Tag: njeriu

  • E mira dhe e keqja – kush i përcakton?

    E mira dhe e keqja – kush i përcakton?

    Që prej fillimit të njerëzimit, njeriu ka kërkuar të kuptojë dallimin midis së mirës dhe së keqes.

    Çdo epokë, kulturë apo fe ka përpjekur ta përkufizojë këtë ndarje, por e vërteta është se kufiri mes tyre nuk është gjithmonë i qartë. Ajo që për një njeri është e drejtë, për një tjetër mund të jetë gabim. Kështu lind pyetja e përjetshme: kush e përcakton të mirën dhe të keqen – natyra, ndërgjegjja, apo shoqëria?

    A lind njeriu i mirë apo bëhet i tillë?

    Disa besojnë se njeriu lind i mirë, me një shpirt të pastër që dallohet natyrshëm nga e keqja. Të tjerë mendojnë se është jeta që e formëson – përmes përvojave, edukimit dhe shembujve që sheh. Në të vërtetë, njeriu është si një fletë e bardhë mbi të cilën jeta vizaton. Mjedisi, familja, shoqëria, dashuria apo mungesa e saj – të gjitha ndikojnë në atë se kush bëhemi. Por brenda secilit ekziston një zë i heshtur që na udhëzon drejt të mirës, nëse dimë ta dëgjojmë.

    Ndërgjegjja – gjykatësi i brendshëm

    Ndërgjegjja është busulla jonë morale. Ajo nuk pyet për ligje, trende apo interesa, por për drejtësinë që vjen nga zemra. Kur bëjmë diçka të gabuar, ajo na e kujton. Kur ndihmojmë dikë pa pritur shpërblim, ajo na jep paqe. Por ndërgjegjja nuk lind e formuar – ajo rritet me përvojën, me reflektimin dhe me guximin për të parë veten në pasqyrë.

    Shoqëria dhe morali i saj i ndryshueshëm

    Ajo që sot quhet “e mirë”, dje mund të ishte “e ndaluar”. Shoqëria ndryshon, dhe me të ndryshon edhe morali. Por e mira e vërtetë mbetet përtej kohëve – ajo që nuk dëmton, që sjell dritë, që nxit dashuri. Prandaj, për të qenë i mirë, njeriu duhet të dijë kur të ndjekë rregullat dhe kur t’i sfidojë ato, kur ato bien ndesh me ndërgjegjen.

    E mira dhe e keqja – dy anë të së njëjtës monedhë

    Brenda secilit prej nesh jetojnë të dyja. Nuk ekziston njeri plotësisht i mirë apo i keq. Ne jemi një përzierje e dritës dhe hijes, e dashurisë dhe egos, e ndjeshmërisë dhe mbrojtjes. Ajo që na bën njerëzor është aftësia për të zgjedhur, çdo ditë, cilën anë do të ushqejmë më shumë.

    Në fund, ndoshta nuk është bota që përcakton të mirën dhe të keqen, por mënyra se si ne e jetojmë vetë këtë ndarje. Çdo zgjedhje, çdo fjalë, çdo veprim është një votë për njeriun që duam të jemi. Dhe ndoshta qëllimi i jetës është pikërisht ky: të bëhemi pak më të mirë se dje.

  • Lubonja: Mentaliteti i Hitlerit dhe nguti i Ramës për zgjedhjet në Tiranë

    Lubonja: Mentaliteti i Hitlerit dhe nguti i Ramës për zgjedhjet në Tiranë

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” u shpreh se vendimi i sotëm i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.

    Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.

    “Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.

    Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.

    Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale” – tha Lubonja. 

  • “Njeriu më i pështirë në Kuvend”/ Koçiu përplaset ashpër me Nokën: Nxitësi i urrejtjes…

    “Njeriu më i pështirë në Kuvend”/ Koçiu përplaset ashpër me Nokën: Nxitësi i urrejtjes…

    Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka folur për herë të parë në Kuvend pas deklaratës së policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata, deklaratë e cila ka ardhur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit tre ditë më parë.
    Alban Koçiu: Besoj është shumë e qartë se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe bullizuesi më i madh i gjuhës së përdorur këtu nga mëngjesi në darkë. Njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në Kuvend. Meqënëse ju dëgjova të gjithëve dhe kemi hallin ne njoftimit tim publik, gjuha duke më etiketuar se kam mashtruar është në shkelje të përgjegjëisë së institucioneve publike. E dini shumë mirë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic do të kishte arrestim.

