Tag: njeriu

  • Nxitojmë shumë për dy grusht dhe në fund…

    Nxitojmë shumë për dy grusht dhe në fund…

    Nga Namir Lapardhaja

    Vdekja është një përkujtim që ia prish njeriut gëzimet e së përditshmes. Ajo mund të zërë edhe në lartësitë e maleve, edhe në thellësitë e deteve…; edhe në gjumë, edhe zgjuar…; edhe nëse je me pushtet, edhe nëse je pa pushtet…; edhe nëse je i pasur, edhe nëse je i varfër…; edhe nëse je i shëndetshëm, edhe nëse ke siklete shëndetësore….Njeriu bën jetë të shpenguar sikur të ishte i përjetshëm, edhe pse të gjithë jemi kalimtar dhe, siç thuhet në librat e shenjtë, “çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”.Njeriu nxiton shumë për të mbledhur sa më shumë pasuri dhe pushtet, por ajo që ngelet në fund janë vetëm dy grusht dhe.Ndaj largimet e të njohurve apo të afërmve duhet të na bëjnë të meditojmë se, herët a vonë, të gjithë do ta nisin atë udhëtim, mirëpo ajo që ka rëndësi është emri që do të lëmë pas dhe veprat e mira që mund të përfitojnë të tjerët.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTAN FUGA: SHITËSI QË MË DHA NJË BAKSHISH TË MAJMË

  • Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

    Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

    Nga Ismail Kadare

    Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës.

    Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej.

    Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vëmendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndjeje se sa ç’ishte, aq edhe mungonte.

    Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dysia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.

    Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta.

    Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë? Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoja. Ishte një pengesë e tjeterfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj.

    Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske.

    Prej vitesh, qysh pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që e bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit. Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qenë i gjallë, të përjetojë vdekjen e tij.

    Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të.

    Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparashikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend.

    Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty. Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi…

    …Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 mbasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II.

    Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm , më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij.

    Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister.

    *Shkëputur nga libri “Ftesë në studio” e Ismail Kadaresë

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PSE E SULMONTE NEXHMIJE HOXHA ISMAIL KADARENË, NGA CILA VEPËR E TIJ NDIHEJ E POSHTËRUAR?

  • Berisha shton sulmet ndaj SPAK dhe zbulon se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit, kreu i PD shpërthen ndaj Ballës…

    Berisha shton sulmet ndaj SPAK dhe zbulon se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit, kreu i PD shpërthen ndaj Ballës…

