Tag: njeriut

  • E BUJSHME/ Ambasadorja izraelite: Protestat pro-Palestinës nuk kanë qenë kurrë për Gazën, antisemitizëm modern i maskuar si aktivizëm për të drejtat e njeriut

    E BUJSHME/ Ambasadorja izraelite: Protestat pro-Palestinës nuk kanë qenë kurrë për Gazën, antisemitizëm modern i maskuar si aktivizëm për të drejtat e njeriut

    Galit Peleg, ambasadore

    TIRANE- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka shfaqur opinionet e saj në lidhje me qëndrimin e disa grupeve të shoqërisë civile në vendin tonë ndaj luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe Gazës.
    Në një opinion të shpërndarë sot në disa nga mediat kryesore në vend, për herë të parë Peleg ka një qasje që deri më tani nuk është artikuluar në opinionin publik shqiptar.
    Peleg thotë se kritikat ndaj Izraelit kanë një standart të dyfishtë dhe protestat që janë përgjatë kësaj situate nuk kanë kundërshti me Izraelin por me ekzistencën e shtetit hebre.
    Ambasadorja shton se sot, anti semitizimi është duke u maskuar si “mbrojtje e të drejtave të njeriut”. “Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?”-thotë Peleg. 
    SHKRIMI I PLOTË: 
    Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën – as për palestinezët
    Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për të drejtat e njeriut, lirinë dhe drejtësinë. Por kush sheh me kujdes, e di të vërtetën: kjo nuk ka qenë asnjëherë në të vërtetë për Gazën. Në të vërtetë, nuk është as për palestinezët. Në thelb, është për diçka shumë më të vjetër dhe më të keqe: antisemitizmin, dhe refuzimin për të pranuar ekzistencën e një shteti hebre.
    Le të jemi të sinqertë. Nëse do flitej për të drejtat e njeriut, ku janë marshimet për myslimanët Ujgur në Kinë, të mbyllur në kampe, të sterilizuar dhe të riedukuar? Ku janë bojkotet ndaj Iranit, ku disidentët varen në publik dhe gratë burgosen se heqin shaminë e kokës? Si vallë nuk i pamë “ditët e zemërimit” kur palestinezët vranë palestinezët? Ku është zemërimi për Druzët që po merren peng dhe po vriten në Siri, teksa flasim?
    Është e pamundur të injorohet standarti i dyfishtë. Izraeli po vëzhgohet me lupë, si asnjë vend tjetër i rruzullit tokësor. Jo sepse është i përkryer. Asnjë shtet nuk është. Por, sepse është hebre.
    Antisemitizmi sot nuk vishet gjithmonë me svastika. Nuk bërtet gjithmonë me emërtime raciste. Ndonjëherë marshon nën banderolën e “të drejtave të njeriut”, duke kënduar slogane si “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” ose “Nuk i duam Zionistët”. Këto nuk janë thirrje për drejtësi, por për shfarosje. “Nga lumi në det” i referohet tokës nga Lumi i Jordanisë tek Deti Mesdhe. Me fjalë të tjera, i gjithë Izraeli. Çfarë lloj paqeje përfshin shkatërrimin e një kombi të tërë?
    U bashkohen akuzat me fjalë si “genocid”, “uri”, “kolonializëm”, që na kujtojnë akuzat e shekujve më parë, sikur hebrenjtë përdornin gjakun e të krishterëve në rite fetare, që ishin në formën e përhapjes së sëmundjeve dhe burimeve helmuese. S’është çudi që rrallë dëgjojmë shqiptarët të përdorin këtë terminologji, pasi antisemitizmi nuk është trashëguar kurrë në narrativën e Shqipërisë.
    Ironia është që Zionizmi, kjo fjalë që tashmë pështyhet me kaq helm, është thjesht lëvizja kombëtare e hebrenjve. Fare ndryshe në parim nga lëvizjet europiane të shekullit të 19-të, Zionizmi donte një atdhe për hebrenjtë në tokën e paraardhësve të tyre. Lindi si një përgjigje ndaj shekujve dëbimi, persekutimi, masakrash e genocidi. T’u mohosh hebrenjve këtë të drejtë, dhe t’ua mbrosh të tjerëve, nuk është drejtësi. Është fanatizëm.
    Dhe e shohim kudo. Vetëm vjet, janë sulmuar sinagoga në Australi, Francë, dhe javën e shkuar në Kili. Këto nuk janë protesta ndaj veprimeve ushtarake. Këto janë vepra urrejtjeje ndaj komuniteteve hebreje, mijëra kilometra larg konfliktit. Kur një sinagogë bombardohet gjatë Shabatit, kur shkollat hebreje kanë nevojë për roje të armatosura, kur hebrenjtë ortodoksë rrihen rrugëve të Kanadasë, kur grafitit në rrugë shkruajnë “Vdekje IDF” ose “Vrisni Zionistët” – ky nuk është aktivizëm. Është terrorizëm me gjuhë proteste.
    As artifaktet kulturore nuk janë të sigurta. Hagada e Sarajevës, një dorëshkrim hebre i shekullit të 14-të, mbrojtur prej nazistëve, është përdorur nga pro-palestinezi, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Bosnje-Hercegovinës, për të demonstruar opozitën e tij ndaj Izraelit. E ka përdorur Hagadan jo si urë solidariteti ndërbesimtare, por si një mjet për të vlerësuar “hebreun e mirë” që refuzon Zionizmin, dhe dënuar “hebreun e keq” që përkrah Izraelin.
    Ndërkohë, konflikti aktual midis Izraelit dhe palestinezëve është thellësisht i ndërlikuar. Nuk janë thjesht thurje apo klipe TikTok-u. Përfshin një masakër të tmerrshme, ushtruar nga një organizatë terrori palestineze që funksionon edhe si qeveri e zgjedhur, në Gaza. Ka histori, fe, gjeopolitikë, trauma dhe synime kombëtare në konkurrim. Por, në vend që të merren me këtë çështje të ndërlikuar, shumë kanë zgjedhur narrativën e thjeshtë: Izraeli është i keqi. Palestinezët janë viktimat. Gjithçka tjetër është zhurmë.
    Kjo qasje bardh’ e zi nuk është thjesht një qasje intelektualisht dembele. Është një qasje e rrezikshme. Ushqen dhunën ndaj hebrenjve kudo, duke ngatërruar Izraelin me identitetin hebre, dhe pastaj duke ndëshkuar hebrenjtë për ekzistencën e Izraelit. Kjo nuk është kritikë. Është urrejtje.
    Kritikë ndaj politikave të Izraelit? Patjetër. Vetë izraelitët e bëjnë çdo ditë. Kjo është demokracia. Por t’i mohosh të drejtën e ekzistencës një vendi? Të kërkosh çmontimin “nga lumi në det”? Të bësh thirrje për vdekjen e ushtarëve të vet, të ndalosh Zionistët së aksesuari hapësirën publike, të sulmosh hebrenjtë për besimin e tyre – ky nuk është anti-kolonializëm. Ky është antisemitizëm.
    Dhe le të mos e gënjejmë veten: koalicioni i sotëm i forcave kundër-Izrael përfshin ideologët ekstremistë të majtë, islamikët radikalë, dhe anti-semitët tradicionalë, lidhur çuditshëm nga një fiksim i përbashkët me fuqinë hebreje, të vërtetë apo imagjinar. Marrin pas vetes të rinj të drejtë, shumë prej të cilëve s’e njohin historinë, konfliktin apo sloganet që klithin – në një lëvizje që fsheh urrejtje nën gjuhën e drejtësisë.
    Nuk bëhet fjalë thjesht për politikë të jashtme. Bëhet fjalë për hebrenjtë, nëse kanë të njëjtat të drejta si kushdo tjetër: të jetojnë lirisht, të sigurt dhe me sovranitet në atdheun e tyre historik. Ky është Zionizmi. Dhe ky po sulmohet.
    S’mund ta lëmë antisemitizmin të fshihet pas maskës së aktivizmit. Duhet ta quajmë ashtu siç është. Sepse, kur njerëzit thonë “Izraeli s’duhet të ekzistojë”, çfarë thonë vërtet është “Hebrenjtë s’duhet të kenë fuqi”. Dhe ky nuk është qëndrim i politikës së jashtme. Është urrejtje.
    E kemi parë këtë fenomen më përpara. Fytyrat ndryshojnë. Flamujt ndryshojnë. Objektivi mbetet i njëjtë. Një gjë ka ndryshuar: Hebrenjtë tashmë kanë një shtet që i mbron./ZËRI

