Tag: njerëzorë

  • Pesë punë të marketingut që IA nuk do t’i zëvendësojë në 2025

    Pesë punë të marketingut që IA nuk do t’i zëvendësojë në 2025

    Inteligjenca artificiale (IA) po transformon marketingun me shpejtësi marramendëse, nga mjetet gjeneruese që hartojnë fushata të plota reklamash, te chatbot-ët që menaxhojnë kërkesat e klientëve. Kjo ka shtuar pasiguritë për të ardhmen e roleve njerëzore.Një studim i Stanford-it tregoi se IA po redukton mundësitë e punës në disa sektorë, veçanërisht për punëtorët e rinj.Megjithatë, ndërsa detyrat rutinë po automatizohen, disa role të marketingut mbeten thelbësore dhe po fitojnë më shumë vlerë kur kombinohen me teknologjinë. Ja cilat janë pesë prej tyre.1. Specialistët SEOKërkimi mbetet shtylla kurrizore e marketingut dixhital. Bizneset garojnë për dukshmëri (visibility) dhe specialistët sigurojnë, që faqet të renditen aty ku ka më shumë rëndësi.SEO moderne shkon përtej fjalëve kyçe, duke përfshirë optimizimin teknik, kërkimin me zë dhe ndërtimin e autoritetit me lidhje cilësore. Algoritmet ndryshojnë vazhdimisht, dhe vetëm strategjia njerëzore mund t’i përshtatë ato me objektivat e biznesit.2. Analistët e të dhënave në marketingIA përpunon volum të madh të dhënash, por duhen analistë për t’i interpretuar dhe për t’i kthyer në vendime.Analistët zbulojnë modele dhe i lidhin me sjelljen e klientëve, duke rritur kthimin nga investimet. Për shkak se kompanitë janë nën presion të tregojnë efektivitet, analistët do të mbeten shumë të kërkuar.3. Strategët e përmbajtjesEdhe pse IA po prodhon masivisht tekste, imazhe e video, strategët njerëzorë përcaktojnë mesazhin e duhur, audiencën e synuar dhe përputhshmërinë me vlerat e markës.Ata menaxhojnë kalendarët editorialë dhe zgjedhin platformat, duke siguruar që përmbajtja të jetë e besueshme dhe të nxisë inovacion. Vetëm njerëzit mund të ndërtojnë narrativa dhe të interpretojnë nuancat kulturore.4. Menaxherët e marketingut dixhitalKëta profesionistë drejtojnë fushata nga reklamat në rrjete sociale te email-et. Ndërsa IA automatizon pjesë të procesit, menaxherët përcaktojnë buxhetet, drejtimin krijues dhe monitorojnë kthimin e investimeve. Në një klimë ku çdo shpenzim marketingu kërkon justifikim, aftësia për të integruar strategjinë, kreativitetin dhe financat mbetet jetike.5. Menaxherët e markësAta kujdesen për reputacionin dhe pozicionimin e kompanisë. Në një epokë ku një gabim bëhet viral brenda minutave, mbikëqyrja njerëzore është e pazëvendësueshme.IA ndihmon në monitorim, por vendimet mbi mesazhet dhe marrëdhëniet me klientët kërkojnë gjykim njerëzor. Raportet tregojnë se përvoja pozitive e klientit lidhet drejtpërdrejt me rritje financiare, duke e bërë rolin e tyre edhe më të vlefshëm.IA nuk po zhduk punët, por po rrit rëndësinë e aftësive njerëzore si strategjia, kreativiteti dhe gjykimi. Duke kombinuar aftësitë njerëzore me mjetet e IA dhe me përditësimin e vazhdueshëm profesional, karriera në marketing jo vetëm që mbijeton, por lulëzon. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona

    Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar një operacion të koduar “Rrjeti”, duke shkatërruar një strukturë kriminale të angazhuar në kontrabandë qeniesh njerëzore.
    Njoftimi i policisë: 

    Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali.Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.

  • Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona, ndihmonin njerëz në kalimin e paligjshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë

    Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona, ndihmonin njerëz në kalimin e paligjshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar një operacion të koduar “Rrjeti”, duke shkatërruar një strukturë kriminale të angazhuar në kontrabandë qeniesh njerëzore.

    Si rezultat i hetimeve disa mujore, u arrestuan tre persona të dyshuar: Hazir Maçi, 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe Cerkez Nikoci, 62 vjeç.
    Sipas Policisë, i dyshuari kryesor, Hazir Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë, siguronte dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe kontrabandonte shtetas shqiptarë drejt vendeve të BE-së, prej andej në ishujt Karaibe dhe më pas drejt Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Hetimi ka zbuluar se organizatorët kërkonin 20 deri në 35 mijë dollarë për person, me premtimin e kalimit të sigurt në Amerikën e Veriut.
    Gjatë operacionit u sekuestruan:
    shuma të mëdha parash cash,
    dokumente udhëtimi të falsifikuara,
    dhe prova të tjera në interes të hetimit.
    Policia e Shtetit ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si dhe agjencitë homologe në Kosovë, Republikën Domenikane, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali, për bashkëpunimin në këtë operacion.
    Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

    Top Channel

  • Japonia po rrit organe njerëzore në derra, shkenca drejt një revolucioni që mund të shpëtojë miliona jetë

    Japonia po rrit organe njerëzore në derra, shkenca drejt një revolucioni që mund të shpëtojë miliona jetë

    Një zhvillim që sfidon kufijtë e imagjinatës dhe premton të ndryshojë rrënjësisht historinë e mjekësisë është duke ndodhur në laboratorët shkencorë të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara: shkencëtarët po rrisin organe njerëzore brenda trupit të derrave.

