Tag: njerëzorë

  • Berisha: Një vend pa rini është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

    Berisha: Një vend pa rini është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

    Berisha: Një vend pa rini është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në Sarandë, se një vend pa rini është jnë shkretëtirë njerëzore. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha theksoi faktin, se OKB pak ditë më parë në një raport të saj, shprehej se Shqipëria do të ketë lindshmërinë më të ulët në botë, dhe ky fakt vjen për shkak të largimit të të rinjve.

    “A mund të jetë madhështore Saranda pa rininë e vet? Një vend pa rini, është një vend pa ëndërr. Një vend pa rini, të ardhme nuk ka. Është një shkretëtirë njerëzore, nëse mund ta quajmë kështu.

    Po në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju që, OKB-ja njoftoi 3 ditë më parë se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë. Pse?

    Për shkak të largimit të të rinjve.

    A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësitë e dheut të këtij vendi, që ne duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët tanë, nipërit e mbesat tona, të rinjtë tanë, të ndërtojnë në Sarandë dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre

    Zonja që foli: jam nënë e dy fëmijëve, papunë, studiova jashtë, patriote, jam kthyer këtu për të ndërtuar ëndrrën. Le të ikin thotë, dembela, dembela.

    Askush në Shqipëri nuk është i varfër se është dembel. Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, e sjell vjedhja e qytetarëve. Ndaj dhe ne, do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja komplet, nuk ka mesatare më. Hiqen tarifat, simbolike do jenë, ose do hiqen fare.

    Bursa 200 euro për studentë.

    Punësimi i një të riu, çdo sipërmarrësi do i paguhen sigurimet shoqërore për 1 vit për të riun. Do i paguhet çdo shpenzim që i duhet për trajnimin e tij profesional. Çdo i ri që martohet dhe do të ndërtojë folenë e tij në Shqipëri, familjare, do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh.

    Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë. Fëmija i 3-të do paguhet nga shteti nga lindja, gjer në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus prej 70 euro, fëmija e dytë do ketë një bonus 60 euro.

    Miq, do bëjmë gjithçka që ata qindra e mijëra të rinj, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri, të kthehen prap në Sarandë.

    Do bëjmë gjithçka për strehimin e tyre. Do financojmë bizneset e tyre. 5 vite do jenë pa taksa. Edhe njëherë, kombi duhet të rikthehet në rininë e vet. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme dhe ne, nuk mund të jemi një komb i tillë”, tha Berisha

  • Rama: Jam ballëlartë për drejtësinë e re! Nuk të çon partia në burg

    Rama: Jam ballëlartë për drejtësinë e re! Nuk të çon partia në burg

    Në një takim në Gjirokastër, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe u ndal te drejtësia dhe te hetimet e arrestimet nga PS-ja, kur tha se nga ana njerëzore ndihet keq, por nga ana morale dhe për besimin që populli i ka dhënë me votë, ndihet ballëlartë.
    “Ne shpatën e drejtësisë e dorëzuam! Altin Dumanin të tërë e njihni dhe e respekton shumicë dërrmuese dhe me të drejtë, por ai nuk lindi dje.

    Nga pikëpamja njerëzore jam i keqardhur, nga pikëpamja morale ndaj jush dhe atyre që më kanë dhënë votën, jam ballëlartë. Nuk të çon qeveria në burg, nuk bën qeveria hetime dhe përgjime, janë punë të drejtësisë. Shtëpia jonë është krijuar për të qeverisë, për të çuar njerëz në parlament, dhe në shtëpinë tonë kush bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet, jo nga partia por nga drejtësia.
    Ne më shumë seç ishim do jemi, sepse historia e kësaj partie është: një bie mijëra ngrihen”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër.

  • Java e madhe e Pashkës, mesazhi i Kryepiskopit Joan: Fitorja mbi vdekjen…

    Java e madhe e Pashkës, mesazhi i Kryepiskopit Joan: Fitorja mbi vdekjen…

    Në Javën e Madhe të Pashkës, Fortlumturia e Tij, Joan ka përcjellë për të gjithë besimtarët mesazhin e rëndësishëm se Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë.

    “Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri”, thekson Kryepiskopi Joan.

    Mesazhi i Kryepiskopit Joan

    Klerit dhe popullit shpresëtar

    Bij të shtrenjtë në Zotin,

    I

    Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë. Nëse nuk do të kishte pasur Ngjallje, nëse nuk do të ishte mundur vdekja, atëherë predikimi dhe besimi ynë i krishterë do të ishte i kotë (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vetëm nëpërmjet Ngjalljes së Zotit, natyra jonë njerëzore mori rëndësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë.

    Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri. Çdo fitore tjetër në botë ka krijuar ndarje dhe vazhdon t’i ndajë njerëzit nga njëri-tjetri. Kur një fiton, një tjetër humb. Njëri gëzohet dhe tjetri hidhërohet. Ndërsa në fitoren e Ngjalljes së Krishtit, duhet të gëzohen të gjithë, sepse mundet vdekja, armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve.

    Këtë Pashkë ne nuk e kemi mes nesh Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Por zemrat tona ngushëllohen duke ditur se ai tani ndërmjetëson për ne pranë Zotit, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve (Mt. 22:32). Besojmë se vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re në Perëndinë. Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve (1 Kor.15:19).

    Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep të gjithëve besim, na jep jetë prej Jetës së Tij, një jetë e shenjtë, një jetë që mposht edhe vetë vdekjen, një jetë pa mbarim, ku pushteti tokësor i vdekjes nuk ka më fuqi. Kemi besim, dhe besimi ynë nuk është thjesht një emocion, apo vetëm dëshirë, por është një siguri e themeluar mbi shkëmbin, që është Krishti. Fryma dhe Fjala e Tij mbollën farën e jetës aty ku mbretëronte vdekja, përhapën dritën aty ku ishte errësira dhe dhanë gëzim kudo ku kishte frikë dhe trishtim. Ai kaloi nëpër varrezën njerëzore, duke përhapur lulet e përjetësisë.

    II

    Por, ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj jete. Në botë ka padrejtësi dhe luftëra, varfëri dhe mundim, sëmundje dhe vdekje, që shpesh mund ta çojnë njeriun në dëshpërim. Egoizmi dhe lakmia i kanë helmuar dhe deformuar marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, duke i tjetërsuar dhe duke i vetmuar nga njëri-tjetri. Largimi nga vlerat, nga dashuria, drejtësia, dhembshuria dhe, sidomos, nga prania Zotit në jetën tonë të përditshme, krijon një errësirë shpirtërore, duke e mjegulluar mendjen njerëzore dhe duke e çoroditur kuptimin e jetës. Errësira shpirtërore është pengesa më e madhe për të hyrë në jetën dhe çlirimin e vërtetë.

    Por, sa më e madhe të jetë errësira, aq më shumë duhet drita. Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim, sepse vetëm duke e përjetuar në jetën tonë dritën çliruese të Ngjalljes, qenia jonë mund të transformohet dhe të arrijë dimensionin e saj të plotë.

    Ne kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja, jeta në Të, më e fortë se vdekja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ai është shpresa jonë dhe ata që shpresojnë te Zoti, – thotë Profeti Isaia, – do të ripërtërijnë forcën e tyre. Ata do të fluturojnë mbi krahë si shqiponja; do të vrapojnë dhe nuk do të lodhen, do të ecin dhe nuk do të ligështohen (Is.40:31).

    Nëse do të ndizet drita e ngjalljes në jetën tonë, atëherë edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore do të ndriçohen. Ne jemi krijuar si qenie komunitare dhe jemi thirrur të jetojmë në bashkësi me njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, duke ruajtur dinjitetin e çdo personi njerëzor, sidomos të njerëzve në nevojë dhe në vështirësi. Sakrificat, ashtu si mjekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme për shërimin tonë. Sepse, nëse nuk do të përjetojmë dhimbjen e kryqit, nuk do ta përjetojmë as gëzimin, jetën dhe dritën e Ngjalljes.

    III

    Të dashur vëllezër dhe motra!

    Gjatë Pashkëve ne këndojmë: Vraponi dhe i shpallni botës se si u ngjall Zoti, duke shkatërruar vdekjen; Ai është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i racës njerëzore! Ndoshta sot, më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse Ngjallja nuk është thjesht një ngjarje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, për çdo brez dhe për çdo njeri, e cila jep shpresë, dritë dhe gëzim në jetën tonë dhe nuk na lejon të mbytemi në detin e hidhërimit. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë problemet tona, Ngjallja e Krishtit, na premton një të ardhme krejtësisht të ndryshme.

    Ngjallja e Krishtit nuk është një ngjarje dhe një kremtim që ka të bëjë vetëm me Atë, por edhe me ne, sepse Ai na bëri pjesëtarë të Ngjalljes së Tij, nëpërmjet plotësisë së natyrës së Tij njerëzore.

    Ngjallja e Tij prek dhe transformon të gjithë njerëzit, duke i dhënë ekzistencës së njeriut një jetë të re dhe duke u bërë treguesi i plotësimit përfundimtar të natyrës sonë njerëzore. Ai që sot u ngjall, – shkruan shën Grigor Theologu, – do të më përtërijë në shpirt dhe do të më veshë me njeriun e ri. Për Pashkë jemi thirrur të përqafojnë njëri-tjetrin dhe, për shkak të Ngjalljes jetëdhënëse të Krishtit, të falin njëri-tjetrin në çdo gjë, që të mund të thërrasin me një zemër të pastër: Krishti u Ngjall!

    Me dashuri në Zotin e Ngjallur,

    JOANI, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

  • Arkeologët zbulojnë qytetërimin parahistorik 10,000-vjeçar nën liqenin Huron

    Arkeologët zbulojnë qytetërimin parahistorik 10,000-vjeçar nën liqenin Huron

    Nën valët e liqenit Huron gjenden të dhëna për të kaluarën parahistorike të rajonit, duke përfshirë dëshmitë më të vjetra të njohura njerëzore të një qytetërimi të humbur në Liqenet e Mëdha. Shkencëtarët po zbulojnë kampe gjuetie dhe mjete të lashta nga 10,000 vjet më parë, në atë që quhet “Pompei i Liqeneve të Mëdha”. Zbuluar për herë të parë nga një ekip nga Universiteti i Miçiganit në vitet 2000 , vendi mbetet i zhytur në ujë, duke ruajtur sekretet e tij nga shumë kohë më parë. Ky zbulim i mrekullueshëm po ofron një vështrim të rrallë në jetën parahistorike dhe ngritjen e qytetërimit të hershëm përpara se toka të zhytej nën ujërat e Liqeneve të Mëdha.
    Korridori Alpena-Amberley , një urë tokësore që dikur lidhte pjesë të Miçiganit me rajonin e Ontarios, ishte vendimtare për paleo-indianët që e përdorën atë për gjueti karibu. Tani, mbi 100 metra nën ujë, vendet e gjuetisë janë ruajtur me detaje të jashtëzakonshme, falë ujërave të ftohta të liqenit, të cilët kanë ndihmuar në mbajtjen e materialeve organike të paprekura për mijëra vjet.

    Me kalimin e viteve, arkeologët kanë zbuluar veçori të jashtëzakonshme si gropa gjuetie, zonat e fjetjes, grumbujt e gurëve dhe korsitë e makinës që përdoren për të korralizuar karibu, një burim kryesor ushqimor për njerëzit e rajonit. Ndër gjetjet më domethënëse është një korsi me makina 1,148 këmbë — një pjesë vërtet e mrekullueshme e inxhinierisë parahistorike. Zbulimi është më i vjetri i këtij lloji në Liqenet e Mëdha dhe studiuesit ende po nxjerrin mjete dhe bimë që janë ruajtur nga ujërat e akullta, por të freskëta të liqenit.

    Shkencëtarët janë të prirur të zbulojnë sa më shumë që të munden nga vendi i zhytur, pasi artikujt e gjetur këtu ofrojnë njohuri thelbësore në kulturën e hershme njerëzore dhe strategjitë e mbijetesës . Këta banorë të hershëm lanë pas veglat, objektet dhe madje edhe gjethet që na tregojnë për stilin e tyre të jetesës dhe ndërveprimet mjedisore. Mjedisi i liqenit i ka ruajtur këto objekte në mënyra që mjediset tokësore thjesht nuk munden, duke i lejuar studiuesit të eksplorojnë historinë gjeologjike dhe ekologjike në rajon.
    Zbulimi po jep gjithashtu përgjigje për urën tokësore dhe komunitetet nomade që dikur jetonin në zonë. Disa nga sendet e zbuluara, duke përfshirë veglat e obsidianit , sugjerojnë se këta popuj të lashtë mund të kenë pasur kontakt me grupe të tjera larg në perëndim – ndoshta deri në Oregon . Prania e një tregtie apo komunikimi të tillë në distanca të gjata i shton një shtresë tjetër këtij kapitulli magjepsës të historisë njerëzore.

    Ky vend nënujor shpesh quhet ” Pompei i Liqeneve të Mëdha “, një shenjë për rrënojat e famshme të Pompeit në Itali, pasi ofron një pamje pothuajse të ngrirë në kohë të jetës nga 10,000 vjet më parë. Ndryshe nga shkatërrimi natyror që përmbyti zonën, ky vend mbetet tepër i ruajtur mirë, me artefakte dhe materiale organike që zbulojnë sesi kulturat e hershme njerëzore u përshtatën dhe lulëzuan në mjedisin e tyre.

    Me një pjesë të madhe të vendbanimeve paleo-indiane të humbura tani nën ujërat e Liqeneve të Mëdha, Korridori Alpena-Amberley ofron një vështrim të rrallë dhe të vlefshëm në këtë periudhë.
    Megjithatë, e ardhmja e faqes është e pasigurt. Pa financim të vazhdueshëm për kërkime, zbulimet e ardhshme mund të jenë në rrezik, duke humbur potencialisht një pjesë të rëndësishme të historisë së Amerikës së Veriut nga erozioni natyror ose projektet e zhvillimit.

     

  • A ishte Gëbeklitepe një tempull i lashtë i flijimeve njerëzore?

    A ishte Gëbeklitepe një tempull i lashtë i flijimeve njerëzore?

    Gëbeklitepe, tempulli më i vjetër i njohur në botë, është rreth 12,000 vjeçar dhe paraprin shkrimin e rrotën. I ndërtuar gjatë periudhës neolitike para qeramikës nga gjahtarët-mbledhës, ai ka ndryshuar mënyrën se si e kuptojmë historinë njerëzore.

    I shpallur vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2018, Gëbeklitepe është sot një destinacion i njohur ndërkombëtar. Ai ndodhet pranë Urfës në Turqinë Juglindore, një zonë historikisht e lidhur me profetin Abraham dhe e njohur dikur si Edessa. Një statujë prej guri gëlqeror me përmasa reale, e gjetur pranë Balikli Göl dhe e datuar në vitet 10,000–9000 para Krishtit, është skulptura më e vjetër e njohur njerëzore, me sy prej xham vullkanik.

    Disa studiues sugjerojnë se Gëbeklitepe përfaqëson fillimin e fesë së organizuar dhe ndoshta rrënjët e besimeve monoteiste. Rrethet e mëdha të gurëve përbëhen nga shtylla guri në formë T-je, që peshojnë deri në 20 ton secila. Ato janë gdhendur nga guri vendas dhe janë ngritur me mjete primitive, me shumë gjasë përmes bashkëpunimit të qindra njerëzve.

    Çdo rreth përmban dy shtylla të mëdha në qendër, të rrethuara nga gurë më të vegjël dhe mure të ulëta. Shumë gdhendje paraqesin kafshë, por disa kanë formë njerëzore. Këto shtylla T mund të simbolizonin figura njerëzore, ndoshta ndërmjetës midis tokës dhe qiellit. Disa besojnë se ndërtuesit kërkonin të tërhiqnin vëmendjen e perëndive.

    Pse u ndërtua një strukturë kaq monumentale? Nuk ka shenja që aty kanë jetuar njerëz, as banesa, as depo ushqimi, as dëshmi për bujqësi. Gjithçka tregon se ka shërbyer vetëm për qëllime shpirtërore, ndoshta si tempulli i parë në botë.

    Kjo periudhë përkoi me një kalim kritik për njerëzimin, nga gjuetia drejt bujqësisë. Shfaqja e jetës nga farat mund të ketë frymëzuar idenë e rilindjes përmes varrimit të të vdekurve, duke nxitur rite fetare. Përballë ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, njerëzit kërkonin hirin e perëndive për të siguruar mbijetesën.

    Për të siguruar mot të mirë dhe të korra të mira, mund të kenë kryer flijime rituale. A mund të ketë qenë Gëbeklitepe një vend i tillë? Kocka kafshësh dhe njerëzish, ndoshta të përdorura në flijime, si dhe enë guri që mund të kenë mbajtur birrë apo verë, e mbështesin këtë ide. Njerëzit e lashtë besonin se flijimi i të rinjve e të bukurve mund të siguronte dashamirësinë hyjnore.

    Flijimi njerëzor ishte i zakonshëm në kulturat e lashta. Tërmetet, thatësirat dhe përmbytjet interpretoheshin si zemërimi i perëndive. Për t’i qetësuar, shoqëritë e hershme ofronin dhurata, përfshirë jetë njerëzore. Në Gëbeklitepe, kjo mund të përfshinte prerje koke, modifikim kafkash dhe ekspozim ritual.

    Tri kafka njerëzore të gjetura aty mbajnë prerje të thella, njëra me vrimë për ta lënë pezull. Ato duket se ishin vendosur përballë perëndive, me qëllim ceremonial. Modifikimet u bënë menjëherë pas vdekjes, jo për të hequr mishin apo për qëllime praktike, por për shfaqje rituale. Një nga kafkat i përkiste një gruaje të re.

    Këto të dhëna mbështesin teorinë se Gëbeklitepe ka qenë qendër flijimi. Aty nuk ka varrime të mirëfillta, vetëm kocka të shpërndara. Mendohet se ndërtuesit e mbulonin qëllimisht me dhe midis përdorimeve, për ta ruajtur për sezonin tjetër ritual, ndoshta të lidhur me të korrat.

    Një statujë guri e zbuluar në vend paraqet një figurë të gjunjëzuar që mban një kokë njerëzore, ndoshta një “bartës dhuratash” për perënditë. Kjo përforcon narrativën e flijimit.

    Studimet e fundit të ADN-së tregojnë se paraardhësit e popullsisë neolitike të Britanisë vinin nga Anadolli, duke udhëtuar drejt Perëndimit dhe vendosur atje rreth vitit 4000 para Krishtit. Kjo mbështet idenë se njohuritë dhe ritet si ato të Gëbeklitepe mund të jenë përhapur bashkë me ta.

    “Stonehenge-i Spanjoll” në Guadalperal dhe ai në Angli mund të ndajnë origjinë shpirtërore. Siti i Durrington Walls pranë Stonehenge zbulon dëshmi të ngjashme për flijime, me shumë kocka kafshësh dhe struktura rituale.

    Nga Gëbeklitepe në Europën Perëndimore, njerëzit e lashtë mund të kenë kërkuar hirin hyjnor, jo vetëm me oferta, por edhe me jetë njerëzish, në këmbim të lejes për të jetuar, mbjellë dhe lulëzuar. / Ancient Origins – Syri.net

  • SYRI TV/ ’12 burra të zemëruar’ në skenën e ArTurbinës, Viktor Zhusti: T’i thërrasim arsyes njerëzore

    SYRI TV/ ’12 burra të zemëruar’ në skenën e ArTurbinës, Viktor Zhusti: T’i thërrasim arsyes njerëzore

     “12 burra të zemëruar” ngjitet në skenën e Arturbinës, me një dramë që sfidon paragjykimin ngre pyetje të thella mbi drejtësinë dhe ndërgjegjen njerëzore. Një vendim për jetën e një adoleshenti varet nga arsyetimi i 12 burrave të zakonshëm, por një mendim ndryshe mjafton për të tronditur gjithçka.

    Në Amerikë, një djalë 16-vjeçar përballet me një vendim ekstrem, dënimin me vdekje, i akuzuar për vrasjen e të atit. Por përpara se të mbyllet dosja, është radha e “gjyqit popullor” dymbëdhjetë burra të zakonshëm, të thirrur për të dhënë verdiktin. Në fillim, duket sikur gjithçka është e vendosur. Të gjithë të bindur për fajësinë e djalit. Derisa një dorë ngrihet lart dhe nga ai moment, nis rrëmuja e mendimeve, e bindjeve të lëkundura dhe e së vërtetës që kërkon të dalë në dritë.

    Viktor Zhusti: “Këta njerëz janë krejtësisht të bindur që ky djalë është fajtor. Problemi është shumë më i rëndë dhe shumë më i nënvizuar. T’i thërrasim arsyes njerëzore!”

    Alfred Trebicka: “Njerëzit duhet të jenë tolerantë dhe duhet të përdorin arsyen dhe argumentin…”

    Kjo vepër rikthen në skenë, pas një mungese të gjatë, aktorin Niko Kanxheri, i cili e përjeton këtë rikthim si një përjetim të parë.

    Niko Kanxheri: “M’u duk sikur ishte hera e parë! Isha i trembur si një fëmijë në fillim, sepse kanë kaluar shumë vite pa luajtur në skenë.”

    “12 burra të zemëruar” vjen premierë këtë të mërkurë në skenën e Teatrit Kombëtar. Një dramë që sfidon paragjykimin, nxit mendimin kritik dhe fton publikun të përballet me të vërtetat e veta  ato që shpesh i mbajmë të heshtura.

  • Kapet në Durrës kreu i një organizate për trafikim të qenieve njerëzore në Itali

    Kapet në Durrës kreu i një organizate për trafikim të qenieve njerëzore në Itali

    Një 49 vjeçar egjiptian ka rënë në pranga në Durrës. Sipas policisë, ai akuzohet se ka krijuar në Itali një organizatë kriminale për trafik të qenieve njerëzore. Vepër penale për të cilën ligji parashikon 20 vite burg.
    “Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
    “Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali”, shtuan të njëjtat burime.

  • Pjesë e organizatës kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore, arrestohet 49-vjeçari egjiptian në Durrës

    Pjesë e organizatës kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore, arrestohet 49-vjeçari egjiptian në Durrës

    Një 49-vjeçar nga Egjipti është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi bënte pjesë në një organizatë kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore.

    Sipas asaj që raporton policia, W. E., i lindur në Egjipt, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Katanias.
    Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.

    Top Channel

  • I kërkuar për grup kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, arrestohet egjiptiani në Durrës

    I kërkuar për grup kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, arrestohet egjiptiani në Durrës

    Një 49-vjeçar nga Egjipti është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.
    Walid Elabd, pritet të eksatradohet në Itali, ndërsa parashikohet që për këtë veprimtari 49-vjeçari të dënohet me 20 vite burg.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.
    Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
    Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali.