Tag: njerëzorë

  • Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë

    Kur shoqëria humb njerëzoren: një thirrje kundër indiferencës, dhunës dhe hipokrizisë

    Nga: Çaku TafaReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në më shumë se 20 vite në fushën e medias, kam parë shumë fytyra të kësaj shoqërie: dritë dhe errësirë, njerëzillëk dhe pamëshirë, shpresë dhe zhgënjim. Por një gjë më dhemb më shumë se çdo tjetër: humbja graduale e ndjenjës njerëzore. Ajo që dikur na dallonte, sot po shuhet me një shpejtësi të frikshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dikur njeriu sakrifikonte për njeriun. Gëzohej me të mirën e tjetrit, e shihte si pjesë të vetes. Sot shoh sy që shmangen, jo sy që kërkojnë mirëkuptim; shoh gishta që gjykojnë, jo duar që ndihmojnë. Sikur një mjegull e zezë ka zbritur mbi shoqëri — një errësirë që përhapet dhe gërryen ngadalë çdo vlerë njerëzore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Marrëdhëniet tona janë shndërruar në fusha minash. Kolegë, të afërm, miq — për gjëra të vogla kthehemi kundër njëri-tjetrit. Hamë e pimë bashkë dhe, sapo largohet tjetri, mbushim ajrin me fjalë të këqija. Intriga, zili, thika pas shpine… një realitet i përditshëm, por i papranueshëm për një vend që dikur mburrej me besën dhe fisnikërinë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pastaj vijnë krimet: prindër të vrarë nga fëmijët, vëllezër që vrasin vëllezërit, të rinj që vrasin për një fjalë apo një shikim. Krime me pagesë, njerëz që ushqehen me tragjeditë e të tjerëve si hijena me fatkeqësinë. Një realitet që nuk përfaqëson shumicën, por që forcohet çdo ditë nga mosndëshkimi dhe mungesa e drejtësisë.

    Dhe politikanët? Ata që duhej të ishin shembull përgjegjësie, prej vitesh ushqehen nga korrupsioni, ndërsa populli vazhdon t’i duartrokasë. Një shoqëri që lufton për hajdutin me kollare, ndërsa e vërteta dhe e drejta humbasin në zhurmë.

    Ka momente kur më vjen të largohem nga ky vend — një vend i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveri që e kanë drejtuar me mendësi të sëmurë, brez pas brezi.

    Më vjen keq për fëmijën tim. Për ëndrrat e tij të pastra kur më thotë se do të bëhet inxhinier, pilot, doktor. Dhe unë pyes veten: ku do t’i marrë këto dije? Në çfarë arsimi do të formohet? Në ato shkolla që mbyllen për mungesë nxënësish? Apo në ato ku dhuna është bërë gjuhë e përditshme? Ku 12-vjeçarët ecin me cigare në dorë e thikë në xhep? Në çfarë realiteti do të ndërtohet e ardhmja e tyre?

    Mllefi im nuk lidhet me këtë vend, por me mënyrën se si është udhëhequr. Nga koha e Skënderbeut e deri te politikanët e sotëm, Shqipëria ende nuk është bërë ashtu siç duhet. Dhe pyetja lind vetvetiu: a do të bëhet ndonjëherë?

    E megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, brenda nesh ka ende një fije shprese. Mjafton ta rizgjojmë. Mjafton të rikthejmë atë që kemi humbur prej kohësh: mendjen e kthjellët dhe zemrën njerëzore. Pa to, asnjë vend, asnjë shoqëri dhe asnjë e ardhme nuk mund të mbijetojë.

    Gazetar, Çaku Tafa / fieriweb.com

  • Si zbulimi i Neandertalit të parë përmbysi dhe rishkroi historinë njerëzore

    Si zbulimi i Neandertalit të parë përmbysi dhe rishkroi historinë njerëzore

    Një video e re e BBC-së me titull “Neanderthal 1: Zbulimi i pabesueshëm që rishkroi historinë” rikthen në plan të parë zbulimin historik të vitit 1856 në Gjermani, kur u gjetën mbetjet e para të Neandertalit dhe u njohën zyrtarisht si mbetjet e një specieje të dallueshme njerëzore.

    Ishte momenti kur evolucioni njerëzor pushoi së shikuari si një rrugë e drejtë, njëdimensionale dhe filloi të zbulohej si një rrjet shumë më kompleks i specieve të lidhura.
    Historia fillon në Grykën e Neandertalit, ku punëtorët e gurores zbuluan 16 kocka brenda Shpellës Feldhofer. Në fillim askush nuk mund ta kuptonte rëndësinë e tyre, por studiuesit shpejt do të arrinin në përfundimin se ato nuk i përkisnin njerëzve modernë. “Neanderthal 1” u bë gjetja e parë antropologjike që tregoi se Homo sapiens nuk ishte kurrë vetëm në kontinentin evropian.
    Ky zbulim sfidoi për herë të parë konceptin e evolucionit linear. Siç vëren BBC, prania e Neandertalëve vërteton se paraardhësit tanë bashkëjetuan dhe u përzien gjenetikisht me specie të tjera njerëzore. Sot e dimë se miliona njerëz ende mbajnë pjesë të gjenomit të Neandertalëve, ndërsa pothuajse gjysma e gjenomit të tyre mbijeton i shpërndarë në popullatat moderne jashtë Afrikës.
    Dokumentari gjithashtu thekson se Neandertalët ishin shumë më të përparuar sesa stereotipi i njerëzve “të egër” që dominoi imazhin e tyre publik për vite me radhë. Gjetjet arkeologjike tregojnë se ata kishin organizim shoqëror, mbijetuan në mjedise të vështira dhe përdorën elementë dekorativë si pendët e zogjve, tregues që tregojnë për sjellje simbolike dhe zhvillim kulturor. Analizat gjenetike moderne, duke studiuar gjenet si NOVA1 dhe TKTL1, tregojnë se Neandertalët kishin përshtatje evolucionare të ndryshme, por po aq të specializuara, veçanërisht në aspektin e zhvillimit të trurit.
    Një element tjetër i theksuar nga BBC është rizbulimi i vendit origjinal pas më shumë se një shekulli. Identifikimi i vendit ku u gjet Neandertal 1 u ka lejuar studiuesve të rindërtojnë më mirë mjedisin, kushtet dhe aktivitetet e mundshme të njerëzve në atë kohë, duke ofruar informacione të reja të vlefshme.
    Rëndësia historike e zbulimit, siç thekson mini-dokumentari, nuk qëndron vetëm në identifikimin e një specieje të re, por edhe në mënyrën se si ajo ndryshoi rrënjësisht kuptimin tonë për të kaluarën. Neandertali 1 zbuloi se historia njerëzore nuk është një rrëfim “ne dhe të tjerët”, por një udhëtim i përbashkët, plot me kryqëzime, afinitete dhe ndërveprim evolucionar.
    Videoja e BBC-së arrin në përfundimin se ky zbulim i parë nuk zbuloi thjesht një specie të panjohur. Ai përmbysi parimin shumë themelor se “njerëzit janë unikë”.

