“Amerikan” në skenën teatrore, një komedi e zezë bashkëkohore, që eksploron marrëdhëniet njerëzore, në situata ekstreme. Vepra e autorit Adam Seidel me regji nga Ina Morinaj në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Mbrëmjen e 3 nëntorit në teatër, publiku i pranishëm për shfaqjen teatrore “Amerikan” përjetoi një udhëtim të guximshëm artistik, ku komedia e zezë thuhet nga teatri, u bë pasqyrë e marrëdhënieve njerëzore dhe e së vërtetës, që shpesh fshihet pas maskave tona të përditshme. “Shfaqja “Amerikan” solli në skenë tension, humor, absurditet dhe emocione të forta, duke mbajtur sallën të përfshirë deri në minutën e fundit. Publiku reagoi fuqishëm, me të qeshura, heshtje domethënëse dhe duartrokitje të gjata, një reflektim i takimit të suksesshëm midis artistëve dhe spektatorit”, thuhet rreth shfaqjes teatrore.
“Amerikan” në skenën teatrore në Elbasan u soll në skenë me interpretimin e tre aktorëve të njohur në aktivitetin artistik të teatrit në vendin tonë. Në rolet e shfaqjes ishin aktorët Ledion Zoi, Linda Jarani dhe Lulzim Zeqja. Kostumet në shfaqje Sofi Kara dhe skenografia nga Beqo Nanaj. Shfaqja teatrore “Amerikan” që këto ditë u ngjit në skenën teatrore është në vijim dhe të atyre më parë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasanit. Jeta artistike në qytetin e Elbasanit zhvillohet mes veprimtarive të ndryshme artistike dhe kulturore, ku pjesë e rëndësishme është dhe teatri, që këtë herë për publikun u shfaq “Amerikan” me regji nga Ina Morinaj.
Tag: njerëzorë
-

“Amerikan” në “Skampa”, një komedi e zezë bashkëkohore, që eksploron marrëdhëniet njerëzore, në situata ekstreme
-

Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore
Një gjetje e rëndësishme ka tronditur Leskovikun, ku gjatë një ekspedite në shpellën e Kopiles, brenda liqenit termik të zbuluar më parë nga çekët, janë gjetur fragmente kockash që dyshohet të jenë njerëzore.
Mbetjet u zbuluan gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme nga një grup shqiptarësh, ndërsa policia ka ngritur menjëherë një grup hetimor për të siguruar vendin e ngjarjes dhe për të nisur hetimet.
Veprimet e mëtejshme po kryhen nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të gjetjes.
-

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona
shpella e kopiles
LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash, të dyshuara njerëzore, në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë.
Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave. -

Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një projektligj për vendosjen e standardeve në cilësinë dhe ruajtjen e Substancave me Origjinë Njerëzore (SoHo). Bëhet fjalë për substanca si gjaku, indet apo qelizat riprodhuese që përdoren për riprodhimin mjekësor të asistuar (fertilizimi invitro) dhe inseminim artificial.Në relacionin e projektligji “Për standardet e cilësisë dhe sigurisë për substancat me origjinë njerëzore të destinuara për aplikim njerëzor” theksohet se synimi i draftit është që, nëpërmjet vendosjes të rregullave, substancat e marra nga njerëzit (përfshirë gjakun, qelizat, indet ) të jene të sigurta dhe me cilësi, kur përdoren nga dhuruesit te marrësit. Projektligji i propozuar synon të vendosë standarde sigurie dhe cilësie, si për dhuruesin, por edhe marrësin e substancave me origjinë njerëzore, veçanërisht në procesin e riprodhimit mjekësor të asistuar (procesin invitro).“Ky ligji ka për qëllim të përcaktojë masa që vendosin standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë për të gjitha substancat me origjinë njerëzore (SoHO) të synuara për aplikim te njeriu dhe për aktivitete të lidhura me ato substanca, si dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, veçanërisht për dhuruesit SoHO, marrësit SoHO dhe pasardhësit nga riprodhimi mjekësor i asistuar, duke përfshirë forcimin e vazhdimësisë së furnizimit me SoHO kritike. Ky projektligj promovon solidaritetin, dhurimin vullnetar dhe pa pagesë dhe vetë-mjaftueshmërinë duke rritur në këtë formë besimin publik”, theksohet në relacion e draftit të publikuar te konsultimet publike.Drafti përcakton se siguria në cilësi do të garantohet në të gjitha fazat e përdorimit të substancave me origjinë njerëzore. Që do të nisë që nga regjistrimi dhe vlerësimi i dhuruesve, testimi dhe mbledhja e SoHO, deri te përpunimi, kontrolli i cilësisë, ruajtja, shpërndarja, importi/eksporti dhe aplikimi te njeriu, si dhe regjistrimi i rezultateve klinike.Në thelb, projektligji mbulon gjithë ciklin e menaxhimit të SoHO për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e përdorimit të tyre.Projektligji nuk do të zbatohet për transplantet e organeve, për qumështin e gjirit që nëna e përdor vetë për fëmijën e saj, dhe për rastet kur materiali njerëzor përdoret nga i njëjti person pa u përpunuar apo ruajtur më parë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Oficerë britanikë zbarkojnë në Ballkan: “Gjueti” trafikantëve të qenieve njerëzore!
Forca britanike të sigurisë kufitare janë dërguar në Ballkan si pjesë e një tentative të re për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore, e pohuar kjo nga sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.
Mahmood njoftoi se zyrtarët britanike jane duke shqyrtuar mundësinë që ekipet e Britanisë së Madhe të vendosen përfundimisht përgjithmonë në rajon. Një pjesë e madhe e emigrantëve që udhëtojnë drejt Anglisë me varka të vogla, rrugëtimin e tyre e nisin në tokë nga Ballkani drejt bregdetit francez, e më tej përmes La Manshit.
Ministria e brendshme sqaroi se për pajisje, duke përfshirë dronë dhe syze për shikim natën, të cilat do të përdoren nga ekipet e zbatimit të ligjit në Ballkan për të ndjekur trafikantët, do të përdoren paratë e taksapaguesve britanikë. Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Londra i ka dhënë qeverisë franceze më shumë se 650 milionë paund për të bllokuar varkat me klandestinë, përpjekje kjo që deri më tani nuk ka dhënë shumë efekt.
Megjithë investimin e madh, që nga fillimi i krizës numri i emigrantëve që kalojnë La Manshin kapërceu 175 mijë, e nga këta 36,000 numërohen deri më tani këtë vit, që do të thotë një e treta më shumë se në të njëjtën periudhë kohe të vitit 2024. Gati 2,000 vetë hynë në Britani vetëm javën e kaluar.Top Channel
-

‘Mbushi’ Shqipërinë me prostituta kolumbiane/ ‘Lukasi’ vepronte me babanë e tij
Nga Carolina Bohorquez Ramirez, EL TIEMPO
Burrat dhe gratë e Grupit Hetimor kundër Krimeve Seksuale në Kolumbi grumbulluan për gjashtë muaj provat materiale që mundësuan kërkesën për urdhrat e arrestit ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore që kishte kaluar kufijtë deri në vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.
Sipas Policisë Metropolitane të Luginës së Aburrás dhe Policisë Metropolitane të Calit, kyo ishte një rrjet ndërkombëtar i specializuar në rekrutimin, transportimin dhe shfrytëzimin seksual të grave, kryesisht kolumbiane, të cilat dërgoheshin në vendet evropiane nën premtime të rreme për punësim. Pasi mbërrinin jashtë vendit, ato detyroheshin të jetonin në kushte skllavërie seksuale.
Gjatë hetimit u identifikuan 60 viktima kolumbiane në vende si Shqipëria (44), Kroacia (5), Bahreini (4), Kosova (3) dhe Mali i Zi (4). Nga ky numër i madh grash që u mashtruan, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit të Calit, u identifikuan 19 nga kryeqyteti i Luginës (Cali), në hetimet e kryera këtë vit. Ka gjithashtu viktima nga Medellíni, rajoni Eje Cafetero dhe bregdeti i Karaibeve.
Që nga ai moment, autoritetet e atyre vendeve, së bashku me Europolin, Policinë e Antioquias dhe të Calit, si edhe Prokurorinë e Përgjithshme, planifikuan një nga operacionet më të mëdha kundër trafikimit të qenieve njerëzore. U kryen 13 arrestime në Medellín dhe Envigado (Antioquia), Cali (Valle del Cauca) dhe Pereira (Risaralda).
‘Viktimat detyroheshin të merrnin përsipër një borxh fillestar prej 5.000 eurosh, gjoja për shpenzimet e pasaportës, biletave dhe akomodimit. Ky borxh bëhej i pashlyeshëm për shkak të vjedhjes sistematike të të ardhurave të tyre nga shfrytëzuesit, të cilët, përveç kësaj, u vendosnin vazhdimisht gjoba, duke i mbajtur në një gjendje shërbimi të detyruar dhe kontrolli ekonomik,’ bëri të ditur komandanti i Policisë Metropolitane të Luginës së Aburrás, gjeneral brigade William Castaño Ramos.
Ai shpjegoi se, sipas hetimeve të kryera, u arrit të përcaktohej se organizata kishte lidhje operative në Greqi, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Maltë, Mal të Zi dhe Bahrein, dhe vepronte përmes rrjeteve të paligjshme që përfitonin nga vulnerabiliteti i grave të reja.
‘Gjatë orëve të fundit kemi zhvilluar një nga operacionet më të mëdha kundër trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual nga Kolumbia drejt Europës,’ deklaroi ai.
‘Nën drejtimin e Europolit, me Drejtorinë tonë të Hetimeve Kriminale, autoritetet shqiptare dhe kroate, në bashkërendim me Prokurorinë e Përgjithshme të Kombit dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, kemi ndërmarrë 14 bastisje në qytete si Medellín, Envigado, Cali dhe Pereira,’ tha gjenerali Castaño Ramos.
‘Këto veprime të njëkohshme mundësuan arrestimin e 12 personave me urdhër gjykate, pjesëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, gjatë bastisjeve,’ shtoi ai.
‘Gjithashtu, u arrestua në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje. Përveç kësaj, u sekuestruan edhe tre armë zjarri të tjera. Hetimi bëri të mundur të përcaktohej se bëhej fjalë për një rrjet ndërkombëtar që rekrutonte, transportonte dhe shfrytëzonte seksualisht gra me origjinë kryesisht kolumbiane, duke i çuar ato në vende evropiane me premtime të rreme për mundësi punësimi,’ tha gjenerali Castaño.
‘Pasi mbërrinin në vendet e destinacionit, viktimat njoftoheshin për borxhe që i kalonin 5.000 euro, gjoja për shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit dhe pasaportës. Që nga ai moment, ato skllavëroheshin, të ardhurat e tyre nga prostitucioni u mbaheshin për ‘pagesa interesi’. Për më tepër, u vendoseshin gjoba të shtuara në mënyrë që të mos mund ta shlyenin kurrë borxhin e supozuar,’ shtoi oficeri.
‘Hetimi, i cili u zhvillua për më shumë se pesë muaj, bëri të mundur identifikimin e udhëheqësit kryesor të kësaj strukture, të njohur me nofkën ‘Lukas’, me shtetësi kolumbiane dhe malteze. ‘Lukas’ u arrestua në Envigado. U përcaktua se ai drejtonte aktivitetet e paligjshme në bashkëpunim me të atin, i cili ndodhet në Maltë,’ vazhdoi shpjegimin ai.
‘Deri më tani janë identifikuar 60 viktima kolumbiane të këtij rrjeti, në vende si Gjermania, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi. Disa prej tyre u abuzuan seksualisht sapo mbërritën në destinacionet e tyre ndërkombëtare, ku detyroheshin të kryenin mes 15 dhe 20 akte seksuale në ditë. Shumë gra raportuan se ishin infektuar me sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme dhe kishin pësuar dëmtime serioze në shëndetin e tyre fizik dhe mendor,’ tha gjenerali Castaño.
Personat e arrestuar u vunë në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent dhe janë në pritje të fillimit të seancave paraprake.
Ai sqaroi se operacioni ishte planifikuar për gjashtë muaj, përmes një procesi të detajuar shkëmbimi informacioni dhe mbledhjeje provash, çka bëri të mundur identifikimin e udhëheqësit kryesor, një burrë i njohur si ‘Lukas’, i cili kishte gjithashtu shtetësi malteze dhe vepronte nga Malta bashkë me të atin.
Autoritetet theksuan se ky person jetonte në Evropë, por lëvizte duke përdorur edhe letra të rreme ftesash për Kroacinë dhe Maltën, duke përfituar nga fakti që kishte shtetësi malteze. Ai dyshohet se financonte marrjen e pasaportave, vizave, biletave dhe akomodimit për viktimat. Përveç kësaj, përdorte statusin e tij të qëndrimit për të hartuar letra të rreme ftesash, me të cilat lehtësonte hyrjen e grave në vende si Malta dhe Kroacia.
-

PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma: I bllokuar në emocione njerëzore, në rrugën që më çoi drejt idealit
Gabriel Guma është kandidati i PD për Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor.
Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën.
Postimi i plotë:
I bllokuar në emocione njerëzore.. Në rrugën që më çoi drejt Idealit. Falenderues, frymës që më rriti, Njerëzve që më integruan, Atyre që më përkrahën dhe Atyre që më befasuan duke më besuar, Falë jush sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë — por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim.
“Arti i së Ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashk.” Me bindje dhe përkushtim, e marr këtë përgjegjësi nën siglën e Partisë Demokratike, Është koha të ecim të gjithë bashkë, drejt Vizionit të Ri për Tepelenën I juai Gabriel GUMA
Top Channel
-

“Njerëzore”, poezi nga Anila Kruti
Nëna imeZemra imedoja të të falenderojapër të gjitha fustanet që m’i qepedhe më rrinin mirë.Po kurrë s’e kuptovapse t’u thyen gjilpëratkur fillove të më arnojedhimbjen në shpirt.
ObserverKult
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT/ ANILA KRUTI: HERONJTË E VËRTETË JANË ATA QË SFIDOJNË JETËN DHE VËSHTIRËSITË, QË NGRIHEN MBI DHIMBJEN DHE ECIN DUKE QESHUR!
-

E rëndë në Vlorë, gjenden mbetje kockore, dyshohet për kafkë njerëzore
FOTO ILUSTRUESE
VLORË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tërbaç në qarkun e Vlorës, ku janë konstatuar mbetje kockore që dyshohet se i përkasin një kafke njerëzore. Një bari i zonës ka konstatuar këto mbetje, të cilat janë sekuestruar dhe dërguar për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vijuar.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit’, njoftoi sot policia.