  • Çapajev Gjokutaj: Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë…

    Çapajev Gjokutaj: Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë…

    Çapajev Gjokutaj

    Nga: Çapajev Gjokutaj

    Sikur kishte më shumë emocione në rininë tonë, psherëtiu Lilua.Municione edhe mbase, se shkonim në zbor, po emocione?!, qesëndisi Naqja. Në ferr dhe në diktaturë s’ka gjë të bukur, shtoi pas një çasti.Rinia jote paska qenë ferr! Puthja e parë nuk të ka bërë me flatra, se helbete puthje në diktaturë!, ironizoi Lilua.Nostalgjik do mbetesh tërë jetën, shtrëmbëroi buzët Naqja.Dogmatik ahere e dogmatik tani! – ia ktheu Lilua me të njëjtën monedhë – Më thuaj një njeri, që nga Adami e deri tek yt atë, ndjesë pastë, vetëm njëckë që s’ka ndjerë nostalgji për vitet e rinisë.E kot t’u thoshje se po flisnin për dy gjëra krejt të ndryshme. Kur emocionet kthehen në municione, bën mirë të ruash kokën.(Nga cikli ‘Kafe për llafe’)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NJERIU KA NEVOJË PËR TË VËRTETA E PËRRALLA

    Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.

    Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe.

    Ndaje grurin nga egjra, do hidhej Lilua, shih shkencën e leri trillimet me fera e xhixhilera. Kush ua pa hairin trillimeve e gënjeshtrave!?

    E megjithatë pa artin e fetë thesaret e njerëzimit do ishin shumë më modeste, kurse përparimi moral dhe ai shpirtëror do çapiteshin me ritëm çalamani.

    Njeriu ka nevojë për të vërteta e përralla, tha poeti.

    Çapajev Gjokutaj

  • “Duhet njeriu më i fortë politik si kandidat për Tiranën”, Kuçana flet me emra: Ja kush e meriton vërtet

    “Duhet njeriu më i fortë politik si kandidat për Tiranën”, Kuçana flet me emra: Ja kush e meriton vërtet

    Ilirjana Kuçana, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike, në një studio televizive i bëri thirrje kupolës së PD-së që të marrë përgjegjësi dhe të futet në garë për Bashkinë e Tiranës.
    “Unë kam konsideratë shumë të lartë për tre kandidatët e opozitës që janë përfolur për kryetar bashkie të Tiranës, por unë mendoj që në këtë garë, kur PD-ja ka nevojë për frymëmarrje, duhet të futet në garë një njeri politik dhe njeriu më i fortë politik në PD”, tha Kuçana.
    “Kjo është garë shumë e rëndësishme. Një nga përfaqësuesit e kupolës së PD-së duhet të futet në garë sepse politika është risk dhe duhet të tregojnë shembullin. Duhet të lënë mandatin e deputetit dhe të futen në garë, duke treguar se janë të gatshëm për betejë. Karrigia nuk është luks personal”, shtoi ish-kandidatja për deputete e PD-së.
    Kuçana theksoi se karrigia është betejë për demokratët që dalin në protesta.
    “Ky është moment reflektimi të thellë dhe unë mendoj që njeriu më i fortë politikisht sot në PD duhet të futet në garë. Pse jo, edhe zoti Bardhi duhet të tregojë që për demokratët bën një sakrificë sepse është sakrificë të përballesh me të gjitha pushtetet që ka në dorë Edi Rama”, theksoi Kuçana.

  • Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

    Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

    Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

    Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

    Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit.

    “Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

    Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

    “Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.

    Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio.

    Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

  • Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

    Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

    Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

    Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit.

    “Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

    Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

    “Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.

    Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio.

    Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

  • Ernesto Sabato: Zanati i të jetuarit është kaq i vështirë…

    Ernesto Sabato: Zanati i të jetuarit është kaq i vështirë…

    Ernesto Sabato: Zoti ekziston, por nganjëherë fle, makthet e tij janë ekzistenca jonë.

    Është e çuditshme, por të jetosh do të thotë të krijosh kujtime të së ardhmes; pikërisht tani, këtu përballë detit, di që jam duke përgatitur kujtime të vogla, që ndonjëherë do më sjellin melankolinë dhe zhgënjimin. Jeta është kaq e shkurtër dhe zanati i të jetuarit kaq i vështirë saqë sapo njeriu fillon ta mësojë, i duhet të vdesë.

