Tag: njeriu

  • Llogaria para Shën Pjetrit: zbulohet se kush ia ka injektuar Ramës këtë marrëzi teologjike

    Llogaria para Shën Pjetrit: zbulohet se kush ia ka injektuar Ramës këtë marrëzi teologjike

    Një prej marrëzive teologjike që Rama e përmend shpesh, atë mbi llogarinë pata Shën Pjetrit në botën tjetër, e paska peshqesh nga gjyshja e tij e ndjerë besimtare. Pikërisht ajo që e ka shpëtuar gjithsesi nga ateizmi më këshillat e saj të vyera, i ka diktuar dhe një nonsens të rëndë që ligjika e tij e ka kapërdirë pa një sens paraprak kritik: si mund të japë llogari njeriu te njeriu???!!!!
    Për nivelin më minimal të besimit, brenda po një logjike minimale, njeriu jep llogari te Zoti e Shën Pjetri nuk ka se si të jetë Zot gjersa më e pakta ka emër njeriu.
    Çfarë tha Rama së fundi, diç dhe e diskutueshme politikisht:
     “Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta. Do të ulesh përballë atij dhe do të thotë: ‘hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash ‘mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë… Çfarë do ti tani? Do të thotë: ‘Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr’”, tha kështu kryeministri në më të fundit podcast të tij.
    Por gjyshja, tej një fillimi të lavdërueshëm moral, ia ka ofruar deformuar konceptin e llogarisë së fundit, atë që është para Zotit e jo para ndonjë krijese më pamje njeriu, me emrin Shën Pjetër. E sa për direktivën morale të të bërit për të tjerët, ajo që nipi i tij kryeministër po bën me Shqipërinë dhe shqiptarët është tejet larg asaj çfarë ajo ka dëshiruar apo asaj çfarë vetë beson i nipi në krye të punëve.
    Sepse pikërisht kjo është më e diskutueshme në qeverisjen e tij: filli moral i saj, me një paqartësi nëse ekziston, teksa Shqipëria  që ai udhëheq në më shumë se një dekadë ka të njëtat lëngata, ndoshta dhe më të mëdha, të cilat ai premtoi se do ia shërojë. Ndaj dhe rend drejt futjes së vendit në BE, si provë se dështoi në rilindjen e synuar e tani i ka mbetur vetëm një kartë për ta mbuluar këtë dështim – Brukseli, të cilin deri dje nuk e llogariste fare të premtimet e tij të llojit rilindas! /tesheshi.com/
     
     

  • Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.

    Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.
    Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
    “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
    Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Ismail Syla: Dy zanafillat

    Ismail Syla: Dy zanafillat

    (Ontologjia e krijimit dhe ajo e kujtesës)

    Ese nga Ismail Syla

    “Dhe Perëndia tha: ‘U bëftë dritë!’ dhe drita u bë” (Zanafilla 1:3).“Dhe Perëndia kujtoi Noen…” (Zanafilla 8:1).

    Zanafilla e parë

    Fjalia e parë e Biblës është ajo e narratorit: “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën…” (Zanafilla 1:1). Që në krye të herës shfaqen dy përmasa të botës, ajo e larta, hyjnorja dhe bota tokësore, njerëzorja. Pastaj pason fjalia e dytë : “Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave, (Zanafilla 1:2), e cila bën shpjegime plotësuese për formën e tokës, që në fazën fillestare të krijimit ishte sterile, fare e populluar. E, gjëja më metafizike, forma më e pastër e idesë absolute në shfaqjen e radhës është Fryma e Perëndisë, që fluturon mbi sipërfaqen e ujërave. Deri këtu përvijohen katër përmasa të njohura të botës: qielli, toka, fryma e perëndisë dhe ujërat.

    Por fjalia më tronditëse është e treta: “Pastaj Perëndia tha: ‘U bëftë drita!’. Dhe drita u bë.” (Zanafilla, 1:3). Në këtë fjali për herë të parë Zoti shqipton tinguj fjale  me zë, përmes ligjëratës së drejtpërdrejtë. Është kjo një fjali e mënyrës urdhërore: “Bëhu dritë!” Dhe ajo bëhet.

    Më tej, zëri, fjala, logosi krijon botën materiale, e cila pothuajse kompletohet për gjashtë ditë. Ky është momenti kur Fjala bëhet botë, në të cilën zbrazëtia e tokës, sipërfaqja e ujërave dhe greminat ndriçohen. Kështu. krijimi nuk është më vetëm akt hyjnor, por lindje e ndërgjegjes së universit për ekzistencën e vet.

    Në Zanafillën e Parë, bota lind edhe nga fjala, jo vetëm nga materia, por nga tingulli që çan kaosin dhe bëhet materie . “Dhe Zoti tha…” e gjithësia e padukshme çanësohet (përkufizohet) në një rregull të parë. Kjo është Zanafilla e Logos-it: e fjalës si urdhër, si arkitekturë e padukshme e botës. Drita nuk prodhohet, por urdhërohet. Dhe kur drita shfaqet, ajo nuk është thjesht ndriçim; është vetë fillimi i mendimit, mundësia e vërejtjes së dallimit, kapërcimi i natës metafizike.

    Kështu, në kuptimin simbolik dhe metaforik njëkohësisht, drita bëhet përmasa e pestë biblike. Përmasa universale më thelbësore e botës – ndriçim krijues.

    Përmbytja

    Derisa në fillim të Zanafillës fjala është energji që sjell rend nga kaosi, më pas vjen njeriu, qenia që e njeh dhe përdorë fjalën, por edhe e thyen. Krijesa që merr frymë hyjnore ecën mbi tokë lëndore. Një ditë ndodh dëbimi i Adamit dhe Evës nga Edeni. Lindin brezat e parë, fillon  zhvillimi i njerëzimit dhe rritja e së keqes.  Bota e ndërtuar nga fjala rrezikohet nga prishja morale e njeriut. Ndodh  krisja: njeriu bëhet shkak i përmbytjes. Dhe Zoti merr vendim për përmbytje. I veçuari për mirë nga Ai, Noa, ndërton (v)arkën, strehon kafshët dhe bimët në të dhe fillon përmbytja (Zanafilla, 7).

    Koha e përmbytjes, 150 ditët e varkës, është koha e pezullimit. Koha që nuk prodhon histori. Koha kur botës i merret zëri. Por, Zanafilla e Parë nuk përfundon në katastrofë totale, në zhbërje, asgjësim. Gjen strehë në varkën e Noas, që ishte njeri i drejtë.

    Zanafilla e Dytë

    Pas heshtjes së gjatë dhe kaosit ujor, sipas narratorit biblik shfaqet kujtesa e Zotit. “ Edhe Perëndia kujtoi Noenë, e gjithë shtëzëtë, e gjithë bagëtitë që ishinë bashkë me atë nd’arkë (Krijimi 8:1, sipas përkthimit të K. Kristoforidhit). Kështu, nga ky çast fillon Zanafilla e Dytë, thënë kushtimisht –Zanafilla e Noas. Pra, midis pohimit hyjnor “tha” dhe ndërmendjes “kujtoi” ndodh drama e historisë njerëzore. Nuk ka shprehje më të bukur dhe më të qëlluar në gjuhën shqipe se sa shprehja Zanafillë, për gjenezën, krijimin (sipas K. Kristoforidhit). Zënie fill, pikë e nisjes, fill që ftillohet diçka, që niset, rritet dhe zhvillohet.    

