Tag: njeriu

  • ‘Pa pasur dituri, njeriu nuk quhet njeri’

    ‘Pa pasur dituri, njeriu nuk quhet njeri’

     

    Naim Frashëri ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”.

    Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare.
    Në anën tjetër, njëra prej thënieve më të njohura që Naim Frashëri ka lënë pas është ajo me diturinë dhe njeriun.

    “‘Pa pasur dituri, njeriu nuk quhet njeri”.

  • “Hajduti më i madh”, Këlliçi shpërthen në akuza të forta ndaj zyrtarit të PS:Gent Myrto vjedh toka dhe blen vota për PS

    “Hajduti më i madh”, Këlliçi shpërthen në akuza të forta ndaj zyrtarit të PS:Gent Myrto vjedh toka dhe blen vota për PS

    Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, ka publikuar një video ku akuzon zyrtarin e PS, Gent Myrto, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
    Ai e cilëson Myrton si hajdut tokash dhe e akuzon për blerje votash e intimidim të qytetarëve. Këlliçi thotë se kallëzimi ndaj tij është mbyllur nga SPAK.

    Belind Këlliçi: Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit për të vërtetat e këtyre njerëzve. I bëj thirrje Gent Myrtos, do ta nis me Gent Myrton, hajdutin më të madh të tokave në Shqipëri. Nëse ka pasur një grup të strukturuar kriminal në Bashkinë 5D në Tiranë, ai grup është replikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu në Vaqarr. Kryesohet nga Gent Myrto, njeriu që gjysmës së këtyre njerëzve këtu iu ka vjedhur tokat, njeriu që përdor 5 apo 6 familjarë, miq, të afërm, për të transferuar tokat në emër të tyre, për shitje, për të luajtur me gjakun e këtyre banorëve këtu të Tiranës.
     

     
    Njeriu që e kemi denoncuar më 2021, për blerje votash, që vazhdon të blejë vota, që punon për PS-në i pashqetësuar, që SPAK ia mbylli hetimin, bazuar në kallëzimin që bëra unë në SPAK. Ai del së bashku me një tjetër person, Arian Popli, në zonën e Prushit, dalin e blejnë votat, intimidojnë qytetarët, për të mbajtur në këmbë Edi Ramën, që ka 12 vite që vjedh këta qytetarë, bashkë me Erion Veliajn, që shtëpitë e tërmetit ua shpronësoi pronarëve të tokave me çmim 4800 lekë të vjetra /metër katror, në një zonë, ku metri është së paku 100/120/150 euro. Ky grup kriminal ka në përbërje përveç Gent Myrtos, edhe Besmir Kolën e Pezës, edhe Xhavit Çekën e Ndroqit. Me të gjithë, ne do të merremi një më një.

  • “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë”/ Prezantohet libri i Giovanni Verga me rrëfimet që tregojnë famëkeqin Enver Hoxha

    “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë”/ Prezantohet libri i Giovanni Verga me rrëfimet që tregojnë famëkeqin Enver Hoxha

    Shqipëria e viteve të diktaturës mbetet ende një tokë e pashkelur për shumë studiues e lexues jashtë saj.

    Me librin “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë – Shqipëria dhe regjimi i Enver Hoxhës”, autori italian Giovanni Verga u sjell lexuesve europianë një dritare të hapur drejt një realiteti të mbyllur për dekada me radhë. Librin e tij, zgjodhi ta prezantoje ne në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, pikërisht, ne 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të diktatorit.
    Giovanni Verga: “Ky nuk është një libër historie, por një libër me “histori”. Është një kolazh rrëfimesh të vërteta jete, të treguara pothuajse gjithmonë drejtpërdrejt në formë interviste, të cilat në tërësinë e tyre zbulojnë personalitetin e deformuar të Enver Hoxhës – një njeri që krijoi një shtet unik, një shtet policor dhe famëkeq. Ky njeri, për shumë arsye, ka lënë gjurmë në historinë europiane, por mbetet pak i studiuar, pak i përfolur, madje edhe i harruar. Nuk po flasim për Shqipërinë, por për Europën dhe botën – ata duhet ta njohin. Është një kapitull i mbyllur, por që të huajt duhet ta kuptojnë, për të nxjerrë mësime nga e kaluara. Pse libri titullohet “Njeriu që nuk duhej të vdiste kurrë”? Ishte një slogan i propagandës së asaj kohe. Propagandë dhe regjim, që së bashku krijuan një burg në zemër të Europës”.
    Në një kohë kur e shkuara rrezikon të harrohet, libri i Giovanni Verga-s vjen si një ftesë për reflektim dhe ndërgjegjësim. Ai nuk kërkon të japë gjykime, por të tregojë histori. Dhe në ato histori, të dëgjojmë zërin e atyre që për dekada u detyruan të heshtin.

    Top Channel

  • Sa kohë mund të jetojë njeriu pa pirë ujë?

    Sa kohë mund të jetojë njeriu pa pirë ujë?

    Uji mbetet një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut, duke luajtur një rol thelbësor në funksionet biologjike që mbajnë organizmin në ekuilibër.

    Të dhënat e ekspertëve tregojnë se një njeri mund të mbijetojë për vetëm disa ditë pa ujë, duke qenë se trupi është i varur nga uji për të ruajtur temperaturën, qarkullimin e gjakut dhe jetëgjatësinë e qelizave.

    Mungesa e ujit, ose dehidratimi, shoqërohet me etje të pashoqe, lodhje ekstreme, dështim të organeve dhe eventualisht me vdekje të parakohshme. Në ditën e parë pa ujë, njeriu fillon të përjetojë etje të fortë dhe ndjenjë të plogësht; ndërsa në ditën e tretë, me vazhdimin e mungesës së ujit, funksionet vitale të organeve fillojnë të dëmtohen, duke rritur rrezikun e pasoja të rënda shëndetësore.

    Faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e rezistencës ndaj mungesës së ujit përfshijnë mjedisin ku jeton njeriu, aktivitetin fizik dhe kushte të tjera individuale si mosha, pesha, gjatësia, gjinia dhe shëndeti i përgjithshëm. Për shembull, nëse një person jeton në një vend me temperatura të larta, mungesa e ujit mund të jetë më e rrezikshme, pasi trupi përdor ujin për të prodhuar djersë, duke rritur kështu temperaturën e trupit dhe duke ulur volumin e gjakut që qarkullon, me pasoja serioze për tensionin e gjakut dhe funksionimin e organeve.

    Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në nevojën për ujë. Konsumi i ushqimeve të pasura me ujë, si lëngjet, frutat dhe perimet, mund të ulë nevojën për hyrje të drejtpërdrejtë të ujit, ndërsa dieta që bazohet kryesisht në drithëra dhe ushqime të thata mund ta rrisë këtë nevojë. Ndryshe nga personat që jetojnë në zona me klima të nxehta, atyre që janë në vende me klimë të kontrolluar zakonisht kanë nevojë për sasi më të vogla ujë për të ruajtur ekuilibrin e trupit.

    Ekspertët paralajmërojnë se ignorimi i sinjaleve të trupit për nevojën për ujë mund të çojë në dehidratim të shpejtë dhe në probleme serioze shëndetësore, përfshirë humbjen e funksioneve të organeve, dhimbje të ndryshme dhe pasoja që mund të rezultojnë në vdekje të parakohshme. Është thelbësore që njeriu të jetë i vetëdijshëm për shenjat që tregon organizmi si një sinjal paralajmërues për nevojën për pushim dhe rikuperim.

    Në përfundim, uji është një element jetësor për funksionimin optimal të trupit, duke ndikuar në çdo aspekt të shëndetit tonë fiziko-biologjik. Sigurimi që trupi të marrë sasinë e duhur të ujit, përmes konsumit të rregullt dhe të kujdesshëm, sidomos në mjedise me temperatura të larta ose gjatë aktivitetit intensiv, është një masë themelore mbrojtëse kundër dehidratimit dhe pasoja të tjera të rënda shëndetësore.

  • VIDEO – “Janë oguri i mirë i fitores…”, prezantimi i kandidatëve Lushaj e Idrizi, Boçi: 11 Maji, beteja e çdo njeriu të zakonshëm

    VIDEO – “Janë oguri i mirë i fitores…”, prezantimi i kandidatëve Lushaj e Idrizi, Boçi: 11 Maji, beteja e çdo njeriu të zakonshëm

    “11 Maji është beteja e çdo njeriu të zakonshëm”, është ky mesazhi që përcjell përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi.
    “Prezantimi i kandidatëve tanë Arben Lushaj dhe Liljan Idrizaj. 11 Maji është beteja e çdo njeriu të zakonshëm. Beni, afërsinë me shkodranët nuk e ka humbur kurrë. E gjeni sa herë e thërret një hall, shqetësim apo gëzim. Bashkë me urtësinë e Liljanit, janë oguri i mirë i fitores sonë.”, shkruan nënkryetari i PDSH-së Luçianoi Boçi, duke e shoqëruar edhe me një video nga aktiviteti elektoral.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin

    Pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, fermeri feston 125-vjetorin

    Marcelino Abad Tolentino, një fermer i thjeshtë nga Peruja, festoi fundjavën e kaluar ditëlindjen e tij të 125-të mes buzëqeshjeve dhe shoqërisë së kujdestarëve të tij në një azil. Ndonëse nuk ka një certifikatë lindjeje, ai mban një kartë identiteti kombëtare të lëshuar nga shteti peruan që tregon se ai ka lindur më 5 prill 1900.
    I njohur me nofkën “Mashico”, Marcelino ka kaluar jetën e tij në mes të natyrës, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme e të qetë, shkruan A2 CNN. Sipas qeverisë, kjo jetë mes florës dhe faunës së Huánuco-s ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme. Dieta e tij ka qenë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime, ndërsa tani nuk mund ta nisë ditën pa një avokado.

    I rritur si jetim, pasi prindërit e tij humbën jetën në një përmbytje kur ai ishte vetëm 7 vjeç, Marcelino nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ai punoi si fermer dhe murator për dekada me radhë, duke jetuar pa energji elektrike deri në moshën 119-vjeçare.

    Historia e tij doli në dritë për herë të parë vetëm në vitin 2019, falë një programi shtetëror që i dha atij akses në pension dhe shërbime të tjera sociale. Qeveria peruane është duke përgatitur një kërkesë për njohjen e tij zyrtare si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness.

    Nëse mosha e tij konfirmohet zyrtarisht, Marcelino do të thyejë rekordin aktual të mbajtur nga Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122 vjeç e 164 ditë.

  • Rrëfehet njeriu më i shpejtë në botë: Tani jam kampion në domino dhe prodhoj muzikë, ja trofeu i parë që kam marrë

    Rrëfehet njeriu më i shpejtë në botë: Tani jam kampion në domino dhe prodhoj muzikë, ja trofeu i parë që kam marrë

    “Unë jam njeriu më i shpejtë në botë, por tani jam në pension. Nuk do të doja të bëja asgjë, por gjithmonë ka diçka për të bërë“. Kështu u shpreh Usain Bolt, rekordmeni botëror në 100 dhe 200 metra.
    Ish-sprinteri xhamajkan ka fituar 11 medalje ari në Kampionatin Botëror dhe 8 medalje ari në Olimpiadë. Ai shprehet se edhe pse ka arritur gjithë këto rezultate e mban këto rekorde, ai mund të kishte arritur më shumë.
    “Kam fituar shumë, por mund të kisha bërë edhe më mirë për të ecur më shpejt. Asnjëherë nuk u shqetësova për rekordet. Më pëlqente të fitoja, të garoja dhe gjithashtu të argëtohesha“, shprehet Bolt.
    Më tej, ai rrëfen: “Mbaj mend fitoren time të parë. Isha rreth 7 vjeç por ishte dikush që ishte më i shpejtë se unë. Trajneri më tha ‘nëse e mund do të jap një kuti për të futur drekën’ dhe unë fitova. Kujtimet nuk mund të fshihen”.
    “Rritja në fshat ishte një gjë e mrekullueshme që më bëri të bëhesha personi që jam sot. Gjithmonë mallëngjehem kur kujtoj kohën e kaluar. Të dish që arrita të bëja kaq shumë njerëz të lumtur është një ndjenjë e mrekullueshme“, tha xhamajkani.
    “Tani luaj domino, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 18:00. Luaj me miqtë. Po mundohemi të bëjmë diçka ndryshe. Bëjmë turne domino në Xhamajka, por unë jam kampion midis miqve të mi. Dhe unë jam producent muzikor. Nuk këndoj, por prodhoj muzikë dhe kushedi, ndoshta një ditë do të fitoj një Grammy“, deklaroi Bolt.
    Lojërat Olimpike të Londrës ishin momenti më i lartë i karrierës së tij: “Kishte një mbështetje të çmendur, kaq shumë xhamajkanë. Nuk kam parë kurrë një stadium kaq të mbushur nga mëngjesi në mbrëmje”.
    Sot Bolt është 38 vjeç dhe ka tre fëmijë, por nuk e ëndërron një të ardhme për ta në atletikë: “Nëse vendosin të vrapojnë duhet të bëjnë atë që bëri babi. Djemtë nuk janë të shpejtë, vajzat janë”.

  • Sa Gjatë Mund të Rezistojë Njeriu pa Pirë Ujë

    Sa Gjatë Mund të Rezistojë Njeriu pa Pirë Ujë

    Uji është një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut.

    Të dhënat e ekspertëve tregojnë një njeriu mund të mbijetojë për vetëm pak ditë pa ujë.
    Megjithatë, humbja e jetës si pasojë e mungesës së ujit ose dehidratimit është në varësi të faktorëve të tjerë siç janë: mjedisi dhe aktiviteti fizik.
    Njeriu mund të dehiratohet shumë shpejt.
    Dehidratimi shoqërohet me një etje të pashoqe, lodhje ekstreme, dështim të organeve dhe eventualisht vdekje të parakohshme.
    Në ditën e parë të mungesës së ujit njeriu mund të ketë shumë etje dhe të jetë i plogësht ndërkohë që organet fiken në ditën e tretë të mungesës së ujit.
    Megjithatë, rezistenca e organizmit ndaj mungesës së ujit varet nga disa faktorë.
    Sa Gjatë Mund Të Rezistojë Njeriu Pa Ujë
    Trupi ka nevojë për ujë që të kryejë shumë funksione, përfshirë këtu ekuilibrimin e temperaturës dhe të garantojë jetëgjatësinë e qelizave.
    Sipas ekspertëve, njeriu mund të mbijetojë pa ujë për 3 ditë, por faktorë të tjerë kanë një rol domethënës tek kjo përllogaritje.
    Për shembull nëse një njeri jeton në një vend me temperatura të larta dhe nuk pi ujë, është shumë i rrezikuar.
    Trupi e përdor ujin për prodhimin e djersës. Mungesa e saj rrit temperaturën në trup dhe më pas ul volumin e gjakut.
    Kur në trup qarkullon më pak gjak, tensioni i gjakut bie në nivele të frikshme.
    Kjo çon jo vetëm në humbjen e ndjenjave por edhe në vdekjen e parakohshme.
    Faktorët që ndikojnë në nevojat e njeriut për ujë janë:

    Mosha,
    Aktiviteti fizik,
    Shëndeti i përgjithshëm,
    Pesha dhe gjatësia,
    Gjinia.

    Ushqimi luan gjithashtu një rol në nevojën për ujë.
    Nëse njeriu konsumon ushqime të pasura me ujë, siç janë lëngjet, frutat dhe perimet, ai nuk do të ketë shumë nevojë për ujë.
    E kundërta ndodh në rastin e një personi që ushqehet me drithëra e ushqime të thata.
    Dikush që jeton në vendet e nxehta ka nevojë për më shumë ujë, ndërsa njerëzit që qëndrojnë në një vend ku klima është e kontrolluar, nuk kanë shumë nevojë për sasi të mëdha uji.
    Lexoni linkun këtu për të mësuar se sa gota uji do ju duhet të pini çdo ditë./AgroWeb.org

  • Njeriu që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar macet nga zjarri që ra në godinën ku ai i strehonte ato prej vitesh

    Njeriu që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar macet nga zjarri që ra në godinën ku ai i strehonte ato prej vitesh

    Chris Arsenault ishte ai që e transformoi disa vite më parë shtëpinë e tij në një streh për  300 mace të braktisura dhe të keqtrajtuara , të quajtur ndryshe parajsa e “Happy Cat Sanctuary”. Në datën 1 prill, në këtë godinë ra një zjarr i papritur ku mendohet nga dëshmitë se shkak u bë shpërthimi i një serbatori propani. Pronari i kësaj godine dhe themeluesi i kësaj iniciative humane, Chris bëri gjithçka për të shpëtuar macet e tij por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte.

    Pasi u përpoq të shuante  nga jashtë zjarrin që kishte filluar të pushtontë godinën , duke parë që nuk po mundej, ai guxoi dhe hyri brënda që të nxirrte macet e panumërta që ndodheshin  aty. Por ai humbi jetën në tenativat dhe përpjekjet e shumta për të shpëtuar sa më shumë mace që ndodheshin në godinë. Në mëngjesin e ditës së hënë, 1 prill 2025, zjarri i shfaqur papritur bëri që Chris të guxonte të luftonte me flakët dhe nuk hezitoi as edhe një sekondë duke dalë e duke hyrë në luftë me flakët për shpëtimin e jetëve të maceve. Derisa në një nga përpjekjet e tij të dëshpëruara të shpëtimit, ai nuk doli më.

    Disa vite më parë, pas humbjes tragjike të  djalit të tij në një aksident me motor, për të gjetur sadopak ngushëllim, ai pati dëshirën e themelimit të kësaj iniciative ku strehoi me qindar mace të sëmura e të keqtrajtuara duke e shndërruar shtëpinë në një qendër të vërtetë humanitare për kafshët e tij të dashura

     “Pas vdekjes së djalit tim, këto mace sikur më dhanë diçka për të cilën kisha aq shumë nevojë!”- u shpreh ai në vitin 2018 në një intervistë të Daily Mail.. Për veten i mjaftonte vetëm një dhomë e vogël për të fjetur dhe për të ngrënë dhe çdo sipërfaqe e brëndshme e shtëpisë së tij dhe e oborri iu dedikua totalisht krijimit të kësaj strehe për mace. Fatkeqësisht, ai humbi jetën bashkë edhe me një numër të konsiderueshëm të maceve që ndodheshin brënda dhe disa të cilat ai arriti t’i shpëtonte, i janë besuar disa qëndrave veterinare të qytetit për t’u kujdesur pasi disa prej tyre rezultonin të kishin probleme me frymëmarrjen, djegie të pjesshme etj.

    Humanizmi dhe ndjeshmëria e lartë e këtij njeriu të madh janë  tregues i forcës dhe i dashurisë ku edhe pas një dhimbjeje të madhe e të pashlyeshme siç është ajo e një babai ndaj birit të tij, njeriu lufton për jetën dhe që të gjej sadopak prehje dhe ngushëllim, ashtu siç veproi Chris Arsenault me angazhimin në iniciativën e tij humane qe do të mbetet në histori pavarësisht fundit të tij tragjik.

  • Berisha tallet me Ramën: Njeriu që flet me vete sot e ka ditën e tij! Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin

    Berisha tallet me Ramën: Njeriu që flet me vete sot e ka ditën e tij! Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin

    Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, duke e quajtur atë njeriun që çdo ditë ka “1 Prillin” e tij. Sipas Berishës, Rama po bëhet qesharak duke u shfaqur çdo mëngjes në një monolog dhe duke pretenduar se po flet me qytetarët, ndërsa asnjë prej tyre nuk është i pranishëm.

    Nga takimi në biznesin fason në Durrës, lideri i opozitës ka kujtuar situatën e pensioneve, duke hedhur dritë mbi nevojën për një rritje të menjëhershme të pensioneve dhe kujton se shtetet e tjera kanë arritur të përmirësojnë ndjeshëm kushtet ekonomike për qytetarët e tyre.

    “Pse nuk e bëre për 12 vite 400 euro? Mali i Zi e bëri për 12 vjet, Rumania e ka katër herë më të lartë se ne,” tha Berisha, duke theksuar rëndësinë e një programi që synon një Shqipëri të zhvilluar dhe moderne.

    Një pjesë nga fjala e kreut të PD:

    Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vetë në një monolog dhe thotë se po flas me qytetarët, asnjë prej tyre nuk është qytetar, i shpik vetë, sot e ka ditën e tij.

    Po problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill.

    Vetëm një gjë, sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 prillin se është dita e Edi Ramës.

    Prej 15 muajsh, dërguam në parlament minimumin jetik.

    Pavarësisht se po e votuan, qeveria do fitonte kredit, po le të fitonte.

    Një zonjë thoshte një ditë që kam 130 euro pension, 60 euro paguaj qiranë në ndërtesën sociale dhe mbetem me 70 euro. Çfarë mund të bëjë njeriu me 70 euro?

    Kështu që e dërguam atë në parlament. E kishte përllogaritur Avokati i Popullit dhe organizata ndërkombëtare e punës.

    E mbajti dhe nuk pranonte kurrsesi ta votonte.

    Tani, që e sheh se populli nuk po i pranon dokrrat e tij me zhapikë, hardhuca me kafshë të ndryshme që jeton me to, atëherë deklaroi dje se po, do e bëj pensionin 400 euro në vitin 2030.

    Po pse nuk e bëre për 12 vite 400 euro, Mali i Zi e bëri për 12 vjet, Mali i Zi i kishte më të ulëta se ne, sot i ka 450 euro.

    Rumania e kishte më të ulët se ne rrogën minimale, sot e ka 4 herë më të lartë se ne.

    Sepse çdo qeveri, kur ndan buxhetin, mendon një pjesë qytetarëve, një pjesë rrugëve, një pjesë shkollave, një pjesë arsimit.

    Prandaj ne do bëjmë gjithçka për një Shqipëri Madhështore.

    Për ne, Shqipëria Madhështore është Shqipëria që prodhon, që punëson. Shqipëria e teknologjive të larta dhe unë jam e bindur se këtë program do e realizojmë.