Tag: njeriu

  • Si e mbron zemrën vaji i ullirit

    Si e mbron zemrën vaji i ullirit

    Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.
    Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.
    Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut.

    Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.
    Artereoskleroza dhet romboza
    Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës.
    Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.
    Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera.
    Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.
    Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën.
    Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.
    Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë
    Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante.
    Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.
    Kjo sipas studimeve do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.
    Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë.

  • U anulua takimi me Ramën? Përgjigjet njeriu i Trump

    U anulua takimi me Ramën? Përgjigjet njeriu i Trump

    Në një postim në rrjete sociale Richard Grenell, njeriu i besuar i Presidentit Trump i drejtohet Alfred Lelës (zëdhënsit të Berishës) për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump. Sipas mediave pranë PD, Rama do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e presidentit Trump, por e anuloi vizitën.
    ”I dashur Alfred Lela. E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.

  • Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet

    Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet

    Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Stanford të Kalifornisë ka zbuluar se luhatjet e peshës mund të ndryshojnë profilin molekular të trupit në mënyrë drastike.

    Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se shtimi në peshë dhe humbja e kilogramëve të tepërt në një hapësirë kohore të një muaji shkaktonte një ndryshim dramatik në gene, sistemin kardiovaskular, mikrobiomën dhe sistemin imunitar.
    Ekspertët thonë se ndryshimet më drastike ndodhin kur njeriu shton në peshë.
    Në një muaj, përmbajtja bakteriale e organizmit pëson ndryshime domethënëse.
    Në këtë hark kohor, aktivizohen linja molekulare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës.
    Inflamacioni ndërkohë përhapet në trup në një ritëm më të përshpejtuar.
    Lajmi i mirë është se pasi njeriu humbet kilogramët e tepërt dhe kthehet në peshën normale, shumica e sistemeve kthehen në gjendjen fillestare.
    5 Efektet Anësore Të Luhatjes Së Peshës
    Kur njeriu humbet peshë, ritmi bazë i metabolizmit pëson një ulje.
    Kjo do të thotë se për çdo 10 përqind të masës së humbur trupore, njeriu duhet të konsumojë 20 përqind më pak kalori.
    Rënia nga pesha shoqërohet me ndryshime hormonale, sidomos ato të urisë që përfshihen në një situatë kaotike.
    Kësisoj, njerëzit që kanë humbur në peshë dhe më pas kanë shtuar sërish, ndihen më të uritur.
    Inflamacioni
    Shtimi në peshë shoqërohet me ndryshime genetike që prekin edhe mënyrën e përballjes me inflamacionin.
    Inflamacioni kronik luan një rol kritik në shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri apo sëmundjet e zemrës.
    Kështu, luhatjet e peshës dhe inflamacioni përfshihen në një rreth vicioz të rrezikshëm.
    Depresioni
    Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se luhatjet e peshës në një hark kohor prej 12 vitesh rrisin gjasat e shfaqjes së depresionit.
    Ky rrezik është më i lartë pas rënies nga pesha.
    Sëmundjet e Zemrës
    Shtimi modest në peshë nxit ndryshime genetike që dëmtojnë zemrën.
    Disa prej ndikimeve janë afatgjatë të cilat vërehen edhe kur njeriu rifiton peshën e humbur.
    Mjafton një luhajte peshe prej 3 kilogramësh që rreziku i atakut në zemër apo ishemisë të dyfishohet.
    Rezistenca Ndaj Insulinës
    Ekspertët thonë se luhatjet e peshës shkaktojnë ndryshime të mikrobiomës.
    Këto ndryshime nxisin rezistencën ndaj insulinës, para-diabetin dhe diabetin e tipit 2.
    Luhatjet e peshës ndodhin gjithmonë, por më e mira është që njeriu të shmangë regjimet drastike që mund të shkaktojnë rënie apo shtim ekstrem të peshës.
    Njeriu duhet të ketë një peshë të shëndetshme trupore dhe të zbatojë një stil jetese po aq të shëndetshëm.
    AgroWeb.org ju këshillon të hani ushqime të shëndetshme, duke nisur me mëngjesin e bollshëm, drekën e plotë dhe darkë të lehtë.
    Konsumomi sa më shumë fruta dhe perime duke i kombinuar në gatime të ndryshme të shëndetshme.
    Ushtroni sa më shumë aktivitet fizik dhe konsultohuni me mjekun për probleme shëndetësore që keni duke marrë trajtimin e duhur.  /AgroWeb.org

  • Berisha njëherë me dy palë pantallona dhe njëherë nën një fustan

    Berisha njëherë me dy palë pantallona dhe njëherë nën një fustan

    Nga Lorenc Vangjeli

    Njeriu që dikur u printe turmave, tani ka zgjedhur të rrijë njëherë pas shpinës së të tjerëve. Njëherë mbas Evit, e më pas edhe mbas Crisit e së fundit edhe Turit nga Korça; njeriu që dikur militantët e tij e shihnin si Krishtin me kamzhik, tani është i mbërthyer në kryqin e fatit të tij. Pesha e rëndë e së shkuarës e bën të ngathët, të dobët dhe jofrymëzues. Ai vetë e di mirë se nëse nuk siguron dafinat e triumfit në zgjedhje, do të mbërthehet edhe më fort me gozhdë në kryqin e moskthimit dhe do të ketë nevojë sërish për një shpatull tjetër ku të mbështetet. Që për paradoks, me shumë gjasa do të jetë ajo e Ramës, që ai do ta akuzojë për vjedhje fitoreje dhe masakër elektorale nga veriu në jug e nga lindje/perëndimi në diasporë.

    Berisha ka qenë gjithmonë shpatulla ku mbështeteshin të gjithë, por tani ka nevojë për një shpatull ku të mbështetet vetë. Vetëm gjatë kësaj fushate hemafrodite zgjedhore, si kurrë më parë, ai është shfaqur në mënyrë groteske pas të tjerëve; pas strategut të amerikan të komunikimit dhe korçarit të famshëm të rrjeteve sociale.

    Në fakt e ka nisur më herët, e ka nisur që pothuaj tre vite më parë. Në kryqëzatën e tij për të rimarë partinë nga gjumashi Basha, ai përdori për sulm një figurë karizmatike dhe kontraverse me pasaportë amerikane. Theksi amerikan i zonjës Kokalari, sharmi pa doreza i Evit dhe një marrëdhënie e saj e supozuar me Trump, atëherë ish-president, ishte shpatulla e parë ku ai u mbështet mbas goditjes së non gratës amerikane. Por zonja nga Amerika u bë shpejt viktimë e lojërave cinike dhe provinciale të oborrit të Doktorit. Ajo u zhgënjye dhe iku. Dhe siç ndodh shpesh me dashuritë e furishme, shërbesa që afronte, u këmbye me përplasjen dhe armiqësinë.

    Vetë Kokalari u zëvendësua me një lëvizje të shkëlqyer marketingu politik. Në Tiranë erdhi dikush që jo vetëm supozohej se kishte marrëdhënie me Trump, tashmë president i Shteteve të Bashkuara, por ishte edhe një nga arkitektët e triumfit të tij spektakolar. La Civita morri përsipër jo vetëm t’i rijepte Berishës partinë, por t’i afronte fitore në të gjithë Shqipërinë. Shpatulla e amerikanit të fushatës hodhi hijen perfekte mbi tatoo-në e non gratës së Berishës. Madje ishte gati-gati bileta fituese e lotarisë së tij politike dhe vetë viza ende e munguar amerikane. Rama zgjodhi ta sulmojë që në krye të herës këtë avantazh të kundërshtarit, por sa më shumë që ai e godiste dhe ironizonte strategun amerikan, aq më shumë Berisha dhe njerëzit e tij tentonin ta nxirrnin atë në rresht të parë. Deri në pikën kur u krijua përshtypja se La Civita dhe jo Berisha, ishte oferta e opozitës në garën për kryeministër.

    E njëjta skemë u riprodhua edhe me një personazh shumë simpatik të prodhuar nga rrjetet sociale. Demokrati i famshëm nga Korça, kritik i zhurmshëm i socialistëve dhe skeptik edhe ndaj elitës së vjetër të demokratëve u shfaq papritur si figurë qëndrore në fushatë. Fillimisht Vrenozin e nxorri nga hija e rrjeteve vetë Rama, por Berisha jo vetëm që piu kafen që ju refuzua Ramës, por edhe e nxorri në vijë të parë korçarin e famshëm. Përballë një audience të ndezur mitingu, sa më shumë zbriste katet e fjalorit të shqipes, aq më shumë e brohoriste publiku, duke lënë vetë Berishën në hije. Duke e bërë atë të qëndrojë mbas shpatullave të Vrenozit që flet me pasion në publik, si shumë shqiptarë të tjerë në sherre kafesh.

    Në gjithë zallamahinë e fushatës, ku emocioni dhe jo logjika është daullja që oshëtin pafund, ky rreshtim i pazakontë i Berishës është ana më pak e dukshme e saj, pikërisht se ndodh në sy të të gjithëve. Kjo fshehje seriale mbas shpatullave të të tretëve, kjo shfaqje e shtrirë në kohë, edhe groteske, edhe dramatike e njeriut që ka mbajtur në dekada pas shpinës gjithë partinë e tij, do ta ketë padyshim ndikimin e saj në kutinë e votimit. Sepse në bilanc të fundit, njeriu që është mësuar të jetë gjithmonë i pari, që tani mund të numërojë tre shpina mbas të cilave është prezantuar si i dyti në betejë. Natyrisht pa llogaritur shpinën e Lulit që nuk e llogarit më askush. Dhe pa parashikuar se cilët do t’i venë shpatullat të nesërmen e 11 majit në rast të disfatës në zgjedhje, kur me shumë gjasa, ai vetë do t’i verë shpatullat kryqit të karrierës së tij drithëruese.

    Stylish GIF
  • “Ministra dhe ministre të stolisur me flori dhe diamante”, Berisha: Janë të verbuar nga luksi

    “Ministra dhe ministre të stolisur me flori dhe diamante”, Berisha: Janë të verbuar nga luksi

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kabinetit qeveritar, duke thënë se në 12 vite e ka kanë katandisur vendin me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.
    Berisha tha se qeveria është verbuar nga luksi i paimagjinueshëm, duke thënë se kund tjetër në botë nuk sheh ministre të stolisura me florinj e diamante apo kryeministër që hap shishen e verës 33 mijë euro.
    “Njeriu që 12 vite  katandisi shqiptarët me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Ka 130 mln euro varrin e inceneratorit që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat.
    Njeriu që kalon nga takimi në takim me një gjuhë banale, vulgare. Dhe beson se duke veçuar nënat,gratë, motrat, beson se do mund t’u shesë batuta e tij bajate. Tregon atë mendësi të vjetër. Atë ndarje të tmerrshme që ka me qytetarët. Beson se mund t’i përdorë për interesa intelektuale, duka ua sharë burrat, djemtë, baballarët e fëmijëve.
    Këta janë zhytur dhe verbuar në një luks të paimagjinueshëm. Shihni në televizor ministret e vendeve të tjera, u kapin sytë kund njerëz të stolisur me florinj dhe diamante si këta. Gjeni kund një kryeministër të hapë shishe vere 33 mijë euro. Kurrë! Nuk e bën. Edhe po të ketë mundësi, nuk e bën. Nuk e lejon kodi etik sepse nuk ka asnjë respekt për ju.
    Ndaj edhe ju ftoj më 11 maj të gjithë njisha. Ne jemi njisha. Jemi numri i dielli. Jemi numri i Zotit. Jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.

  • “Janë të verbuar në luks”, Berisha sulmon qeverinë e Ramës: Keni parë ministre të vendeve të tjera të stolisura me florinj e diamante?

    “Janë të verbuar në luks”, Berisha sulmon qeverinë e Ramës: Keni parë ministre të vendeve të tjera të stolisura me florinj e diamante?