    Me kujtesën e tij, kuptohet që Zoti nuk e harroi njeriun, por e harroi versionin e e devijuar, të cilin e ndëshkoi me zhdukje. Në këtë dritë, përmbytja është edhe një rit i vdekjes dhe rilindjes. Është zhytja në ujërat e kaosit për t’u pastruar nga papastërtia e ekzistencës së rreme. Si në traditën e mistereve antike, njeriu duhet të “vdesë” për të rilindur.

    Pra, Zanafilla e Dytë nuk është një fillim i ri nga asgjëja, por një rifillim pas dështimit të njeriut. Përmbytja nuk është thjesht një katastrofë natyrore, por një akt ontologjik, një pastrim kozmik, një ristart  metafizik. Kur njeriu e tejkalon masën e së keqes, vetë krijimi bëhet peng i mëkatit të tij. Varka e Noas lundron si një kujtesë që nuk fundoset. Ajo është njeriu që mban brenda të ardhmen, ndërsa jashtë mbytej e shkuara. Pra, Zoti nuk harron, por kujton – dhe në këtë kujtesë hyjnore, gjykon dhe zgjedh.

    Bota e Zanafillës së Dytë duke qenë e mbështetur mbi kujtesën fiton lirinë, jo lirinë absolute, por atë liri që ka kaluar përmes dënimit dhe që e kupton peshën e mëkatit. Pra, të jesh i kujtuar nga Zoti do të thotë të ekzistosh sërish. I formatuar ashtu je i denjë për vazhdimësi.

    Nëse në Zanafillën e Parë, fjala lind materien; në të Dytën, kujtesa lind ndërgjegjen. Në të parën, Zoti krijon me fjalë (akt i rendit) në të dytën, rikrijon me kujtesë (akt i mëshirës). Kështu, njeriu, i dalë fillimisht balta dhe fryma, tashmë del, zbret nga uji i përmbytjes. Uji,  substanca e dyfishtë e botës, është gjëja më konstante që ndryshon funksion.  Pra,  uji i parë është ontologjik, i dyti etik.

    Arka – simbol i kujtesës

    Arka e Noas nuk është thjesht një anije – ajo është një kapsulë kujtese. Një arkiv. Një enë e shenjtë që ruan esencën e krijimit, gjënë e paprekur nga mëkati. Në një univers që shkatërrohet, varka është i vetmi vend ku rendi ruhet. Është tempulli lëvizës që përmban ADN-në e botës së re. Arka, si e tillë, është anti-kaosi, kujtesë e trupëzuar e rendit të parë, besëlidhja që noton mbi ujërat e shkatërrimit.

    Nga këndvështrimi metaforik, Arka është edhe mendja e njeriut të pastër – ajo që mbetet e ndriçuar kur gjithçka rreth saj errësohet. Në këtë kontekst, Noa është prototipi i njeriut të drejtë, të ndershëm, që ruan urtinë, që kupton shenjat dhe lëviz sipas vullnetit të padukshëm. Ai nuk udhëheq Arken – ai udhëhiqet prej saj. Noa nuk e shpëton botën. E shpëton kujtesën e botës. Pra, në Zanafillën e Parë Zoti krijon specie, në të dytën, Noa i ruan ato.

    Korbi, pëllumbi dhe dega e ullirit

    Në krijimin e parë, jeta fillon nga fjala. Në krijimin e dytë, jeta fillon nga shenja. Edhe korbi, edhe pëllumbi edhe dega e ullirit janë shenja paralajmëruese. Shpendin e parë që Noa e lëshon në kërkim të tokës është korbi, shpendi që ushqehet me të vdekur. Kjo është prova e parë: a ka ende mbeturina të botës së mëkatit. A është toka ende e pushtuar nga vdekja. Korbi nuk kthehet, sepse ai gjen vend në errësirën e botës së shkatërruar. Korbi është hija e njeriut, instinkti i trashëgimisë së vjetër. Korbi është simbol i ujit të errët, ndërsa pëllumbi simbol i tokës së gjetur. Dega e ullirit është nyja lidhëse mes tokës dhe frymës. Korbi dhe pëllumbi janë dy shpirtra të botës së vjetër: Korbi, kërkon mbetjet e së shkuarës, pëllumbi kërkon të ardhmen.

    Shpendi i dytë që e lëshon në fluturim Noa është pëllumbi. Herën e parë kur dërgohet, ai nuk gjen askund të pushojë. Dhe kthehet. Ky kthim është shenja se njeriu nuk është ende gati për tokën e re. Pëllumbi është fryma, shpirti i qetë, kërkimi i së mirës. Vetë kthimi i tij është një mësim: ndërgjegjja nuk lind menjëherë, por kërkon vend ku të pushojë. Kur dërgohet për herë të dytë, ai gjen vend, pra bota ka kaluar nga kaosi në një urdhër të ri. Pëllumbi është fryma që kërkon vend për të pushuar. Është ndërgjegjja që kërkon tokë morale. Kur kthehet me degën e ullirit, nuk sjell vetëm gjetjen e tokës, por shenjën e parë të paqes midis kujtesës dhe krijimit.

    Ulliri biblik nuk është vetëm simbol i paqes. Është pemë e dritës, pemë e vajit, e shenjtërimit. Dega që pëllumbi sjell nuk është vetëm shenjë se toka ka dalë mbi ujë. Ajo është shenjë se Zanafilla e Dytë ka ardhur, se ndërgjegjja është ringjallur, dhe “mëkati” mund të mbijetojë, por tashmë është i përballueshëm, i njohur, dhe i falur.

    Dalja në tokë – rindërtimi i simbolit

    Kur përmbytja mbaron dhe toka rishfaqet, starton Zanafilla e Dyzë. Por kjo nuk është thjesht kthimi në pikën zero,  është një rikonstruksion i ndërgjegjshëm i jetës. Në shenjë të kësaj fryme Noa ndërton altarin, veprim ky që e lidh realitetin e ri me burimin e tij hyjnor. Është shenja se krijimi nuk do të jetë më spontan, por do të kërkojë përkushtim, lidhje dhe përulësi.

    Pra, në këtë akt të dytë, nuk jemi më në fillimin e kohës, por në palcën e kujtimit. Toka e re nuk është një tjetër planet,, por hapësira ku njeriu kupton. Dhe kur pëllumbi kthehet me degën e ullirit, nuk sjell thjesht shenjën e tokës, por e sjell shenjtërimin e faljes.

    Harku i ylberit

    Në Zanafillën 9:12–17, harku në re është hedhja e nënshkrimit nga dora e Zotit për besëlidhjen në ardhje. Derisa në krijimin e parë, nuk ka nevojë për shenjë, sepse krijimi flet vetë, rifillimi ka nevojë për kujtesë. Ylberi është marrëdhënia e parë e vizualizuar midis njeriut dhe Zotit, jo fjalë, por ravijëzim i hartës së fatit. Është përforcim i idesë që botën nuk e mban vetëm substanca fizike por edhe kontrata moral ,- Besëlidhja.

    Në vend të mbylljes

    Dy Zanafillat nuk janë histori të ndara, por dy pole të një spirale që tërheqin njëra tjetrën. Nëse përmbytja ishte harresa e moralit të origjinës, kujtesa është rikrijimi i saj mbi themele më të thella. Në Zanafillën e Parë njeriu del nga balta. Në të dytën, njeriu del nga uji i shkatërrimit. Krijimi i parë është i pafajësisë. Krijimi i dytë është i ndërgjegjes. Njeriu i parë frymon. Njeriu i dytë kujton. Bota e parë fillimisht është e pastër. Bota e dytë është e falur. Përfundimisht Ndërgjegjja është  Zanafilla e Dytë e njeriut.

    Prishtinë, 11 nëntor 2025

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: GJUHA E RËNIES

  • “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    I dashur Charles:Mora dje çeqet e tuNuk kërkoj gjykimin tënd për hebrenjtë apo Jetët e pandershmeDo ta vlerësoja nëse do t’i mbaje për vete mendimet e tua të fortaama duke të njohur ty, është e pamundur.Dua që ta dish se unë jam njeriu i vetvetespavarësisht se çfarë mendonmund të përpiqesh të më blesh, ama ti nuk mund të jesh unë.Nuk jemi aq të fortë dhe të shkëlqyer sa mund të jesh tiDobësia, turpi, dyshimet, kundërshtitë e mia janëndryshime të shpejtamjedisore, unë jam luftëtar jo bythëlëpirës.Shenjtor dhe Mëkatar, të gjitha në një.Këto janë kohë të vështira tashNuk jam më djalë i ri dhe nuk mund të jetoj një jetë emocionuesenjashtu siç jam mësuar,Ajo që admiroj tek njeriu është fisnikëria e tij, krenaria e tij. Më mungoninteligjenca bazëJam kokëfortë, mizor sall me veten time,Kështu që të kërkoj të jesh i duruar,Gjithmonë kam qenë i ndarë midis dashurisë dhe urrejtjes,Gëzimit dhe trishtimit.Jeta dhe Vdekja, jeta nuk është lojë.Me ose pa ty unë do të mbijetoj

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH KOCH: NJË RECENSION

  • Ismail Syla: Toka, dheu, balta

    Ismail Syla: Toka, dheu, balta

    (Reflektim personal mbi metafizikën e tyre)

    I. Përkufizimi protokollar i fjalëve të gjuhës

    Përkufizimi leksikografik i fjalëve në fjalorë, më duket shpesh si proces i mortifikimit të tyre zyrtarë. Vetëm kur fillojnë njësitë frazeologjike, ose përdorimi brenda proverbave më duket se dalin nga akullsia solemne, protokollare. Këtë ndjenjë e përforcova gjatë ditëve të karantinës që e shkaktoi epidemia e Covid-19, në pranverë dhe verë të vitit 2020. Tërë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, versionin elektronik me 42 mijë fjalë e shprusha në kërkim të perlave frazeologjike, që më ndihmuan për ta letrarizuar atdheun tim individual me antologjinë e frazeologjive të zgjedhura. Në disa raste hasa në gabime teknike, dhe për të qenë i saktë, më duhej të shfletoja versionin e shtypur në dy vëllime: A-M dhe N-ZH. Në raste të tjera, kur kisha kohë me bollëk, gjeja fjalë të cilat mund të përmirësoheshin, të konceptoheshin më mirë. Pasionin për të kundruar me kujdes të shtuar mbi disa fjalë ma kishte nxitur leximi i filozofit kroat Gajo Petroviq, sidomos libri i tij “Mendimi i revolucionit”. Ky filozof i përkiste shkollës filozofike që kishte tejkaluar dogmatizmin e marksizmit zyrtar të kohës së tij.

    Në FGJSSH fjalët që janë subjekt i kësaj eseje përkufizohen mes tjerash kështu: Tokë, planeti ynë, rruzulli i këtij planeti… pjesa e fortë e rruzullit tonë… korja e rruzullit tonë etj. Fjala dhé përkufizohet: korja e rruzullit tokësor… shtresa e sipërme… lëndë e fortë a e shkrifët… tokë etj. E, fjala baltë ka këtë shpjegim: dhé i përzier me ujë, tokë e qullët zakonisht në fushë, nëpër udhë etj.

    II. Përkufizime individuale

    Në kuptimin tim individual, kur thuhet fjalo tokë për mua ajo përfaqëson një gjendje lëndore fisnike, materie të fortë, bazament, themel qëndrese. Fjala dhé paraqet një materie të zhgufët, lavrën, ugarin, hullinë ku brenda tyre futet fara për t’u bërë bimë. Dheu është lëndë që mbulon edhe trupin e vdekur të njeriut. Është materie prodhuese dhe tretëse. Kurse balta është sinonim i llucës, zhveshjes së tokës dhe dheut, është qull i përbaltjes, spërkatjes por edhe brumë argjilor  i skulptorit. Po i harmanizuam këto tri nocione del ky baravlerës sinonimik: toka=dinjitet, dheu=përkohshmëri, balta= korruptueshmëri.

    1. Toka – fisnikëria e qëndrimit

    Toka është përmasa më e hershme dhe më e qartë e materies. Ajo mishëron idenë e qëndrueshmërisë: çdo trup, çdo lëvizje, çdo gjë që ekziston, ka nevojë për një mbështetje që nuk lëviz. Në këtë kuptim, toka është kushti i ekzistencës, si në kuptimin k osmologjik, ashtu edhe atë fenomenologjik

    Në pikë vështrimin simbolike dhe filozofike, toka është ontologjia e të qëndruarit. Në të, pesha dhe koha përputhen: çdo trup pushon, çdo kujtesë arkivohet, çdo gjë shuhet për t’u ruajtur.

    Me këtë ontologji, toka bëhet hapësirë, e bota mbi të e gjen ekuilibrin.

    Toka në metafizikën e saj në fakt është trupi moral i botës, vendi ku njeriu qëndron pa u zhytur. Ajo nuk është thjesht sipërfaqe, por është karakteri i qëndrueshmërisë, bazamenti ku këmbët marrin peshën e vetes sonë dhe fryma gjen qetësi. Toka është fisnike, jo për nga madhështia, por nga durimi. Ajo nuk gjykon, nuk ndëshkon, nuk përkulet, por qëndron.

    Në çdo kohë përmbytjesh morale e shpirtërore, toka është vend që e mban peshën e njeriut pa e rrëzuar. Në këtë kuptim, toka është karakteri i qetësisë, – e fortë, e përmbajtur, e heshtur, sepse fisnikëria e saj qëndron në heshtjen e saj rrezatuese. Ajo pranon gjithçka, por asgjë nuk përzien:- i mban peshat pa u ankuar. Në një botë që lëviz, toka është e vetmja që qëndron. Kush ka tokë nën këmbë, ka bazament të qenies. Prej saj nis çdo gjë që ka dinjitet: ndërtimi, fjala, trupi, besimi. Ajo është rrënjë, jo varr; bazë, jo kufi.

    Në dimensionin filozofik, toka është identiteti vertikal i njeriut: ajo e lidh me poshtë, që të mund të ngrihet lart. Mençuria shqiptare këtë relacion e shndërroi në fjali proverbiale. Mbahu për toke, çohu për toke. Pra, fisnikëria e saj të grishë, të joshë që të jesh i lidhur me të, por të mos mbetesh peng i saj. Në të gjallon ajo pjesë e njeriut që nuk lëkundet nga koha, as nga uji, as nga era.

    2. Dheu – prodhimi dhe tretja e kujtesës

    Krahas tokës, njeriu njeh edhe dheun -një formë më e butë, më organike, që mban në vete gjurmët e jetës dhe të kalbëzimit, procesin e dekompozimit dhe të rigjenerimit: ajo që vdes bëhet ushqim për atë që lind. Ky ritëm e bën dheun metaforë të durimit dhe të vazhdimësisë.

    Për dallim nga toka statike, dheu është i gjallë, biografi e jetës, materie që qarkullon, që prodhon, që përthith. Ai është i butë si kujtesa: pranon farën, e ushqen, e nxjerr në dritë, dhe pastaj e merr sërish brenda. Në të, jeta nuk pushon, por qarkullon.

    Dheu është prodhues dhe tretës: dy fytyra të së njëjtës dashuri. Ai jep dhe merr, krijon dhe shuan, por gjithmonë me një qetësi të thellë. Nga gjiri i tij lind gjelbërimi. Është edhe gëlltitës i madh, në të shtrihet trupi që ka përfunduar udhëtimin. Prandaj për të vdekurin thuhet “i lehtë i qoftë dheu”. Kështu, njeriu i kthehet asaj pjese të tij që nuk e gjykon, por e ruan.

    Në përvojën njerëzore, dheu është elementi i përkatësisë. Ai përfaqëson afërsinë me trupin, me aromën, me frymën. Prekja e dheut është përvoja më e drejtpërdrejtë e marrëdhënies midis trupit dhe botës-,ajo është një kujtesë e përbashkët midis mishit dhe materies. Në këtë mënyrë, njeriu, përmes kontaktit me dheun, rikujton origjinën e vet trupore dhe ciklike.

    3. Balta – përzierja dhe njollosja

    Balta është përmasa më dinamike e materies. Ajo lind nga bashkimi i tokës me ujin, -pra, nga takimi i qëndrueshmërisë me rrjedhjen. Balta është gjendja e ndërmjetme, kur as toka nuk është më e fortë, as dheu i shenjtë. Është materia e turbullt, e përzierjes, e rrëshqitjes. Në të njeriu humbet formën, përlyhet, sprovohet. Është forma e humbjes së qëndrueshmërisë, kur qartësia përzihet me turbullimin, kur drita përzihet me hijen. Balta është lluca morale, përzierja e trupit me dështimin e tij. Në të, njeriu nuk qëndron dot, rrëshqet, përlyhet, ngjitet. Ajo është kujtesë e rënies, e gabimit, e kompromisit që nuk ka rrënjë.

    Por, të mos teprohet: balta ka një dinjitet të fshehtë. Njeriu është argjila që s’u tha dot, dëshmi e asaj që rri midis Zotit dhe pluhurit. Është kujtesa e ndërmjetme, e atyre që nuk e mbërrijnë dritën, por as nuk e braktisin jetën.

    Balta është edhe kujtesa e mundësisë për t’u larë; sepse balta është gjendje, jo dënim përfundimtar. Në baltë njeriu mund të përkulet pa u zhdukur. Ajo e teston përulësinë, e kujton kufirin. Në rrëfimet biblike, prej baltës u krijua njeriu. Në përvojën njerëzore, në të nis rrëzimi, por prej saj mund të rilindë pendesa, sepse balta është rënia që ende kujton dritën.

    Balta është kujtesë në lëvizje: ajo nuk mban, por rikrijon. Çdo shenjë që i lë, ajo e kthen në pyetje. Kur thahet, bëhet mur. Kur laget, bëhet pasqyrë. Kur digjet, bëhet enë. Kur preket, bëhet kujtim.

    Kur thahet, balta humbet lirinë e saj, por fiton qëndrueshmëri formale, njësoj si mendimi që, në momentin që artikulohet, humbet rrjedhshmërinë, por fiton kuptim. Kështu, balta mund të kuptohet si figura materiale e mendimit: ajo është kujtesë që mban formën e përvojës dhe e kthen në objekt.

    Në këtë proces, materia e tejkalon veten. Ajo bëhet kujtesë që reflekton.

    Post scriptum për tri mënyra të të qenit

    Toka, dheu dhe balta përfaqësojnë tri mënyra të të qenit të materies: Toka si substancë që mban dhe qëndron: është karakteri që e ngre. Dheu si substancë që përthith dhe transformon, kujtesa që e mban. Balta si substancë që kujton dhe formëson, përvoja që provon.

    Në tri këto gjendje, njeriu lëviz si trup që kërkon formën e vet të qëndrueshme.

    Kështu, jeta bëhet një udhëtim midis tokës që nuk lëkundet, dheut që të thërret, dhe baltës që të teston, – tri mënyra për ta kujtuar se çdo qëndrim, çdo krijim, çdo falje, fillon dhe mbaron në materien nga e cila jemi bërë.

    Në tri këto dimensione, njeriu e njeh veten si substancë morale. Toka i jep qëndrueshmëri, dheu i jep qarkullim, balta i jep provë. Prej tyre ai mëson tri mënyra për të ekzistuar: të qëndrojë, të japë, të përkulet.

    Në këtë rend, toka i jep botës vend, dheu i jep kohë, balta i jep kuptim. Ato përbëjnë një proces të vazhdueshëm të kalimit nga substanca në formë, nga pesha në kujtesë, nga heshtja në vetëdije.

    Në fund, njeriu është produkt i këtij procesi: ai është krijesë që ecën mbi tokë, ushqehet nga dheu, dhe e njeh veten përmes baltës, -përmes materies që mban shenjën e duarve të tij.

    III. TOKA, DHEU DHE BALTA NË EPET E HOMERIT DHE NË LIBRAT BIBLIKË – TRI FORMA TË KUJTESËS SË MATERIES

    TOKA

    Toka homerike – dëshmitare e betimit dhe e kujtesës

    Në botën e poemave epike të Homerit, toka është dëshmitare morale e çdo fjale dhe gjaku. Në Iliadë (libri III, vargjet 276-279), para betejës mes Menelaut dhe Paridit, betimi bëhet edhe me tokën: “Diell, që gjithçka shikon dhe gjithçka dëgjon, dhe Lumenj e Tokë e ju të nëndheshmit që të vdekurit njerëz ndëshkoni,

    cilindo që shkel betimet, ju qofshi dëshmitarë dhe ruani betimet me besë.” (Kënga III,276-277, përkthyer nga Spiro Çomora).

    Toka këtu është forcë që dëgjon dhe ruan kujtesën e së vërtetës. Ajo është jo vetëm trualli mbi të cilin njerëzit luftojnë, por edhe vëzhguese morale. Ajo mban shenjën e çdo faji e gjaku të derdhur. Kur heronjtë bien, si Hektori, toka i përthith: “E përplasi në pluhur dhe toka e zezë e mbuloi.” (Iliada, XXII, 362). Kështu, toka homerike është arkivi i kujtesës njerëzore, jo pronë, por vetëdije e heshtur e botës.

    Toka biblike – truall i besëlidhjes dhe i mëshirës

    Sipas Biblës toka lind bashkë me krijimin: “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën. Dhe toka ishte e shkretë, e zbrazët, dhe errësira mbulonte humnerën…” (Zanafilla 1:1-2). Kështu, që në fillim Toka është përmasë e rendit: kalim nga kaosi në strukturë, nga errësira në jetë. Ndërsa në librin Levitiku 25:23, Zoti përcakton marrëdhënien morale me të: “Toka nuk do të shitet përgjithmonë, sepse toka është imja; kurse tek unë  ju jeni vetëm të ardhur pendarë.”

    Ndryshe nga epet e Homerit, ku toka është dëshmitare e njeriut, në Bibël ajo është pronë e Zotit dhe mjet i besëlidhjes. Toka bekon të drejtin dhe mallkon të pabesin. Ajo është pasqyrë morale e gjallë: “Nëse do të jetoni sipas ligjeve të mia dhe nëse do t’i mbani urdhërimet e mia e do t’i shtini në veprim ato, do t’iu jap shira në kohën e tyre.” (Levitiku 26:3-4)..

    Pra, te Homeri toka dëgjon njeriun, ndërsa në Bibël toka i përgjigjet Zotit.

    DHEU

    Dheu homerik – kujtesa e trupit dhe e vdekjes

    Te Homeri, dheuështë sinonim i vdekjes, por edhe i kthimit në origjinë. Kur Patrokli bie, thuhet: “Ai ra në pluhurin e dheut, dhe toka e zezë e mbuloi.” (Iliada, XVI, 776). Ky “pluhur i zi” është trupi i tokës që përthith trupin e njeriut. Tek Odisea (XI, 36-50), Uliksi, para se të thërrasë shpirtrat e të vdekurve, bën një akt të shenjtë: “Preva me shpatë shtratin e dheut, derdha gjak për të vdekurit që të vinin.”

    Kështu, dheu homerik është porta e kujtesës midis botës së gjallë dhe asaj të të vdekurve. Ai nuk është varr, por urë që e lidh kujtesën e trupit me kujtesën e shpirtit. Në të, çdo hero pushon, por nuk harrohet. Në këtë mënyrë, dheu homerik është kujtesë e lavdisë që hesht.

    Dheu biblik – përkohshmëri dhe mëshirë

    Në Zanafillë 2:7, akti i krijimit ndodh përmes dheut: “Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të dheut dhe i fryu në hundë frymën e jetës; dhe njeriu u bë shpirt i gjallë.” Këtu, dheu nuk është fund, por fillim, nuk është harresë, por kujtesë e frymës. E, pak më vonë po në Zanafillë 3:19, ai bëhet kujtesë e rënies: “Me djersën e ballit do ta hash bukën, deri sa të kthehesh në dhé, sepse prej tij je marrë; sepse je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh. Kurse në Psalmin 103:14, ndjenja bëhet më e butë, njerëzore: “Ai e di se ç’ përbërje kemi; kujton se jemi dhé.”

    Siç shihet, dheu biblik është trupi i mëshirës, kujtesë e përkohshmërisë që ruan dinjitetin e krijesës. Në librin për profetin Isaia 26:19, dheu fiton përmasë të ringjalljes: “Toka do të japë të vdekurit e vet.” Në këtë mënyrë, dheu është trupi i kujtesës së Zotit, e jo i harresës njerëzore.

    BALTA

    Balta homerike – përzierje e trupit me fatin

    Në Iliadë (XVII, 597-599), kur Akili ngre trupin e Patroklit, thuhet: “Pluhuri i lagësht i ngjitej flokëve, dhe fytyra e tij u mbulua nga balta.” Këtu balta është gjendja e përzierjes, midis tokës dhe trupit, midis lavdisë dhe vdekjes. Ajo është materiae transformimit, ku trupi kthehet në tokë dhe kujtesa në materie. Tek Odisea (V, 456-457), kur Uliksi shpëton nga deti dhe bie në breg, thuhet: “Ai ra mbi tokën e lagësht dhe i ngjitej balta si jetë e re.” Këtu, balta është materie e ringjalljes pas rrezikut: përzierje e shpëtimit dhe e poshtërimit. Te Homeri, ajo shënon rënien që rilind.

    Balta biblike – krijim dhe shëlbim

    Në librin e Isaisë në pragrafin 64:7 balta (argjila, sipas përkthimit të S. Filipajt) del të jetë materie e varësisë dhe e dashurisë. Ajo i përket Zotit që e formon. “…ati ynë je, ti o Zot, jemi argjilë e ti je vorbëtari ynë, të gjithë jemi vepër e duarve te tua.“, ndërsa në librin e Jobit (10:9) lutja e Jobit është e përulje: “Kujtohu se më ke bërë prej baltës; dhe do të më kthesh prapë në pluhur.” Në Ungjillin sipasGjonit ( 9:6-7), akti i Jezusit merr dimension të ri: “Ai pështyu në tokë, bëri baltë me pështymën dhe ia vuri mbi sytë të verbrit, e i tha: Shko, lahu në pellgun e Siloamit.”

    Kështu, në “Besëlidhjen e Re, balta është mjet i dritës, materie përmes së cilës shërohet verbëria. Ajo që në Zanafille krijon trupin, tani krijon pamjen, balta bëhet mjet i shëlbimit.

    Përmbyllje

    Në epet e Homerit materia është rrjedhje e jetës, në Bibël, është kujtesë e shëlbimit. Për përvojën njerëzore, është përpjekje për qëndrim dhe dritë. Pra, toka e Homerit dëshmon, ndërsa toka e Biblës fal. Dheu i Homerit përthith, ai i Biblës ruan. Balta e Homerit rrëzon, balta e Biblës shëron.

    Në këtë trekëndësh të përhershëm, njeriu kupton se nuk është as vetëm prej pluhuri, e as vetëm prej dritës, por edhe prej kujtesës që rri mes tyre. Sepse në çdo rënie, ai ruan shenjën e krijimit, dhe në çdo kthim në dhé, ruan frymën e Zotit që i fryu (i vuri frymën) për herë të parë.

    P.S.

    Si përfundim i përfundimit: toka dëgjon, dheu kujton, balta hesht, sepse nga balta nis kujtesa e mëkatit dhe e mallkimit universal, betejë e papërfunduar ende e historisë së njerëzimit.

    Prishtinë, 8 nëntor 2025

    ObserverKult

  • Viktor Hygo: Vajtim për bijën/ Përkthyer nga Fan S. Noli

    Viktor Hygo: Vajtim për bijën/ Përkthyer nga Fan S. Noli

    Nga: Viktor Hygo

    (Les Contemplations, Libër i Katërtë, xv)

    Tani që shkova nga Parisi i vështirëMermer, tavane, truall, mjegull nukë shoh,Tani jam nënë lisa, nënë deg’ i shtrirë,Dhe bukuri’ e qjellit mëndjen po m’a ngroh.Tani nga zia që më çthuri si gërmadhëI zbet’ i gjallë dal,Më hyn në zëmër paqja e natyrës madheDhe qetësi më fal.

    Tani me valat det’ i gjerë më gostit,Më prek i qeti, madhështori horizont;Tani të thellat të vërteta po nxonit,Dhe lulet e lëndinës syri m’i gëzon.

    Tani, o Perëndi, po gjenj fuqinë sterrëTë shoh me syt’ e zesTë shkretin gur nënë të cilin vajz’ e mjerëFle gjumin pa mëngjes.

    Nga pamjet perëndore mëndja m’u –ndriçua,Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,Shoh vogëlinë time dhe çudit’ e tua,Mbleth mëndjen, di që je ti i math i pambaruar.

    Ja ku të vinj, o Atë që besonj, o Zot,Të sjell përunjësishtZëmrën që m’a ke mbushur me lavdi, dhe sotM’a theve plotërisht.

    Ja ku të vinj, o Zot, dhe prokllamonj që jeI mir’ i ëmbl’ i dhëmpshur, Perëndi i Jetës,I vetëm që di se ç’bën edhe përse.Njeriu është kallm i shëmbur i kënetës.

    Të thom që varri, kur të vdekurin mbulon,Portën e qjellit hap,Që jeta jonë tatëpjetë kur mbaronPërpjetë nis me vrap.

    Je i pasosur, absollut, dhe i vërtetëT’i vetëm, At i lartë e pranonj mi gju;Pranonj që ësht’ e mirë, ësht’ e drejtëQë zëmra m’u –përgjak, se Zoti e deshi ashtu.

    Më s’kundërshtonj për asnjë gjë që po më ther,Se ashtu deshe Ti;Shpirti nga zi në zi, edhe nga vrer në vrerShkon në përjetësi.

    S’po shohim kurr’ asgjë përveçse nga një anë,Tjatr’ anë mbytet në mister e në furtunë;Njeriu vuan nënë zgjedh’ e s’e di shkaknë,Çdo gjë i fluturon, asgjë s’i hyn në punë.

    O Zot, përherë na rethon me shkretëtinëMe pranga dhe me fre;S’ke dashur kurrë të na japësh shigurinëDhe gazin përmi dhe.

    Sa shohim një të mirë, fati na e tret,S’na dhe asgjë në jetën rot’ edhe rodhanQë të qëndronjë dhe të thomi, mor aman:Kam një shtëpi, një arë, dhe një dashuri.

    Çdo gjë e shohim për një çast të kufizuarDhe mplakemi pa shtek;Kështu na qënka, ashtu ka për të vazhduar.Pranonj edhe s’e prek.

    Kjo botë, o Zot, kjo harmoni e pandryshuarPërbëhet me vajtime edhe me kremtime;Bërthama jemi në tufan të pambaruar,Të mirët hipin, dhe të liqtë zhyten në mundime.

    E di, o Zot, ke punë shumë, dhe s’ke ngePër ne të bëhesh vrer;Për nënën vdekj’ e foshnjës djek si një rufe,Po ty s’të bën qeder.

    E di që pema bie kur i fryn një erë,Zogut i bie pënda, lulja shkunt aromën;Kriesa është rot’ e madhe si poterë,Dhe sillet rotull dyke shtypur udhës llomën.

    Se ditët, muajt, valet, sytë që vajtojnëKalojnë pa pushim,Se bari do të mbinj, foshnjat do të shkojnë,E di, o Zoti im.

    Në qjellin tënt përsipër reve të vështira,Në kaltësirën e patundur madhështorePo mbrun e po gatit kush e di ç’mirësiraKu hyn si pjes’ e duhur dhëmbja njerëzore.

    Për pllanet e panumërta që po përmbanTë duhet pa dyshimTë mbytësh bukurit’ e dheut në tufan,Në zi, dhe në mjerim.

    Kanunet që hartojnë fatin njerëzorNukë tronditen, nukë zbuten asnjë herë,Se s’munt, o Zot, t’a çthurësh rendin botërorI shtyrë nga mëshira për njerin’ e mjerë.

    O Zot i math, të lutem, hith një sy mi mua,Shëroj-e shpirtin tim;I ëmbël, i përunjur posi foshnj’ e gruaTë vinj me adhurim.

    Kujto, o Zot, që kam punuar që në krye,Që jam përpjekur, jam mejtuar, kam lëftuar,Natyrën kam shpjeguar plot me arësye,Çdo gjë me kthjellësinë tënde e kam ndriçuar.

    Detyrën time e mbarova besërishtPërballa zëmërim,Pra nukë prisnja me të drejt’ e natyrishtNga ty këtë çpërblim. Nuk e parëshikonja kurrë që dhe tiMe krahun tënt të më goditnje munt mi kokëDhe mua që kam patur rallë prokopiTë m’a varrosnje bijën kaq shpejt në tokë.

    Me zëmrën të plagosur kaq rënd’u –drodha.Të nëma me furiSi foshnjë, edhe kundër teje nofta hodhaNjë gur në det të zi.

    Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,Se syri që po qan verbohet n’errësirë,Se në bodrum ku është nukë çpuanS’të sheh, e s’të përfill, e s’të kërkon mëshirë.

    Njeriu që fundoset thellë në greminëNë pis’ e në katran,Nuk ësht’ e mundur të gëzonjë qetësinëTë yjeve në mejdan.

    Sot unë, që si nënë isha i dobësuar,Në këmbë të përunjem nënë qjell të lirë,Nga hidhërim’ i egër ndjenj që jam ndriçuarDyke shikuar gjithësinë ca më mirë.

    O Zot, e di që jam i çmëndur pa kufiKur murmurit e shanj;Pra hesht, e s’mallkonj, e s’akuzonj, po nem liriTë çirem e të qanj.

    Më ler me kuj’ e lot, me vaj e vrer të ngrysemPosa njerin’ e bëre për litar dhe hu;Mi këtë gur të ftohtë ler-më të përmbysemDhe të pyes: Moj bijë, a e di që jam këtu?

    Më ler t’i unjem mbrëmane mi varr t’i flasKur bota rreth pushon,Se nofta ëngjëlli në qjell, kur të bërtas,Çel syt’ e më dëgjon.

    Ajme, për kohën e kaluar kam zili;Tani asgjë në botë ngushëllim s’më sjell;Përherë atë çast me sy e shoh taniKur hapi krahët edhe fluturonj në qjell.

    Nuk e harronj gjer sat ë vdes çastin e zi;Ç’të qava, o çast, më kot!Bërtita: o Zot, qëparthi e kisha, dhe taniS’e kam! dhe qanj me lot .

    Zot, mos u –zëmëro që sillem si i egër;Kjo plagë pikon gjak, dhe s’ka asnjë shërim;Sa vete helmi ashpërohet ca më tepër;Jam i përunjur, po s’kam më aspak durim.

    Zot, mos u –zëmëro, faqen m’a dhe për hall,Syrin m’a dhe për lot.Po forcë dhe takat s’më dhe që t’i përballëZullumet bot e bot.

    Shiko, fëmijët po na duhen pa dyshim,O Zot; se fati na përmbyti n’errësirë,Na thuri me andralla, helm e hidhërim,Po një mëngjes na zbarth me hir edhe mëshirë.Një foshnjë lint, një kok’ e dashur dhe e shtrenjtë,E vogël, gas përhap,E bukur sa beson që dor’ e saj e shenjtë,Portën e qjellit hap.

    E pashë lulen që Imzot në kopsht më mbolli,U –rrit me hir, me ëmbëlsi, dhe kthjellësi,E dashura nga nata në mëngjes na solli,Na ndriti si një diell zëmër dhe shtëpi.

    Vazhdoj me vjete si i vetëmi gëzimQë munda t’ëndërronj;Tani, o Zot i math, kupton se ç’hidhërimPo ndjenj që s’e shikonj.

    E përktheu: Fan S. Noli(DIELLI, Maj 31, 1961)ObserverKult

    —————–

    Lexo edhe:

    VIKTOR HYGO: AJO U RRËZUA PA NDJENJA MBI KALLDRËM…

  • A e dini cilat janë gjashtë “ligjet” e Leonardo da Vinçit?

    A e dini cilat janë gjashtë “ligjet” e Leonardo da Vinçit?

    Ndoshta asnjë vizatim tjetër nuk përmbledh më mirë idealin e Da Vinçit për rendin matematikor, sa Njeriu Vitruvian, që i përket vitit 1490: pamja e një njeriu me krahë dhe këmbë të shtrira, kërthiza e të cilit mbivendoset në qendrën e një rrethi.

    Vizatimi demonstron qartë parimet mbi të cilat ai ngriti veprën e tij si shkencëtar…

    Mos bërtit – mendo!

    “Kur njerëzit nuk kanë argumenta, ata kanë tendencën që të ngrisin gjithnjë e më shumë zërin. Sa herë që e bërtitura është reagimi gjatë një debati, atëherë nuk mund të ketë shkencë të vërtetë”.

    2. Njerëzimi është bota

    “Njeriu është modeli final i botës. Përmasat gjenden jo vetëm në numra dhe dimensione, por edhe tek toni, pesha, koha dhe vendi, ashtu sikurse ekzistojnë në çdo forcë tjetër që ekziston”.

    3. Dobia

    “Kur shkruani për idetë tuaja: në fillim shpjegoni dobitë e kësaj sipërmarrjeje, me qëllim që dija e tyre të mos jetë pa vlerë”.

    4. Admirimi i natyrës

    “Eja dhe vëzhgo mrekullitë e natyrës, që i zbulon vetëm kur e vështron Atë. Nuk ka asgjë në natyrë që nuk buron prej shkencës.

    5. Matematika

    “Cilido që injoron urtësinë e lartë të matematikës, e ushqen veten me iluzion. Asnjë investigim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtetë, nëse nuk mund të demonstrohet matematikisht”.

    6. Origjina e fenomeneve natyrore

    “Çdo gjë në kozmos përhapet me valë. Çdo proces në natyrë ndodh në kohën më të shkurtër të mundshme. Dhe lëvizja është origjina e gjithë jetës”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Shkencëtarët identifikojnë përbërësin “sekret” në pikturat e Leonardo da Vinçit

  • I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

    I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj

    Viswashkumar Ramesh, i vetmi person që mbijetoi në aksidentin ajror të Air India-s ku humbën jetën 241 persona, ka rrëfyer dramën e tij të rëndë fizike dhe psikologjike.

    39-vjeçari, i cili u pa duke ecur i gjallë mes flakëve dhe tymit nga rrënojat e avionit Boeing 787 në Ahmedabad, thotë se ndihet “njeriu më me fat”, por njëkohësisht “i thyer në shpirt”.
    Fluturimi me destinacion Londrën u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda pas ngritjes nga pista, duke shkaktuar një tragjedi që tronditi botën. Mes jetëve të humbu
    ra ishte edhe vëllai i tij, Ajay, i cili ndodhej vetëm disa vende larg tij.
    Në një intervistë për BBC, Ramesh, me sytë e mbushur me lot,  tha se ende nuk e beson që është gjallë. “Jam i vetmi që shpëtova… ende nuk më besohet. Është një mrekulli. Por humba vëllain tim… ai ishte shtylla ime, njeriu që më mbështeste çdo ditë”, tha ai.
    Që prej kthimit në Leicester, ku jeton me familjen, Ramesh vuan nga stresi i fortë post-traumatik (PTSD). Ai nuk flet me gruan dhe djalin e tij 4-vjeçar, ndërsa ditët i kalon i izoluar në dhomë.
    “Jam vetëm… nuk dua të flas me askënd. Natë për natë mendoj. Jam duke vuajtur. Çdo ditë është e dhimbshme për familjen time”, rrëfen ai mes lotësh.
    Ramesh pësoi dëmtime në këmbë, shpatull, gju dhe shpinë, dhe thotë se ende ecën me vështirësi. Ai nuk ka mundur të punojë as të drejtojë makinën që nga qershori, ndërsa biznesi familjar i peshkimit në Diu është mbyllur.
    Mamaja e tij, sipas familjarëve, nuk ka folur për muaj të tërë pas lajmit tragjik.
    Ndërkohë, këshilltarët e tij akuzojnë Air India-n se ka dështuar t’i ofrojë kujdesin e duhur psikologjik dhe financiar pas aksidentit.
    Air India ka ofruar vetëm 21,500 paund si kompensim të përkohshëm, shumë që familja e konsideron të pamjaftueshme.
    Sipas këshilltarëve, kompania ajrore ka refuzuar tre kërkesa për takim me familjen.
    Ndërkohë, hetimi për aksidentin vazhdon, pasi raporti paraprak ka zbuluar se furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre vetëm sekonda pas ngritjes.

    Top Channel

  • “U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare”- Shuhet Fatos Nano! Rama: Lamtumirë kryetar!

    “U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare”- Shuhet Fatos Nano! Rama: Lamtumirë kryetar!

    Fatos Nano

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Rama ka publikuar një foto të Nanos shoqëruar me shkrimin ‘LAMTUMIRË KRYETAR’.

    Fatos Nano dhe Edi Rama

    Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare. 
    “Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!” shkruan Braçe.

  • “The Fate of a Man “, aty ku dashuria vjen si forma më e lartë e qëndresës

    “The Fate of a Man “, aty ku dashuria vjen si forma më e lartë e qëndresës

    Për Mikhail Sholokhov nga Irena Dragoti“The Fate of a Man” më bëri të besoj se një vepër e madhe letrare nuk buron nga ndjesitë e çastit, por nga disiplina e të medituarit thellë pa lënë dhembjen, urrejtjen e pesimizmin të të fundosë! Kjo gjë përshkon veprën e Mikhail Sholokhovit “The Fate of Man”, shndërrimi i emocioneve personale në një strukturë objektive jashtë ndjesive e mendimeve të autorit. Në këtë vepër ndihet një frymëzim i madh i autorit nga filozofë si Platoni, Kanti. Dhe është Andrey Sokolov, protagonistit i tregimit, arketipi i njerëzve që përballen me zbrazëtinë pas katastrofës që e mishëron më së miri qëllimin e autorit!Në mes të stepave të Rusisë, ky burrë i thjeshtë, i lodhur nga jeta dhe i plagosur nga humbjet e pafund, është mundësia që na fton të reflektojmë mbi natyrën e vuajtjes, fuqinë e dinjitetit dhe shpresën që mund të lindë edhe nga shkatërrimi më i madh.Tregimi nis në heshtje, me takimin e tregimtarit me Andrey-n, një takim që edhe pse duket i rastësishëm, shërben si portë për të hyrë në një histori të thellë njerëzore. Ai rrëfen për jetën e tij të zakonshme para luftës, kur kishte një familje të dashur dhe një jetë të qetë mes mbijetesës dhe dashurisë. Por Lufta e Dytë Botërore i sjell një përplasje të egër me fatin, ai bie rob, humbet gjithçka dhe përjeton poshtërimet më të rënda që njeriu mund të imagjinojë.Në këtë pjesë të tregimit, Sholokhov e vendos lexuesin përballë një retorike: -Çfarë mbetet nga njeriu kur humbet gjithçka materiale dhe emocionale?Përgjigjja është e qartë, dinjiteti.Andrey nuk lejoi që mizoria e botës të shkatërrojë shpirtin e tij. Ai refuzoi të pijë me oficerët që e poshtërojnë, ai i rezistoi urisë dhe dhunës, dhe kështu ruajti shenjtërinë shpirtërore në ekstremitet.Në vend që Sholokhov të derdhë dhembjen mllefin, ai sjell ngjarjen me një narracion të ftohtë, të qetë, pothuaj liturgjik. Dhimbja e tij nuk vjen drejtpërdrejt por përmes një skene, tingulli, a imazhi që bart të njëjtën emocion.Ky është ai lloj arti që e tejkalon autorin për t’u bërë moral pa kufij kohorë e tokësorë.Sholokhov nuk është ai që shpiku temën e vuajtjes, thjesht i dha asaj fytyrën e kohëve moderne. Në personazhin e Andrey Sokolov gjejmë gjurmët e Jobit biblik, që e përballon humbjen me heshtje, dhe jehonën e tragjedive greke, ku fati është një ajo forca e verbër me të cilën njeriu përballet e qëndron me dinjitet.Ndaj me bindje them se “The Fate of Man“ vjen si një bashkëbisedim midis mitit dhe realitetit.Dihet se letërsia e vërtetë lind në kriza shpirtërore, dhe se detyra e saj është të përcjellë mesazhe universale!Tregimi i Sholokhovit, lindi në një botë të shkatërruar nga lufta, por ridimensioni shpirtëror krijohet përmes një akti të vogël dashurie, ai i birësimit të fëmijës jetim Vanya, një çast ku njeriu e kapërcen zbrazëtinë dhe i rikthehet kuptimit.Andrey Sokolov na vjen si ai pelegrini i përulur që, rilind në dashurinë, për një tjetër qenie.1–When I came home, everything was gone. The house burned, my wife and children… all lost. ”Ky fragment nga libri tregon boshllëkun total me të cilin përballet Andrey kur kthehet!2–I was a prisoner, beaten and starved, but I kept my dignity. They could take everything from me, but not my soul.”Ky citim ilustron sa dinjitoz mbeti ai.Ky është triumfi! Sholokhov e ndërton tregimin përmes kontrastit pa ndërhyrë me përshkrime melodramatike të jetës së personazhit e pa ngjallur mëshirë.Kjo lloj” ftohtësie rrëfyese“ do ta quaja unë, tregon më së miri se emocioni i vërtetë vjen nga përmbajtja, jo nga shpërthimet emocionale.Andrey nuk qan, nuk belbëzon mëshirë, veç rrëfen duke shkaktuar më shumë dhimbje se po të kishte pasur lot. Përdor një seri faktesh që zgjojnë emocionin pa i vënë emër konkret!Fragmenti 3-He looked at me with eyes I could recognize… and for the first time in many years, I felt hope.” Ky është momenti i ringjalljes, kuptimit…Fragmenti 4-The Man’s fate is not to triumph over all, but to endure, to carry on, and to care for another.” Ky citim përmbledh mesazhin universal të tregimit.Sholokhov na bind se shpresa lind jo në fitore, por në qëndresë.Fati i njeriut nuk është tragjedi por kalvar vuajtjesh të domosdoshme për një ringritje më humane!“The Fate of a Man” ky lexim i fshehtë e shpirtit njerëzor ka në qendër të tij mbijetesën, dhe adoptimin si shenjtërim i humanizmit.Andrey Sokolov, mbeti vërtet vetëm, por jo bosh. Ai nuk zotëroi gjë, por kishte kuptimin e jetës!Duke lexuar rrëfimin e Sholokhovit “The Fate of a Man”, pashë një shpirt luftarak i cili kur kohët moderne prodhonin” shpirtra të zbrazët” gjeti varkën për të dalë nga ky lumë i rrezikshëm.Megjithë modernizmin, tradita mbetet fryma që ushqen të ardhmen. Dinjiteti dhe kujtesa e së kaluarës, janë thelbi i saj.Sokolovi, duke ruajtur nderin dhe duke marrë përgjegjësi, bëhet mishërim i traditës etike ruse, që ia doli të mbijetojë në kohë dekadence.Pra koha është një rreth vicioz që nuk të shpëton nga e reja, por që nuk i shkul kthetrat nga tradita!Nëpërmjet këtij tregimi- arti i të shkruarit bëhet lutje, ndërthur intelektin dhe emocionin si një e tërë organike..Sholokhov e arrin këtë përmes narracionit të thjeshtë, pa zbukurime, pa delirime dhe duke e mbushur me emocion të përmbajtur.Nuk ka patetizëm, dilema, vetëm simbole të heshtura të dhimbjes njerëzore dhe pastërti morale!Por Sholokhov nuk e ndalon tregimin tek dhimbja. Aty ku shumë tregime historike do të përfundonin në dëshpërim, Sholokhov zgjedh aktin e dashurisë si ringritje morale. Takimi me jetimin Vanya është momenti ku dashuria për një tjetër qenie bëhet shpëtimi. “The Fat of a Man” i Sholokhovit na tregon se fati i njeriut matet me aftësinë për të mbetur i plotë nga dashuria dhe kur jeta të rrëzon keqas! Sholokhov e shkroi në një periudhë të pasluftës, duke reflektuar edhe mbi vuajtjen kolektive të popullit rus.Libri është një prozë të thjeshtë, e qetë, me vetëm 71 faqe si një shembull i fuqishëm i idesë se arti i çdo përmase e lloji shpëton shpirtin.Eliot do të shkruante në Four Quartets: – “The fire and the rose are one.”Vuajtja dhe dashuria unifikohen shpesh, por kur plaga ndriçon, njeriu bëhet tempull i vetë dashurisë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TË PLAKESH BUKUR”, TREGIM NGA IRENA DRAGOTI