    Duke përdorur teknologjinë e qelizave burimore dhe krijimin e embrioneve kimerike që përmbajnë si qeliza derri, ashtu edhe njerëzore studiuesit kanë arritur të nxisin zhvillimin e veshkave dhe mëlçive njerëzore brenda derrave. Sipas një raportimi të vitit 2023, qeliza të ngjashme me ato të veshkave janë rritur deri në 28 ditë brenda embrioneve të derrave.

    Por një tjetër përparim edhe më tronditës u publikua në korrik 2025 nga revista prestigjioze Nature: një zemër embrionale me qeliza njerëzore arriti të rrihte për 21 ditë brenda trupit të një derri, duke provuar për herë të parë se organet njerëzore mund të zhvillohen funksionalisht brenda një kafshe.

    Eksperimentet nuk janë kufizuar vetëm në laborator. Në mars 2024, mjekët në Massachusetts kryen transplantin e parë të një veshke derri të modifikuar gjenetikisht tek një pacient njerëzor. Pacienti mbijetoi dhe u lirua nga spitali disa ditë më pas, duke dëshmuar se përdorimi i derrave si “bio-reaktorë të gjallë” për prodhimin e organeve nuk është më fantashkencë, por një realitet shkencor.

    Ky revolucion mjekësor vjen si një zgjidhje e mundshme për krizën globale të mungesës së organeve, që çdo vit i kushton jetën mijëra pacientëve në pritje të një donatori.

    Megjithatë, përtej entuziazmit, ngrihen dilema të mëdha etike dhe shkencore:

    A është e pranueshme përdorimi i kafshëve si “inkubatorë organesh”?

    Çfarë rreziku paraqesin viruset e trashëguara të derrave për njeriun?

    A do të pranojë sistemi imunitar i njeriut organet e rritura në kafshë?

    Përgjigjet për këto pyetje mbeten të hapura, por një gjë është e qartë: mjekësia ka hyrë në një epokë të re, ku jeta e njeriut mund të shpëtohet nga organet e rritura në kafshë. Rruga është e gjatë dhe e mbushur me sfida, por shpresa për miliona pacientë në mbarë botën është më e gjallë se kurrë.

  • Çfarë do të thotë të jesh njeri me kulturë?

    Çfarë do të thotë të jesh njeri me kulturë?

    Fjala “kulturë”, e cila përdoret rëndomë pa dijen e peshës dhe rëndësisë së madhe që ka, nuk rrjedh nga fushat krijuese siç mund të hamendësohet por nga bujqësia dhe agronomia.

    Nga Bledar KurtiFjala “kulturë” e ka zanafillën nga “cultura animi” (kultivim i shpirtit). Një metaforë kjo e përdorur nga oratori i Romës së lashtë, Ciceroni, në veprën e tij Tusculanae Disputationes. Ashtu siç kultivohet bimësia ashtu kultivohet edhe shpirti. Ashtu siç ushqehet bimësia ashtu duhet ushqyer edhe shpirti për të arritur stadin frutor, nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor.Jo vetëm romakët, por edhe grekët e lashtë, sikurse edhe popujt e lindjes së mesme e të largët e kishin kuptuar prej mijëvjeçarësh kulturën, pra kultivimin e shpirtit.Në lindjen e mesme, përmbledhjet e librave quheshin kopshte. Njësoj si kopshtet e vërteta, me lule, barishte e pemë, ato libra kërkonin kohë që të rriteshin sepse idetë më të mira duheshin kultivuar me kohën, ndërsa bimët invazive dhe bimët e dobëta duheshin shkulur. Një proces vetë-pastrimi e vetë-përmirësimi të cilin ne sot e quajmë “integritet.”Kultivimi i shpirtit, kultura, siç i referohemi sot, kërkon jo vetëm dëshirën për dijen, besimin, leximin, artin, muzikën, njohjen e historisë dhe kuptimin e natyrës njerëzore por është e ndërlidhur edhe me paqen, me harmoninë midis traditave dhe pasurive shoqërore shumëngjyrëshe midis kombeve. Kultura është paqe dhe paqja e harmonia janë kulturë.Mbi të gjitha kultura, kultivimi i shpirtit, integriteti, apo sido që quhet në gjuhë të ndryshme, për të dhënë fryt kërkon që të shërbesh. T’i shërbesh komunitetit, vendit e mbarë njerëzimit.Ky është kuptimi i kulturës. Të kultivosh shpirtin tënd për të dhënë fryte te të tjerët. Të kujdesesh për kopshtin tënd që të ushqesh të tjerët.Të jesh njeri me kulturë do të thotë të përgatisësh veten me cilësitë më të mira njerëzore për dobi të të tjerëve.Ndaj edhe kultura është fisnikëri.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    Bledar Kurti rrëfen takimin e veçantë me Ismail Kadarenë: Ja momenti kur zbulova anën njerëzore…