    Mendoj se e vërteta është mirë në matematikë, në kimi, në filozofi. Jo në jetë. Në jetë janë më të rëndësishme iluzioni, imagjinata, dëshira dhe shpresa. Tek mirësia fshihen të gjitha llojet dijes. Me masën që i afrohemi vdekjes, njëkohësisht i afrohemi tokës. Copëzës së tokës në të cilën rrodhi fëmijëria jonë, në të cilën kemi luajtur… magjia e parikuperueshme e të parikuperueshmes fëmijëri.

    E admirueshme është që, njeriu vazhdon të luftojë dhe të krijojë të bukurën në mes të një bote barbare dhe të egër. Çfarë maske vendosim, apo çfarë maske ka për të na mbetur kur të jemi vetëm, kur të besojmë që askush, askush nuk na sheh, nuk na kontrollon, nuk na dëgjon, nuk na kërkon, nuk na lutet, nuk na detyron, nuk na sulmon? Zoti im, Zoti im. Vdekja as nuk është tipi im, megjithëse shpesh herë më tërheq. Bota s’mund të bëjë asgjë, kundër një njeriu që këndon në mjerim.

    Unë shkruaj se përndryshe do kisha vdekur, për të gjetur ndjesinë e ekzistencës. E kam thënë edhe më parë dhe e rikonfirmoj: kërkimi i një jete humane, duhet të fillojë nga edukimi. Atëherë, të privuar nga afërsia e një përqafimi, apo e një tavoline të përbashkët, do na mbeten “mjetet e komunikimit”.

    ObserverKult

    ————————-

    LEXO EDHE:

    Ernesto Sabato: Dhimbja copëton kohën

  • Vallë gjuha shqipe duhet folur njësoj edhe në zyrë, në shkollë e televizion…

    Vallë gjuha shqipe duhet folur njësoj edhe në zyrë, në shkollë e televizion…

    Foto ilustrim

    Nga: Çapajev Gjokutaj

    Muhabeti s’po ecte. Pas një heshtjeje goxha të gjatë, Lilua pyeti:Dmth shqipja s’pranon të thuash ‘Sa vate sahati’? Në çdo rast do thënë: ‘Sa shkoi ora?’Doemos, ia preu Naqja, shqipen duhet ta flasim në standard. Sahat i thoshin në kohën e babaqemos, sot i themi orë. Nuk themi vate po vajti, a më saktë ‘sa shkoi ora’?Biseda vazhdoi me një varg pyetjesh, si: Po sikur ai që pyet të jetë plak 90-vjeçar? Ose një aktor që luan rolin e një plaku të tillë?A bëj gabim që mëngjesin e të dielës, duke gogësirë në shtrat, t’i pëshpëris gruas: Sa vate sahati?

    Vallë shqipja do folur njësoj edhe në zyrë, në shkollë e tv, edhe në kafene e në shtrat?Mos do bërë dallim mes standardit dhe shqipes? Dmth: shqipja – shumë më e gjerë dhe më e pasur se standardi. Apo të dy këmbët në një këpucë? Po gjuha është si lumi, po i hoqe prrenj e lumenj të vegjël që i bashkohen rrugës, firas e kthehet në moçal pa e arritur kurrë detin.

    Kur pyetëm kamarieren, shkeli syrin e na tha: Sikur po vjen vakti për bai, bai!Rrugës për në shtëpi m’u kujtua një vogëlushe tetëvjeçare që njoha vjet gjatë pushimeve. Kishte jetuar gjithë kohën në Washington me prindërit dhe kishte ardhur vetëm para dy vjetësh. Fliste shqipe puro standarde. Po kur e dëgjoja mes lirshmërisë që të përcjell plazhi, ndjeja një tis të lehtë artificialiteti, diçka librore, si hap rreshtor mes shezlongëve, rërës dhe shkujdesjes së përgjithshmePastaj nisa të vras mendjen: gjithë sa folëm me miqtë ishte bisedë apo muhabet kafenesh.

    (Nga cikli ‘Kafe për llafe’)

    Lexo edhe:

    ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NJERIU KA NEVOJË EDHE PËR PËRRALLA

    Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.

    Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU