij.
Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet me dije, dhe nëse ka ndodhur barra për ta provuar procedurën nuk i takon të dyshuarit, por Policisë, e cila duhet të kishte kamera trupi për ta provuar.
Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të provojnë versionin që këmbëngulin, ndaj merret i vërtetë versioni i pretendentit, në këtë rast besohet Ilir Meta.
Gjetjet e tjera të Avokatit lidhen me përdorimin e jelekut, një shenjë dalluese, e cila konstatohet se ishte e shkruar policia vetëm në kurrizin e oficerëve dhe jo përpara, ç’ka do të informonte të dyshuarin për operacionin, si edhe për prezencën e forcave operacionale, të cilat aktivizohen vetëm në rast të rrezikshmërisë së shtetasit që do të arrestohet
Në këtë rast, i arrestuari konsiderohet se nuk ishte i rrezikshmërisë së lartë përsa kohë i është përgjigjur ftesave të SPAK dhe është treguar i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.
Shkelje e të drejtave është konsideruar edhe shoqërimi i Atemis Pecës, që ishte në të njëjtin mjet me Metën. Për të, konstatohet se është mbajtur me pranga në ambientet e drejtorisë, pa qenë e nevojshme.
Ilir Meta, ndonëse nuk është dërguar në dhomat e shoqërimit, rezulton nga kontrolli i Avokatit të Popullit se emri i tij u regjistrua në sistem dy orë me vonesë.Top Channel
-

BIRN: Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias
Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kritikat e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj Kodit Penal të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë të paarsyeshme dhe i sugjeroi kritikëve ‘të mos rrinë në diell’. Por një histori e shkurtër e dymbëdhjetë viteve të fundit sugjeron se në fakt, nisma e fundit është një spektakël që e kemi parë disa herë më parë.
Nga Gjergj Erebara-BIRN
Në nëntor të vitit 2015, kryeministri aktual kishte mbushur pak më shumë se dy vjet në pushtet, kur media papritur zbuloi se në Kuvendin e Shqipërisë ishte depozituar një propozim për ndryshim në Kodin Penal. Relacioni i propozimit thoshte se iniciativa ishte ndërmarrë nga vetë kryeministri, me synimin e ndëshkimit të cilitdo që ‘duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur’.
Propozimi ishte që, në listën e krimeve kundër shtetit të përfshihej, krahas veprave të tilla penale si terrorizmi, spiunazhi, sabotazhi apo kryengritja, edhe një krim tjetër, ai i shpifjes kundër zyrtarëve të lartë.
Kjo ishte hera e parë, por jo e vetme që qeveria e kryeministrit Edi Rama ndërmorri nisma në të cilat, dinjiteti i kryeministrit barazohet me atë të shtetit dhe ku masa ndëshkimore e preferuar është burgu. As 12 orë pas zbulimit të propozimit, presioni i gjithanshëm i brendshëm dhe ndërkombëtar detyroi Ramën të tërhiqet. Ai kërkoi ndjesë dhe u përpoq të mbrohet duke thënë se synimi i propozimit të tij ligjor nuk ishte dënimi i gazetarëve, por i politikanëve kundërshtarë. Vetëm pak muaj më vonë, Ministria e Inovacionit propozoi një nismë ligjore për ndryshim në ligjin ‘Për tregtinë elektronike’, ku, lihej të kuptohej, do të duhej të përfshihej edhe media online dhe ku ‘komentet fyese do të duhet të tërhiqen menjëherë’. Në prill 2015, Majlinda Bregu, në atë kohë deputete e opozitës, pati bërë një propozim të ngjashëm, i cili gjithashtu shënjestronte ‘komentet fyese’.
Në vitin 2019, qeveria propozoi ndryshime të thella ligjore të prezantuara si ‘paketa antishpifje’. U desh tre vjet luftë, si dhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës apo Komisionit të Venecias që qeveria të detyrohej të tërhiqej nga nisma që parashikonte gjoba dhe urdhra mbylljeje për median, pasi vendoste median online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, një institucion që në vendet normale ka autoritet rregullues vetëm për televizionet dhe radiot.