  • Mirosllav Kërlezha: Kuptimi i poezisë

    Mirosllav Kërlezha: Kuptimi i poezisë

    Nga Mirosllav Kërlezha

    Ritmi i gjërave. Në qoftë se lëvizja është karakteristika themelore e materies, kurse “lëvizja” organike ngritja e saj më e lartë, arti është pasqyrimi ritmik i kësaj bredhjeje. Rreth njeriut dhe në të lëviz gjithçka. Në rrymimin e sasive jashtëzakonisht të mëdha organike dhe anorganike, në këtë vibracion të kuptueshëm por njëkohësisht edhe të pakuptueshëm të së gjallës dhe së pagjallës, kalojnë përjetshmëri të tëra të vogla të njohjes njerëzore. Pikërisht kjo si zhvillohen dhe zhduken gjërat e pasqyron me fjalë, imazhe dhe muzikë këtë melankoli të vdekjes dhe gëzim të shkrirjes së qarqeve të reja. Ritmi i gjërave dhe Logosi. Arti flet me valëzimin e imazheve dhe të tingujve. Duke u shqetësuar me ritmin e jetës, ai kalon si rëra nga klepsidra, për ndryshim nga Logosi, që rri i qetë në dinjitetin e hieroglifeve të veta.Ritmi dhe arti. Ritmi i gjërave dhe i ngjarjeve reflektohet në njeriun me fuqinë e vetë rrjedhjes, shfaqjes së verbër dhe lucide në të njëjtën kohë, sikurse gjithçka rreth njeriut, që është e qartë dhe e turbullt duke marrë parasysh mjetet e varfëra të mendjes së tij. Arti i ka zbuluar që moti, qysh në fillim, imazhet e gjalla dhe të bindshme të të folurit njerëzor dhe kështu ua ka kaluar njohjeve të arsyes.Në rrugën e njeriut arti është paraqitur si pantera misterioze e Dantes. Duke ecur para njerëzimit, në këtë rrugë ende djallëzore të ngjarjeve njerëzore, arti me lëvizjet zigzake të egërsirës orientohet nën yje dhe midis vullkaneve.

    Ritmi dhe fantazia. Parimet shkencore e hutojnë përherë artin, por në esencë para shkencës sipas ligjit të fantazisë, fjalët nuk janë të qarta por përputhen me ligjin e ritmit, me këtë shpallje themelore të natyrës si të tillë. Nihilizmi i shkencës. Pas jashtëzakonisht shumë kthesave në zhvillimin e gjërave, në bazë të morisë së madhe të përvojave jetësore në fushën e gëzimeve të ndryshme jetësore, pengesave dhe sëmundjeve, shkenca bashkëkohëse ka arritur deri në njohjen se disa organizma, në kuadrin e ndonjë plani ideal, nuk kanë ndonjë kuptim as qëllim të veçantë. Sipas njohjes shkencore bashkëkohëse , gjithçka që ekziston bredh sipas parimit të ngathtësisë së paqëllimtë dhe të verbër të lëvizjes. Se dukuritë as një nga një as sipas llojeve nuk kanë më arsyetim, shihet edhe nga fakti se plani organik i bredhjes së ngathët dhe të verbër ritmike të masës është ndërtuar në bazë të zhdukjes reciproke. Shkenca liberale ka konstatuar se trupi, ëndrrat dhe arsyeja nuk duhet të mendohen si shema ideale, të ndara nga toka. Gjithçka që quhet “shpirtërore” ose e “shpirtëzuar” shkenca disteleologjike e ka interpretuar në bazë të kushteve materiale, si janë renduar dhe si kanë vdekur qytetërimet e ndryshme, e pastaj në bazë të ndërtimit fizik të brezeve njerëzore (bastarde). Sipas ligjeve fizike, që zotërojnë dukurinë e tij, njeriu është pjesë përbërëse e natyrës, si predikonin shumë qartë edhe poetët e Indisë dhe të Heladës.Fati i njeriut. Duke e vështruar konstitucionin e trupit të njeriut, shkenca e deteologjizuar ka ardhur në përfundim se fenomenet shpirtërore dhe fizike janë korrelacione dhe se nuk mund të ndahen. Fati i njeriut, ky është skeleti i trupit të tij, kështu na mëson mjekësia bashkëkohëse. Fati i tij është gjithashtu edhe politikë, si na mëson prapë diagnoza historiko-materiailiste, e vërtetuar në mënyrë aq tragjike nga historia e shekullit të fundit.

    Relativiteti i njohjes shkencore. Arti depërton gjatë “shekujve” nën diktatin e paqartë, të pakuptueshëm, e shpeshherë edhe nervoz të imponueshëm të së ashtuquajturave të vërteta shkencore. Hipotezat shkencore ndryshojnë në mënyrë tekanjoze gjatë shekujve dhe vetëm në kohën tonë, brenda disa dhjetëvjetëshave të fundit, pas autokratizmit të formulave kimike, vetëdijen shkencore e zotëroi një seri e tërë hipotezash të reja: prej Lukrecit e deri te Planku formulat shkencore e përcjellin në mënyrë ritmike lojën e forcave të verbëra dhe shkatërruese, për të cilat poezia që moti ka pasur pamjen e vet melankolike.

