Deputetja e PD-së Jozefina Topalli, ka ‘këshilluar’ kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin në bazë të eksperiencë së saj në krye të këtij institucioni.
Topalli thotë se vendimi politik që ka marrë Peleshi, është për t’i mbyllur gojën opozitës. Ndër të tjera, ajo i thotë Niko Peleshit se duhet të heqë dorë nga posti, në momentin që nuk lejohet të respektojnë rregulloren dhe ligjin.
“Detyra e kryetarit të Kuvendit nuk është e thjeshtë. Jo sot shumë herë ke për tu gjetur përballë situatave të vështira nëse e nuk vendosni që do t’i qëndroni vetëm rregullores. Mua më bën shumë përshtypje që flisni për manual dhe ju duket se qëndron mbi rregullore. Njësoj si të thuash se ligji qëndron mbi Kushtetutën. Ka një historik parlamentarizmi dhe nuk ka ndodh kurrë që deputetët kanë dashur të bëjnë pyetje, dhe t’i jetë mohuar e drejta e pyetjes.
Ndaj dhe urdhri politik që keni marrë, është për të mbyllur gojën opozitës, kjo është e rëndë. Nuk ka ndodh kurrë që kur institucionet kanë ardhur për raportuar dhe deputët kanë dashur të bëjnë pyetje, kurrë nuk i është mohuar e drejta. Njeriu vendos që dhe të ikë nga një karrige nëse ligji që detyron ta zbatojë bie në kundërshtim me vendimin politik të mazhorancës, Unë kam votuar kundër prokurorëve të përgjithshëm të propozuar nga mazhoranca kur isha kryetare e parlamentit. Janë vendime të vështira, por janë vendime që njeriu i merr në bazë të ndërgjegjes”, tha Topalli.
Tag: njeriu
-

‘Njeriu heq dorë nga karrigia kur nuk lejohet të zbatojë ligjin’, Topalli – Peleshit: Urdhri politik që keni marrë…
-

Njeriu që i ka zgjatur karrierën Modric: Falë ushtrimeve të mia, do të luajë shumë mbi 40 vjeç
27 Tetor 2025
11:11
Alfred Lleshi
Në Zagreb e quajnë “The Elastic Bands Professor”. Vlatko Vucetic, drejtues i “Sport-Diagnostic Centre” në Fakultetin e Kinesiologjisë, ka studiuar për mbi 30 vite performancën, parandalimin e lëndimeve dhe qëndrueshmërinë e gjatë sportive. Ai është njeriu që i mësoi trupit të Luka Modric të mos plaket.
Historia fillon mbi 10 vite më parë. Modric shkoi në qendrën e tij për diagnozë dhe Vucetic i sugjeroi disa ushtrime me tri objektiva: përmirësimin e gjendjes fizike, reduktimin e rrezikut të lëndimeve dhe zgjatjen e karrierës. Në atë kohë, Modric luante 65 minuta me intensitet të lartë; sot, 40 vjeç, përfundon 90 minuta, plus shtesat.
Sekreti? Programi i parandalimit dhe mikro-ushtrimet me shiritat elastikë. Vucetic shpjegon: “Luka punon çdo ditë me shiritat elastikë. Kjo, plus motivimi dhe kurioziteti i tij, e mban të ri dhe në formë për tërë ndeshjen”. Metoda e tij i ka dhënë Modric “rininë e dytë”, duke bërë të mundur që të qëndrojë konkurrues në nivele të larta edhe pas 40 vitesh.
-

Një orë gjumë më tepër pas ndryshimit të orës, efektet dhe ndikimi
Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi. Në disa raste këto pesë minuta kthehen në një orë duke ndryshuar tërësisht ritmin e ditës.
Një orë gjumë më tepër ka një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe punën e njeriut.
Rëndësia e gjumit në jetën e njeriutGjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut. Falë tij, qelizat kanë kohë të rigjenerohen, organet rimëkëmben, trupi dhe truri marrin pushimin e nevojshëm. E nëse ia dilni të flini qoftë edhe një orë më tepër se zakonisht, atëherë jo vetëm që do të keni një paraqitje më të mirë, por do të ndiheni më mirë dhe do të jeni më të mirë në punën tuaj. Por fjetja për një orë më tepër është vetëm fillimi.
Ajo që për ekspertët ka rëndësi është që njeriu të caktojë një regjim të mirëfilltë gjumi të cilit duhet t’i përmbahet me përpikmëri. Falë këtij regjimi, njeriu mund të korrë përfitimet më të mëdha prej gjumit.
Cilat janë përfitimet e një ore më tepër në gjumë?
Ekspertët vlerësojnë se nëse njeriu fle një orë më tepër gjumë se zakonisht, do të ndihet mirë e do të ketë më shumë energji. Sipas tyre, mjafton një orë gjumë më tepër që humori të përmirësohet dhe paraqitja e jashtme të jetë shumë e mirë. Nëse gjumin e bëni shkel e shko, atëherë jo vetëm që do të ndiheni keq, do të shtoni në peshë por do të dukeni keq. -

Trajneri i ri i Rangers i lë të gjithë pa fjalë, gjermani mund të jetë njeriu që mund të ringrejë Nedim Bajramin
Rangersi ka nisur një sezon skandaloz në Skoci dhe në Europë duke marrë rezultate shumë të dobëta. Një tjetër trajner u shkarkua dhe u vendos që te Rangersi të vinte gjermani Danny Rohl.
Ndeshja e tij e parë ishte kundër Brann dje në mbrëmje në Europa League, atje ku humbi në shifrat 3-0. Por vërtet fantastike ishte veprimi i trajnerit pas kësaj humbje. Menjëherë pas ndeshjes, në ndeshjen e tij të parë, ai shkoi tek tifozët e Rangers duke u përballur me zemërimin në fytyrën e tyre, inatosjen dhe fjalët e thëna që gati gati dukej sikur do të kalonin në një konflikt fizik.
Ishte vetëm ndeshja e tij e parë dhe shumë lehtë Rohl mund ta shmangte këtë skenë. Madje edhe në aeroport, ai shkoi pranë tifozëve, i kërkoi falje për performancën dhe i kërkoi një shans për ta zgjidhur problemin. Pra një kurajo e madhe e treguar nga njeriu që mund të ndryshojë ekipin dhe mund të ringrejë Nedim Bajramin si dikur. /Sport Ekspres/ -

“Vendi im është parajsa”, Rama: Sa herë takoj Zelenskyn i them se jam njeriu më i lumtur në botë
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Londër ishte i pranishëm në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale për luftën në Ukrainë si edhe vizionin e Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se sa herë takohet me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky shprehet se ëhstë njeriu më i l;umtur në botë, pasi në Shqipëri nuk ka sirena alarmi gjatë natës.
Rama tha se sa herë që ai takon presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i thotë se ndihet se është njeriu më i lumtur në botë.“Rendi i ri shumëpalësh sigurtisht që do të vijë. Unë uroj të mos vijë me çmimin e lartë të luftës së tretë botërore. Ka kaq shumë verbëri, kaq shumë fragmentarizim, kaq shumë provokim, kaq shumë urrejtje në këtë botë që asgjë nuk është e përjashtuar.
Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet si je , si po shkojnë gjërat. Unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime. Kështu që gjithçka është relative. Sigurisht jemi bërë në mënyrë të tillë që kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Tani jemi në një moment përshpejtimi shumë të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së”, tha Rama. -

Rama emocionohet gjatë intervistës: Kur më pyet Zelensky si je, i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale që po zhvillohet në Londër, ka ndarë reflektime mbi luftën në Ukrainë, marrëdhënien personale me presidentin Zelensky, si dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen në Bashkimin Europian.
Rama tha se sa herë komunikon me presidentin Zelensky, reflekton mbi situatën dhe problemet që përjetojnë vendet e ndryshme.
“Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet ‘Si je?’, unë i them: kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime. Gjithçka është relative,” – tha Rama.
Duke komentuar mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë, kreu i qeverisë theksoi se vendi ndodhet në një moment përshpejtimi dhe stabiliteti që duhet vlerësuar më shumë nga qytetarët.
“Kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit, mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Jemi në një moment përshpejtimi të madh në rrugën drejt BE-së,” – deklaroi ai.
Edi Rama: Rendi i ri shumëpalësh sigurtisht që do të vijë. Unë uroj të mos vijë me çmimin e lartë të luftës së tretë botërore. Ka kaq shumë verbëri, kaq shumë fragmentarizim, kaq shumë provokim, kaq shumë urrejtje në këtë botë që asgjë nuk është e përjashtuar.
Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet si je , si po shkojnë gjërat. Unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime.
Kështu që gjithçka është relative. Sigurisht jemi bërë në mënyrë të tillë që kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Tani jemi në një moment përshpejtimi shumë të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së. -

Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte në Kosovë para 50 mijë vitesh! (VIDEO)
InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.
Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011
-

“Ndëshkimi i dytë i Evës”/ Artan Fuga boton romanin e tij të ri, akademiku: Tani unë pushoj, hesht! Fjala është te ju
“Ndëshkimi i dytë i Evës”, është romani më i ri i shkruar nga akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga.
“Tani unë pushoj, hesht! Fjala është te ju”, shkruan Fuga, teksa fton të gjithë lexuesit që të bëhen pjesë e “botës së Adrian Nuri”, personazhit të këtij romani.
Ai zbulon edhe disa nga detajet e këtij romani, që duket se do t’i rrëmbejë lexuesit nëpër faqet e tij.“Adrian Nuri, intelektual në Qytet, po heton mbi mitin e krijimit të njeriut sipas Dhiatës së Vjetër. Ka të drejtë të mendojë se aty gjenden sekrete të vjetra për fatin e njeriut, të fshehtat kanë mbetur të ndryra në mit.
Ndoshta është rrëfenja më e lashtë njerëzore, me natyrë, kozmike, e kaluar nga i foluri në të shkruar. Tragjedia më monumentale e shkruar ndonjëherë, kur njeriu për shkak të dëshirës për të njohur, për shkak të dashurisë, dënohet me vdekje! E vërteta sjell vdekjen? Dashuria sjell vdekjen?
Kështu të ketë qenë vallë?
Jo vetëm Eva dhe Adami dënohen me vdekje, por të gjithë të lindurit prej tyre, ne, domethënë. Para kësaj tragjedie, ato të Teatrit të Lashtësisë helene nuk do jenë veçse gudulisje! Sapo lind njeriu dënohet me vdekje, pa apelim, pa avokat, për një faj që nuk dihet nëse e ka bërë vërtet, nëse mund të quhet faj! Po a ndëshkohet vërtet?
Gjatë hetimeve që ndërmerr, Adriani konstaton gradualisht se gjithçka që zbulon nga miti i stërlashtë i ndodh atij vetë në jetën e përditshme, në punë, në familje, në marrëdhëniet me miqtë, mikeshat, kolegët, me njerëzit e pushtetit, me gjithçka që e përfshin në Qytet. Sikur një dorë e fshehtë e mban zhytur në universin e mitit që ai po heton, e përndjek, e vëzhgon, e torturon, e dhunon.
Ndërkaq Qyteti vetë ka hyrë në amulli, familja është në krizë, burri dhe gruaja ftohen me njeri tjetrin, dashuria ka humbur kuptimin, njeriu nuk njeh më njeriun, as ky veten e tij, dridhet toka nga shkaqe që nuk zbulohen dot, qytetërimi mijëravjeçar ndodhet në greminën e shkatërrimit, nuk dihet nëse njeriu me të cilin po flasim është si ne apo hologramë, askush nuk di më fatin e tij, prona shkrihet si dëbora nga breshëri, makina institucionale kontrollojnë gjithçka, njerëzit kanë nevojë të ndëshkojnë vetveten.
Apokalips!
Adrian Nuri është i bindur se sikurse në mitin e lashtë diku duhet të jetë bërë një mëkat nga njerëzit e Qytetit, sepse çdo qytetërim lind nga një mëkat i madh themelues. Qytetërimi i Zjarrit erdhi nga vjedhja e Prometheut, shoqëria e familjes monogame lindi nga mëkati i Edipit, demokracia evropiane vuri themele mbi mëkatin e vrasjes së Zotit.
Cili është mëkati që kanë bërë njerëzit e Qytetit?
Duhet gjetur mëkati? Faji i vërtetë! Jo alibia e fajit! Duhet vendosur gishti në plagë! Duhet ç’fashuar plaga, dhe nxjerrë lëngu i infektuar!
Kush po më përndjek – pyet veten Adrian Nuri?
Cila dorë na ka burgosur brenda mitit? Atë dhe të tjerët!
Përse gjithçka që zbulon nga hetimet e tij i bie në kokë si ndëshkim i pandalshëm?
Zbulimi i tij është tronditës!”, është ky postimi që Fuga ka ndarë në rrjetet e tij sociale.Top Channel
-

Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij…
Thënie të zgjedhura:
Njeriu është një nxënës dhe dhimbja është mësuesi i tij. / Mahatma Gandhi
Në provime, mësuesit nuk duan të kuptojnë nëse nxënësit dinë, por duan t’u tregojnë atyre se sa dinë./ Carlo Dossi
Koha është një mësues i madh, por për fat të keq vret të gjithë nxënësit e vet./Hector Berlioz
Po qe inteligjent nxënësi, mësuesi merr meritën./ Nassim Nicholas Taleb
Nxënësit hanë atë që mësuesit kanë përtypur./ Karl Kraus
Është gjithmonë e papëlqyeshme për një mësues, të diktojë tek nxënësit diçka që nuk ua ka mësuar ai./ Rainer Maria Rilke
Deri në fund të shkollës së mesme s’kam arritur t’u mësoj asgjë mësuesve të mi./ Bertolt Brecht
ObserverKult
Lexo edhe:
PARAJA E ÇON UJIN PËRPJETË?! / 8 THËNIE PËR PARANË
Paraja, pothuajse të gjithë vrapojnë pas saj. Por, çfarë thonë ‘kokat e mençura’ për paranë dhe njerëzit që janë të dhënë pas saj.
ObserverKult ua sjell disa thënie për të:
1.Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1. /Warren Buffett
2.Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, as nuk do ta bëjë, nuk ka asgjë në natyrën e saj që të prodhojë lumturi. Sa më shumë para të ketë njeriu, aq më shumë dëshiron të ketë/ Benjamin Franklin
3.Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë… për të blerë gjëra që nuk i duan…për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë. /Will Rogers
4.Paraja ndonjëherë kushton shumë. /Ralph Waldo Emerson5.Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën. / John Updike
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Mentaliteti i Hitlerit dhe nxitimi i Edi Ramës për zgjedhjet në Tiranë -Nga Fatos Lubonja
Analisti Fatos Lubonja, u shpreh se vendimi i Kushtetueses për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, tregoi ngutin e Ramës për të kryer zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë.
Lubonja tha se në Shqipëri vijon tradita e zotërimit të gjithë pushteteve në duart e një njeriu, duke e krahasuar me mentalitetin e Hitlerit.“Me bonsensin e një njeriu që gjykon nxjerr ca deduksione, gjëja e parë e shtrembër përderisa GJK e mori për gjykim, mund të thoshte nuk është kompetence e jona, atëherë mund të procedoj, fakti që e mori, minimalisht presidenti duhej të priste vendimin dhe të caktonte datën e zgjedhjeve, nguti kështu është shumë i thellë. Ky është problemi.Ç’domethënë ky nguti i Ramës? Është, Hitleri dhe fashizmi një nga gjërat kur doli u luftua demokracia sistemi. Luftonin demokracinë si sistem. Thoshte ç’janë këto vonesa diskutime në parlament. E marrim pushtetin dhe ecim përpara se kemi punë. Në Shqipëri këtë traditë kishim.Ai që fiton zgjedhjet i merr të gjitha. E mori Berisha në 97 dhe mësuan të tjerët mos ti marrin të gjitha. Ky njeriu që kemi këtu, që mori dhe zgjedhjet e katërta. Kjo që ka bërë presidenti, është çështje servilizmi. Është nënshtruar e gjitha. S’do me pyet ligjin fare. Kështu kjo është normale në një vend autoritar. Nëse pranojmë se jemi në demokraci është anormale” – tha Lubonja.