Tag: njeriut

  • Bllokohen 420 ton misër në Han i Hotit, dyshohet se përmban toksina kancerogjene, rrezik për kafshët dhe njerëzit

    Bllokohen 420 ton misër në Han i Hotit, dyshohet se përmban toksina kancerogjene, rrezik për kafshët dhe njerëzit

    Misri me aflatoksinë që vë në rrezik shëndetin e kafshëve dhe të njeriut, nuk prodhohet nga fermat shqiptare, por nga fermeri serb.

    AKU në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka bllokuar 15 kamionë më misër, ku pesha totale e misrit të dyshuar me aflatoksinë  kap shifrën e 420 tonëve.
    Inspektorët e Ushqimit janë duke zbatuar urdhërin e ministrit Andis Salla i cili ka kërkuar analizim të çdo ngarkese me misër.  Ndërkohë burime për Top Channel, mësojnë se kamionët për analizim nuk janë dërguar vetëm në ISUV, por edhe në laboratorët e akredituar të  shteteve të Belgjikës dhe Italisë, pasi rezultatet e analizave në këto vende dalin shumë herë më shpejt se ato të laboratorit tonë.
    Aflatoksinë cilësohet si nja nga toksina më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nëse kafshët konsumojnë misër me afltoksinë, më pas ky myk depërton edhe në qumësht,  dhe  për fat të keq nuk shpërbëhet në asnjë proces përpunimi. OBSH aflatoksinën e cilëson si një nga toksinë më të rrezikshme për shëndetin e njeriut pasi ajo mund të shkaktoj sëmundje kancerogjene.
    Mykotoksinat në ushqimin blegtorale, krijohen atëherë kur misri nuk mbahet në kushte të mira magazinimi, ku sipas rregullit fermerët të gjithë ushqimin duhet ta ruajnë në vende të thata.
    Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë. Dhe këtë e treguan dhe rezultate e para të analizave që dolën në datën 7 nëntor ku AKU bllokoi ngarkesën e parë prej 25 ton misër serb me aflatoksinë.
    E gjitha sasia e misrit prej 420 tonëve për destinacion ka fermat blegtorale te vendit tonë. Fermeri ynë është I detyruar që stallën ta furnizojë më misër importi, pasi në vendin tonë fushat me misër janë në zhdukje, kjo sepse fermeri I drithërave është më i keq subvencionuari në rajon, për pasojë kolegu I tij nga Serbia kostot e prodhimi i ka më të ulëta, dhe marzhin e fitimit shumë here më të larta.
    Kjo politikë e gabuar ekonomike e ka detyruar fermerin tonë që lopët, delet dhe shpendët të rriten me ushqime të rrezikshme nga Serbia.
     

    Top Channel

  • Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së

    Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së

    Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çështje të rëndësishme politike në vendin tonë. 
    Duke komentuar ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadorja  Suard u shpreh se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të vlerave të Bashkimit Europian. 
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsisë dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit; është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ambasadorja. 
    Suard foli edhe për raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE-së në Shqipëri. Ajo u shpreh se raporti ishte pozitiv. 
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua edhe nga autoritetet e tjera dhe komisionerë të NATO-s, si dhe nga përfaqësues të tjerë të BE-së, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE-së në Shqipëri. Është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedent që është bërë deri tani me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke inkurajuar reformat dhe duke vazhduar në këtë rrugë”, deklaroi ajo. 
    Ambasadorja shtoi se sfida nuk përfundon vetëm me miratimin e ligjeve. 
    “Përtej teksteve ligjore, këto reforma dhe ligje duhen zbatuar. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka tepër rëndësi e në këtë drejtim, ka ende shumë punë për të bërë. Jam shumë besimplotë se Shqipëria do jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e vendit, për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasa politike dhe parlamenti”, deklaroi Suard. 
    Sa i përket SPAK, ambasadorja e Francës e cilësoi atë si një institucion të besueshëm dhe nga ndërkombëtarët. 
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës në drejtësi në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm, i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit dhe bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë tradita, edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo. 
    Ambasadorja Suard deklaroi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë e shoqëror. 

  • Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin/ Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini

    Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin/ Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini

    Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin/ Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini
    Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
    E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
    Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
    Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
    Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
    Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
    “Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
    Deklarata e plotë:
    Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
    LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
    Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
    Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.

  • Tre vendimet e Gjykatave Meta i cilëson antikushtetuese/ Kushtetuesja pranon kërkesën për shqyrtimin e vendimeve mbi arrestin

    Tre vendimet e Gjykatave Meta i cilëson antikushtetuese/ Kushtetuesja pranon kërkesën për shqyrtimin e vendimeve mbi arrestin

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë këtë të mërkurë kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-presidentit Ilir Meta në lidhje me masën e arrestit ndaj tij.
    Sipas vendimit, kërkesa do të shqyrtohet në themel mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve në seancë.
    Meta, përmes mbrojtësve të tij ligjorë, pretendon se vendimet e dhëna nga të tre gjykatat, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Shkallës Parë, janë antikushtetuese dhe kanë cënuar rëndë liritë, Kushtetutën, ligjin procedural penal, si dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me heqjen e lirisë. Ilir Meta, ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit, është vendosur në masën e arrestit në burg, pa akuzë konkrete, por vetëm me dyshime si person nën hetim.
    Ilir Meta ndodhet në burg që prej datës 21 tetor 2024, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
    Shkeljet konkrete të Kushtetutës sipas palës mbrojtëse
    “Kërkesa mbështetet në faktin se Gjykata ka lënë në fuqi një masë arresti të bazuar vetëm në dyshime, pa një akuzë të komunikueshme ndaj të pandehurit, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila përcakton se “çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit”. Për më tepër, masa e arrestit me burg e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizat përbën një shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës dhe është e papërshtatshme për të siguruar një proces të drejtë.
    Vendimet e gjykatave janë të paqartë dhe të paarsyeshme në lidhje me rrezikshmërinë individuale të të pandehurit. Arsyetimi i Gjykatës së Lartë ka shkuar përtej kompetencave të saj, duke e paragjykuar ish-Presidentin Ilir Meta si recidivist për të njëjtat vepra penale, një fakt që është i pasaktë pasi Meta nuk ka pasur ndonjë dënim të mëparshëm për ndonjë vepër penale” thuhet në kërkesë.
    Shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera
    Avokatët e Metës thonë se masa e arrestit me burg, për një person publik si ish-Presidenti dhe lider i një partie opozitare, është konsideruar jo proporcionale dhe e pajustifikuar, duke cenuar liritë themelore të njeriut.
    “Ky proces ka shkelur disa nene të Kushtetutës, si:
    Neni 17 i Kushtetutës: Kufizimi i të drejtave dhe lirive.
    Neni 27 i Kushtetutës: E drejta për liri dhe siguri personale.
    Neni 28 i Kushtetutës: Prezumimi i pafajësisë.
    Neni 48 i Kushtetutës: Barazia para ligjit dhe ndalimi i diskriminimit politik.
    Neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Ndalimi i ndalimit arbitrar.
    Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: E drejta për një proces të drejtë.
    Nëse personi nuk ushtron funksion publik, nuk ka mundësi të ndikojë mbi prova ose dëshmitarë, dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, masa e sigurisë me burg mund të konsiderohet e papërshtatshme dhe e pamotivuar”, thonë avokatët.
    Kërkesa për shfuqizim të vendimeve të gjykatave
    “Për të gjitha arsyet e mësipërme, kërkohet nga Gjykata Kushtetuese pranimi i kërkesës dhe shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve të mëposhtme:
    Vendimi nr. 57, datë 27.02.2025, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
    Vendimi nr. 59 (97-2024-333), datë 19.11.2024, i Gjykatës Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Vendimi nr. 125, datë 20.10.2024, i Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Vendimi nr. 130, datë 23.10.2024, i Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në kërkesën e avokatëve të Metës.

  • VIDEO/ Pastori Pano zbërthen projektligjin e PS për ‘Gjinitë’: Është ‘wokizëm i të majtës ekstreme në SHBA’

    VIDEO/ Pastori Pano zbërthen projektligjin e PS për ‘Gjinitë’: Është ‘wokizëm i të majtës ekstreme në SHBA’

    Pastori Akil Pano, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka zbërthyer se çfarë po kërkon të bëjë Edi Rama dhe Partia Socialiste me propozimin e ligjit për ‘Gjinitë’.

    Sipas Panos, propozimi i mazhorancës së PS-së në thelb është projektligji i wokizmit të liberalëve të majtë, pra të forcave ekstreme majtiste, që është bërë në SHBA dhe Kanada.

    ‘Në thelb, ky projektligj, i cili është i maskuar nën termin projektligji për barazinë gjinore, nuk trajton asgjë dhe aspak çështje që lidhen me atë që ne njohim si barazi, por në thelb është projektligji i wokizmit të liberalëve të majtë, pra të forcave ekstreme majtiste.

    Kemi të bëjmë me të gjithë paketën, si kundër është njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë udhëtimit politik të administratës Biden-Harris, në Kanada, në pjesën e Evropës Perëndimore, që lidhet me të gjithë historinë e ripërkufizimit të asaj që ne njohim si gjini, të ripërkufizimit të raportit të njeriut me veten, njeriut me familjen, me fëmijët, fëmijët me edukimin e tyre gjinor në shkolla, raporti i njeriut me sportin, raporti i njeriut me ushtrinë, raporti i njeriut me atë që ne njohim si drejtësi, ndryshimi i fjalorit, ndryshimi i gjuhës,’ tha Pano.

    Gjatë bisedës në SYRI TV, pastori Pano u shpreh se, ‘kemi të bëjmë me një paketë të plotë ndryshimesh, të cilat shihen nën termin barazi gjinore. Nëse do të më lejoni telegrafikisht, në mënyrë shumë të shkurtër t’i kaloj. Së pari, bëhet ripërkufizimi i gjinisë. Në qoftë se fjalori shqip-shqip, Akademia e Shkencave që ka miratuar fjalorin zyrtar të shqiptarëve, e përkufizon gjininë si tërësia e tipareve natyrore që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit, pra seksin, gjininë mashkull dhe femër, dhe më pas fëmijët që lindin si rrjedhojë e bashkimit të dy të kundërtave, me rekomandimet e LGBT-së, në këtë projektligj, dhe rekomandimet e LGBT-së janë këto: zgjerimi i përkufizimit të gjinisë duke u parë në lenten e gjithëpërfshirjes, përtej konceptit binar burrë-grua’.

    ‘Tani drafti final për votim në parlamentin e Shqipërisë vjen me këtë përkufizim për gjininë. Gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe për burrat’, theksoi Pano.

    ‘Pra gjinia nuk është më esencë natyrore tek njeriu, nuk është më një gjini binare, siç ne njohim mashkull-femër, por është një konstrukt social që lidhet në raport me role të caktuara. Pra është një këmishë, një xhaketë që ti mund ta veshësh, mund ta heqësh sa herë të duash nga vetja. BBC-ja, një institucion i medias ndërkombëtare gjigante botërore, ju e njihni,’ shtoi pastori Akil Pano gjatë bisedës në SYRI TV.

  • Trafikanti shqiptar paraqet kërkesën e çuditshme në Angli: Mos më ekstradoni në Itali, nuk ka ujë të ngrohtë në burg

    Trafikanti shqiptar paraqet kërkesën e çuditshme në Angli: Mos më ekstradoni në Itali, nuk ka ujë të ngrohtë në burg

    Një trafikant droge shqiptar që hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ekstradohet në Itali sepse burgjet e vendit nuk kanë… ujë të ngrohtë!
    Maringlen Cefalia , 41 vjeç , i cili u dënua në Itali me pesë vjet burg për trafikimin e 1.5 kilogramëve kokainë , po apelon të drejtat e tij të njeriut, duke pretenduar se kushtet në burgjet italiane shkelin Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbron të burgosurit nga “trajtimi çnjerëzor ose degradues”.
    Sipas mediave, Cefalia ka mbërritur në Britani në vitin 2022, duke u përpjekur të shmangë vuajtjen e dënimit. Gjatë seancës dëgjimore për ekstradimin e tij, ai refuzoi të dëshmonte dhe thirri Alessio Scantoura, një përfaqësues të organizatës joqeveritare Antigone, e cila punon për të drejtat e të burgosurve, si dëshmitar mbrojtës.

    “Ata nuk kanë ujë të nxehtë dhe qelitë po ziejnë gjatë verës”
    Adam Squibbs, avokati që përfaqëson Italinë, kundërshtoi duke thënë se ndërsa disa burgje janë të vendosura në ndërtesa të vjetra, siç janë ish-manastire ose kampe ushtarake, nuk ka prova për abuzime sistematike. Ai pranoi se “ uji i nxehtë nuk është gjithmonë i disponueshëm dhe disa të burgosur bëjnë dush të ftohtë ”, por shtoi se kjo “ nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut”.
    Squibbs madje theksoi se Cefalìa kishte paguar një garanci prej 2,000 £ për lirimin e tij, gjë që sugjeron se ai ” mund të blinte lehtësisht një ventilator për qelinë e tij “.
    Në fund, gjyqtari e rrëzoi apelin e shqiptarit , duke vendosur se pretendimet e tij në lidhje me kushtet e paraburgimit ishin të pabaza dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat kur iku nga Italia për në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, Cefalia po bën gati valixhet për në Itali dhe nëse nuk ka ujë të nxehtë, të paktën do të ketë shumë… kafe ekspres.

  • Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

    Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

    Kina zhvilloi një fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj Universitetit Sheffield Hallam në Mbretërinë e Bashkuar për ta detyruar të mbyllte kërkimet mbi abuzimet ndaj ujgurëve në Xinjiang, sipas dokumenteve të siguruara nga BBC.

    Sipas dokumenteve të brendshme, stafi i universitetit në Kinë u ngacmua dhe u kërcënua nga persona që u identifikuan si anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kinës.
    Në të njëjtën kohë, akseset në faqet e internetit të Sheffield Hallam u bllokuan nga Kina, duke penguar rekrutimin e studentëve kinezë, një goditje e ndjeshme ekonomike për institucionin që fitonte miliona paund çdo vit nga ky treg.
    Në një e-mail të brendshëm të korrikut 2024, zyrtarët e universitetit pranuan se:
    “Përpjekja për të mbajtur biznesin në Kinë dhe publikimi i hulumtimit tani janë partnerë të paqëndrueshëm.”
    Në qendër të çështjes është profesoreshë Laura Murphy, eksperte e të drejtave të njeriut dhe skllavërisë moderne, e cila hetonte përdorimin e punës së detyruar nga myslimanët ujgurë në rajonin kinez të Xinjiang.
    Kina e mohon kategorikisht këtë praktikë, por raportet e Murphy-t dhe ekipit të saj në Qendrën “Helena Kennedy” kishin gjetje që lidhin industrinë kineze të paneleve diellore, tekstilit dhe pjesëve të makinave me punën e detyruar.
    Pas presionit nga autoritetet kineze dhe një padie për shpifje, në fund të vitit 2024 universiteti nuk publikoi një raport të ri të ekipit të saj.
    Në fillim të vitit 2025, drejtuesit i thanë profesoreshës se nuk mund të vazhdonte më kërkimin mbi zinxhirët e furnizimit në Kinë.

    Top Channel

  • Një orë gjumë më tepër pas ndryshimit të orës, efektet dhe ndikimi

    Një orë gjumë më tepër pas ndryshimit të orës, efektet dhe ndikimi

    Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi. Në disa raste këto pesë minuta kthehen në një orë duke ndryshuar tërësisht ritmin e ditës.
    Një orë gjumë më tepër ka një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe punën e njeriut.
    Rëndësia e gjumit në jetën e njeriut

    Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut. Falë tij, qelizat kanë kohë të rigjenerohen, organet rimëkëmben, trupi dhe truri marrin pushimin e nevojshëm. E nëse ia dilni të flini qoftë edhe një orë më tepër se zakonisht, atëherë jo vetëm që do të keni një paraqitje më të mirë, por do të ndiheni më mirë dhe do të jeni më të mirë në punën tuaj. Por fjetja për një orë më tepër është vetëm fillimi.
    Ajo që për ekspertët ka rëndësi është që njeriu të caktojë një regjim të mirëfilltë gjumi të cilit duhet t’i përmbahet me përpikmëri. Falë këtij regjimi, njeriu mund të korrë përfitimet më të mëdha prej gjumit.
    Cilat janë përfitimet e një ore më tepër në gjumë?
    Ekspertët vlerësojnë se nëse njeriu fle një orë më tepër gjumë se zakonisht, do të ndihet mirë e do të ketë më shumë energji. Sipas tyre, mjafton një orë gjumë më tepër që humori të përmirësohet dhe paraqitja e jashtme të jetë shumë e mirë. Nëse gjumin e bëni shkel e shko, atëherë jo vetëm që do të ndiheni keq, do të shtoni në peshë por do të dukeni keq.

  • Historia e njeriut që pretendohet se jetoi 137 vjeç

    Historia e njeriut që pretendohet se jetoi 137 vjeç

    Kjo është historia e “John Smith-it”, një indian i Amerikës që pretendohet se ka jetuar 137 vjet dhe ka vdekur në 1922.

    Është një legjendë e pamundur për t’u verifikuar historikisht, por ja çfarë dihet:

    Ky burrë me origjinë nga fisi Chippewa (Ojibwe) vërtet ka ekzistuar dhe ka qenë fotografuar nga studiues amerikanë në fillim të shekullit XX.

    Ai jetonte në Minnesota, jo në Mississippi — një ngatërrim që shpesh ndodh në rrëfimet moderne.

    Pretendimi se ai kishte lindur në 1785 dhe kishte vdekur në 1922, pra 137 vjeç, u përhap në shtypin amerikan të asaj kohe, por nuk ka asnjë provë dokumentare për ta mbështetur (pa regjistra lindjeje, pa dëshmi zyrtare, etj.).
    Studiuesit modernë mendojnë se mosha e tij e vërtetë ka qenë rreth 90–100 vjeç, gjë që për kohën ishte gjithsesi shumë e pazakontë.
    Fotoja është autentike dhe e famshme, por pretendimi për 137 vjet është mit që u mbështet më shumë në përshtypjen vizuale të fytyrës së tij shumë të rrudhur.

    o.p. / dita

  • Shkencëtarët japonezë zbulojnë çelësin për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet

    Shkencëtarët japonezë zbulojnë çelësin për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet

    Studiuesit japonezë mund të kenë zbuluar çelësin për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet – duke përdorur një ilaç që lufton plakjen qelizore.
    Duke synuar qelizat e plakura dhe duke riparuar dëmtimin e ADN-së, terapia synon të ngadalësojë proceset molekulare të vetë plakjes.
    Nëse kjo funksionon tek njerëzit, mund të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të plakesh.
    Studiuesit në Universitetin e Osakës në Japoni kanë identifikuar një ilaç të quajtur IU1 – që mund të ngadalësojë ndjeshëm plakjen – duke përmirësuar sistemet e kontrollit të cilësisë së proteinave në qeliza – dhe madje mund të zgjasë jetën e njeriut deri në 250 vjet.
    Plakja është një proces i pashmangshëm që shpesh shoqërohet me sëmundje të ndryshme.
    Një nga shkaqet kryesore të plakjes është humbja e ekuilibrit të proteinave brenda qelizave të trupit, një fenomen i njohur si protestazë.
    Qelizat zotërojnë mekanizma që identifikojnë dhe zbërthejnë proteinat e dëmtuara.
    Megjithatë, me plakjen, këto sisteme bëhen më pak efikase, duke hapur rrugën për shumë sëmundje degjenerative që lidhen me moshën.
    Në këtë kontekst, ekipi i hulumtimit hetoi marrëdhënien midis dy sistemeve kryesore të kontrollit të cilësisë së proteinave: proteazomat dhe autofagjia.
    Ata zbuluan se ilaçi IU1 mund të rrisë aktivitetin e proteazomës, ndërsa njëkohësisht të rrisë autofagjinë.
    Ky mekanizëm sinergjik mund të ndihmojë në uljen e dobësisë muskulore që lidhet me plakjen dhe në rritjen e jetëgjatësisë.