  • Opozita humbet komisionin e Integrimit, merr drejtimin e të Drejtave të Njeriut

    Opozita humbet komisionin e Integrimit, merr drejtimin e të Drejtave të Njeriut

    Opozita mund të mbetet jashtë “Integrimit”.  Me ristrukturimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të shtohen nga 8 në 11, mazhoranca synon të shkrijë në një të vetëm Komisionin për Çështjet Europiane, që është drejtuar historikisht nga opozita, me atë të Politikës së Jashtme, duke i marrë kështu opozitës drejtimin e një prej komisioneve më të rëndësishëm që ajo ka drejtuar.
    Megjithatë, mazhoranca synon ta kompensojë këtë spostim, duke i lënë opozitës drejtimin e një komisioni të ri: atij për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
    Projekti fillestar parashikon ndarjen e Komisionit të Ligjeve në dy: Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, drejtimi i të cilit, për kompensim, mund t’i lihet opozitës.
     
     

  • “SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

    “SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

    Avokatët e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë që ai të mbrohet si çdo qytetar. Në një reagim në Facebook thuhet se SPAK refuzon t’i vendosë në dispozicion klientit të tyre një kopje fizike të akteve e të fashikujve të dosjes.

    “Ai e ka bërë këtë kërkesë për të pasur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.”
    Mbrojtësit e Veliajt thonë se SPAK nuk e lejon kryetarin e Bashkisë të takohet me avokatët e tij ndërkombëtarë, ndaj pretendojnë se organi hetimor po shkel ligjin.

    “Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”.
    Erion Veliaj dyshohet se ka kryer korrupsion të paktën 9 herë në bashkëpunim me gruan e tij dhe disa biznesmenë. Po ashtu, çifti dyshohet se ka kryer edhe pastrim parash e fshehje të tyre. Të dy i mohojnë akuzat si të pabaza e të ndikuara politikisht. Dosja 60 mijë faqe u mbyll në korrik, ndërsa në 29 shtator pritet të jepet vendimi nëse ajo do të kalojë apo jo në gjykim, një vendim ky që i takon Gjykatës Antikorrupsion.

  • Trupi i njeriut ‘shkëlqen’ kur gënjejmë? Kamerat infra të kuqe zbulojnë të vërtetën

    Trupi i njeriut ‘shkëlqen’ kur gënjejmë? Kamerat infra të kuqe zbulojnë të vërtetën

    Pse trupi i njeriut ‘shkëlqen’ kur gënjejmë? Shkenca zbulon si kamerat infra të kuqe tradhtojnë gënjeshtrat, duke ndriçuar misteret e sjelljes njerëzore.

    Një gënjeshtër mund të jetë e padukshme për syrin e njeriut, por kamera termike ka një mendim tjetër.

    Në një laborator në Florida, shkencëtarët kanë zbuluar se kur dikush gënjen, fytyra e tij tregon një rritje të lehtë të temperaturës, veçanërisht rreth syve dhe ballit. Kjo ngrohje delikate është aq e qëndrueshme, sa mund të regjistrohet me kamera infra të kuqe. Në thelb, kur një njeri gënjen… ai ‘shkëlqen’.

    Trupi i njeriut reagon ndaj stresit apo emocioneve të forta edhe kur nga jashtë duket krejtësisht i qetë. Sipas neurofiziologëve, gënjeshtra shkakton një reagim automatik në sistemin nervor. Rritet qarkullimi i gjakut në fytyrë, aktivizohen gjëndrat e djersës dhe temperatura trupore rritet lehtë. Ndryshimi është i padukshëm për syrin e lirë, por kamerat infra të kuqe e regjistrojnë me saktësi.

    Testet klasike të poligrafit (detektorët e gënjeshtrës) bazohen në matjen e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe përçueshmërisë së lëkurës. Por këto të dhëna mund të ndikohen lehtë, qoftë edhe nga emocione të natyrshme.

    Ndryshe nga këto metoda, kamerat infra të kuqe ofrojnë një mënyrë më të saktë dhe diskrete: Ato regjistrojnë profile termografike në kohë reale, pa kontakt fizik dhe pa paralajmëruar subjektin. Kjo teknologji po përdoret gjithnjë e më shumë në sigurinë e aeroporteve, marrjet në pyetje dhe studimet psikologjike të kontrolluara.

    Kur njeriu gënjen, truri i tij aktivizon zona të caktuara si korteksi prefrontal dhe amigdala – qendra të përpunimit të vendimeve dhe emocioneve. Kjo përpjekje për të qenë bindës shkakton ndryshime të lehta, por të qëndrueshme fiziologjike.

    Çuditërisht, as gënjeshtarët më të stërvitur – si agjentët sekretë apo lojtarët profesionistë të pokerit – nuk mund ta fshehin plotësisht ‘nënshkrimin termik’ të një gënjeshtre. Trupi e tregon të vërtetën, edhe kur goja nuk e bën.

    Krahasimi me rrjetin e errët të internetit nuk është i rastësishëm. Ashtu si web-i i errët përmban përmbajtje të fshehura nga sipërfaqja, edhe trupi i njeriut fsheh një ‘gjurmë të errët’ — një rrezatim të padukshëm që tregon procese të brendshme psikologjike.

    Rrezatimi termik mund të shihet si një ‘nënshkrim i nxehtësisë’ i shpirtit tonë: Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë të shkruara mbi ne, edhe pa e kuptuar.

  • Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut thirrje Serbisë: Mos e teproni me forcën e policisë në protesta

    Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut thirrje Serbisë: Mos e teproni me forcën e policisë në protesta

    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

    Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.
    “Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.
    Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.
    Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.
    Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.
    Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.
    Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.
    Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Rel

    Top Channel

  • Protestat e forta studentore, OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore

    Protestat e forta studentore, OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore

    Bota E Martë, 19 Gusht 2025 22:00
    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, thotë se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.
    ”Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim. Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani. Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka. Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

    Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi. Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

  • Raporti i Kremlinit: Autoritetet shqiptare rusofobe, zyrtari që “shqetësoi” ambasadën ruse në Tiranë

    Raporti i Kremlinit: Autoritetet shqiptare rusofobe, zyrtari që “shqetësoi” ambasadën ruse në Tiranë

    “Manifestimet rusofobe në Shqipëri përfshijnë një sërë materialesh mediatike antiruse”. Është ky konkluzioni i raportit të përbashkët të Ministrisë së Jashtme Ruse dhe asaj Bjelloruse me titull “Situata e të Drejtave të Njeriut në vende të caktuara”.
    Të dyja këto vende pretendojnë se raporti pasqyron shembuj realë të manifestimeve negative në fushën e të drejtave të njeriut në vendet e “Perëndimit Kolektiv”. Sergey Vershinin, zëvendësi i Ministrit të Jashtëm Rus Lavrov, deklaron se “në këtë raport gjenden raste flagrante të dhunimit të të drejtave të njeriut në shtete që e konsiderojnë veten demokraci ekzemplare, ku autoritetet janë mësuar të justifikojnë mosveprimin e tyre me referenca hipokrite të gjoja natyrës absolute të lirisë së shprehjes”.

    Në përmbledhjen rreth Shqipërisë, qeverinë ruse e shqetëson një rast që tregon sipas saj, tonet rusofobe në vend. Diplomatët rusë sjellin si shembull një publikim të ish Drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë, Alteo Hysi, i cili analizonte përmbajtjen dezinformuese të publikimeve të albasadës ruse në Tiranë.
    Shkrimi që mbante titullin “Kremlini flet shqip, por me gënjeshtra” tregonte se si ambasada ruse shpërndante të pavërteta rreth agresionit në Ukrainë, rreth vlerave të Bashkimit Europian dhe NATO-s.
    https://shqiptarja.com/lajm/alteo-hysi-kremlini-flet-shqip-por-me-genjeshtra
    Pikërisht rreth këtij shkrimi, Ministria e Jashtme Ruse reagon tanimë në raportin e fundit për të Drejtat e Njeriut ku shkruan:
    “Autoritetet shqiptare ngrenë gishtin drejt rolit destruktiv të Ambasadës Ruse në Tiranë që gjoja vepron si “agjent aktiv i dezinformimit” duke shpërndarë “mashtrime” në lidhje me politikën neokoloniale të vendeve perëndimore në Ballkan, sanksionet ilegale të BE dhe SHBA, mungesën e interesit të Kievit në negociatat e paqes, etj. Me fillimin e operacionit special ushtarak në shkurt 2022, Shqipëria ka dëshmuar një rritje të Rusofobisë. Autoritetet e vendit kanë njehsuar plotësisht veten me vlerësimet kolektive të Perëndimit për veprimet e Rusisë…”.
    Rreth analizës së Hysit reagoi edhe ambasadori rus në Tiranë, Alexey Zaitsev, i cili deklaroi: I gjithë mesazhi i zotit Hysi është se intervistat e mia shpërndajnë informacion fals si pjesë e makinerisë propagandistike ruse. Përderisa një qasje e tillë është plotësisht e pajustifikuar, vendosa t’i përgjigjem. Z. Hysi citon kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili “mbështeti nevojën për dialog si mënyra më e mirë për të arritur paqen” në Ukrainë, por unë nuk mund të pajtohem më shumë me këtë deklaratë. Problemi është se z. Zelensky nënshkroi vetë një ligj që ndalon çdo negociatë me Rusinë. Kush po e refuzon vërtet dialogun dhe paqen?
    Më tutje në raportin e vitit 2025, Ministria e Jashtme Ruse del në konkluzionin se me ngritjen e komisionit parlamentar për dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike, u shënua një tjetër përpjekje e autoriteteve shqiptare për të rritur kontrollin mbi hapësirën e informacionit publik.

  • “Qeveria mori masa për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem

    “Qeveria mori masa për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur mbetet problem

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2024, në lidhje me të drejtat e njeriut, përfshirë dhe Shqipërinë.

    Sa i përket vendit tonë, në raport theksohet nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit.
    Sipas raportit, qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut.
    Por më tej theksohet se sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.
    Sipas raportit, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm.
    “Ligji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikonin të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit ose ndalimit të tij në gjykatë. Qeveria në përgjithësi i respektoi këto kërkesa. Ligji kërkon që shumica e hetimeve paraprake të përfundojnë brenda tre muajsh, por prokurori ka të drejtë të zgjasë këtë periudhë. Paraburgimi nuk duhet të zgjasë më shumë se tre vjet. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), nuk është raportuar asnjë rast ku personat të jenë mbajtur përtej afateve të parashikuara me ligj.
    Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve vonoi procedurat penale. Burimet e kufizuara materiale, mungesa e hapësirës, menaxhimi i dobët i kalendarit gjyqësor, stafi i pamjaftueshëm dhe mosparaqitja e avokatëve dhe dëshmitarëve gjithashtu e penguan sistemin gjyqësor të gjykonte çështjet në kohën e duhur. Sipas DPB-së, procesi i verifikimit të sistemit të drejtësisë e përkeqësoi situatën dhe çoi në vende të lira në gjykata dhe prokurori”, thuhet në raport.
    Sa i përket mbrojtjes së refugjatëve, raporti i DASH shprehet: Qeveria bashkëpunoi me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe organizata të tjera humanitare në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, refugjatët e kthyer ose azilkërkuesit, si dhe persona të tjerë të shqetësuar. UNHCR, nëpërmjet partnerit të saj, Shërbimeve Shqiptare për Refugjatët dhe Migrantët, monitoroi intervistat personale me azilkërkuesit gjatë procesit të përcaktimit të statusit të refugjatit dhe mbështeti integrimin e tyre.

    Top Channel

  • Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

    Raporti i DASH-it: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

    Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme të shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues të Bosnjës.
    Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor nënvizon gjithashtu një problem të evidentuar edhe në raportet e mëparshme – mosndëshkimin e krimeve të luftës.

    Në pjesën për Kosovën, në raportin e parë të Departamentit të Shtetit nën administratën e presidentit Donald Trump, thuhet se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për t’i identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.
    Për Shqipërinë thuhet se “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
    Për Bosnjë e Hercegovinën, thuhet se autoritetet e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.
    Në pjesën për Serbinë, thuhet se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut, por theksohen raportet për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe mediave, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara dhe trafikim të qenieve njerëzore, duke përfshirë punën e detyruar.
    Për Malin e Zi, raporti thotë se në vitin 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut, por ndër problemet e evidentuara janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor e poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe medias.
    Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti citon organizata joqeveritare të cilat theksojnë se liritë e medias janë të rrezikuara nga paditë strategjike ndaj gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.
    Gjendja në botë
    Departamenti amerikan i Shtetit ka zbutur dukshëm kritikat ndaj disa shteteve që konsiderohen partnerë të ngushtë të presidentit republikan Donald Trump, si Salvadori dhe Izraeli – vende për të cilat organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se kanë një histori serioze të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
    Nga raporti është hequr përmendja e diskriminimit me të cilin përballet komuniteti LGBT+, është ulur fokusi i mëparshëm mbi të drejtat riprodhuese dhe janë shtuar kritika për kufizimet e fjalës politike në aleatët e SHBA-së në Evropë, të cilat, sipas zyrtarëve amerikanë, synojnë politikanët e krahut të djathtë, shkruan agjencia AP.
    Raporti përmend ato që administrata e Trumpit i konsideron si kufizime të lirisë së shprehjes në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani.
    Në të njëjtën gjuhë për të tre vendet aleate të NATO-s thuhet se “kushtet e të drejtave të njeriut janë përkeqësuar gjatë vitit”.
    “Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut“
    Në pjesën për Kosovën, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.
    Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.
    “AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.
    Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.
    “Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.
    Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
    Në Shqipëri, ndikim i politikës dhe bizneseve mbi gazetarët
    Pjesa për Shqipërinë thekson se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë kanë pohuar se Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kanë kërkuar të ndikojnë te mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.
    “Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.
    Raporti shton se “mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.
    Gjithashtu thuhet se “interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë”.
    “Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.
    Raporti vë në dukje se “gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
    Në Bosnje, Dodik ka minuar rendin kushtetues
    Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, raporti thekson se në entitetin e Republikës Sërpska, autoritetet kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.
    “Sulmet e shtuara verbale dhe juridike të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kanë minuar rendin kushtetues të vendit, ndërsa retorika e tij polarizuese dhe fyese ka kontribuar më tej në tensionet politike e etnike në mbarë vendin”, thuhet në përmbledhje.
    Çështjet kryesore të të drejtave të njeriut në Bosnje përfshijnë kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve, si dhe praninë e formave më të rënda të punës së fëmijëve. Raporti thekson se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të besueshëm për të hetuar ose ndëshkuar zyrtarët përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut.
    Përmendet gjithashtu problemi i pandëshkueshmërisë për krimet e luftës.
    “Pengesat kryesore për ndjekjen penale të krimeve të luftës kanë qenë kalimi i kohës, mosprioritizimi i rasteve më komplekse me kryesit më përgjegjës, menaxhimi joefikas dhe ndarja e çështjeve, si dhe mungesa e bashkëpunimit rajonal. Edhe pse ekzistonin mekanizma ligjorë për këtë, viktimat janë përballur me pengesa për të marrë dëmshpërblim në procedurat penale, për shkak të dështimit të prokurorëve për të siguruar dhe paraqitur prova në emër të tyre dhe hezitimit të gjykatave për të vendosur mbi këto kërkesa”, thuhet në raport.
    Raporti evidenton edhe presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke përmendur rastin kur Millorad Dodik sulmoi publikisht televizionin BN, duke e quajtur “tradhtar” për raportimin mbi korrupsionin e supozuar të familjes së tij.
    Ministri i Jashtëm Ellmedin Konakoviq përmendet në kontekstin e kritikave të shoqatës “BH Novinari”, pas sugjerimit se transmetuesit publikë në Bosnje dhe në Federatë – FTV dhe BHRT – mund të zgjidhnin problemet e tyre financiare afatgjata nëse menaxhmenti “do të punonte sipas diktatit” të politikave të koalicionit qeverisës.
    Raporti thekson gjithashtu problemin e martesave të detyruara të fëmijëve, duke vënë në dukje se ato janë në rritje, ndërsa mbrojtja ligjore zbatohet rrallë.
    Në Serbi, sulme ndaj gazetarëve dhe rol i tepruar i shtetit në sektorin mediatik
    Në pjesën për Serbinë, raporti thekson se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut.
    Çështjet kryesore të evidentuara përfshijnë raportime të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara, si dhe trafikim të qenieve njerëzore, përfshirë punën e detyruar.
    Raporti vë në dukje gjithashtu procesimin e ngadalshëm të rasteve të krimeve të luftës.
    Sa i përket lirisë së medias, janë përmendur sulmet ndaj gazetarëve, mungesa e transparencës në pronësinë e mediave dhe roli i tepruar i shtetit në sektorin mediatik.
    “Rregullatori për mediat elektronike (REM), në fund të vitit 2023, i dha licencë rajonale për transmetim televizionit Informer TV pa konkurs publik, gjë që ngre shqetësime për lidhjet e ngushta të këtij kanali me partinë në pushtet”, thuhet në raport.
    Po ashtu, evidentohet se presioni financiar ka çuar në autocensurë, me media që shmangin kritikat ndaj Qeverisë nga frika e pasojave.
    Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojnë torturën dhe keqtrajtimin, raporti përmend dy raste të përdorimit të tepruar të forcës nga zyrtarë policorë.
    Kufizime serioze të lirisë së shprehjes në Mal të Zi
    Për Malin e Zi, raporti thekson se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut.
    Ndër problemet kryesore janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Organizatat joqeveritare, përfshirë Human Rights Action dhe Civic Alliance, kanë kritikuar ngadalësinë e autoriteteve në procesimin e krimeve të luftës, njohjen e viktimave dhe pagesën e dëmshpërblimeve për luftën e viteve 1990.
    Raporti nënvizon se gazetarët kanë qenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Agjencia për Mediat Elektronike ka zgjeruar ndalimin e transmetimit të mediave shtetërore ruse (Russia Today, Sputnik, Rossiya 1) për t’u përshtatur plotësisht me masat e BE-së ndaj Rusisë, por ndalimi nuk është zbatuar plotësisht, pasi këto platforma kanë mbetur të qasshme.
    Zyrtarët kanë vazhduar të synojnë mediat kritike, ndërsa sulmet e pazgjidhura kanë krijuar një atmosferë frike. “Gjatë vitit, gazetarët janë përballur me kërcënime, sulme dhe presione për shkak të raportimeve mbi politikën, çështjet etnike e fetare, korrupsionin dhe kontrabandën”, thuhet në raport.
    Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojnë torturën dhe keqtrajtimin, organizatat joqeveritare kanë raportuar raste abuzimi ndaj të dyshuarve në polici dhe burgje në mbarë vendin. Qeveria ka ndjekur penalisht disa policë dhe roje burgu, por procedurat gjyqësore kanë pësuar vonesa.
    Paditë SLAPP kundër gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    Raporti thekson se, sipas organizatave joqeveritare në Maqedoninë e Veriut, liritë mediatike janë të rrezikuara nga paditë strategjike kundër gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.
    Shembujt përfshijnë kërcënimet me vdekje ndaj gazetares Lepa Gjundeva dhe sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu. Disa prej këtyre rasteve vazhdojnë të jenë në proces gjyqësor.
    Mediat, veçanërisht shërbimi publik, përballen me presione politike dhe ekonomike, ndërsa mediat online – edhe pse më të lira – janë objekt i sulmeve digjitale dhe përpjekjeve për diskreditim.
    Deri në shtator, katër gazetarë kanë qenë subjekt i padive SLAPP të ngritura nga aktorë shtetërorë dhe privatë./radio Europa e Lirë/

  • DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

    DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

    Administrata e Donald Trump-it ka ulur ndjeshëm kritikat në një raport të rëndësishëm të SHBA-ve për të drejtat e njeriut, ndaj vendeve aleate të presidentit amerikan, si El Salvador dhe Izraeli. Vende që, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kanë histori shkeljesh që njihen mirë.
    Siç shkruan The Guardian, në vend të kësaj çështjeje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin për çka e quan erozion të lirisë së shprehjes në Europë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe ka shtuar kritikat ndaj Brazilit dhe Afrikës së Jugut (të dyja vende me të cilat Uashingtoni ka pasur përplasje në disa çështje).
    Ndërkohë kritikat ndaj qeverive për trajtimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, që shfaqeshin në raportet e administratës Biden, duket se janë reduktuar në masë të madhe. Uashingtoni iu referua pushtimit rus të Ukrainës kryesisht si “lufta Rusi-Ukrainë”.
    Seksioni i raportit për Izraelin ishte dukshëm më i shkurtër se ai i një viti më parë dhe nuk përmendte krizën e rëndë humanitare apo numrin e viktimave në Gaza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 61 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, në përgjigje të një sulmi të grupit militant palestinez Hamas në tetor të vitit 2023.
    Ky raport u vonua për muaj me radhë, ndërsa të emëruarit e Trump-it ndryshuan në mënyrë drastike një draft të mëparshëm të Departamentit të Shtetit për ta përshtatur me vlerat e politikës “America First” (Amerika e Para), sipas zyrtarëve të qeverisë që folën në kushte anonimiteti. Në raport u përfshinë kategori të reja si “Jeta”, “Liria” dhe “Siguria e Personit”.
    “Nuk pati raporte të besueshme për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut,” thuhet në raportin e vitit 2024 për El Salvadorin, në kontrast të plotë me raportin e vitit 2023, i cili fliste për “çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut” dhe listonte raporte të besueshme për vrasje të paligjshme ose arbitrare, tortura dhe kushte burgimi të ashpra dhe të rrezikshme për jetën.
    Marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-ve dhe El Salvadorit janë forcuar që kur Trump erdhi në pushtet, pasi administrata ka dëbuar persona drejt El Salvadorit me ndihmën e presidentit Nayib Bukele.
    Vendi i tij po merr 6 milionë dollarë nga SHBA-të për të strehuar emigrantët në një burg gjigand me siguri të lartë.
    Administrata Trump është distancuar nga promovimi tradicional amerikan i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke e parë atë si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, megjithëse ka kritikuar vende të caktuara në përputhje me interesat e politikës së saj të jashtme.
    Një shembull është Europa, ku zyrtarët e Trump-it janë përfshirë shpesh në politikën europiane duke e dënuar atë që e shohin si shtypje të liderëve të djathtë, duke përfshirë ata në Rumani, Gjermani dhe Francë, si dhe duke akuzuar autoritetet europiane për censurim të opinioneve, si kritikat ndaj emigracionit.
    Raporti gjithashtu pretendon se Mbretëria e Bashkuar ka pësuar rënie në respektimin e të drejtave të njeriut, duke përmendur dhunën antisemitike dhe “kufizime serioze” të lirisë së shprehjes. Ai përmend “zonat e qasjes së sigurt” ligjore që kufizojnë protestat rreth klinikave të abortit dhe thotë se qeveria ka “ndërhyrë në mënyrë të përsëritur për të frenuar fjalën e lirë” në internet pas vrasjes së tre fëmijëve në Southport vitin e kaluar.
    Për dekada me radhë, Raporti mbi të Drejtat e Njeriut i Departamentit të Shtetit, i kërkuar nga Kongresi, është përdorur si pikë referimi për avokimin global të të drejtave të njeriut.
    Raporti i këtij viti u përgatit pas një riorganizimi të madh në departament, i cili përfshiu shkarkimin e qindra punonjësve, shumë prej tyre nga Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, i cili është institucioni kryesor që merret me hartimin e raportit.
    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në prill shkroi një artikull ku tha se kjo byro ishte kthyer në një platformë për “aktivistë të krahut të majtë”. Ai shtoi se administrata Trump do ta riorientonte byronë për t’u fokusuar në “vlerat perëndimore”.