Tag: njeriu

  • Dieta e shëndetshme e të ushqyerit për njerëzit mbi 60 vjeç

    Dieta e shëndetshme e të ushqyerit për njerëzit mbi 60 vjeç

    Parafytyroni për një moment veten tuaj në moshën 60, 75 ose edhe 90 vjeç. A dukesh fizikisht i shëndetshëm dhe në formë?

    A mund ta shohësh veten duke shëtitur buzë detit me miq, duke hedhur një top me fëmijët e vegjël? A mund të ngjitësh shkallët e një supermarketi? Më e rëndësishmja, a po e shijon jetën? Nëse je me fat, do e shijosh pleqërinë në shëndet të mirë. Nëse bën zgjedhjet e duhura ushqimore dhe aktivitetin fizik, ke shumë më tepër shanse të gëzosh shëndet dhe mirëqënie edhe në vitet e moshimit.

    Në shoqërinë tonë, mosha e madhe konsiderohet kur kalon të 65-at, por njeriu “moshohet” çdo ditë, në sajë të ndryshimeve që ndodhin vazhdimisht teksa rritemi. Maksimumi i jetëgjatësisë së shënuar është 130 vjec, por personi i verifikuar si më i moshuari ka vdekur në moshën 122 vjec.

    Cili është roli i ushqimit në plakje dhe si mundet të ngadalësohet ajo nëpërmjet ndryshimeve të mënyrës së jetesës dhe ambientit?

    Moshimi është një process natyral i pa evitueshëm, i programuar në genet tona që në gjenezë.

    Por njeriu mund ta ngadalësojë atë duke ngrënë ushqime te ushqyeshme, të pastra dhe të larmishme, si dhe duke u ushtruar fizikisht rregullisht.

    Faktikisht, 70 -80% e e një jetëgjatësie mesatare të njeriut varet nga zakonet që lidhen me shëndetin, genet përcaktojnë vetëm 20-30% të saj. Ushqimi i mirë, jo vetëm që dhuron shëndet dhe mirëqenie fizike, por gjithashtu përmirëson cilësinë e jetës pa më të voglin dyshim.

    Si të ushehemi në moshën e tretë?

    Përcaktimi i një menuje ideale për moshën e tretë është mjaft e vështirë, për faktin se të moshuarit kanë nevoja të ndryshme në varësi të statusit të tyre shëndetësor. Megjithatë, më poshtë po rendisim nevojat thelbësore dhe problematikat më të përhapura të kësaj popullate në lidhje me ushqimin.

    Sa kalori i nevojiten një të moshuari?

    Në moshën e tretë, nevojat në kalori ulen sepse trupi ka më pak muskuj, hormonet e tiroides bien dhe ka një ritëm metabolik më të ngadaltë. Përvec kësaj, në këtë moshë njeriu është më i plogësht dhe i ka lëvizjet e kufizuara, edhe pse nuk duhet që të ndodhë kështu. Kjo do të thotë që konsumi i ushqimit duhet të jetë më pak krahasuar me një pesëdhjetëvjecar.

    Ja si mund të llogarisim sa kalori nevojitet një i moshuar.

    Për burrat mbi 50 vjeç: 3000 kalori – 10kalori/ditë për çdo vit të moshës mbi 19 vjeç.

    Për gratë mbi 50 vjeç: 2400kalori – 10 kalori/ditë për çdo vit moshe mbi 19 vjeç.

    P.sh., një e moshuar 85-vjecare nevojitet përafërsisht:

    2400 –(10 x (85-19))= 2400 – 10×66 = 2400 – 660 = 1740 kalori/ditë

    Menu shembull për një të moshuar

    Mëngjes: Qumësht të skremuar me 3 lugë tërshërë, ½ banane dhe fara liri (të zbutura në qumësht për rreth 1 orë në frigorifer), 1 lugë vaj peshku (preferoni të mëlçisë së merlucit).

    Paraditja: 1 çaj mali me pak rigon dhe dafinë, 1 lugë të vogël mjaltë dhe 1 vezë të zier me pak vaj ulliri dhe rigon, 1 portokall.

    Dreka: Sallatë me lakër të bardhë, karotë, majdanoz të marinuar me limon, pak vaj farash kungulli dhe hudhër. Pure patatesh me pak qumësht dhe majdanoz, 120gr gjoks pule me salcë mustardë.

    Pasditja: 1 fetë bukë thekre me salcë specash të kuqe dhe gjizë, 1 kivi

    Darka: Spinaq burani me pak oriz, 1 kupë trahana të thartë me djathë dhie dhe pak bukë thekre, 1 kupë kos me hudhra, kastraveca dhe kopër.

    Para gjumit: 1 çaj kamomil ose farash finoku me mjaltë.

  • Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

    Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

    Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

    Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. M

    “Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.

    Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

    Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,

    Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

    Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.

    Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.

    Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

    Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

    Fjala e plotë:

    Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram

    Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,

    Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.

    Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?

    Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:

    “Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)

    Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.

    Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

    “Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)

    Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.

    Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

    Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.

    Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë. 

    Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.

    Profeti ynë i dashur ka thënë:

    “Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)

    Vëllezër dhe motra,

    Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?

    Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.

    Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.

    Gëzuar Fitër Bajramin!

    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

  • Testamenti i rrallë i aktorit të madh

    Testamenti i rrallë i aktorit të madh

     “Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, është poezia që Bekim Fehmiu e kishte lënë testament, për t’u recituar në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

     

     

     
     
    Unë kam shkelur në gjak deri në gjuDhe ëndrra më nuk kam.Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerëUnë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.Unë jam i etshëm për ajër, qumështDhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjëDhe nuk kam ditur pse?Vëllanë armik të madh e kam quajturDhe jam sulur në errësirë përpara duke klithurDhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikamiFluturojnë në ferr.Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjebanTë dashurën grua ma përqafonSe si vërshima pullazin ma shpartallonDhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumështDhe pakëz vesë,Vesë të bardhë mëngjesiTë tjerat i paçit për nder.

     
    Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

     

     
     
    Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga përsonalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.