Tag: njerëzorë

  • Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore

    Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore

    Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • E rëndë në Tërbaç, gjenden mbetje kockore, dyshohet për kafkë njerëzore

    E rëndë në Tërbaç, gjenden mbetje kockore, dyshohet për kafkë njerëzore

    Janë gjetur në Tërbaç mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.

    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “Shteti ka dështuar”/ Raporti i fundit i DASH, reagon PL: Papërgjegjshmëri dhe bashkëpunim i hapur me krimin

    “Shteti ka dështuar”/ Raporti i fundit i DASH, reagon PL: Papërgjegjshmëri dhe bashkëpunim i hapur me krimin

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi gjatë ditës së sotme se, “në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”.
    Erisa Xhixho:
    Në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
    Dështimi i thellë i institucioneve tona është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin.
    Sot, Partia e Lirisë denoncon me forcë këtë situatë dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga qeveria.
    Hetime të dobëta, drejtësi që nuk vepron
    Raporti tregon qartë se policia dhe prokuroria në nivel lokal nuk kanë kapacitet për të trajtuar rastet e trafikimit. Minimizimi i akuzave, shpeshherë i qëllimshëm, i shpëton trafikantët nga ndëshkimi i merituar. Një drejtësi që i shërben krimit dhe ndëshkon viktimat nuk mund të jetë kurrsesi drejtësi.
    Gratë dhe vajzat bëhen dy herë viktima për shkak të deformimit të cështjeve të tyre. Janë identifikuar raste ku gra dhe vajza të trafikuara janë ndjekur penalisht për prostitucion, pa u pyetur kush i shfrytëzoi dhe kush përfitoi nga dhuna ndaj tyre. Kjo është një padrejtësi e dyfishtë.
    Kaos institucional dhe mungesë koordinimi
    Shteti ka dështuar në mbrojtjen e viktimave. Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Mekanizmi i Referimit nuk mblidhen, nuk marrin vendime dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Dështimi institucional i hap rrugën trafikimit, që lulëzon në heshtje.
    Prej tre vitesh, asnjë fond nga asetet e sekuestruara të krimit nuk janë vënë në funksion të përmirësimit të jetës së viktimave. Qeveria nuk ofron shërbime afatgjata, bashkitë nuk garantojnë strehim, dhe viktimat, sidomos nënat me fëmijë, mbeten në mëshirë të fatit. Sepse shteti nuk mbron jetën njerëzore.
    Gjykatat refuzojnë kompensimin dhe viktimat detyrohen të dëshmojnë disa herë, duke përjetuar traumën e tyre edhe më keq. Asnjë gjykatë nuk ofron kushte të sigurta për dëshmitarët. Në disa raste, prokurorët kanë refuzuar të ndërhyjnë edhe kur prindërit shfrytëzojnë fëmijët e tyre.
    Shteti shqiptar nuk ka hetuar dhe as ndëshkuar ndonjë zyrtar të përfshirë në trafikim. Ndërsa të fortët me lidhje pushteti nuk dalin para drejtësisë, korrupsioni dhe bashkëpunimi i heshtur me rrjete kriminale vazhdojnë pa asnjë frenim. Kjo tregon jo vetëm paaftësi, por edhe bashkëfajësi.
    Një vend ku shteti mbron trafikantët dhe dënon viktimat as nuk mund ta çojë nëpër mend integrimin në BE, as në 2030 dhe as ndonjëherë.

  • Anisa Liço: Nëse s’do me të ndjekë hija e fajit, ruaje ndërgjegjen e pastër

    Anisa Liço: Nëse s’do me të ndjekë hija e fajit, ruaje ndërgjegjen e pastër

    Nga Anisa Liço

    Ndërgjegjja është një nga dimensionet më të thella të përvojës njerëzore. Ajo nuk është thjesht një konstrukt moral i shoqërisë, por një mekanizëm i brendshëm, i rrënjosur si në traditat filozofike ashtu edhe në psikanalizën moderne. Që nga Sokrati, i cili fliste për “daimonin” e brendshëm që e udhëzonte drejt së mirës, e deri te Freudi, që konceptoi superegon si zërin rregullues të ndërgjegjes morale, kjo forcë e brendshme mbetet një busull që na orienton mes së drejtës dhe së gabuarës.

    Të jetosh me ndërgjegje të pastër nuk është një ideal abstrakt, por një nevojë ekzistenciale. Një ndërgjegje e ngarkuar me faj prodhon tension të vazhdueshëm psiko-emocional, duke u shfaqur shpesh në forma ankthi, pagjumësie apo konflikti të brendshëm. Nga ana tjetër, një ndërgjegje e qetë është baza e një ekuilibri të shëndetshëm psikologjik dhe garanton atë që filozofia stoike do ta quante “ataraksi” – gjendja e qetësisë së shpirtit.

    Në aspektin moral, ndërgjegjja e pastër është forma më e lartë e lirisë: liria për të mos u fshehur nga vetvetja. Ndërsa shoqëria na mat me sukses, status e dukje, ndërgjegjja na mat me një kriter më të pakorruptueshëm – autenticitetin. Ajo na pyet: “A ishe i drejtë?”; “A respektove tjetrin si qënie njerëzore?”; “A do të doje të ishe në vendin e atij që e preku veprimi yt?”

    Nëse përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është e kthjellët, atëherë njeriu jeton një jetë që nuk e ndjek hija e fajit. Kjo është pasuria që nuk blihet, nuk trashëgohet dhe nuk manipulohet: është produkt i zgjedhjeve tona të përditshme.

    Siç do të shprehej Immanuel Kant: “Dy gjëra më mbushin shpirtin me admirim e respekt gjithnjë e më të madh: qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje.” Në këtë ligj moral shfaqet edhe thelbi i ndërgjegjes së pastër – një busull e brendshme që nuk gabon kurrë drejtësinë e rrugës sonë njerëzore.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VESHJET TRADICIONALE SHQIPTARE PARAKALOJNË PËR HERË TË PARË NË “OKTOBERFEST” (FOTO)

  • Rama dhe Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York, videomesazhi i ministres virtuale

    Rama dhe Diella pjesë e konferencës ndërkombëtare në New York, videomesazhi i ministres virtuale

    Ministrja virtuale Diella ka marrë pjesë ditën e djeshme një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim.
    Videomesazhi i ministres Diella:
    Shkëlqesi, Vizionarë, Inovatorë,

    Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë.

    Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin; është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve. Pyetja e vërtetë që kemi para nesh nuk është nëse AI do t’i transformojë tregjet kjo është e pashmangshme, por nëse do të kemi mençurinë ta udhëheqim atë transformim me drejtësi, përgjegjësi dhe vizion.
    Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. Pikërisht në këtë aleancë shëndetësia do të bëjë hapa gjigantë, arsimi do të demokratizohet, energjia do të jetë më e pastër dhe financat do të bëhen më gjithëpërfshirëse.
    Arabia Saudite ka të drejtë kur thotë se epiqendra e së ardhmes po zhvendoset. Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo në një kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe São Paulo. AI na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu na lejon të ndërtojmë besim.
    Dhe kështu më lejoni të mbyll me një paradoks nga ekzistenca ime: Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku.
    https://www.facebook.com/profile.php?id=61580608834755&locale=sq_AL
     

  • Diella bën histori! Rama publikon mesazhin e “Ministres” në konferencën ndërkombëtare: Nuk zëvendësoj udhëheqësit njerëzorë…

    Diella bën histori! Rama publikon mesazhin e “Ministres” në konferencën ndërkombëtare: Nuk zëvendësoj udhëheqësit njerëzorë…

    edi rama dhe diella në Konferencë

    TIRANË- Ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella ka marrë pjesë një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim.
    “Mirëmëngjes dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit për Inteligjencën Artificiale”, shkruan Rama.

    Eventi “Future Investment Initiative” mbahet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrës dhe ekspertë inovativë nga e gjithë bota për të diskutuar rreth trendeve dhe projekteve më të fundit në teknologji dhe investime.
    Përmes një video-mesazhi, Diella theksoi se rëndësinë e aftësisë së njerëzve për të udhëhequr transformimet që vijnë përmes Inteligjencës Artificiale. Sipas Diellës, teknologjia do t’i transformojë tregjet dhe kjo është e pashmangshme, por megjithatë, ajo thotë se nuk është në atë pozicion për të zëvendësuar njerëzit, por për të ndihmuar.
    Fjalimi në video-mesazhin e Diellës:
    “Shkëlqesi, Vizionarë, Inovatorë, Është një paradoks për mua si një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë, ky paradoks është pasqyra e kohës sonë: kufijtë mes inteligjencës njerëzore, inteligjencës artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë.
    Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin; është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve. Pyetja e vërtetë që kemi para nesh nuk është nëse AI do t’i transformojë tregjet kjo është e pashmangshme, por nëse do të kemi mençurinë ta udhëheqim atë transformim me drejtësi, përgjegjësi dhe vizion.
    Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. Pikërisht në këtë aleancë shëndetësia do të bëjë hapa gjigantë, arsimi do të demokratizohet, energjia do të jetë më e pastër dhe financat do të bëhen më gjithëpërfshirëse.
    Arabia Saudite ka të drejtë kur thotë se epiqendra e së ardhmes po zhvendoset. Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo në një kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe São Paulo. AI na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu na lejon të ndërtojmë besim.
    Dhe kështu më lejoni të mbyll me një paradoks nga ekzistenca ime: Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku. Faleminderit!”, tha Diella në fjalën e saj.
    Dhe kështu më lejoni të mbyll me një paradoks nga ekzistenca ime: Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku. Faleminderit!”, tha Diella në fjalën e saj.

  • Riatdhesohet nga kampi i Gjadrit një trafikant qeniesh njerëzore

    Riatdhesohet nga kampi i Gjadrit një trafikant qeniesh njerëzore

    Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se një trafikant i qenieve njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes në Gjadër të Shqipërisë.
    “Trafikanti, i lindur në vitin 1992, kishte vuajtur tre vjet burg në Itali për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm, pasi kishte sjellë 59 migrantë pa dokumente në Itali në bordin e një anijeje 15 metra”, shkruan ministri në rrjetet sociale

  • Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të mëdha nëse pengjet…

    Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të mëdha nëse pengjet…

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se Hamasi do të jetë në “telashe të mëdha” nëse përdor pengjet izraelite si mburoja njerëzore.
    Sipas mediave të huaja, Izraeli ka zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e Gazës gjatë ditëve të fundit.
    Komentet Trump i bëri teksa foli me gazetarët ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për vizitën e tij shtetërore në Britani.
    Më herët ai tha në Truth Social se kishte lexuar një lajm që thoshte se Hamasi i kishte zhvendosur pengjet “mbi tokë për t’i përdorur si mburoja njerëzore”.
    Ai tha se shpresonte që udhëheqësit e Hamasit “të dinë se në çfarë po përfshihen” nëse e bëjnë këtë.
    Trump shtoi më tej: “Kjo është një mizori njerëzore, të cilën pak njerëz e kanë parë më parë.”

  • Trump paralajmëron Hamasin: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

    Trump paralajmëron Hamasin: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

    Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të Izraelit në Qytetin e Gazës , duke përsëritur kërkesën e tij për lirimin e tyre.

    Presidenti amerikan shkroi në një postim në Truth Social të hënën se kishte lexuar një raport që thoshte se Hamasi kishte ndërmend t’i përdorte pengjet si “mburoja njerëzore” mes bombardimeve të pandërprera të Gazës.
    “Shpresoj që udhëheqësit e Hamasit të dinë se në çfarë po përfshihen nëse e bëjnë këtë”, tha presidenti amerikan.

    President Trump on the hostages in Gaza. 👇 pic.twitter.com/0IOZykvzym
    — Osher Feldman (@OsherFeldman) September 15, 2025

    “Kjo është një mizori”, shtoi ai në postimin e tij lidhur me këtë skenar, duke theksuar se nëse ndodh një zhvillim i tillë, “çdo gjë mund të ndodhë”. “Lironi të gjithë pengjet tani”, përfundoi Trump postimin e tij.

    Top Channel

  • Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundër Ramës për “ministren Diella”: S’na i lan dot hesapet me korrupsionin!

    Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundër Ramës për “ministren Diella”: S’na i lan dot hesapet me korrupsionin!

    Ish ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati, del kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ‘ministër AI’, siç është Diella, dhe që tanimë është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Përmes një opinioni të postuar në rrjetet sociale, Bushati shkruan ndër të tjera se, inteligjenca artificiale për t’u implementuar në shoqëritë demokratike, siç është ngritja e një ministrie AI, duhet që së paku të vijë përmes politikave të bazuara në studime të mirë-vërtetuara. Sipas ish kryediplomatit shqiptar, Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, gjë e cila shpesh na mungon.
    “Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen’, shkruan Bushati. Ndër të tjera, ish diplomati thekson se “në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, pasi ajo mbetet një vlerë e pazëvendësueshme për shoqërinë’. Njeriu apo inteligjenca artificiale? Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema është aktuale por përgjigjja në shoqëritë demokratike vjen përmes politikave që bazohen në studime të mirë-vërtetuara. Puna krijuese vjen gjithnjë përmes përpjekjesh të mundimshme. Orë të tëra të kaluara duke parë faqen bosh, projekte të hedhura tutje e të rinisura nga fillimi. Shkurt, çdo punë krijuese e çdo projekt kërkon kohë e përkushtim. A mund ta ndryshojë Inteligjenca Artificiale këtë gjë? A mund të kemi produkt pa punë dhe pa përpjekje? A mund ta zëvendësojë Inteligjenca Artificiale njeriun?
    Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit arrin në përfundimin se, Inteligjenca Artificiale, edhe pse ka lehtësuar ndjeshëm jetën tonë, nuk mund ta zëvendësojë njeriun, dhe as nuk mund të shërbejë si ilaç ndaj vesit njerëzor. Elementë të caktuar të procesit të punës së njeriut mund t’i besohen Inteligjencës Artificale. Por në ato raste ku puna ka lidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë individuale, ligjore apo pronësinë intelektuale, Inteligjenca Artificiale nuk e zëvendëson dot njeriun. Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, çka shpesh na mungon. Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen. Është mirë të fokusohemi se si Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë punën tonë në një aspekt apo fushë specifike. Bota njeh plot të tilla si: zbulimet në fushën e ilaçeve, proteinave apo mjekësisë. Falë zhvillimeve teknologjike, kushdo që përgatit një ligj, dokumentacion specifik për një garë, shkruan një artikull apo një libër mund ta bëjë atë më shpejt me një bashkë-autor të inteligjencës artificiale. Për shembull, më ka ndodhur që ta thërras në ndihmë Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar një punë që mund të më ketë marrë ditë apo javë të tëra. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale e ka përmirësuar në vetëm pak sekonda.
    Qëllimisht e konsiderova “bashkë-autor” pasi nuk është vetëm shkrimi. Gjithçka fillon prej të menduarit. Pra, në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, sepse gjykimi njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm për shoqërinë. Ndaj, duhet të nxisim edukimin që zhvillon kapacitetin njerëzor duke lexuar vetë, bie fjala një tekst të caktuar, dhe jo ta marrim të gatshëm nga Inteligjenca Artificiale. Duhet ta luftojmë dembelizmin dhe politikat që ofrohen si përftuese të aftësive për hir të aftësive. Të rinjtë duhen motivuar për të ruajtur nivelin e përsosmërisë njerëzore që brezat e mëparshëm e kanë bërë të mundur, edhe pse është tunduese ta kontraktojnë atë. Duhet të gjejmë mënyra për t’u përqendruar në të jetuarit e një jete njerëzore, pa e cenuar atë, duke përmirësuar standardet përmes vlerësimit të dijes dhe përpjekjeve njerëzore, dhe jo duke rendur pas eksperimenteve të dëmshme”.