Tag: njerëzish

  • “Të mjerët shqiptarë”, Lubonja paralajmëron katastrofë te tuneli i Llogarasë: Ka defekte serioze strukturore

    “Të mjerët shqiptarë”, Lubonja paralajmëron katastrofë te tuneli i Llogarasë: Ka defekte serioze strukturore

    Analisti Fatos Lubonja foli sonte në Studio24 mbi parregullësitë sipas tij me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
    Lubonja renditi disa shkelje në ndërtim, duke filluar nga mungesa e hekurit në tunel, plasjet e shpeshta me eksploziv duke shkelur çdo procedurë.
    Ai shton se duhet një hetim shumë serioz pasi rrezikohen jetë njerëzish.
    Lubonja: Unë sigurisht nuk mundet të jem ekspert, mendoj se kam aftësinë të gjykojë dhe vlerësoj. Pashë që ishte një grek me një kompani që me marrëveshje me Ballukun dhe Berberin kishte supervizimin në tunel. Megjithëse ishte njeri i zgjedhur nga këta. Minimalisht i kanë bërë një nder, s’po i hyj.
    Si qytetar dhe si Fatos, meqë kam kaluar shpesh atje, më ka ngelur në mendje, i takon SPAK ta hetojë, në regjistrimet ishte dhe mungesa e hekurit, është serioze se mund të shembet një ditë dhe humbasin jetë njerëzish. Kishte pasur ca rrjedhje dhe kishin një ekspert italian dhe kishte thënë të mjerët shqiptarë për cilësinë e këtij tuneli. Duhet hetuar.
    Tuneli nuk është hapur siç duhen hapur tunelet moderne me një makineri që kanë shumë turjela, por është hapur me eksploziv. Metodë shumë e vjetër por primitive. Një nga gjërat e tjera, edhe eksplozivi ka rregullat e veta. Nuk mund të bësh dy plasje në 4 orë. Duhet zënë vend lëvizjet nga plasjet. Për të bërë sa më shpejt, kishin bërë plasje shumë më të shpeshta se procedura. Bëhet fjalë mungesë hekuri, mos përdorimi i makinerive, plasjet e shpejta. Mendoj se duke patur parasysh këta njerëz që është bërë ky tender, kërkon një hetim shumë serioz. Për të mos humbur jetë njerëzish.

  • Zija Çela: Pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndihesh vetëm?

    Zija Çela: Pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndihesh vetëm?

    Plot mistere është shpirti ynë. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje të llojit enigmë. Bie fjala, pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndiehesh vetëm? Por, pse ndodh edhe e kundërta, të jesh vetëm dhe të ndihesh me njerëz?Vetëm jam në studio, miq të dashtun, por ndiehem me ju. E kështu, sikur u dha një përgjigje, qenka fuqia shpirtërore që tejkalon distancat. Prandaj po e nis me një përshendetje, sepse e di mirë qe ju ka rënduar karantina pandemike. Izolimi fizik, natyrisht, për të gjithe është i padëshirueshëm. Por është gjithashtu një provë kur, i mësuar të jetojë si qenie sociale, njeriu kupton njëkohësisht sa ëshëe edhe individ, pra, sa është gjithashtu i vetmjaftueshëm.Por tashmë e pohova, ne jemi bashkë. Dhe gjithë bashkë, me buzën në gaz e me respekt suprem, le të provojmë t’i kthejmë në të kundërtën vargjet e Malarmes, duke i shënuar kësisoj: “Të gjitha librat nuk i kemi kënduar/ Dhe jeta nuk është e mërzitshme.”

    Ja, e thamë dhe e bëmë. Po tani, tani ç’mund të bëjmë?! Tani kam një propozim. Veçse në këto çaste hiqeni celularin nga dora. E di, me pak butona mund të gjezdisni dynjanë. Brenda sekondës hyni në Albumin dixhital të Fotografive dhe shihni me radhë njerëzit e zemrës, të cilët tashmë i keni larg. Por, kësaj here, le të provojmë atë teknologjine tjetër, dhuratën hyjnore që Zoti na e ka falur bujarisht. E kështu pra, filloni të perfytyroni një nga njerëzit tuaj ma të dashur, plotësojani dalëngadalë portretin, duke sjellë ndërmend çdo tipar e çdo hollësi të tij. Mos u nxitoni, u duhet të prisni ca.

    Nëpërmjet laboratorit natyror të trurit, fotografia po fillon t’ju shfaqet dalëngadalë, fragment pas fragmenti… Mirëpo ju po merakoseni. E përse, e përse?! Ju shfaqet bardhezi dhe me një si tis të mjegulluar? Ah, jo, mos fajësoni as filmin, as laboratorin. Sepse nuk është mjegull. Është afshi i mallit tuaj që i bie përsipër, prandaj edhe ndjeni një drithmë në gjak.Kujdes ama, sapo të jetë ngopur syri dhe të qetësoheni, mos harroni: Salvojeni diku në shtresat aktive të kujtesës këtë foto. Më pas po, më pas mund të sillni ndërmend një tjetër njeri të shtrenjtë për jetën tuaj, sepse tashme ju po ripërtrini dhe po riformatoni Albumin e Kujtesës.Në tërësine kozmike ky lëmshi ynë i Tokës është vetëm një ishull i vockël, fare i vockël, sa një thërrime rëre. E megjithatë, çdo banor i popullit miliardësh të botës e gjen shpejt derën e shtëpisë së vet. Mos, vallë, pikërisht pse disa vatra të trurit nuk i lëmë të na mpihen, duke i mbajtur zgjuar çdo ditë?!…Ah, desh harrova në fund! Shpresoj, më falni për mungesën e modestisë, por shpresoj se dikush mund të më ketë përfytyruar edhe mua.

    ObserverKult

    ——————————-

    Lexo edhe:

    ZIJA ÇELA: JA VDEKJE, JA DASHURI!

  • Shporri nga jeta 10 tipe njerëzish: Egoistët, ziliqarët, gënjeshtarët…

    Shporri nga jeta 10 tipe njerëzish: Egoistët, ziliqarët, gënjeshtarët…

    Faktorët stresues janë gjithnjë të pranishëm në jetën tonë. Për të arritur më shumë dhe për të qenë më produktivë, ne kemi nevojë që të largojmë njerëzit toksikë dhe faktorët stresues nga jeta jonë. Duke u ndalur në prioritetet dhe duke hequr “barërat e këqija” nga jeta jonë, mund të ecim përpara. Por më parë duhet të identifikojmë këta njerëz toksikë.

    1. Egoistët

    Krenaria nganjëherë është virtyt. Por nëse jeni arrogant, jeni të mbushur me veten dhe besoni se jeni më të mirë apo superiorë ndaj të gjithëve përreth jush. Nëse rrini pranë dikujt që nuk ju trajton me respekt, por ju frikëson dhe nënvlerëson, kjo gjë është toksike dhe pengesë për zhvillimin tuaj personal.

    2. Ziliqarët

    Njerëzit e tillë vlerësojnë më shumë kohët tuaja të vështira, se sa periudhat e fitoreve tuaja. Ata besojnë se e meritojnë ata vetë momentin tuaj të suksesit, dhe jo ju. Edhe pse mund të përpiqeni t’i bëni mbështetësit tuaj, duke u bërë të ditur se janë një pjesë e suksesit tuaj, njerëz të tillë vetëm sa ju kanë zët për përulësinë dhe arsyeshmërinë tuaj. Këta duhet të shmangen me çdo kusht.

    3. Të shtirurit

    Këta tipa veprojnë si miq vetëm në kushte të rehatshme. Kur keni nevojë për ndihmën e tyre, ata kanë tendencë që të largohen dhe të qëndrojnë larg. Nuk mund të mbështeteni mbi ta; në vend të kësaj, ju duhet të njihni tiparet e tyre të shtirjes dhe të vendosni kufij në marrëdhënie të tilla.

    4. Regresivët

    Këta tipe kanë një mënyrë të shtrembërimit të progresit, si dhe ju tërheqin pas në zakonet tuaja të vjetra. Ata besojnë në qëndrimin në stanjacion, dhe duan që ju të jeni i njëjti person që keni qenë. Ky tip mund të jetë e vështirë për t’u identifikuar, por ata janë njerëz që gjithmonë kanë qenë pjesë integrale e jetës tuaj dhe mund të duket e vështirë që t’i injoroni. Por do të jetë më mirë për t’i vetëdijësuar, dhe kujtuar atyre se sa i rëndësishëm është suksesi për ju. Në qoftë se nuk mund të jetojnë me të, atëherë tregojuni derën.

    5. Gjykuesit

    Asgjë nuk është ndonjëherë mjaftueshëm e mirë për këta lloj tipash. Ata besojnë se të gjithë duhet të kritikohen dhe qortohen, në vend se të lavdërohen. Edhe kur qëllimet janë të mira dhe ju përpiqeni t’i bëni të kuptojnë motivet tuaja të vërteta, ata nuk dëgjojnë. Ata janë komunikues të tmerrshëm, pasi nuk janë dëgjues të mirë. Mbytja e negativitetit, apo shmangia e gjuhës së tyre mospërfillëse, mund të jetë e dobishme për përparimin tuaj.

    6. Kontrolluesit

    Ky tip është një fanatik kontrolli. Ata duan që ju të bëni ashtu si duan ata. Mund të jenë dinakë, të djallëzuar dhe përpiqen që me hile apo me detyrim, t’ju bëjnë që të plotësoni dëshirat e tyre. Ngritja mbi njerëz të tillë mund të jetë opsioni juaj më i mirë, përderisa nuk mundeni t’i bindni apo t’i përmirësoni.

    7. Gënjeshtarët

    Është e vërtetë se gënjeshtrat janë të zakonshme dhe disa gënjeshtra nuk janë të dëmshme; megjithatë, njerëzit toksikë që gënjejnë shpesh mund t’ju shkatërrojnë, sepse që të rriteni, ju duhet të rrethoheni vetëm me njerëz të besueshëm, ku do të mbështeteni, dhe të cilët do ju ofrojnë mendime të sinqertë dhe të ndershëm.

    8. Thashethemexhinjtë

    Këta tipe njerëzish janë të pasigurt dhe përdorin gjuhën për të shtrembëruar faktet dhe informacionin. Ata duan të jenë të pranuar dhe të njohur, sepse vetëm kështu mund të marrin vëmendjen që duan. Edhe kur ju përpiqeni të zgjidhni problemet që kanë shkaktuar, e vetmja mënyrë se si ju mund të zgjidhni problemin, është t’i dëboni nga jeta juaj, sepse mund të jenë vërtetë të dëmshëm.

    9. Parazitët

    Njerëz të tillë janë në jetën tuaj vetëm për të thithur dhe për t’u ushqyer prej jush. të përdoreni, kjo mund të jetë e dobishme ndonjëherë, por jo nga parazitë. Qëllimet e tyre janë vetëm për interesin e tyre. Njerëz të tillë duhet të shmangen me çdo kusht.

    10. Viktimat

    Viktimat nuk e pranojnë përgjegjësinë. Ata janë shumë të mirë në tregimin me gisht të tjerët, dhe nuk pranojnë se kanë bërë një gabim. Reaksioni zinxhir që ata shkaktojnë mund të jetë i dëmshëm për suksesin tuaj. Është mirë që t’i hiqni qafe njerëz të tillë nga jeta juaj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ZIJA ÇELA: PSE NDODH QË TË JESH MES NJERËZISH DHE PRAPËSEPRAPË TË NDIHESH VETËM?

    LIQENI “MISTERIOZ” QË MERR JETË NJERËZISH DHE ASKUSH “NUK GUXON” TA VIZITOJË

    DËSHMIA TRONDITËSE: NË KAMPIN E TEPELENËS RA NJË SËMUNDJE, QË PËR 1 MUAJ MORI 300 JETË NJERËZISH, S’KISHTE VENDE PËR VARRE

  • ”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë

    ”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. po ashtu ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit”,-shkruan Tabaku.
    Postimi i plotë

    Këtë vit, Shqipëria është përballur me një bilanc të rëndë nga zjarret: pas Borshit, Kaninës, Vlorës, tashmë edhe Gramshit e Tiranës. Është e dhimbshme të shohësh se përballë fatkeqësive të tilla, shteti mbetet i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën e domosdoshme për t’i përballuar.
    Çdo verë, pas çdo tragjedie, dëgjojmë të njëjtat premtime për blerje helikopterësh dhe investime në pajisje.
    Por vit pas viti, ato mbeten vetëm fjalë, ndërsa flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish. Menaxhimi i këtij sezoni turistik ka treguar se nga turizmi te emergjencat, mungon një strategji serioze dhe funksionale.
    Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit.