    Domethënia e artit. Cili është kuptimi i njohjes artistike? Nga perspektiva e hipotezave shkencore bashkëkohëse, një varg i tërë formulash të shekullit të kaluar janë sot naive, kurse gjatë njëqind a dyqind vjetëve kemi frikë se do të bëhen naive hipotezat e panumërta nga perioda jonë bashkëkohëse, kurse afreskat e Altamirës dhe të Laskos do të bëhen njësoj dinjitoze, sikurse kanë qenë atë ditë kur shikimi melankolik i lopës është pasqyruar për herë të parë në vetëdijen artistike të njeriut.

    Rruga e mendjes. Mendja e njeriut është ngritur mbi ngathtësinë e verbër të materies deri në një shkallë shumë të lartë. Me urinë e vet, të ndërtuar në vështrimin e çmueshëm, ajo po zotëron shumë disfunksione në lëndën trupore të njeriut. Ajo po largon shumë pengesa organike she shpirtërore me matoda të rafinuara: trupin e sëmurshëm dhe të brejtur të njeriut ajo e ngrit deri në formulën ideale të shëndetit, ajo i zotëron klimat dhe ligjet e stinëve të vitit, rrethet e ditës dhe të natës, forcat magnetotelurike, largësitë e mëdha planetare dhe interplanetare. Shkenca e ka vënë në plan të parë problemin e vullnetit individual të njeriut. Ajo është zhytur thellë në jetën misterioze të gjëndrave dhe, duke përpunuar arkitektonikën e lëndës qelizore, ajo po depërton deri te ligjet e vetorientimit dhe të ekuilibrit të marrëdhënieve të çrregulluara qelizore, deri te rezistimi autonom ndaj pengesave të jashtme, deri te ajo zona e fundit, ku disa stacione qelizore tashmë u nënshtrohen dhe u përulen ligjeve të natyrës anorganike.Në syrin e qelqtë të shkencës edne shfaqet pyetja naive dhe njësoj magjike e formulës bioorganike, kësaj kuadrature analfabetike, që i ka lindur të gjitha religjionet në këtë rruzullin tonë.

    Rreziku nga arsyeja. Vetëdija shkencore është ngritur mbi problemin e brengave dhe të sëmundjeve të ndryshme njerëzore: ftohtjes, skarlatinës, lisë, fruthit, kollës së mirë dhe turbekulozit. Me thikën e vet ajo ka filluar të presë zemrën e njeriut, ajo u ka shpallur luftë pleshtave e mizave vdekjeprurëse, këpurdhëzave dhe bacileve të dëmshme, ajo lundron nëpër të gjitha detet, ajo po shfrytëzon depërtimin teologjik në brendinë e tokës, por është krejtësisht e pafuqishme përballë politikës. Njeriu ka arritur të mbrojë trupin e vet nga shqipet e Zeusit dhe peshqit e Biblës; ai ka arritur ta ruajë me pëlhurë e pullaz ngrohtësinë e vet trupore nën këtë qiell aq të pakëndshëm për njeriun. Ai është pastruar nga zgjebja dhe kandrat, i ka zotëruar rrufetë, ujin dhe zjarrin.Ai e ka mundur një varg të tërë forcash shkatërruese, por që ta ruajë veten dhe brezet e veta nga kobalt-bomba , kjo ende nuk i ka ardhur për dore. Duke larguar fruthin e diarenë dhe inflamacionin e mushkërive me iniektimin e mikrobëve infektues, ai, nga ana tjetër, po e rrezikon ekzistencën e vet me shpikjet “antibiotike” shumë me të rafinuara, duke humbur rrugën deri në atë masë sa, pa e tepruar, mund të thuhet se arsyeja është bërë rreziku më i madh për jetën e njeriut.