    Rigels Seliman
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shtuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste. Fillimisht duke folur para grupit parlamentar të PD, Berisha ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe manipulimin e procesit të emërimit të pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Sipas Berishës, kandidati i parapëlqyer nga Rama është prokurori Kondili, dhe ky vendim është marrë pas një skeme të dirigjuar personalisht nga kreu i qeverisë, me mbështetje të verbër nga njerëzit e tij në sistem.
    Berisha denoncoi se SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur bosët e krimit dhe trafikantët e drogës. Ai theksoi se ligji antimafia është asgjësuar në funksion të klientëve të qeverisë dhe denoncoi me emra konkretë rastet e shpërdorimit dhe të mbrojtjes së pasurive të krimit nga vetë qeveria. Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, u shpreh se hyrja në Kuvend nuk është një vendim i lavdishëm, duke e cilësuar parlamentin aktual si një “narko-Parlament” të drejtuar nga “partia e krimit” me në krye Taulant Ballën, të cilin e akuzoi se ka porositur vrasje dhe liruar kriminelë. Më poshtë po pasqyrojmë pjesë nga fjala e Z. Berisha.
    Deklarata e Berishës për SPAK
    “Tani, të nderuar zotërinj, lidhur me emërimin e pasardhësit të Dumanit, nuk mund të keni asnjë iluzion se do zgjedhë atë që ai do. Shikoni se çfarë bëri me zgjedhjen e parë, ua them unë tani, se nuk e kam nxjerrë ndonjëherë këtë, po e nxjerr sot. Kur u bënë zgjedhjet e para, i thotë Erion Veliajt: Ti Erion, do mbështesësh Kondilin. I thotë Lubisë: Ti Lubi, do të mbështesësh Kondilin. Vet me ndërkombëtarët, atyre u thoshte unë dua Altin Troplinin. Erioni, verbërisht e zbatoi. Po Erioni e kuptoi para se të ndodhë kjo, e kuptoi, por vonë. Kjo është absolute. Po të gjithë ata i ka emëruar ky, mos të kemi asnjë iluzion. Urdhëro si veproi me Altin Troplinin. I futi të dy këta, gjoja partia po punon për Kondilin, në fakt ky punonte Troplinin. Të njëjtën skemë do përdorë edhe ky, ja do jemi këtu. Por, problemi ynë është ky, problemi ynë është shumë serioz. Së pari Skapi u përdor për të shtypur pluralizmin dhe për këtë janë dokumente ndërkombëtare që mbështesin qëndrimin tonë. Së dyti, dokumentet zyrtare faktojnë se prokurorët e Skapit kanë bashkëpunuar gjatë periudhës së tyre në Skap me krimin. Dokumentet, nuk i fshehim ne ato.
    Nuk tërhiqemi prej tyre. Ne, do të donim  me kënaqësinë më të madhe një organ akuze të përgjegjshëm para ligjit, padiskutim. Por jo, një organ akuze që informon 2/3 e bosëve të drogës dhe të organizatave kriminale, më shumë se 2/3, absolutisht më shumë, 80 përqind të tyre. 250 mandate të paekzekutuara, të gjitha të shitura nga Dumani dhe skapistët. Dhe ne, qendrojmë. Natyrisht, ky ka humbur Fatmir Xhafën për t’i mbikëqyrur ata. Fatmir Xhafa është në ligjet e vendit dhe në ligjet ndërkombëtare subjekt i ligjit antimafia. Por, ligji antiumafia për Troplinin nuk ekziston, jo nuk ekziston. Pikërisht, se nuk ekziston ligji antimafia, Edi Rama firmos dh e vulos që, hoteli Elvis Doçi, të marrë hotelin 11 katësh tek Shkëmbi i Kavajës dhe nuk i sekuestrohet. Pikërisht, se nuk ekziston ky ligj, bashkëshortja e Xhaferrit, mos gaboj Xhaferri e ka ai mbiemrin, ajo fiton tendera rëndom me Taulant Ballën, pikërisht se nuk ekziston ky ligj. E shoqja e Altin Hajrit, me firmën e Edi Ramës merr leje për ndërtim hoteli. Po si mund të marrë bashkëshortja leje ndërtim hoteli? Sepse, ligji antimafie nuk ekziston. Është asgjësuar. Natyrisht ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë”, deklaroi dje Berisha.
    Deklarata e Berishës për Ballën
    “Për të shmangur burokracinë, shmanga një shtrëngim duarsh me të gjithë ju, që do e bëja me gjithë kënaqësinë. Sot, ne jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit, apo strategjisë tonë në jetën parlamentare. Duhet të jemi fare i hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament, nuk është një vendim i lavdishëm dhe se jo të paktë janë ata demokrate e demokratë që kanë shkrirë dhe shkrijnë të gjithë energjitë e tyre në mbështetjen tonë, të cilët me mesazhe dhe në mënyra të ndryshme kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e kryesisë. Për mua, nuk kishte asgjë të papritur sepse të hysh në një narko-parlament, ku kartelet e drogës janë më të përfaqësuara se kurrë, ku grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që me dokumente ka porositur vrasje. E kryeson njeriu që me dokumente zyrtare ka liruar terroristë siç janë ata që i vendosin tritolin Lulzim Kullës. Njeriu që ka liruar kriminelë nga komisariatet.
    Njeriu që figuron në dokumente zyrtare se është implikuar në dhjetëra afera korruptive të Klement Xhaferit. Një ushtar i vërtetë i Suel Çelës. Njeriu që me Marion, vëllain e Suel Çelës, përcakton sipas dokumenteve zyrtare, numrin e votave që do marrë, me kusht që t’i arrestojë kundërshtarët politikë. Dhe i arreston. Ky është Taulant Balla. Imagjinoni se përkarshi kujt ulemi ne. Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla, Drazhi, ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafaj dhe grupi tjetër kriminal. Dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon, njeriu që nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, e pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli. Kjo, të mos kemi iluzion. Sepse sot, ai në mënyrë të hapur, para shqiptarëve dhe botës, tregoi se ç’mendon ai për rotacionin. Se rotacioni është diçka që nuk ka lidhje me të”, nënvizoi dje Berisha.

  • Berisha: Parlamenti u kthye në kartel droge, grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që ka porositur vrasje

    Berisha: Parlamenti u kthye në kartel droge, grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që ka porositur vrasje

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha nuk kurseu akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar Kuvendin si “narko-parlament” të kontrolluar nga grupet kriminale dhe kartelët e drogës.
    Ai theksoi se hyrja e opozitës në sallë nuk është një vendim i lavdishëm, por një domosdoshmëri për të denoncuar hapur kapjen e shtetit nga krimi.
    Duke e portretizuar Taulant Ballën si “ushtar të botës së krimit” dhe Edi Ramën si simbol të pushtetit permanent që shfrytëzon opozitën si stoli, Berisha paralajmëroi se demokracia shqiptare është më e rrezikuar se kurrë.
    Pjesë nga deklarata:
    Për të shmangur burokracinë, shmanga një shtrëngim duarsh me të gjithë ju, që do e bëja me gjithë kënaqësinë.Sot, ne jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit, apo strategjisë tonë në jetën parlamentare.Duhet të jemi fare i hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament, nuk është një vendim i lavdishëm dhe se jo të paktë janë ata demokrate e demokratë që kanë shkrirë dhe shkrijnë të gjithë energjitë e tyre në mbështetjen tonë, të cilët me mesazhe dhe në mënyra të ndryshme kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e kryesisë.Për mua, nuk kishte asgjë të papritur sepse të hysh në një narko-parlament, ku kartelet e drogës janë më të përfaqësuara se kurrë, ku grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që me dokumente ka porositur vrasje.E kryeson njeriu që me dokumente zyrtare ka liruar terroristë siç janë ata që i vendosin tritolin Lulzim Kullës.Njeriu që ka liruar kriminelë nga komisariatet.Njeriu që figuron në dokumente zyrtare se është implikuar në dhjetëra afera korruptive të Klement Xhaferit. Një ushtar i vërtetë i Suel Çelës.Njeriu që me Marion, vëllain e Suel Çelës, përcakton sipas dokumenteve zyrtare, numrin e votave që do marrë, me kusht që t’i arrestojë kundërshtarët politikë. Dhe i arreston.Ky është Taulant Balla.Imagjinoni se përkarshi kujt ulemi ne.Nuk është problemi Sara Mile, Arkend Balla, Drazhi, ata janë lule në krahasim me çfarë janë Balla, Xhafaj dhe grupi tjetër kriminal.Dhe unë mirëkuptoj, sepse është e vërtetë që praninë tonë Edi Rama e shfrytëzon, njeriu që nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, e pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli.Kjo, të mos kemi iluzion.Sepse sot, ai në mënyrë të hapur, para shqiptarëve dhe botës, tregoi se ç’mendon ai për rotacionin.Se rotacioni është diçka që nuk ka lidhje me të.

  • Mos u hiq si i pagabueshëm… si gjithë të vdekshmit edhe ti gabon

    Mos u hiq si i pagabueshëm… si gjithë të vdekshmit edhe ti gabon

    Çapajev Gjokutaj

    Nga Çapajev Gjokutaj

    Të këmbëngulësh në tënden nuk është burrëri. Forcë dhe burrëri dëshmon kur pranon hapur gabimin dhe ul kokën.

    Natyrisht, që të pranosh se ke gabuar, t’i japësh të drejtë tjetrit sy më sy, duhet të kesh një minimum besimi tek vetja.

    Kur këmbëngul që të dalë jotja dhe vetëm jotja, dëshmon pasiguri e frikë. Ti bën të fortin, por tjetri sheh veç një mjeran e frikacak.

    Mundohu që ta përjetosh bisedën, jo si garë diturie e mençurie, por si kënaqësi komunikimi, si shkëmbim opinionesh dhe ndjenjash. Sidomos ndjenjash

    Puna, kariera, tregu fusin në jetën tonë shumë më tepër garë e konkurrencë se sa mund të përballojmë. Pse duhet ta shtojmë këtë barrë, duke kërkuar fitues e të mundur edhe kur bisedojmë me të afërm, miq e shokë?

    (Nga cikli ‘ Kioska e këshillave’ )

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NJERIU KA NEVOJË EDHE PËR PËRRALLA

    Nga: Çapajev Gjokutaj

    Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe.Ndaje grurin nga egjra, do hidhej Lilua, shih shkencën e leri trillimet me fera e xhixhilera. Kush ua pa hairin trillimeve e gënjeshtrave!?

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NË SHUMICËN E FAMILJEVE, KUDO NË BOTË, GATUAJNË GRATË…

    Nga Çapajev Gjokutaj

    Në shumicën e familjeve, kudo në botë, gatuajnë gratë. Vështirë të shpjegosh pse kuzhinierët më të famshëm në restorante janë burra.

    Diskriminim?

    Gruaja bën të përditshmen, atë që s’bie në sy, kurse burri bën atë që ngjall vëmendje e vlerësim publik?

    Forcë zakoni?

    Gruaja brenda, burri jashtë; gruaja në shtëpi, burri në shoqëri?

    Pushtet patriarkal?

    Shefi i kuzhinës jo vetëm gatuan, por edhe menaxhon, vë të tjerët në punë, koordinon; punë këto që tradicionalisht mentaliteti ia ka rezervuar burrit?

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Agolli: Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje – lëreni të vdes!

    Agolli: Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje – lëreni të vdes!

    Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017

    Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

    Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

    Dritëroi u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

    Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

    Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Dritëro Agolli:

    “Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.”

    “Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.”

    “Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.”

    “Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.”

    “U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.”

    “Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.”

    “Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.”

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    ——————————————————————-

    Lexo edhe:

    ENVER HOXHA SI SHOKU ZYLO? VAJZA E DRITËRO AGOLLIT ZBULOI SKICËN E TË ATIT (FOTO)

  • Sibel Halimi: Dykëmbëshi i trazuar

    Sibel Halimi: Dykëmbëshi i trazuar

    Poezi nga Sibel Halimi

    Jam rrëzuarSi ndryshe do ta njihja botënEcur në dy këmbë s’mund t’i kuptojalartësitë e trasuar nga njeriu i sotëm

    Jam venitur nga uriaSi ndryshe do ta kuptojaheshtjen e gruasbraktisur në taket e ngulitura n’baltën e kohëstë prerë veten n’dysh

    Kam trazuar vetenSi ndryshe do t’kisha pas fytyrë ta shihja në sykaq pabesisht duarve të gjurmëve ia dhashë litarin

    Kam blerë veten në tregun e zbrazëtSi ndryshe do t’ia ktheja vetes asajDërrmuar e sakatuarKokë ulur ia behaFaljes tanimë nuk i kishte mbetë asnjë fjalë

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HALIMI: ASKUSH MË MIRË SE GRATË NUK E DI SE NË SHOQËRITË SI E…

    Lufta duhet të jetë e grave për gratë, duke iu rikthyer trupit jo si materie e as si metafizikë, po vendimmarrje për të

    Nga Sibel Halimi

    Jetojmë në një kohë kur shoqëria e determinuar nga faktorë të ndryshëm, detyron individin të ridimensionoj veten varësisht nga pushtet dominuese. Njeriu, e ka të vështirë, të persiatë mbi cilindo ndryshim. Ai kryesisht i pavetëdijshëm i nënshtrohet të tashmes me tërë qenien e vet, në të kundërtën ekzistenca e vetes është e papërballueshme. Pikërisht, për shkak të kësaj fuqie marramendëse të së jashtmes mbi jetën e njeriut, ne në çdo situatë braktisim të kaluarën tonë, dhe pavërjetshëm fillojmë të ndihemi komod në jetën e tërësisë, turmës. Zbrazësia shndërrohet në motivin tonë qendror dhe qorrazi strukemi e ndihemi të sigurtë nën pullazet absurde të shtëpive ideologjike. Njeriu pushon së kërkuari përgjigje mbi veten dhe idea mbi lirinë mbetet fat teologjik mbi të cilin as që duan t`ia dijmë.  

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU

  • Njeriu që shkëlqeu te Dinamo, Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    Njeriu që shkëlqeu te Dinamo, Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    Baton Zabërgja është njeriu që shkëlqeu te Dinamo në Europë. Falë kontributit të tij, ekipi shqiptar arriti që të kalonte edhe Hajdukun e Splitit. Por për fat të keq, Zabërgja nuk ishte pjesë e Dinamos për ndeshjen kundër Jagelonias pas transferimit të tij në Ukrainë.
    Pas këtyre performancave të mira, Zabërgja është ftuar nga Foda për ndeshjet e shtatorit. Kështu lojtari shqiptar do të jetë pjesë e Kosovës për këto takime për të gëzuar shqiptarët, këtë herë në përfaqësuesen e Kosovës. /Sport Ekspres/

  • ‘Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona’

    ‘Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona’

    Thënie nga Johann Wolfgang von Goethe

     Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda!

    • Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh!

    • Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para!

    • Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!

    • Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet!

    • Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet!

    • Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata!

    • Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë!

    • Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme!

    • Mosha na tregon sa fëmijë kemi mbetur!

    • Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë!

    • Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja!

    • Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj!

    • Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm!

    • Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin përgjithmonë!

    • Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë nëse t’i nuk respekton asgjë!

    • Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit!

    • Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës!

    • Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndihesh i zoti t’i bësh!

    • Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit!

    • Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër!

    • Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël!

    • Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona!

    • Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prijë është kryefjala e mençurisë!

    • Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur!

    • Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë!

    • Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve!

    • Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri!

    • Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë!

    • Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet!

    • Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë!

    • Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe!

    • Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes!

    • Është i vdekur në këtë botë, ai që nuk beson në një botë tjetër!

    • Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet!

    • Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori!

    • Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh!

    • Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete!

    • Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë!

    • Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen!

    • Më mirë të mashtrohesh nga miqtë, se t’i mashtrosh ata!

    • Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër!

    • Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre!

    • Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme!

    • Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre!

    • Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurt!

    • Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve!

    • Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë!

    • Ai që zë vendin e parë, rrallë e luan rolin kryesor!

    • Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë!/ KultPlus.com

  • Malli i keq shifet në bojë, njeriu i keq shifet në sy/ 15 fjalë të urta shqiptare

    Malli i keq shifet në bojë, njeriu i keq shifet në sy/ 15 fjalë të urta shqiptare

    Foto ilustrim

    Ju ftojmë të lexoni disa urti popullore shqiptare:

    1.Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.2.Bëj nder e gjej qeder3.Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.4.Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? 5.Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, erë qepë mban.

    6.Zoti vonon, po nuk harron. 7.Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.8.Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 9.Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 10.E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban.

    11. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.12. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.13. Hatëri të lë pa brekë.14. Kur pi ujë, kujto burimin. 15.Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    20 FJALË TË URTA SHQIPTARE PËR MIKUN: JE MIK – POR MOS U PËRZIEJ…

    – Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

    – Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

    – Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

    – Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

    – Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

    – Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

    – Miku harrohet po të largohet. PËRMET

    – Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

    – Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult