Tag: njeriut

  • Çështja “Himara”/ GJEDNJ pranon padinë e Fredi Belerit

    Çështja “Himara”/ GJEDNJ pranon padinë e Fredi Belerit

    Fredi Beleri

    BRUKSEL- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij. Lajmin e ka bërë me dije media greke, “Kathimerini”.
    “GJEDNJ-ja cakton datën 26 qershor si datën përfundimtare që eurodeputeti i NeoDemokracia, Fredi Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore. Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.”
    Në fazën e vendimit paraprak të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përqindja dërrmuese e kërkesave të ngjashme refuzohet. 
    Pas vendimit, Beleri tha: Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është shfajësimi im i parë. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin tim. 
    Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.
    Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë. Pas daljes nga burgu, Beleri e paralajmëroi se çështja e tij do të përfundonte në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. /ZËRI

  • Kathimerini: Strasburgu pranon kërkesën e Belerit për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim

    Kathimerini: Strasburgu pranon kërkesën e Belerit për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, raporton media greke Kathimerini.
    GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.
    Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.
    Vetë Beleri ka bërë një reagim duke thënë se “sot është fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike”.
    Beleri: “Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
    Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese.
    Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti.”

  • Lufta për drejtësi e Belerit shkon në Europë, Strasburgu nis shqyrtimin

    Lufta për drejtësi e Belerit shkon në Europë, Strasburgu nis shqyrtimin

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, raporton media greke Kathimerini.

    GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.
    Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.
    Vetë Beleri ka bërë një reagim duke thënë se “sot është fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike”.
    Beleri:“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
    Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese.
    Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti.”
     

  • Përdorimi i teknologjisë për përsosjen e njeriut

    Përdorimi i teknologjisë për përsosjen e njeriut

    Ëndrrat për përmirësimin e racës njerëzore nuk janë më fantazi. Por industria e “përmirësimit të njeriut” pengohet ende nga rregullat e vjetra, shkruan The Economist Pasi zbuloi kërpudhat halucinogjene, Christian Angermayer kuptoi se kishte një mision për të ndihmuar racën njerëzore të përmirësohej.Pasi hyri në “portën e Zotit” falë përdorimit të drogave psikedelike, miliarderi gjerman don…

  • Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si President

    Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si President

    Bota E Martë, 25 Mars 2025 15:39
    Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u betua këtë të martë për mandatin e shtatë si president. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”.
    Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.

    “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.
    Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk.

  • A duhet ripërdorur vaji i skuqur?

    A duhet ripërdorur vaji i skuqur?

    Përdorimi i përsëritur i vajit të skuqur është mjaft i dëmshëm për organizmin e njeriut. Dy janë arsyet e reja të zbuluar. Së pari mund të provokojë edhe ndryshim gjenetik, por jo vetëm. Ndikon edhe si një toksinë që ndikon në krijimin dhe shtimin e qelizave tumorale, kryesisht tek femrat, në nxitjen e tumorit të gjirit dhe ndryshimet metabolike. Studimi është kryer nga kërkuesit e Universitetit të Illinois mbi kaviet e laboratorit.
    Eksperimenti është kryer për disa javë në dy grupe, njëri prej të cilëve ushqehej me vaj të ri dhe të pangrohur, ndërsa grupi tjetër me vaj që ishte ngrohur disa herë. Ndryshimet ishin thelbësore dhe grupi i dytë shfaqte një përhapje të qelizave kancerogjene në organizëm katër herë më të lartë. Kjo gjë është verifikuar në disa lloje tumoresh, si në ato të mushkërive, mëlçisë, gjirit etj.
    Ekspertët shpjegojnë se i njëjti vaj i përdorur në mënyrë të përsëritur, pra duke ju nënshtruar nxehjes, ftohjes dhe më pas nxehjes e kështu me radhë, lëshon një substancë kimike toksike që ka natyrë kancerogjene. Edhe studime të mëparshme e kishin lidhur përdorimin e vajit të skuqur për disa herë me radhë me një sërë problemesh për shëndetin e njeriut, ndër të cilat sëmundjet kardiovaskulare.