    Mossukssi i religjionit. Me shartim zbutet molla, kurse krematoriumi është mjet i zhdukjes së fisit njerëzor në bazë ideologjike dhe raciale në një period asodore të përvojës historike, kur është vërtetuar se asnjë religjion nuk ka pasur sukses në fisnikërimin e njeriut as të botëkuptimeve të tij.Kuptimi i poezisë. Kuptimi i forcës shkatërruese dhe vrasjes në botëkuptimet dhe bindjet bashkëkohëse njerëzore ka marrë pamjen e nevojës së pashmangshme stihike dhe njeriu, duke jetuar sot nga vdekja dhe nga vrasja si dy forca të egra në natyrën e pazbutshme, harron se është bërë njeri pikërisht në atë moment, kur me vështrimin poetik të gjërave është ngritur mbi gëlltitjen primitive dhe të verbër.Bukuria dhe morali. Kuptimin e bukurisë në tmerrin e ngjarjeve kozmike njeriu e ka vërejtur në atë çast kur është bërë poet. Kuptimi i jetës është në atë që gjithçka që jeton është –shtazë, kurse njeriu i jep kuptim jetës njerëzore me atë që, duke u shfaqur si Orfeu në mesin e bishave, ka pushuar të jetë shtazë.Me këtë uvertyrë orfeike ngritet perdja para pyetjes themelore: problemi i artit nuk është vetëm çështje e lojës ritmike sipas ligjit të ngathtësisë së verbër të materies. E fshehta e artit është ajo që nën velin e tij fshihet frymëzimi moralo-intelektual për të gjitha ato përpjekje që njeriun e kanë bërë njeri.Kjo nuk është vetëm çështje e mënyrës dhe e shkathtësisë së shprehjes, por gjithashtu edhe çështje e fizionomisë morale të njeriut dhe të ekzistencës së tij nën yjet.Çështja e moralit është çështje e së mirës dhe e së keqes, e së bukurës dhe e së shëmtuarës, e së vërtetës dhe e së rrejshmes , e së drejtës dhe e së padrejtës. Nga antika e deri te beletristika bashkëkohëse nuk ka pasur poezi që nuk ka qenë e ndërtuar në këto kontranocione. Modat letrare kanë bredhur shumë gjatë rrugëve të ndryshme të parrugë, duke shfaqur me mjete të veta, relativisht të varfëra këto kontradikta në natyrë dhe në mendjen njerëzore. Perënditë i likuidojnë titanët, engjujt dhe Prometetë (për shkak të komplotit ateist me dykëmbëshat), kurse njerëzit, prapë, kur pushojnë ta durojnë në mënyrë pasive dhunën e gjaksorëve të mbinatyrshëm, i rrëzojnë perënditë sipas ligjit të forcës dhe të rezistencës. Tiranët i sundojnë turmat, kurse turmat, kur ta zotërojnë ligjin e ngathtësisë së shpirtit dhe të vetëdijes i rrëzojnë tiranët, për shkak të ngritjes së dinjitetit të vet vetjak. Marrëzia lufton kundër mendjes me forcën diluviale, por njeriu, megjithatë, përkundër të gjithave, e ka ndezur dritën e vet dhe kurrfarë forcash nuk do ta zotërojnë vullnetin e tij, pasi të ketë vendosur të ngadhënjejë mbi të gjitha ato që paraqesin negacionin e së vërtetës dhe të drejtësisë.Letërsia është pasqyrim ritmik i kësaj bredhjeje të mendjes dhe të përvojës njerëzore në realitetin që e quajmë histori, kurse ritmi i këtyre kontrasteve historike ka qenë i vetmi frymëzim i poezisë deri sot.

    “Pjesë nga “Referati në plenumin e lidhjes së shkrimtarëve”, 1954, shkëputur nga libri i Mirosllav Kërlezhës: “Ese”

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    UMBERTO ECO: ASGJË NUK E MBUSH ZEMRËN ASHTU SI DASHURIA

  • Dënohen me 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani, kultivuan drogë me vlerë mbi 2 milionë euro

    Dënohen me 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani, kultivuan drogë me vlerë mbi 2 milionë euro

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.
    Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige.
    Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Policia ra në gjurmët e grupit shqiptar pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare.
    Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:
    ‘Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.
    gijotina.com/

  • Kultivuan 2 mln euro kanabis në Skoci: Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani!

    Kultivuan 2 mln euro kanabis në Skoci: Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani!

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.
    Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige.
    Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare.
    Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:’Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.
     
     
     

  • Kultivim droge/ “Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani (EMRAT)

    Kultivim droge/ “Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani (EMRAT)

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige. Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare. Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:
    ‘Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.

  • James Boswell: Mbi luftën

    James Boswell: Mbi luftën

    James Boswell (1740 – 1795), biograf, diarist, avokat skocez. I njohur sidomos për biografinë e shkrimtarit anglez Samuel Jonhnson, Jeta e Samuel Johnsonit, që përgjithësisht konsiderohet një prej biografive më të mira të shkruara ndonjëherë në gjuhën angleze. 

    MBI LUFTËN

    Nga James Boswell

    Teksa po ua hidhja një sy, siç bëjnë zakonisht udhëtarët, kurioziteteve të mahnitshme në Venecie, kalova nëpër departamente të ndryshme të Arsenalit; dhe teksa po kundroja atë magazinë të madhe të makinerive vdekjeprurëse, ku nuk ka vetëm një depozitë të madhe armësh, se njerëzit janë të angazhuar vazhdimisht të prodhojnë edhe më shumë sosh, mendimet e mia u kthyen mbrapa, po m’u lejua kjo shprehje, tek ajo që kam parë më herët; dhe efekti qe se fillimisht u katandisa në një gjendje habie, pastaj, pasi u këndella nga ajo gjë, mendja ime e shpërhapi veten në reflektimet mbi iracionalitetin e lemerishëm të luftës. 

    Nuk mund të bëj një përmbledhje të saktë të atyre reflektimeve. Por ajo përshtypja e përgjithshme nuk më shqitet nga kujtesa; dhe sado e çuditshme që të mund të duket, opinioni im mbi iracionalitetin e luftës ende shoqërorizohet me Arsenalin e Venecias. 

    Një hollësi megjithatë e mbaj në mend mirë. Kur i pashë punëtorët të dhënë me aq ngulm pas prodhimit të mjeteve të vdekjes, mbeta pa mend nga shkurtpamësia e tyre, caecae mentes e qenies njerëzore, të cilët po përgatisnin me aq seriozitet instrumentet e shkatërrimit të species së vet. Prej atëherë i kam rënë në të, duke e studiuar njeriun, se habia ime mund të jetë e falur; ngase ka pak njerëz mendja e të cilëve është mjaftueshëm e hapur që të kuptojë të mirën universale ose qoftë edhe atë të përhapur. Vizionet e shumicës janë të kufizuara në vetë lumturinë e tyre; dhe punëtorët që ishin aq të përkushtuar në Arsenalin e Venecias nuk shihnin tjetër pos atë që është e mirë në punën për të cilën merrnin paga aq të larta sa t’ua mundësonin rehatinë e jetës. Se kënaqësinë e tyre të menjëhershme nuk e pengon një vizion i pasojës së mëvonshme dhe të të këqijave kontingjente, për të cilët vetëm punët e tyre mund të jenë të dobishme, nuk e zë në befasi dikë që ka pasur një përvojë goxha të mirë në jetën e tij. Duhet të kemi teleskopin e filozofisë që të na bëjë të perceptojmë të këqijat e largëta; eh, ne e dimë se ka individë të species sonë për të cilët mjerimin e menjëhershëm i të tjerëve nuk është asgjë në krahasim me avantazhet a tyre – se ne e dimë se në çdo periudhë ka pasur njerëz tejet të dhënë pas performimit të ofiqit të ekzekutuesit qoftë edhe për një mëditje sa për të thënë. 

    Përgatitja e instrumenteve për shkatërrimin e species sonë në shkallë të gjerë, kjo është ajo që tash unë po shoh se mund të bëhet fare mirë nga njerëz të rëndomtë, pa iu luajtur qerpiku, kur ata vetë nuk janë duke e vënë veten në rrezik. Por kurrë nuk do ta harroj, as nuk do të resht se habituri, një shembull të jashtëzakonshëm të trimërisë së pamend që ma ka rrëfyer një kushëri i imi, tash nën-kolonel në Ushtrinë britanike, i cili kishte qenë duke bërë rojë kur kishte ndodhur. Një ushtar të njërit regjiment në garnizon në Minorka, pasi që ishte gjetur fajtor për një krim kapital, e kishin nxjerrë jashtë për ta varur. Ata nuk ishin treguar të kujdesshëm që ta kishin një konop në gatishmëri, kështu që e gjithë jjo punë shokuese kishte rrezikuar të mbetej pezull. Ai tipi, me një shpirt dhe pa i bërë syri tërr, çka, përgjithësisht, në një situatë emergjente të vështirë dhe të mërzitshme, do të kishte qenë një shkathtësi e fortë e mendjes dhe sjelljes, e kishte hequr tojën e kapelës së tij, u kishte thënë se ajo mund të kryente punë dhe në të vërtetë edhe kishte shërbyer si litar fatal. 

    Iracionaliteti i luftës, ma ha mendja, pranohet nga shumica e njerëzve: po them shumica; ngase unë vetë kam hasur në njerëz që priren seriozisht të mendojnë se është një angazhim i pranueshëm dhe një nga domethëniet më të rëndësishme të lumturisë njerëzore. Më duhet ta pranoj se megjithëse e kam përdorur shumësin këtu, do të kisha përdorur dualin po të kisha qenë duke shkruar në greqisht; se kurrë s’kam takuar më shumë se dy veta që e mbështesin një paradoks të tillë; dhe njëri prej tyre ishte një poet tragjik dhe tjetri një malësor skocez. I pari e kishte imagjinatën në flakë të pashoqe me ndjenja heroike, me ‘krenari, madhështi dhe rrethana të luftës së lavdishme’, sa nuk i vërente mizeriet e saj, ashtu siç dikush tralliset pas salltanetit të një funerali madhështor, jo nga dhimbjet e forta të shpërbërjes dhe kufomat e zymta. 

    I dyti e ka vëmendjen e tij të përqendruar aq rreptë tek avantazhet që i vijnë klanit të tij nga ‘tregtia e luftës’, sa nuk e sheh ndryshe veç si një të mirë. 

    Ca shkrimtarë, nën petkun e filozofëve, na kanë thënë se ajo është e domosdoshme për të hequr qafe teprinë e species njerëzore, ose të paktën për të çliruar botën nga numri i njerëzve dembelë dhe të shthurur që janë barrë për çdo komunitet dhe do të krijonin një barrë të padurueshme po të lejoheshin të jetonin aq gjatë sa jetojnë njerëzit në rrjedhën e zakonshme të natyrës. Por nuk ka asnjë arsye të padiskutueshme për të pasur frikë ndonjë tepri njerëzore, kur e dimë se sado që me gjasë koha ‘kur çdo copë toke e mbante njeriun e vet’ është një ekzagjerim poetik, prapë industritë e fuqishme dhe të drejtuara mirë mund të sigurojnë mjete jetese për një pjesë të tillë të njerëzve në një hapësirë të caktuar të territorit, sado e habitshme për ne që jemi mësuar të shohim vetëm efektet e moderuara të punës; dhe kur ne po ashtu e dimë se sa regjione të paana të globit tokësor me klimë shumë të mirë janë të pabanuara. Në to ka vend për miliona njerëz që ta shijojnë ekzistencën. Dembelët dhe të shthururit, të përjashtuar nga shoqëritë e tyre të prejardhjes, mund të angazhohen në kultivimin e tyre dhe gradualisht të reformohen, çka sigurisht se do të ishte më mirë se sa të vazhdohet me praktikën e shkatërrimit periodik, që po ashtu nuk bën dallim dhe i fut në lojë si njerëzit më të mirë ashtu edhe ata më të këqijtë. 

    Shpesh kam menduar se sikur lufta të reshte mbi faqen e dheut për një mijë vjet, realiteti i saj nuk do të besohej në një distancë të tillë, pavarësisht besimit në dokumentet autentike të secilit komb. Sikur njerëzit të ishin të lirë plotësisht nga çfarëdo nuancë e paragjykimit në favor të përpjekjeve të guximshme që nuk do të ekzistonin po të mos kishte një keqe dhune për ta luftuar; sikur të mos kishin parë në kohët e tyre, ose sikur të mos u ishte treguar nga etërit e tyre apo gjyshërit, për betejat, dhe sikur të mos kishte asnjë gjurmë të mbetur të artit të luftës, s’kam asnjë dyshim se do t’i trajtonin si përrallore dhe alegorike njoftimet historike të ushtrive madhështore që janë formuar, të njerëzve që janë vetangazhuar në to për kohë të pakufizuara, nën presën e vdekjen së menjëhershme, për t’i zbatuar në mënyrë implicite urdhrat e komanduesve me të cilët nuk ishin të lidhur as nga afeksioni as nga interesi; se ato ushtri nganjëherë ishin çuar në ekspedita të lodhshme nëpër hapësira të gjera territoresh, nganjëherë ishin rrasur nëpër anije dhe ishin obliguar të duronin udhëtime të mërzitshme, të pashëndetshme dhe të rrezikshme; dhe se qëllimi i gjithë asaj lodhjeje dhe rreziku nuk ishte për të fituar ndonjë rehati ose kënaqësi, por për të qenë në një situatë ku mund t’iu kundërvihen ushtrive të tjera; dhe se ato turma të kundërvëna individët e të cilave nuk kishin asnjë shkak për grindje, nuk ia donin të keqen njëri-tjetrit, vazhdonin me orë të tëra të ziheshin të angazhuar me durim dhe ngulm kryeneç, derisa mijëra të tjerë përreth thereshin, mijëra të tjerë dërrmoheshin dhe sakatoheshin nga plagë të ndryshme. 

    Ne që qysh nga vitet e hershme e kemi pasur mendjen të mbushur me skena lufte për të cilat kemi lexuar në libra që duhet t’i përnderojmë dhe adhurojmë më së shumti, që kemi vërejtur me kalimin e secilit shekull dhe në secilin vend që është zbuluar nga lundruesit, edhe në regjionet e buta dhe të mira të oqeaneve jugore; ne që kemi parë mbarë inteligjencën, fuqinë dhe pafajësinë e kombeve tona të zotuara në luftë, që jemi mësuar të lexojmë gazetat dhe kemi parë të afërmit dhe miqtë tonë të vriten ose të na kthehen në shtëpi të gjymtuar në mënyrë mizore; ne nuk mund, pa një përpjekje të palëkundshme të reflektimit, të kuptojmë pamundësinë që qeniet racionale të mund të veprojnë aq iracionalisht aq sa të bashkohen me plane të qëllimshme, të cilat është krejt e sigurt se do të shkaktojnë pasojat e tmerrshme që dihet si i sjell lufta. 

    Por nuk kam dyshim se nëse projekti i një paqeje të përjetshme, që Abati de St Pierre e ka përvijuar dhe Rousseau e ka përmirësuar, do të realizohej, pabesueshmëria e luftës do të ishte universale me kalimin e një kohe të caktuar. 

    Sikur të kishte ndonjë të mirë të sjellë nga lufta, e cila do të kompensonte në çfarëdo shkalle pasojat e saj të tmerrshme; sikur të kishte njerëz më të mirë që do të mbinin nga rrënojat e atyre që kanë rënë në betejë, ashtu siç nganjëherë format më të bukura materiale ngrihen nga hiri i të tjerëve; apo sikur ata që ikin prej shkatërrimit të saj të siguronin një lumturi më të madhe; thënë shkurt, po të kishte ndonjë efekt të madh mirëbërës për ta ndjekur, nocioni i iracionalitetit të saj do të ishte vetëm nocioni i të kuptuarit të ngushtë. Por ne e shohim se lufta nuk përcillet fare nga asnjë e mirë e përgjithshme. 

    Fuqia, lavdia dhe pasuria e fare pak vetave mund të rritet. Por njerëzit në përgjithësi, nga të dy anët, pas të gjitha vuajtjeve që kanë kaluar, vazhdojnë të merren me punët e tyre të rëndomta, pa dallim nga gjendja e tyre e mëparshme. Prandaj të këqijat e luftës, në një pikëvështrim të përgjithshëm të njerëzimit, janë, siç thonë francezët, à pure perte, një humbje e pastër pa asnjë avantazh, përveç njëmend për të furnizuar tema për historinë, poezinë dhe pikturën. Dhe sado që mund të pranohet se njerëzimi ka arritur të shijojë në këtë drejtim, ma ha mendja se nuk është serioze të thuhet se është zhbalancuar mjerimi. Sidoqoftë, tashmë ka një mori temash sa një shtesë tjetër mbi to do të paguhej shtrenjtë nga më shumë luftëra. 

    Nuk jam njëri nga ata që do t’ia impononte idetë e tij opinionit të botës; përkundrazi, kam respekt të madh për një autoritet të tillë, aq sa të dyshoj në gjykimin tim kur ndeshet me atë të një numri personash ndoshta po aq të mençur sa jam edhe unë. Por kur unë këmbëngul tek iracionaliteti i luftës, nuk jam duke e kundërshtuar opinionin, por praktikën e botës. Se, siç tashmë kam vërejtur, iracionaliteit i saj është përgjithësisht i pranuar. Horaci e quan Hanibalin demens, të marrë; dhe Pope u jep ca epitete Aleksandir të Madh dhe Çarlsit XII. 

    «Nga i marri i Maqedonisë tek ai suedez».

    N enuk kemi si të hamendësojmë se sa do të vazhdojë të praktikohet lufta. Qytetërimi, që mund të pritej se do ta ta shfuqizonte atë, vetëm sa e ka rafinuar vrazhdësinë e saj të egër. Iracionaliteti mbetet, sado që kemi mësuar insanire certa ratione modoque, të kemi një metodë në marrëzinë tonë.

    Ai religjioni i dashur që ‘proklamon paqen mbi tokë’, ende nuk e ka bërë luftën të reshtë. Pasionet e furishme të njerëzve, të modifikuara siç janë nga instruksionet morale, ende operojnë me shumë forcë; dhe shkaku i ideve të gabuara të përjetshme, edhe ata më të vetëdijshmit në mesin e kombeve përplasëse mendojnë se mund t’i bashkohen luftës, ngase besojnë se janë duke zmbrapsur një agresor. Po të triumfonte ajo doktrina e urtë dhe njerëzore e atyre të krishterëve, që quhen kuakerë, për të cilët Mr Jenynsi ka thënë së fundmi fjalë të hijshme me pendën e tij elegante, lumturia njerëzore do të arrinte më shumë se sa që mund të na e marrë mendja neve. Por ndoshta është e domosdoshme që njerëzimi në këtë gjendje të ekzistencës, qëllimi i të cilit është aq misterioz, të mos i vuajë kurrë mjerimet e luftës. 

    Për t’i çliruar lexuesit e mi nga reflektimet që ata mund t’i shihnin si shumë abstrakte, do ta mbyll këtë tekst me ca vrojtime rreth luftës aktuale. Në kohërat e lashta, kur beteja luftohej një burrë kundër një burri, ose, siç dikush e kishte shprehur për bukuri, kur lufta ishte një grup duelesh, aty pra kishte një mundësi për individët të shquheshin me fuqinë dhe zotësinë e tyre. Dikush që ka ‘robustus acri militia, që i bën ballë luftës së pashpirt’, mund t’i kënaq ambiciet e veta për famë me ushtrimin e cilësive personale. Atëbotë ishte më e arsyeshme për burrat të rekrutoheshin se sa që është në kohërat moderne; se, beteja tash tamam nuk është asgjë tjetër veçse një konflikt i madh mes pajisjeve rivale të punuara nga njerëzit, të cilët edhe vetë janë si makina të drejtuara nga pak veta; dhe ngjarja nuk është aq shpesh e vendosur nga ajo që është bërë qëllimisht, sa nga ajo që ndodh aksidentalisht në pështjellimin e lemerishëm. Është sikur dy qytete në territore përballë njëri-tjetrit të merrnin flakë në të njëjtën kohë dhe fitorja të duhej t‘iu jepej banorëve të qytetit ku flakët janë më pak shkatërruese. Ne dëgjojmë shumë rreth sjelljes së gjeneralëve; Addisoni vetë e ka përfaqësuar Dukën e Marlboroughs duke e drejtuar një ushtri në betejë, si një ‘engjëll duke kalëruar një vorbull ere dhe duke e drejtuar stuhinë’. Megjithatë, kam shumë dyshime nëse kanë pasur ndonjë efekt në shumë raste skemat e atypëratyshme të një komandanti; dhe besoj se Sir Callaghan O’Bralachan te Love A la-mode e Mr Macklinit na jep një pasqyrë bukur të saktë të betejës moderne: ‘Aq shumë gjëra ndodhin ngado, sa që nuk mud ta themi çka po ndodh askund’.

    1777

    /The Oxford Book of Essays (Chosen and Edited by John Gross), Oxford University Press, 1991

     /Përkthimi: Gazeta Express