    Top Channel

  • “Problemi Spinoza”, libri që të fton të reflektosh

    “Problemi Spinoza”, libri që të fton të reflektosh

    Spinoza, pavarësisht të qenit një nga filozofët më të shquar, vjen në vepër shumë njerëzor, dhe pikërisht, në përplasjet e përditshmërisë aq njerëzore, del në pah vepra e tij që do të frymëzojë shumë breza që vijnë pas.

    Nga Marjana Murja

    Irvin Yalom është një nga shkrimtarët modernë që vjen me një stil shumë të veçantë të të shkruarit, stil të cilin, një lexues e vë re që në faqet e para të romaneve të tij. Shkruan thjesht, me një gjuhë të qartë, fjali të strukturuara në mënyrë të tillë që e përçojnë mesazhin pa vështirësi në destinacion. E veçanta e shkrimtarit është që në disa nga veprat më të famshme, ka përzgjedhur filozofët me më shumë ndikim në historinë njerëzore dhe i sjell në një formë si asnjëherë më parë.

    Lexuesi mund të njohë biografinë e filozofit në mënyrë letrare, herë duke e vënë pëballë një psikologu, herë tjetër duke përfshirë filozofinë e tij në një terapi grupi, ndërsa Spinozën e përball me një personazh politik. Personazhet kanë jetuar në dy segmentë të ndryshëm kohorë, por me një ndikmin shumëdimensional në zhvillimin njerëzor.

    Në formë zigzage, shkrimtari kalon në këto periudha kohore, nga njëri kapitull në tjetrin duke na dhënë detaje shumë të rëndësishme mbi jetën e këtyre dy personazheve. Lidhja mes tyre bëhet me një finesë të mrekullueshme që përshkon veprën. Lexuesit i lihet hapësirë mendimi që të analizojë kohët historike dhe ndikimin  që mund të ketë një njeri përtej kohës.

    Spinoza, pavarësisht të qenit një nga filozofët më të shquar, vjen në vepër shumë njerëzor, dhe pikërisht, në përplasjet e përditshmërisë aq njerëzore, del në pah vepra e tij që do të frymëzojë shumë breza që vijnë pas.

    “Përballë” tij qëndron figura e Alfred Rozenberg, ideologu që artikuloi teorinë e superioritetit të racave.

    Në Amsterdam, viti 1656, shfaqet imazhi i një të riu hebre që shkon kundër rrymës së komshinjve të tij rrugës për në sinagogë. Edhe pse mësuesit  e tij rabinë e konsiderojnë si një nga nxënësit me më shumë potencial, ai ndalon së ndjekuri mësimet, thjesht sepse pyetjet e tij ishin të çuditshme dhe shqetësuese për ta. Ai ishte djali i etur për dije, që dukej arrogant, thjesht sepse ishte njeriu më i zgjuar në planetin e Tokës. Torah, libri i shenjtë i hebrenjve, ngjante për intelektin e tij, kontradiktor, mitologjik – dhe akoma më keq – burgosës. Ai kishte vendosur që të vërtetat e mëdha, që nuk ishin të njollosura nga frikërat politike, paragjykimet sociale dhe konvencionet fetare, t’i zbulonte vetë nëpërmjet logjikës. Pa e kuptuar, ky fëmijë, në të vërtetë hapi portat e kriticizmit fetar dhe biblik, që më pas do të ishte dhe themel i civilizimit perëndimor.

    Nga ana tjetër, kapitulli pasardhës na kalon në jetën e personazhit Alfred Rozenberg, nxënësi pothuaj gjithmonë i vetmuar, por që del në pah pas një fjalimi që mban ku ofendon drejtorin e tij hebre, i cili më pas e thërret në zyrë dhe bëjnë një debat të ashpër mbi mendimet e tij të papjekura, jo të mirëmenduara dhe pa dobi. Në fakt, kjo ishte shfaqja e parë e asaj që do të pasojë vite më vonë dhe që do të ketë një impakt me një magnitudë akoma më të gjerë për njerëzimin.

    Drejtori, për të ndryshuar këtë trajektore “ligësie” që nuhati te nxënësi Rozenberg, i jep si detyrë të mësojë përmendësh një pasazh nga autobiografia e Gëtes ku mjeshtri gjerman flet për rëndësinë e veprës “Etika” të Spinozës, në jetën e tij, dhe se si ajo mundi ta nxjerrë nga dëshpërimi.

    Kjo detyrë nuk e ndryshoi rrjedhën e asaj që do të ndodhte më vonë, por Yalom në mënyrë letrare, ngre idenë që kjo mbolli në  vetëdijen e djaloshit një mendim të pashmangshëm irritues: “Si është e mundur që një gjeni si Gëte, nga racë e pastër gjermane, të adhurojë në këtë masë punën e një filozofi hebre?”

    Jeta e Spinozës, në pamje të parë ngjan dramatike. Nga qëndrimet e tij, ai përjashtohet nga komuniteti hebre, nga sinagoga dhe internohet duke iu ndaluar çdo formë kontakti me të afërmit apo të dashurit e tij. Gjithsesi, Yalom, me shumë mjeshtëri sjell shumë nga idetë esenciale të Spinozës në formë dialogu, ide që shkëputen nga veprat e tij të vërteta. Ai tregon se si Spinoza ekzaminonte në mënyrë logjike emocionet, ankthin dhe dëshirat, që përcakton dhe teknikat që filluan të përdoren për terapi në fund të shekullit XIX e fillim shekulli XX.

    Bisedat që shkrimtari krijon japin një sens të gjallë me një karakter filozofik dhe mbi të gjitha, përçojnë shumë gjallërisht shpjegimet mbi idetë më madhore të qenies njerëzore rreth natyrës, vullnetit të lirë dhe arsyes.

    Nga ana tjetër, personazhi që ideoi një luftë, pasojat e së cilës njerëzimi i vuan edhe sot, paraqitet me psikozat e tij, pasiguritë, frikën, nevojën për një pushtet të mohuar, pseudo-intelektualizmin dhe që vazhdimisht do të bëjë diçka që duhet aprovuar nga udhëheqësit e tij. Vetëm një psikanalist si Yalom mund të vërë përballë dy figura të tilla, një kontrast i fortë qeniesh, por që kanë një ndikim po aq të fortë në ndryshimin e fateve njerëzore.

    “Problemi Spinoza” është nga ato libra, pas leximit të së cilit nuk je më njësoj. Ndryshon mënyrën e të perceptuarit të vetes, krijon një sens më të gjerë të të hetuarit të konteksteve historike, zhvillon një perceptim të ri mbi filozofët dhe filozofinë dhe zgjon dëshirën për të eksploruar më tej personazhet e veprës.

    Me pak fjalë, është një libër që të sjell më pranë vetes, të tjerëve dhe të fton të reflektosh./

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    “KUPTIMI I JETËS”, SIPAS PSIKOLOGUT CARL JUNG

    Lexo edhe:

    ARDITA JATRU: NËNA IME KISHTE VETËM NJË FUSTAN

    Nëna ime kishte vetëm një fustane lante natën dhe e thante pranë furnelës.Ditën e vishte me aromë të reNuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytëNuk desha të kishte një të dytëUnë ashtu e njohame fustanin me lule rozë,deri te gjunjët.Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhëe preva copash natën me gërshërëdhe mbusha xhepat.Nëna heshti dy ditëe unë gëzohesha nga brendaqë ajo vishte prapë të njëjtin fustandhe i përsërisja vetes,sa dua t’i ngjaj.Tani kam filluar të kuptoj nënën.Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,nga dalin ofshamatkam filluar të kuptojdhe vetëm pse copëtohej,pse luftonte vetëm.Fundja pse duhej të kishte një fustan.Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,rritem dhe i ngjaj asajpor me fustane të ndryshmeluftoj vetë i dytëdhe stinët e mia thinjen para pasqyrës.

    ObserverKult

    ALDA MERINI: E DASHUR, FLUTURO TEK UNË

    E dashur,fluturo tek unëme aeroplanin prej letretë fantazisë sime,me mprehtësinë e ndjenjave të tua.Do të shohësh si lulëzojnë toka dhe magjiae unë do të jem kurora e pemës më të lartëpër të të dhënë fresk dhe mbrojtje.Bëj me krahët e tudy krahë engjëllie sillmë edhe mua ngapak qetësidhe lodrën e grumi.Por para se të thuash diçkashihe orën në lulëzimtë shpirtit tim.Përkëdhelmë, e dashurpor si dielliqë prek ballin e ëmbël të hënës.

    Përktheu: Aqif Hysa

    ALDA MERINI: FALMË, I DASHUR, JAM E SERTË…

    Falmë, i dashur;jam e sertë e do të doja të isha vaj,të përndjek e do të dojapërpara teje të isha një tapet i butë,të dua dhe mbyllem në heshtjen time,por kam frikë, frikë nga vetvetja,nga këta zambakë të pisët urie e balteqë rriten në mendjen time.

    Përktheu: Aqif Hysa

    ObserverKult

  • A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

    A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

    Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt e fundit, kur teknologjia përshpejtoi evolucionin tonë.

    Gjatë dy shekujve të fundit, përparimet teknologjike e kanë transformuar shoqërinë me një ritëm të paparë. Adam Frank eksploron se si ky ritëm gjithnjë e më i shpejtë i evolucionit tekno-social ngre pyetje në lidhje me aftësinë e njerëzimit për t’u përshtatur

    Homo sapiens evoluoi si një specie e veçantë rreth 300,000 vjet më parë. E matur në breza (ku çdo brez zgjat 20 vjet), kjo do të thotë se janë rreth 15,000 stër-stër gjyshër që na ndajnë nga paraardhësit më të hershëm njerëzorë.

    E ndërsa ky është një fakt interesant në vetvete, ajo që është me të vërtetë e jashtëzakonshme është se si bota ku jetoi secili prej atyre brezave ishte jashtëzakonisht statike.

    Natyrisht, ka pasur fatkeqësi natyrore dhe luftëra. Megjithatë, në përgjithësi, universi “tekno-social” ku jetonte stërgjyshi juaj i 9045-të nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai ku banonte i 9046-ti. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën dërrmuese të brezave pas tyre.

    Por kjo gjendje statike brez pas brezi nuk është aspak ajo që përjetojmë ne dhe shumica e njerëzve në planet sot. Ne jetojmë në një botë ndryshimesh të shpejta të nxitura nga teknologjia që ka prodhuar një botë tekno-sociale me kompleksitet marramendës.

    Është një situatë krejtësisht e ndryshme nga pothuajse çdo brez tjetër në linjën njerëzore.

    A është ky një problem? A kemi krijuar një botë që është shumë komplekse dhe që ndryshon shpejt për të mirën tonë?

    Një eksperiment i paprecedentë

    Harku i kulturave njerëzore, në përgjithësi, ka nisur nga grupet më të vogla të gjuetarëve-mbledhësve në vendbanime më të mëdha dhe më komplekse.

    Historia që tregohet shpesh është ajo ku kalimi në bujqësi dhe zbutje të kafshëve rreth 9000 vjet më parë, i shtyu njerëzit të krijonin shoqëri sedentare.

    Këto u rritën në madhësi së bashku me rendimentet ushqimore që lejonin kultivimi dhe blegtoria. Në këtë mënyrë, fshatrat u shndërruan në qyteza, qytezat në qytete dhe qytetet në perandori.

    Ndërsa disa aspekte të kësaj historie – si roli i bujqësisë – tani debatohen më fort, është e qartë se shoqëritë njerëzore janë rritur në madhësi dhe në kompleksitet.

    Kompleksiteti mund të matet në shumë mënyra, por një nga më të frytshmet është ta mendosh një shoqëri, si një rrjet marrëdhëniesh.

    Duke përdorur mjetet e shkencës së rrjeteve, është e mundur të përcaktohet ajo që quhet “topologjia” e rrjetit. Një rrjet ku çdo person ka një lidhje me të gjithë të tjerët duket shumë i ndryshëm nga ai ku çdo person njeh vetëm disa njerëz, që gjithashtu njohin disa njerëz e kështu me radhë.

    Dhe, për të përdorur një shembull ekstrem, të dyja këto topologji rrjetesh janë të ndryshme nga ajo ku të gjithë njohin vetëm një individ të veçantë dhe shumë qendror.

    Kur ne ishim gjuetarë-mbledhës në fise të vogla, jetonim në llojin e rrjetit “të gjithë i njohin të gjithë”. Por teksa shoqëritë u bënë më të mëdha, topologjitë ndryshuan.

    Kishte ende rrjete sociale lokale, por këto u futën në rrjete më të mëdha marrëdhëniesh që trajtonin gjithçka, nga administrata qeveritare te tregtia (mendoni Romën Perandorake ose Dinastinë Song në Kinë).

    Por ndërsa këto rrjete “civilizuese” ishin më komplekse se ato që njerëzit popullonin 100,000 vjet më parë, ritmi i ndryshimit ishte ende i ngadaltë.

    Rregullat e rrjetit social ndryshuan ngadalë: Shumica e brezave nuk panë ndryshime rrënjësore shoqërore gjatë jetës së tyre, përveç nëse vinte ndonjë ushtri pushtuese, e madje edhe atëherë, rregullat e rendit shoqëror (d.m.th. rrjetet sociale) mund të mos kenë ndryshuar shumë.

    Evolucioni tekniko-social

    Megjithatë, në botën që kemi ndërtuar gjatë shekullit të kaluar, ritmi i ndryshimeve të rëndësishme teknologjike dhe sociale ka ndodhur brenda fraksioneve të një jete të vetme njerëzore.

    Mendoni se sa përsëritje të telefonit keni parë. Në moshën 61-vjeçare, më kujtohet kur telefonat lidheshin me kabllo me një mur.

    Tani, teknologjia përparon aq shpejt sa të gjithë jemi të detyruar të blejmë një telefon të ri çdo 2-3 vjet, sepse të vjetrit thjesht nuk mund të vazhdojnë më.

    Videot e spikatura

    Ndërsa telefonat janë thjesht një aspekt i rrjeteve tona teknologjike, ne mund të përdorim ata, për të parë ndikimin e teknologjisë në organizimin shoqëror.

    Nuk ka nevojë t’ju tregoj se sa thellësisht mediat sociale dhe platformat e tjera dixhitale kanë ribërë normat sociale dhe politike.

    Nga aplikacionet e takimeve te përhapja e shpejtë e dezinformatave politike, pritshmëritë për mënyrën se si njerëzit mund ose duhet të sillen kanë ndryshuar, dhe më pas janë ndryshuar përsëri në një shkallë kohore që tani është më pak se sa një dekadë.

    Pika thelbësore për t’u kuptuar kur merren parasysh këto ndryshime është se çdo sistem ka afate kohore të natyrshme për ndryshimin e integruar.

    Këto afate kohore bazohen në “ligjet” e sistemit, rregullat e tij të brendshme. Nëse sistemi është një grumbull planetësh që rrotullohen rreth një ylli, atëherë ligjet janë ato të gravitetit dhe momentit këndor.

    Nëse sistemi është një rrjet ushqimor në një pellg, atëherë afati kohor mund të bazohet në atë se sa kohë duhet që uji të rrjedhë nga një skaj në tjetrin.

    Ajo që ka rëndësi këtu është se nëse sistemi përjeton ndryshime gjatë një periudhe që është më e gjatë se, ose afërsisht sa, afati kohor i brendshëm i sistemit, atëherë ai sistem zakonisht mund të përshtatet.

    Ai nuk do të shpërthejë ose do të shpërbëhet në përgjigje të këtyre ndryshimeve. Por nëse ndryshimet janë vërtet të forta dhe ato ndodhin shumë shpejt në krahasim me afatet kohore të sistemit, mund të ndodhin gjëra të këqija.

    Pra, cili është afati kohor i natyrshëm për rrjetet që përbëjnë botën tonë tekno-sociale njerëzore? Kjo është pyetja një milionë dollarëshe.

    Përgjigja naive: afërsisht një jetë njerëzore (d.m.th. një shekull apo më shumë). Pati shumë ndryshime nga viti 1820 në 1920, por shoqëria nuk u shpërbë.

    Kjo mund të ketë të bëjë me fleksibilitetin e njohjes njerëzore dhe natyrën e rrjeteve sociale (topologjinë e tyre) që i mbajnë shoqëritë të qëndrueshme.

    Por tani kemi ndryshime të forta në afate kohore që janë më pak se një gjeneratë e vetme. A është kjo shumë e shpejtë për njohjen e shpërndarë që ndodh në rrjetet tona sociale dhe politike?

    A është ritmi i ndryshimit teknologjik – i shoqëruar me ndikimin që ato ndryshime kanë në organizimin shoqëror (d.m.th. rregullat e rrjetit) – tani shumë i shpejtë për t’u përthithur nga sistemet tona? Kjo është gjithashtu pyetja miliona dollarëshe.

    Megjithatë, një gjë është e sigurt. Të gjithë brezat që jetojnë sot janë pjesë e një eksperimenti të gjerë e të paplanifikuar në fleksibilitetin dhe stabilitetin e rendit shoqëror njerëzor. Fati ynë si specie planetare varet nga mënyra se si do të shkojë ai eksperiment. / Big Think – Bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALBAN BALA: SA SHUMË KANË NDRYSHUAR KOHËT, ZEMRA IME!

    Kanë ndryshuar kohët, zemra ime!Tani flas me thinja e mendoj me ëndrraHeshtjet krejt më janë plakur dhe sytëShohin më larg.Njëlloj më ngroh mëngjesi dhe mbrëmja.Mushkëritë ma ndjejnë lagështirën e mallitPara se të shfaqet në ajër.

    Kanë ndryshuar shumë kohët, zemra ime!Nuk janë më të arta as qeshjet, as gëzimet.Guximin e derdhën në bronx dhe e ngrinë.Të dashurit e mi i përflak mungesa e tyreDhe vetmia ime. Akullnajat po shkrijnë;Ndoshta dhe zemrat do ndjekin shembullin e tyre.

    Njeriu po zbulon historinë e tij,Kohën kur jetonte me dragonjtë në qiellFlakën e fikur të epokave që fëmijëtE mësojnë në shkollë, rregullisht.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ILIRIAN ZHUPA: POROSI FËMIJËVE

    Poezi nga Ilirian Zhupa

    Bashkë me të dashurën mbrëmjeve dhe netëveU japim fëmijëve këtë porosi,Vishni sandalet e lehta prej gjetheshDhe bridhni në shi.Këmishët e holla si tymi i cigaresZhvishini tek porta t’i rrëmbejë juga,merrni në trup gërvishtje dhe plagëTatuazhe të bukura.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Rreziqet nga IA, Tushi: Disa profesione të lidhur me njeriun s’do asgjësohen

    Rreziqet nga IA, Tushi: Disa profesione të lidhur me njeriun s’do asgjësohen

    Sociologu i njohur Gëzim Tushi ka deklaruar për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1 se pavarësisht zhvillimi të tekonologjisë dhe përparimit të Inteligjencës Artificiale, disa profesione do t’i rezistojnë kohës. Sipas Tushit, disa profesione që janë pjesë e lëkurës njerëzore nuk do të asgjësohen.
    “Edhe pse shumë profesione do të marrin karakter teknologjik nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe mjeteve të tjera edhe pse informacioni publik do të bëhet shumë i përdorueshëm, disa profesione që janë të lëkurës njerëzore do të mbeten. Do të përparojë teknologjia por kontakti me lëkurën njerëzore të disa profesioneve nuk do të asgjësohet sepse janë të domosdoshme sepse jemi në një dilemë dhe në fillimet e këtij revolucioni të katërt që nuk do të jenë kurrë i kthyeshëm mbrapsht”, ka theksuar Tushi.
    Ai vuri në dukje se në shoqërinë shqiptare ka dy tendenca me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale nga adoleshentët. “Në një farë mënyre teknologjia do të jetë një shtojcë organike e njeriut. Shkencëtarët thonë ndonjëherë në mënyrë metaforike që do të injektohet brenda trupit të njeriut për të qenë i lidhur online në çdo kohë. Në momentet e tanishme në shoqërinë shqiptare unë ndiej që ka dy tendenca; ka një teknofili të shfaqur dukshëm, sidomos te adoleshentët e shoqëruar me anën e ndritur dhe me anën e errët sikurse është edhe bullizmi sepse adoleshentët e sotëm kanë filluar të përdorin shumë rrjetet sociale”, tha më tej sociologu i njohur Gëzim Tushi.

  • Shpë*then Neymar: Asnjë qenie njerëzore nuk i meriton këto gjëra, më keni bërë shumë dëm

    Shpë*then Neymar: Asnjë qenie njerëzore nuk i meriton këto gjëra, më keni bërë shumë dëm

    29 Nëntor 2025

    11:48

    Alfred Lleshi

    Ishte tema kryesore e gjithë javës: a do të luante Neymar kundër Sport Recife apo jo? Sulmuesi i Santosit, i cili po përballej me një dëmtim delikat të meniskut, dukej se nuk lunate dot deri në fund të sezonit, por befasisht vendosi të zbresë në fushë. Dhe e bëri si protagonist absolut, duke shënuar një gol dhe dhënë asist në fitoren e “Peixe”. Në mikrofonat e “Globoesporte”, braziliani shpjegoi vendimin e tij, duke theksuar se nuk ka injoruar udhëzimet e stafit mjekësor, megjithëse pranoi se nuk ishte në gjendjen më të mirë.
    “Në të vërtetë, nuk shkon gjithçka mirë, unë dhe mjekët e dimë se cila është situata. Nuk do ta rrezikoja kurrë karrierën time, bëj atë që është më e mira për mua, – deklaroi me ton të tensionuar, duke u ankuar për shumë “shpikje” që kanë qarkulluar ditët e fundit. – Jam shumë i trishtuar dhe i shqetësuar. Asnjë qenie njerëzore nuk e meriton të dëgjojë absurditete të tilla. Janë gjëra që dëmtojnë, me të vërtetë”.
    Neymar gjithashtu theksoi se vendimi përfundimtar u mor në bashkëpunim me mjekët e klubit: “Nuk kam anashkaluar askënd. Ishte një vendim i brendshëm, i marrë së bashku. Në fund, isha unë personi që duhej të thoshte po ose jo”.
     
     

  • Figura e Judës në romanin e Amoz Oz

    Figura e Judës në romanin e Amoz Oz

    Mërgim Bekteshi

    Nga Mërgim Bekteshi

    Pabesia është një rrjedhë historike e cila ka ushqyer mendjen e dijetarëve, por edhe të atyre që me naivitet të thellë e perceptojnë tradhtinë si një e keqe absolute që shëmtohet dhe universalizohet në botën humane, duke u skalitur në dromca interpretuese që shpesh shterojnë mendimin kritik. Por midis figurave të mëdha që çalojnë prej shekujsh në ndërgjegjen njerëzore, një nga më të paqetët është padyshim Juda Iskariot. Pikërisht këtë figurë e rimendon Amos Oz, duke e shtyrë lexuesin drejt një “Ungjilli të Judës”, po aq kontradiktor për besimtarët sa i dyshimtë për skeptikët.

    Romani “Juda”, i ardhur në shqip nga përkthimi i Alina Karaullit (Skanderbeg Books), ndërton një trajektore intriguese përmes personazheve, sidomos përmes Shmuel Ashit, një emër që në shqip humbet një zanore dhe bëhet më i vështirë, por që në roman fiton peshë simbolike. Oz e përshkruan Shmuelin si dikë që “dehej aty për aty nga idetë e reja”, ndërsa tundimi i tij përballë historisë, filozofisë dhe një gruaje misterioze i jep romanit një nerv modern e ekzistencial.

    Kjo nismë e Oz-it, nga pikëpamja letrare, duket si një përpjekje e heshtur për të kërkuar falje në emër të një hebreu që u bë personazhi më enigmatik në historinë e tradhtisë. Carrière dhe Eco e thonë drejt: “Shekull pas shekulli, Juda është mbajtur gjallë jo nga historia, por nga leximi dhe keqleximi i teksteve.” Pikërisht këtu, Oz duket se kërkon një dozë shfajësimi për figurën e tij, ndërsa përmes personazhit të Shmuelit ndërton tezën e diskutimit: “Pikëpamjet e hebrenjve mbi Jezusin”.

    Shmueli përmbyset nga studimet dhe braktisja sentimentale e Jardena-s, e cila ikën drejt një tjetri. As autori, as personazhi nuk e quajnë këtë tradhti, më shumë shihet si paaftësi, si një lloj dobësie njerëzore që afron Shmuelin me misterin e Judës.

    Ndërkaq, te “Tundimi i fundit”, Kazanxaqisi i jep Judës një rol më të kufizuar e më të errët; disa kritikë thonë se Juda aty është më pak i rehabilituar. Oz, përkundrazi, e vendos Judën në një skenografi të sikletshme, duke kërkuar t’i heqë maskën mitit të tradhtisë dhe duke pyetur: pse ai pranoi tridhjetë asprat? Pse u krijua një mit që ende rëndon mbi të krishterët dhe mbi kureshtarët e tjerë? A mban sot dikush emrin Juda? Dhe nëse po, a e duron dot barra e historisë këtë emër?

    Kazanxaqisi e sheh Judën në kohën e Jezusit; Oz e vendos në horizontet e një Izraeli të ri, në dekadën e parë të shtetësisë, në Jeruzalemin “me gurë të ashpër e të pazbutur”. Në këtë udhëkryq historik, Oz shtyn lexuesin të mendojë mbi fajin dhe pafajësinë kolektive të hebrenjve përballë profetit që kërkoi një kryqëzim universal.

    Shmueli, një ekzistencialist absurd në tipologji, përballet me tezën e tij studimore ndërkohë që bie nën ndikimin e Atalias, gruas që tund epshin e tij dhe e çrregullon kërkimin e së vërtetës. Në këtë narracion, Atalia mund të shihet si metaforë: ishte Juda ai që po e shkatërronte tezen, apo ishte tundimi femëror që i ndjente rrënjët te një vetmi intelektuale e pambrojtur?

    Oz e përshkruan Shmuelin me detaje të çuditshme, gishta të shkurtër e të trashë, sikur kërkon të theksojë njerëzoren, të papërsosuren. Kjo i jep besueshmëri një kërkimi për një të vërtetë shekullore që as hebrenjtë, as të krishterët nuk e kanë qartësuar plotësisht. Eco dhe Carrière e thonë qartë: ishte Pali, jo Jezusi dhe Jakobi, ai që vendosi themelet e krishterimit. Këtë e pasqyron edhe Oz, duke treguar se Shmueli, pavarësisht dijes, pengohej nga dyshimi hebraik: a ishte Juda i pafajshëm? A ishte Jezusi Mesia i vërtetë apo thjesht një figurë e keqkuptuar?

    Në gjithë këtë përpjekje narrative, Oz i jep hapësirë historisë. Shmueli, ndonëse empatik e melankolik, mbetet i pafuqishëm përballë “katrahurës” së Judës, figurë që ka torturuar ndërgjegjen njerëzore për shekuj. Herë shihet si fajtor, herë si viktimë. Herë si instrument hyjnor, herë si varrmihësi i shpresës njerëzore.

    Nëse personazhi i Kazanxaqisit tundej midis fustanit dhe hyjnores, shpellari i Oz-it tundej midis dijes dhe epshit, midis kërkimit dhe dorëzimit. Braktisja e të dashurës nuk trajtohet si pabesi, por si pasojë e paaftësisë së Shmuelit për të përballuar botën dhe vetveten.

    Në fund, Shmueli mbetet në errësirën e shtëpisë ku jeton me Atalian dhe Gershom Vladin, përfaqësues të përpjekjes hebraike për të ndërtuar shtetin e tyre. Aty ku Oz citon Kantin: “Njeriu mbetet një dru i shtrembër.” I tillë mbetet edhe Shmueli, i shtrembër e çalueshëm, duke mbledhur plaçkat e tij drejt një rruge që sfidon dijen e tij të penguar intelektuale dhe tundimin që e rrëzon.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MËRGIM BEKTESHI: LINDUR SË PRAPTHI, PËR TË PRISHUR MAGJITË E SHOQËRISË

  • Gazetari “padit” Aleksandër Vuçiç në Prokurorinë e Milanos? E akuza se ishte organizator i..

    Gazetari “padit” Aleksandër Vuçiç në Prokurorinë e Milanos? E akuza se ishte organizator i..

    Gazetari investigativ Domagoj Margetiq ka dorëzuar një raport të detajuar në Zyrën e Prokurorit Publik të Milanos, në kuadër të hetimeve që autoritetet italiane po kryejnë mbi të ashtuquajturat “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës (1992–1994). Hetimet lidhen me pretendimet se individë të pasur nga Italia dhe vende të tjera kanë udhëtuar drejt Bosnjës së kohës së luftës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve si formë “gjuetie”.
    Në raportin e tij, Margetiq kërkon shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke paraqitur një seri akuzash dhe deklaratash të mbledhura nga burime të ndryshme.
    Dokumenti i paraqitur nga Margetiq përfshin 19 pika, të mbështetura – sipas tij – në deklarata publike, intervista, materiale arkivore dhe dëshmi nga periudha e luftës. Mes akuzave kryesore janë:
    Pretendime se Aleksandar Vuçiç ka shërbyer si vullnetar i armatosur në Sarajevë në vitet 1992–1993.
    Dyshime se ai ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake të komanduar nga Slavko Aleksiç, e pozicionuar për muaj të tërë në Varrezat Hebraike të Sarajevës – një zonë që përmendet në raport si vend kyç i “safarive njerëzore”.
    Raporti citon deklarata nga Vojislav Šešelj, Zoran Krasić, Mirko Blagojević dhe të tjerë, të cilët kanë pohuar publikisht se Vuçiç ka qenë vullnetar në atë periudhë.
    Përmendet një intervistë e vitit 1994 ku Vuçiç, sipas Margetiq, ka pranuar se ka qëndruar “disa kohë” në Varrezat Hebraike.
    Raporti i referohet edhe një videoje amatore të vitit 1993, që pretendohet se tregon Vuçiçin me një pushkë snajperi pranë të njëjtës zonë.
    Gjithashtu përfshihen dëshmi të ish-zyrtarëve boshnjakë që – sipas gazetarit – e lidhin praninë e Vuçiçit me aktivitetet në atë vijë të frontit.
    Autoritetet në Milano po hetojnë rolin e qytetarëve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në shënjestrimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas Margetiq, pozicionet e njësisë së Aleksiçit përkojnë me lokacionet ku dyshohet se janë organizuar “safaritë njerëzore”.
    Ai sugjeron gjithashtu se Vuçiç dhe një luftëtar tjetër, Zlatko “Zak” Novakoviç, mund të kenë qenë ndër pak personat në njësi që flisnin gjuhë të huaja, çka sipas tij i vendos ata në kontakt të mundshëm me vizitorë të huaj.
    Në mbyllje të dokumentit, Margetiq argumenton se të dhënat e mbledhura prej tij “tregojnë qartë”, sipas interpretimit të tij, se Vuçiç ka qenë i pranishëm në zonat dhe kohën ku dyshohet se janë zhvilluar aktivitetet e paligjshme. Ai pretendon se “do të ishte e pamundur” që ai të mos kishte dijeni për to.

  • Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

    Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

    Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten korridore të rëndësishme në Evropë për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, si dhe kontrabandën e migrantëve, thotë Indeksi i Krimit të Organizuar i vitit 2025, i prodhuar nga një OJQ kundër korrupsionit.

    Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë dobësish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025 të publikuar të hënën.

    Raporti, i prodhuar nga OJQ-ja Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional me seli në Gjenevë , thotë se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor veprojnë në mënyra të ndryshme si pika burimi, tranziti dhe destinacioni për trafikimin dhe kontrabandën e qenieve njerëzore, veçanërisht në rrugën e mirënjohur migratore nga Greqia në Evropën Qendrore.

    Grupet kriminale shqiptare dhe rrjetet e tyre të diasporës vazhdojnë të lëvizin njerëz dhe mallra të paligjshme përtej Atlantikut.

     “Shqipëria mbetet si vend burimi ashtu edhe vend tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore, me grupe të organizuara kriminale që mbajnë rrjete të gjera ndërkombëtare”, thuhet në raport.

    Zonat kufitare në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me kontrolle të kufizuara janë një tjetër korridor kyç për migrantët, personat e trafikuar dhe mallrat që lëvizin drejt Serbisë.

     “Trafikimi i qenieve njerëzore në Serbi mbetet i përhapur, me vendin që vepron si origjinë, tranzit dhe destinacion”, thuhet në raport.

    Shkalla e lartë e njerëzve që migrojnë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e bën punën e detyruar dhe shfrytëzimin seksual më të lehtë për t’u organizuar – dhe më të vështirë për t’u luftuar. Viktimat gjenden midis punëtorëve në turizëm sezonal, ndërtim, mikpritje, bujqësi dhe në familje private.

    Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë, pakicat etnike të cenueshme, siç janë gratë dhe fëmijët romë, janë veçanërisht në rrezik të lypjes së detyruar dhe martesës së hershme ose të detyruar. Në Mal të Zi dhe Shqipëri, shfrytëzimi shpesh lidhet me turizmin dhe jetën e natës.

    Raporti nënvizon korrupsionin si një nga faktorët që e favorizojnë këtë, duke vënë në dukje se në Mal të Zi dhe Serbi, rrjetet e patronazhit të themeluara prej kohësh historikisht i kanë mbrojtur grupe të caktuara nga zbatimi i ligjit.

    Në Maqedoninë e Veriut, koalicionet politike që ndryshojnë me radhë pengojnë vazhdimësinë në politikat kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

    Në të gjithë rajonin, policia, shërbimet doganore, autoritetet komunale dhe sistemet gjyqësore janë të ndjeshme ndaj ndikimit. Sistemi kompleks administrativ i Bosnjës e bën të vështirë zbulimin dhe ndjekjen penale të rasteve të tilla, veçanërisht në zonat afër kufirit kroat.

    Mali i Zi nuk është në qendër të flukseve të migrantëve, por bregdeti dhe portet e tij luajnë role vendimtare në tregjet e tjera të paligjshme në rajon, veçanërisht në kontrabandën e drogës dhe duhanit.

    Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar nga Amerika e Jugut kalon nëpër portin e Tivarit në Mal të Zi dhe nëpër Durres në Shqipëri, nga ku gjen rrugën për në Evropën Perëndimore. Një pjesë e vogël e saj qëndron në rajon për tregjet e brendshme.

    “Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje të forta me furnizuesit në Kolumbi dhe Ekuador, duke i mundësuar atyre të zgjerojnë ndikimin e tyre në tregjet evropiane të kokainës”, thuhet në raport, ndërsa grupet kriminale nga Serbia dhe Mali i Zi shpesh janë të lidhura me tregtinë e kokainës në shkallë të gjerë, duke përdorur biznese të ligjshme në logjistikë, transport mallrash dhe mikpritje për të pastruar të ardhurat.

    Prodhimi i kanabisit është ende i pranishëm në zonat malore të Shqipërisë me një prani të kufizuar të forcave të rendit. Kultivimi i kanabisit mbetet gjithashtu një problem në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga ku ai gjen rrugën për në Bosnjë dhe Serbi si vende tranziti ose kliente.

    Raporti nënvizon se grupet kriminale shpesh janë të lidhura me strukturat shtetërore dhe madje veprojnë nën mbrojtjen e tyre, gjë që shpesh do të thotë se nuk ka hetime ose ndjekje penale të këtyre krimeve.

    Raporti shton se shkalla e krimeve mjedisore, nga prerja e paligjshme e pyjeve deri te nxjerrja e mineraleve, është gjithashtu në rritje në rajon falë lidhjeve politike.

    /BIRN

  • ‘Shërbejnë si skllav i krye “k**ves” botërore Soros’, Murrizi nuk përmbahet, ja çfarë shkruan

    ‘Shërbejnë si skllav i krye “k**ves” botërore Soros’, Murrizi nuk përmbahet, ja çfarë shkruan

    Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj deputetëve që votuan pro ligjit për barazinë ligjore.
    Ai thotë se ky ligj është frymëzuar nga Soros.
    “Pak ore pasi 77 felliqesirat e Parlamentit shqiptar kaluan ligjin bastard nen diktatin e mostres funderrin Soros per BQ dhe LGBQ, ne Amerike, Gjykata Supreme amerikane vendosi qe:
    Gjinia te shenohet ne pashaporte qysh sa lind sipas vendimit te marrë me parë nga administrata e presidentit Trump dhe nuk mund te ndryshohet me kurre me asnje lloj raporti mjekesor qelbesor te mendjes se semure njerezore.
    Pra Gjykata Supreme e Amerikes vendosi te njohë 2 gjini qe njeh kjo bote prej mijera vitesh dhe qe ka krijuar i madhi Zot ne toke.
    Ndersa kjo tranvestitja komisionere e BQ me emrin BE, Marta Kos, na çan trapin se e paskan ofenduar deklaratat e Berishes ndaj nje gay te vetëdeklaruar BQ dhe qe ka pranuar se ka bashkeshort nje burre.
    Ptuuu racë e ndyre dhe funderrina te shoqerisë njerezore ju dhe 77 BQ apo LGBQ e Parlamentit shqiptar qe nuk njohin as familje, as moral, as dinjitet, as Zot para nenshtrimit qe ju ben “kurva” qe i perdor si kokrra “kurvash” per interesat e tij personale qe t’i sherbejnë si skllav krye “kurves” boterore Soros.
    Pa merak se ne PS do te shkoni or qelbanikë deputetë shumë shpejt dhe pastaj do bindeni qe ne racen njerezore ekzistojne vetem dy gjini, mashkull dhe femër dhe jo kater sa syte e juaj qe t’ju pellcasin”, shkruan ai.