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kabinetit qeveritar, duke thënë se në 12 vite e ka kanë katandisur vendin me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.
    Berisha tha se qeveria është verbuar nga luksi i paimagjinueshëm, duke thënë se kund tjetër në botë nuk sheh ministre të stolisura me florinj e diamante apo kryeministër që hap shishen e verës 33 mijë euro.
    “Njeriu që 12 vite katandisi shqiptarët me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Ka 130 mln euro varrin e inceneratorit që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat.
    Njeriu që kalon nga takimi në takim me një gjuhë banale, vulgare. Dhe beson se duke veçuar nënat,gratë, motrat, beson se do mund t’u shesë batuta e tij bajate. Tregon atë mendësi të vjetër. Atë ndarje të tmerrshme që ka me qytetarët. Beson se mund t’i përdorë për interesa intelektuale, duka ua sharë burrat, djemtë, baballarët e fëmijëve.
    Këta janë zhytur dhe verbuar në një luks të paimagjinueshëm. Shihni në televizor ministret e vendeve të tjera, u kapin sytë kund njerëz të stolisur me florinj dhe diamante si këta. Gjeni kund një kryeministër të hapë shishe vere 33 mijë euro. Kurrë! Nuk e bën. Edhe po të ketë mundësi, nuk e bën. Nuk e lejon kodi etik sepse nuk ka asnjë respekt për ju.
    Ndaj edhe ju ftoj më 11 maj të gjithë njisha. Ne jemi njisha. Jemi numri i dielli. Jemi numri i Zotit. Jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.

  • “Fundërrinë, imoral, legen…”/ Kush është njeriu që përçmon më shumë Kryemadhi?

    “Fundërrinë, imoral, legen…”/ Kush është njeriu që përçmon më shumë Kryemadhi?

    Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë mbrëmjen e sotme në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale, si kurrë më parë.
    Ajo ka shprehur kritika të ashpra ndaj Lulzim Bashës. Kryemadhi e akuzon Bashën për tradhti politike, duke e konsideruar si përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit dhe dobësimin e opozitës.
    “Në qoftë se tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrllëku, legenllëku, çdo gjë do të përmblidhet në emrin e Lulzim Bashës. Pra, ku është Shqipëria sot, është rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha. Pra, kërcënimi që u bë nëpërmjet McGonigal apo dhe mosmarrjes së vizës amerikane, ai dorëzoi gjithë fatin, jo vetëm të opozitës shqiptare, por të të gjithë shqiptarëve, e dorëzoi në duart e një njeriu,” tha Kryemadhi.

    /vizionplus.tv

  • “Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha nga Korça: Ai s’e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin

    “Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha nga Korça: Ai s’e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin

    Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi i jashtëzakonshëm elektoral në Korçë e quajti kryeministrin Edi Rama mister banalitetit dhe që flet si Nuredin Dumani me kërcënime, shantazhe etj.
    “Rama mister banaliteti. Ai flet me raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime shantazhe, njeri i shtazuar”, tha lideri i opozitës.
    Berisha foli dhe për tentativat e Ramës për të marrë Ilir Vrenozin.
    “Por ju e patë se çfarë psikologjie mjerane. Erdhi këtu dhe mendoi se tani e bleva Ilir Vrenozin.
    Ai mendoi se me strajcat e tij me para, me batalionet që e shoqërojnë, se do ta merrte Vrenozin një ditë në podkastin e tij apo do të tregonte një fotografi me të por nuk e di se më të forta se çdo gjë njeriu ka karakterin, moralin dhe virtytet.
    Ia ka dalë ndonjëherë, por nuk ia doli me një njeri që nuk ka fituar asgjë nga PD dhe e ka mbështetur atë që na themelimi. Në një takim me të huaj dhe të ri më pyetën cili është sekreti i Sali Berishës, u thashë jeta ime ka qenë përpjekja për të qenë vetja ime”, deklaroi Berisha.

  • Njeriu i Ballukut/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Jonaid Myzyri, për herë të tretë në SPAK

    Njeriu i Ballukut/ Kreu i Komisionit të Prokurimeve Jonaid Myzyri, për herë të tretë në SPAK

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme

    Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj séance pyetjesh që është e treta në radhë në pak kohë, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

    Herën e dytë që ishte i thirrur në SPAK, Myzyri kur doli me fytyrë të vrenjtur, nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë për mediat.

    Gjithsesi mbetet për t’u mësuar më konkretisht gjatë orëve në vijim mbi dosjen konkrete që po hetohet nga SPAK.

     

  • Kush ishte Papa Françesku, njeriu që deri në frymën e fundit dënoi padrejtësitë në botë

    Kush ishte Papa Françesku, njeriu që deri në frymën e fundit dënoi padrejtësitë në botë

    Bota katolike është në zi! Papa Françesku u shua në moshën 88-vjeçare. Ai ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit.
    Por kush ishte Papa Françesku?
    Papa Françesku lindi në Buenos Aires në 17 Dhjetor 1936, me emrin e origjinës Jorge Mario Bergoglio. Prej 13 Marsit 2013 ishte Papë i Kishës Katolike dhe peshkop i Romës, Sovran i Tetë i Shtetit të Vatikanit, dhe papa i 266 në histori.
    Ai ishte i pari papë nga kontinenti i Amerikës së Jugut, pavarësisht se me origjine italiane, prindërit nga rajonet e Piemonte dhe Liguria. Ai shërbeu si klerik gjithë jetën e tij, si Jezuit, dhe njëkohësisht ishte i pari që mbërrinte në majën e hierarkisë nga ky urdhër religjioz.
    Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë.
    Sikurse ka rrëfyer edhe vetë, në moshë fare të re, puna e tij e parë ishte pastrami në një fabrikë, më pas roje jashtë një lokali në një lagje problematike në Cordoba dhe ka patur edhe një të fejuar, para se të ndërmerrte rrugëtimin e tij në religjioz që pati zanafillën në vitin 1958.
    Pas shumë eksperiencave u emërua në poste të larta episkopale në Argjentinë dhe shërbeu edhe si rektor i Fakultetit të Teologjisë dhe filozofisë në San Miguel. Më pas ndoqi studime të mëtejshme në Gjermani për të përfunduar doktoraturën, por nuk arriti të merrte titullin.
    Pas rikthimit në atdhe, ngjitja e tij vijoi, deri në vitin 1997 që u emërua Arqipeshkv i Buenos Aires e një vit më pas, i Argjentinës.
    Gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Argjentinë, Bergoglio ndihmoi kundërshtarët e regjimit.
    Bergoglio ishte i pari Papë që zgjodhi emrin Françesku pas 11 shekujsh. Gjatë një bisede me gazetarët, shpjegoi arsyet e zgjedhjes së këtij emri që askush nga paraardhësit nuk e kishte patur.
    Ai shpjegoi se emri papal i erdhi në mendje në momentin që u zgjodh Papë, pasi kardinali Claudio Hummes e kishte përgëzuar menjëherë dhe i kishte thënë: Mos harro të varfrit! Ai shpjegoi se ajo fjali i mbeti në mendje dhe në lidhje me të varfrit, kishte menduar menjëherë për Francesco D’Assisi, njeriu i të varfërve, i paqes, njeriu që deshi dhe mbrojti krijesat dhe krijimin. Dhe e zgjodhi sepse Françesku është emblemë e mbrojtjes së të varfërve dhe shenjti mbrojtës i Italisë.
    Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare. Gjithashtu reformoi sistemin ekonomik të Selisë së Shenjtë, ashpërsoi ligjet e korrupsionit dhe krimet kundër të miturve duke i dënuar ashpër, edhe skandalet që kishin përfshirë me herët Kishën Katolike.
    Gjatë Papatit të tij vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale dhe udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri në 21 Shtator 2014.
    Ky udhëtim i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste.
    Papa Françesku qëndroi në krye të Selisë së Shenjte, me ide të forta, u shpreh shpeshherë kundër ideologjisë “Gender”, që e etiketoi “të rrezikshme, anulon diferencat dhe rreziku më i shëmtuar i epokës sonë”. Ka përdorur shpesh konceptin “popull”, jo pa një domethënie. Më këtë shprehi i drejtohej jo vetëm besimtarëve katolikë, por përgjithësoi dhe solli me pranë të gjithë komunitetet, duke nisur nga bërthama, familja, për të e shenjtë.
    Mbi të gjitha, ndjekur edhe nga motoja e tij “Një Kishë e të varfërve për të varfrit”, në respekt te dinjitetit njerëzor, respektit human dhe vlerave të dashurisë, mirësisë e mëshirës.