Në mars 2020, një dokument i rrjedhur në media nga Ministria e Drejtësisë zbuloi se qeveria sërish kishte dëshirë që të ndryshonte Kodin Penal, për të ashpërsuar masat ndëshkimore për shpifjen dhe fyerjen si dhe për të diferencuar zyrtarët si persona, fyerja e dinjitetit të së cilëve kushton ku e ku më shtrenjtë se sa fyerja e dinjitetit të qytetarëve të zakonshëm. Ministria e Drejtësisë në atë rast konfirmoi se dokumenti është i vërtetë, por e cilësoi atë jo si nismë por si ‘dokument pune’.
Nisma e fundit, ajo përmes ndryshimit tërësor të Kodit Penal, për të cilin qeveria thotë se nuk ka pasur rol dhe se ia ka besuar disa ekspertëve, parashikon sërish ndryshime të ngjashme si më parë. Kësaj here, shpifja dhe fyerja sërish parashikohen si kundravajtje penale ndërsa gjobat shtohen nëse viktima e supozuar është zyrtar politik. Në kapitullin e krimeve kundër shtetit, tallja apo përbuzja e ‘institucioneve’ pasohet nga gjoba apo burgosje deri në katër vjet. Në nenin që dënon fyerjen, ‘ekspertët’ kanë shtuar konceptin ‘fyerje e rëndë’, e cila parashikon deri në 2 muaj burg. Ndërsa neni i shpifjes është hartuar në një mënyrë të tillë që barazon individin me institucionin. Me një fjalë, nëse ‘shpif’ apo ‘ofendon’ jo individin, por institucionin, dënohesh njësoj.
Ndryshe nga herët e kaluara, si në rastin e nismës së vitit 2015 për kriminalizimin e shpifjes kundër zyrtarëve të lartë apo paketës antishpifje, kësaj here qeveria po këmbëngul se ajo nuk ka lidhje me çfarë është propozuar dhe se propozimet janë produkt i një ‘grupi ekspertësh’. Asnjë nga ekspertët e përfshirë në hartimin e Kodit të ri Penal nuk ka dalë në mbrojtje të punës së vet dhe as nuk iu është përgjigjur protestave publike për përmbajtjen e neneve specifike të këtij propozimi.
Ajo që është e qartë është se, si në rastin kur propozimet kanë ardhur nga vetë Rama apo nga qeveria e tij, ashtu edhe në rastin aktual kur propozimet janë bërë nga ‘ekspertët’, ka një hendek jashtëzakonisht të madh mes propozimeve dhe rasteve të shqyrtuara nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Fjala vjen, në disa çështje kur janë shqyrtuar dënimet me burg nga gjykatat turke të presidentit Erdogan, si, fjala vjen, dënimi i një karikaturisti për fyerje të presidentit me 11 muaj burg, GJEDNJ ka theksuar se liria e shprehjes përfshin ato ide të cilat ‘fyejnë, trondisin apo shqetësojnë’.
Bazuar mbi këto kritere, Bashkimi Evropian i ka kërkuar zyrtarisht Shqipërisë që, jo vetëm të mos ashpërsojë dënimet për shpifje apo për fyerje, por të shfuqizojë dënimet penale aktuale dhe t’i lërë këto çështje të trajtohen vetëm nga gjykatat civile. Dokumenti më i fundit i përket qershorit të këtij viti. Përkundrejt këtij realiteti, është e paqartë se nga e kanë marrë burimin e frymëzimit ekspertët e pavarur kur kanë hartuar nene qartazi në kundërshti me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut -

Gjendet gjurma e këmbës së njeriut 8200 vjeçare
Një gjurmë e këmbëve të njeriut ka dalë në dritë në bregdetin veriperëndimor të Anglisë.
“Është rreth 8,200 vjet e vjetër,” thotë Dr Alison Burns, duke treguar gjurmën njerëzore të ruajtur në mënyrë perfekte të shtypur në baltën e lashtë në Formby Beach.
Është një nga qindra gjurmët e lashta të sapo zbuluara këtu.
Shtrirja ranore e bregdetit veriperëndimor të Anglisë dihet tashmë se është shtëpia e një prej koleksioneve më të mëdha të gjurmëve të kafshëve parahistorike në Tokë.
Përveç shtimit të këtij koleksioni, studiuesit zbuluan se gjurmët më të vjetra ishin formuar shumë më herët sesa mendohej.
Të parët datojnë pothuajse 9000 vjet më parë dhe më të rejat janë mesjetare – rreth 1000 vjet të vjetra, shkruan BBC.
Këto gjetje, të publikuara në revistën Nature Ecology and Evolution, tregojnë historinë e një mjedisi bregdetar që u transformua gjatë mijëra viteve, ndërsa nivelet e detit u rritën me shpejtësi dhe njerëzit u vendosën përgjithmonë pranë ujit.
Madhësia dhe forma e gjurmës njerëzore mendohet se i përkiste një të riu – ndoshta një adoleshent.
Këto gjurmë, kur njerëzit ecnin në baltën e baticës, u thanë në diell dhe u varrosën për mijëvjeçarë.
“Më të vjetrat datojnë në një kohë kur vija bregdetare ishte 30 km larg dhe balta e baticës këtu ishte e mbushur me kafshë – aurochs, tufa drerësh të kuq, kaprollë dhe gjithashtu grabitqarë si ujqërit dhe rrëqebulli që tani janë zhdukur në Britani,” shpjegon. Prof Jamie Woodward nga Universiteti i Mançesterit.
-

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit
Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në rritje dhe të nënvlerësuar” për shëndetin e njeriut dhe të planetit.
Sipas analizës, bota ndodhet në një “krizë të plastikës”, e cila po shkakton sëmundje dhe vdekje nga fëmijëria deri në pleqëri, dhe i kushton shoqërisë të paktën 1.5 trilionë dollarë në vit nga përkeqësimet në shëndetin e njeriut.
Që nga viti 1950, prodhimi global i plastikës është rritur mbi 200 herë dhe pritet të trefishohet deri në vitin 2060, duke kapur shifrën e mbi një miliard tonësh në vit.Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në rritje dhe të nënvlerësuar” për shëndetin e njeriut dhe të planetit.
Sipas analizës, bota ndodhet në një “krizë të plastikës”, e cila po shkakton sëmundje dhe vdekje nga fëmijëria deri në pleqëri, dhe i kushton shoqërisë të paktën 1.5 trilionë dollarë në vit nga përkeqësimet në shëndetin e njeriut.
Që nga viti 1950, prodhimi global i plastikës është rritur mbi 200 herë dhe pritet të trefishohet deri në vitin 2060, duke kapur shifrën e mbi një miliard tonësh në vit.
Ndërsa plastika ka përdorime të rëndësishme, rritja më e shpejtë ka ndodhur te plastikat njëpërdorimëshe si shishet dhe ambalazhet e ushqimit të shpejtë.
Për pasojë, ndotja plastike është përhapur në gjithë globin. Aktualisht, mbi 8 miliardë tonë plastikë ndotin mjedisin, ndërsa më pak se 10% e saj riciklohet.
Raporti thekson se plastika paraqet rrezik për njerëzit dhe natyrën në çdo faze, që nga nxjerrja e lëndëve djegëse fosile prej nga ajo prodhohet, tek procesi i prodhimit, përdorimi dhe deri te asgjësimi. Këto procese çojnë në ndotje të ajrit, ekspozim ndaj kimikateve toksike dhe përthithje të mikroplastikave në trupin e njeriut. Ndotja plastike mund të krijojë edhe kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave bartëse të sëmundjeve, duke u bërë strehë për shumim në mbeturinat plastike me ujë të ndenjur.
Profesor Philip Landrigan, epidemiolog dhe autor kryesor i raportit, u shpreh: “Ndikimet janë më të theksuara tek grupet vulnerabël, veçanërisht foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ekspozimi ndaj plastikës shoqërohet me rrezik të shtuar për abort, lindje të parakohshme ose të vdekura, defekte të lindjes, probleme me zhvillimin e mushkërive, kancer të fëmijërisë dhe vështirësi me fertilitetin në moshë madhore.”
Plastika përmban mbi 16,000 kimikate, shumë prej të cilave janë të lidhura me efekte negative në çdo fazë të jetës së njeriut. Megjithatë, mungon transparenca mbi përbërjen kimike të produkteve plastike, çka e vështirëson mbrojtjen e konsumatorëve.
Industria e plastikës dhe vendet prodhuese të karburanteve fosile argumentojnë se zgjidhja qëndron në riciklim. Por ndryshe nga materialet si letra apo qelqi, plastika është kimikisht komplekse dhe shumë e vështirë për t’u ricikluar në mënyrë të qëndrueshme.
Raporti ka dalë në përfundimin se “bota nuk mund të riciklojë dot krizën e ndotjes nga plastika.”
Mbi 98% e plastikës prodhohet nga nafta, gazi dhe qymyri. Procesi energjetik i prodhimit lëshon rreth 2 miliardë tonë CO2 në vit, më shumë se sa emetimet totale të Rusisë. Më shumë se gjysma e mbetjeve plastike të pamenaxhuara digjen në natyrë, duke rënduar ndotjen e ajrit.
Ky raport u publikua përpara raundit të gjashtë të bisedimeve ndërkombëtare për të arritur një traktat global dhe të detyrueshëm për ndalimin e ndotjes plastike. Më shumë se 100 vende mbështesin kufizimin e prodhimit të plastikës, ndërsa shtetet prodhuese të naftës, si Arabia Saudite, kundërshtojnë fuqishëm.
Raporti është pjesa e parë e një serie analizash që do të ndihmojnë qeveritë të hartojnë politika efektive kundër ndotjes plastike.Ndërsa plastika ka përdorime të rëndësishme, rritja më e shpejtë ka ndodhur te plastikat njëpërdorimëshe si shishet dhe ambalazhet e ushqimit të shpejtë.
Për pasojë, ndotja plastike është përhapur në gjithë globin. Aktualisht, mbi 8 miliardë tonë plastikë ndotin mjedisin, ndërsa më pak se 10% e saj riciklohet.
Raporti thekson se plastika paraqet rrezik për njerëzit dhe natyrën në çdo faze, që nga nxjerrja e lëndëve djegëse fosile prej nga ajo prodhohet, tek procesi i prodhimit, përdorimi dhe deri te asgjësimi. Këto procese çojnë në ndotje të ajrit, ekspozim ndaj kimikateve toksike dhe përthithje të mikroplastikave në trupin e njeriut. Ndotja plastike mund të krijojë edhe kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave bartëse të sëmundjeve, duke u bërë strehë për shumim në mbeturinat plastike me ujë të ndenjur.
Profesor Philip Landrigan, epidemiolog dhe autor kryesor i raportit, u shpreh: “Ndikimet janë më të theksuara tek grupet vulnerabël, veçanërisht foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ekspozimi ndaj plastikës shoqërohet me rrezik të shtuar për abort, lindje të parakohshme ose të vdekura, defekte të lindjes, probleme me zhvillimin e mushkërive, kancer të fëmijërisë dhe vështirësi me fertilitetin në moshë madhore.”
Plastika përmban mbi 16,000 kimikate, shumë prej të cilave janë të lidhura me efekte negative në çdo fazë të jetës së njeriut. Megjithatë, mungon transparenca mbi përbërjen kimike të produkteve plastike, çka e vështirëson mbrojtjen e konsumatorëve.
Industria e plastikës dhe vendet prodhuese të karburanteve fosile argumentojnë se zgjidhja qëndron në riciklim. Por ndryshe nga materialet si letra apo qelqi, plastika është kimikisht komplekse dhe shumë e vështirë për t’u ricikluar në mënyrë të qëndrueshme.
Raporti ka dalë në përfundimin se “bota nuk mund të riciklojë dot krizën e ndotjes nga plastika.”
Mbi 98% e plastikës prodhohet nga nafta, gazi dhe qymyri. Procesi energjetik i prodhimit lëshon rreth 2 miliardë tonë CO2 në vit, më shumë se sa emetimet totale të Rusisë. Më shumë se gjysma e mbetjeve plastike të pamenaxhuara digjen në natyrë, duke rënduar ndotjen e ajrit.
Ky raport u publikua përpara raundit të gjashtë të bisedimeve ndërkombëtare për të arritur një traktat global dhe të detyrueshëm për ndalimin e ndotjes plastike. Më shumë se 100 vende mbështesin kufizimin e prodhimit të plastikës, ndërsa shtetet prodhuese të naftës, si Arabia Saudite, kundërshtojnë fuqishëm.
Raporti është pjesa e parë e një serie analizash që do të ndihmojnë qeveritë të hartojnë politika efektive kundër ndotjes plastike. -

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Nuk u kontaktuam në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit
Në një komunikim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut mbi Thoma Gëllçin. Ajo konstatoi se arrestimi dhe paraburgimi i tij nga SPAK-u ishin të paligjshëm dhe në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Dumani u tha gazetarëve se SPAK nuk është kontaktuar asnjëherë nga Avokatura e Shtetit gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Strasburg. Sipas tij, GJEDNJ ka konstatuar se Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që në dokumentacion tregohet se ai është arrestuar nga policia.
“Prokuroria e Posaçme nuk është kontaktuar në asnjë moment nga Avokatura e Shtetit gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në GjEDNJ. As nuk iu kërkua informacion, as nuk iu kërkua dokumentacion mbi ecurinë e hetimeve. Kjo ka kufizuar ndjeshëm aftësinë e SPAK për të paraqitur qëndrimin e tij për masën e sigurisë dhe rrethanat përkatëse. Po ashtu gjykata e europiane e te drejtave të njeriut ka konstatuar se Thoma Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që dokumentacioni zyrtar tregon se ai është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Shtetit, pas caktimit të masës së sigurimit në mungesë”, tha Dumani sipas të cilit “kjo është një pasaktësi faktike me ndikim në vlerësimin e proporcionalitetit të masës”.
Dumani nënvizoi gjithashtu se, ky rast duhet të shërbejë si sinjal për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht kur përfaqësohet shteti shqiptar në gjykata ndërkombëtare.
“Koordinimi më i mirë mes Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë është thelbësor për mbrojtjen efektive të interesave të shtetit dhe sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Sipas Strasburgut, paraburgimi me më shumë se 7 muaj dhe zgjatja e afateve të paraburgimit ishin në shkelje të nenit 5 pika 3, të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, në të cilën thuhet: “Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor”.
Gëllçi u arrestua në Tetor të vitit 2021, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender gjatë kohës që drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Ai u vendos në paraburgim me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me argumentin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme. Por, Gjykata e Strasburgut e rrëzoi këtë argument, duke konstatuar se autoritetet nuk dhanë prova konkrete për të mbështetur pretendimet e tyre për paraburgimin, se argumentet e përdorura për arrestimin ishin të përgjithshme dhe të pambështetura dhe se prokuroria nuk ndërmori asnjë veprim hetimor të rëndësishëm gjatë periudhës së paraburgimit, duke e mbajtur atë në izolim pa arsye të justifikuara. -

“SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil për abuzim me të drejtat e njeriut”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Lajmi është bërë i ditur nga senatori amerikan Marco Rubio, i cili njoftoi se sanksionet janë vendosur në kuadër të programit të Global Magnitsky, që parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion apo abuzime me të drejtat e njeriut.
“.@POTUS dhe @USTreasury kanë sanksionuar gjyqtarin Alexandre de Moraes për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Le të shërbejë kjo si paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre, rrobat gjyqësore nuk të mbrojnë nga drejtësia”, shkroi Rubio në platformën X (ish-Twitter).
De Moraes është një prej figurave më të përfolura në sistemin gjyqësor të Brazilit, i kritikuar shpesh për vendime që janë cilësuar si të njëanshme dhe represive ndaj opozitës dhe mediave.
Kjo lëvizje e administratës amerikane pritet të shkaktojë jehonë të gjerë diplomatike dhe të thellojë tensionet mes Uashingtonit dhe Brazilit në fushën e të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së gjyqësorit. -

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?
Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.
Kjo marrëveshje konsiderohet si një moment kulmor në uljen e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, me 35 shtete – përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara – të cilat ranë dakord mbi shumë parime pas dy vjetësh bisedime, të njohura si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Kjo më pas formësoi arkitekturën gjeopolitike të kontinentit më të gjerë evropian dhe vendosi themelin për atë që më vonë u njoh si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në shikim të parë, ka shumë arsye për të festuar, përcjell A2.
Dhe Finlanda, që mori drejtimin e presidencës së OSBE-së në fillim të këtij viti, po luan një rol të rëndësishëm.
Më 31 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të mbajnë fjalime në Helsinki dhe më pas do të marrin pjesë në panele të nivelit të lartë ku do të trajtohen tema të ndryshme dhe do të debatohet e ardhmja e OSBE-së nën moton: Respekt, Përgjigje, Përgatitje.
Kryesimi finlandez do ta shfrytëzojë rastin që të lansojë “Fondin Helsinki+50” – një nismë që synon të rrisë financimin vullnetar për organizatën me seli në Vjenë.
Megjithatë, shumë pyesin nëse OSBE-ja ende i shërben qëllimit të saj origjinal.
Një marrëveshje e madhe
Në vitin 1975, OSBE-ja përfaqësonte një marrëveshje të madhe midis Perëndimit demokratik dhe Lindjes komuniste.
Akti Finali i Helsinkit ishte mirëpritur në Moskë pasi konfirmoi statusin dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues në Evropë në atë kohë. Kjo nënkuptonte dominimin e vazhdueshëm sovjetik mbi vendet e Paktit të Varshavës dhe, de facto nëse jo de jure, njohjen e aneksimit të shteteve të Baltikut.
Por, po ashtu krijoi tri fusha të bashkëpunimit Lindje-Perëndim në të ardhmen: çështjet politike dhe ushtarake; bashkëpunimi ekonomik dhe shkencor; dhe ndoshta, më e rëndësishmja, të drejtat e njeriut.
Përderisa Bashkimi Sovjetik në fillim mendonte se kishte “fituar”, por në fakt ishte Perëndimi që doli më mirë, në terma afatgjatë, jo vetëm për shkak të fushës së tretë, që nxiti një lëvizje ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjatë Luftës së Ftohtë.
Kjo frymëzoi lëvizjen Solidaritet në Poloni, Rruga Baltike në Estoni, Letoni dhe Lituani dhe Karta 77 në Çekosllovaki – lëvizje që ndihmuan të hapej rruga drejt rënies së Perdes së Hekurt dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Me krijimin e OSBE-së në vitet ’90 fusha e tretë, ajo e të drejtave të njeriut, u zgjerua dhe në të u përfshin çështje sikurse mbrojtja e minoriteteve kombëtare, liria e shtypit dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), që sot e kësaj dite vendos standarde për misionet që vëzhgojnë zgjedhjet.
Në një letër drejtuar 57 shteteve anëtare të OSBE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë, ambasadori finlandez në OSBE, Vesa Hakkinen, i ftoi ato në festimin e Helsinkit dhe shkroi: “Akti Finali i Helsinkit ndërmori një qasje të re për menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e konfliktit, duke vendosur një sërë parimesh dhe zotimesh që udhëheqin jo vetëm raportet mes shteteve, por edhe brenda tyre. Pesëdhjetë vjet më vonë, parimet dhe angazhimet e OSBE-së mbeten pjesë thelbësore e rendit të sigurisë evropiane”.
Nëse kjo vazhdon të jetë e vërtetë, është temë që gjithnjë e më shumë po diskutohet.
Ndërtuese e urave?
Nevoja e konsensusit në organizatë është vënë në pah mangësitë e saj, sidomos përballë një Rusie që duket se gjithnjë e më shumë është revanshiste dhe në ringritje, dhe e cila ka testuar OSBE-në për disa vite me radhë.
Misioni i OSBE-së në Gjeorgji nuk u vazhdua në vitin 2009, një vit pas pushtimit të republikës në Kaukazin Jugor nga Rusia. Njohja e mëvonshme nga Moska e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, e minoi edhe më shumë organizatën.
Kur Rusia aneksoi me forcë Krimenë më 2014 dhe pushtoi pjesë të Ukrainës lindore më vonë po atë vit, Moska fillimisht lejoi një mision të kufizuar monitorimi nga OSBE-ja, por veprimtaria e një misioni të tillë u ndërpre plotësisht jo shumë kohë pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.
Tre ish-punonjës të misionit monitorues që atëherë janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në Rusi, teksa OSBE-ja ka bërë pak përparim në përpjekjet për t’i liruar ata.
Kjo ka shtyrë edhe vende të tjera të heqin dorë nga disa prej mekanizmave kryesore të organizatës.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i krijuar për të gjetur një zgjidhje paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, u bë i panevojshëm pasi Baku mori të gjithë territorin në vitin 2023 dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, bëri thirrje për shpërbërjen e këtij grupi. Si rezultat i kësaj, buxheti i OSBE-së mbetet i bllokuar, me Azerbajxhanin që refuzon miratimin derisa të largohen të gjitha institucionet e lidhura me Minskun.
Pavarësisht kësaj, në Vjenë nuk ka ndonjë diskutim të mirëfilltë për pezullimin e Rusisë (apo ndonjë vendi tjetër, për këtë çështje). Në vend të kësaj, disa zyrtarë të OSBE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se dialogu dhe “kanalet e hapura të komunikimit” midis të gjitha shteteve pjesëmarrëse mbeten thelbësore.
Në përgatitje për takimin e Helsinkit, delegacioni finlandez në OSBE dërgoi një ftesë për të gjitha vendet që të përfshiheshin në “diskutime në grupe të vogla” gjatë pranverës, për të trajtuar çështje të tilla se si të kërkohet llogaridhënie nga njëri-tjetri, nëse ekziston një nivel minimal i besimit të nevojshëm që OSBE-ja të funksionojë, dhe nëse ajo mund të shërbejë si “ndërtuese urash”.
Në qershor, një letër e re nga pala finlandeze – të cilën e ka parë REL-i – u dërgua për të përmbledhur të gjitha diskutimet dhe është e qartë se nuk priten ndryshime të mëdha.
“Zemërim me rregullin për konsensus”Një nga përfundimet ishte se “ndonëse i dëshirueshëm, besimi nuk është një kusht për dialog”. Një tjetër përfundim, që duket se bie në kundërshtim me të parin, ishte se “pjesëmarrësit konfirmuan vlefshmërinë e vazhdueshme dhe rëndësinë e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, madje – dhe sidomos – kur ato po shkelen, më së rëndi nga lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës”.
Sa i përket llogaridhënies, pati madje një pranim se OSBE-ja “nuk mund të detyrojë zbatimin e parimeve të saj”.
Në letër po ashtu thuhet se shumë “kanë shprehur zemërimin me rregullin për konsensus”. Por, aty shtohet se “shumë ndiejnë se konsensusi është thelbi i OSBE-së dhe është një garantues i rëndësishëm për vendimmarrjen gjithëpërfshirëse”.
Nuk është për t’u çuditur, dokumenti përfundon se “kjo nuk është koha për reforma të mëdha. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve kërkuan ndryshime të vogla, graduale, për t’i mundësuar OSBE-së të kryejë më mirë funksionet e saj kryesore”.
E ardhmja e OSBE-së mund të mbështetet në një “koalicion të vullnetit” të formuar për të shmangur vetot – siç ka ndodhur në shumë institucione të tjera ndërkombëtare në vitet e fundit.
Një nga këto hapa ishte Programi i Mbështetjes i Sekretariatit të OSBE-së për Ukrainën (SPU) – një portofol projektesh jashtë buxhetit. Kjo ide doli në fund të qershorit 2022, kur Rusia bllokoi konsensusin për zgjatjen e Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Ukrainë – një operacion në terren i OSBE-së që kishte qenë aktiv që nga viti 1999.
Më pas është përdorimi më i shpeshtë i mekanizmit të OSBE-së për Moskën, i cili është aktivizuar pesë herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Ky mekanizëm për herë të fundit u aktivizua për të dokumentuar krimet e pretenduara ruse ndaj ushtarëve të kapur rob dhe civilëve të arrestuar.
Duke mos pasur nevojë për konsensus për aktivizim, misionet faktmbledhëse të ekspertëve dhe raportimet e mëvonshme të këtij mekanizmi do të jenë të dobishme në gjykata të ndryshme, veçanërisht në tribunalin e posaçëm të krijuar së fundi për krimin e agresionit ndaj Ukrainës.
Nëse këto forma të shmangies do të mund të mbajnë OSBE-në relevante, do të diskutohet gjatë edhe pas përfundimit të ngjarjeve që do të organizohen në Helsinki për këtë përvjetor. -

Shqiptar Oseku: Gjërat që u ndodhin njerëzve të mirë
Poezi nga Shqiptar OsekuU humbin kuletat. Nuk ua vjedh kush,por u bien nga xhepise hutohen nga gjëra që duan.Nganjëherë edhe ua vjedhin, pse ka plot asoqë abuzojnë hutesën e njeriut të mirë.U prishet kitara në mes të këngës,i këputen telat. I bëjnë triiinggjithmonë në mes të tonit:pasi e kanë zënë C Durin më të mirëe po kalonin në A Mol.E pikëllohen, pse duan ta çojnë këngëngjer në fund një herë.Veç një herë të vetme bre. Një.U del flaka nga malli. Shohin një fotografitë harruar prej njeriut që ua dërgoi,por të gjallë për ta, ende. Shumë të gjallë.Shikojnë tiparet e trupit, ndaj detit,para një sahatkulle të gurtë,në një qytet të largët pa emër.Palët e flokëve, vetullën.Shikojnë sy që ishin, duar që preknin.Buzëqeshje që buzëqeshnin dikur.E në trup ndiejne mungesën e vjetër.Shikimi u turbullohet. Shpesh.Sytë u përloten prej mallit.Makina u prishet. E ndreqin vazhdimisht,te i njëjti mjeshtër.Tjerët u thonë, ndërro more makinën.Por s’është aq thjeshtë.Për njerëzit e mirë, asgjë s’ështëthjesht e thjeshtë, hajt ashtu.Njerëzit e mirë lidhenpër gjërat që duan.
ObserverKult
————
Kliko edhe:
SHQIPTAR OSEKU: MOS SHKO TE JOT AMË, DORUNTINË…