  • Greta Thunberg në Tiranë për Palestinën, por në shesh mblidhen veç një grusht njerëzish (FOTO)

    Greta Thunberg në Tiranë për Palestinën, por në shesh mblidhen veç një grusht njerëzish (FOTO)

    Aktivistja e njohur Greta Thunberg, ashtu sië ishte paralajmëruar, ka mbërritur në Tiranë për të protestuar për… Gazën.

    Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës në Tiranë, të cilët shprehen se duan jo vetëm fundin e luftës, por dhe një shtet palestinez.

    Pavarësisht pranisë së Gretës dhe reklamës që iu bë ardhjes së saj, në sheshin “Skënderbej” doli veç një grusht njerëzish.

    Shumica, kuriozë për të takuar Gretën…

  • Emri/ Anglia shpall ‘non grata’ shqiptarin e përfshirë në trafik njerëzish

    Emri/ Anglia shpall ‘non grata’ shqiptarin e përfshirë në trafik njerëzish

    Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sot për herë të parë sanksione të posaçme kundër trafikimit të paligjshëm të njerëzve, duke shënjestruar udhëheqës të bandave kriminale, ndërmjetës dhe furnizues të pajisjeve për kontrabandimin e migrantëve, nga Azia deri në Ballkan dhe Afrikën e Veriut.

    Sanksionet prekin një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale – nga furnizimi me varka të vogla për kontrabandë, sigurimi i pasaportave të rreme, transferta ilegale përmes sistemit Hawala, kontrabandimi me kamionë apo varka, deri tek drejtuesit e rrjeteve kriminale.
    Masat përfshijnë ngrirjen e pasurive, llogarive bankare dhe ndalimin e veprimeve financiare me Mbretërinë e Bashkuar, duke synuar të paralizojnë aktivitetin kriminal.
    Kjo iniciativë është pjesë e planit qeveritar “Plan for Change”, dhe është sanksioni i parë në botë i dedikuar për të luftuar trafikimin e njerëzve dhe krimin e organizuar të imigracionit të paligjshëm.
    David Lammy, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh: “Ky është një moment historik në përpjekjet tona për të ndalur krimin e organizuar të imigracionit. Ne do t’i gjejmë trafikantët kudo që të jenë dhe do t’i bëjmë përgjegjës. Mesazhi im për bandat që rrezikojnë jetë njerëzish për përfitime është i qartë: E dimë kush jeni dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për t’ju ndalur.”
    Emrat që u sanksionuan sot:
    Bledar Lala, shqiptar, drejtues i operacioneve të një bande në Belgjikë që kontrabandon njerëz përmes Kanalit Anglez.
    Alen Basil, ish-përkthyes policor në Serbi, që drejton një rrjet kontrabande të dhunshëm, bashkë me zyrtarë të korruptuar.
    Mohammed Tetwani, i njohur si “Mbreti i Horgos” në Serbi, udhëheqës i bandës famëkeqe Tetwani që torturon refugjatët që nuk paguajnë.
    Një kompani kineze, Weihai Yamar Outdoors Product Co, u sanksionua për shitjen e varkave të përdorura për trafikim të njerëzve drejt Britanisë.
    Të tjerë individë të përfshirë në rrjetet e trafikimit:
    Grupi i lidhur me Irakun:
    Goran Assad Jalal, kontrabandonte migrantë në frigoriferë kamionësh.
    Hemin Ali Salih, Dedawan Dazey, Roman Ranyaye, Azad, Nuzad dhe Nihad Khoshnaw – të gjithë të përfshirë në kontrabandë njerëzish dhe pajisje për udhëtime të rrezikshme nëpër kanal.
    Rrjeti Hawala (transferime të paligjshme parash):
    Muhammed Khadir Pirot, Mariwan Jamal dhe Rafiq Shaqlaway – të përfshirë në menaxhimin e pagesave për trafikantët nëpërmjet Hawala-s nga Iraku në Turqi dhe më tej.
    Bandat nga Afrika e Veriut në Ballkan:
    Banda Kazawi dhe banda Tetwani – të njohura për dhunë ekstreme ndaj migrantëve që nuk mund të paguajnë.
    Yassine Al Maghribi Al-Kasaoui, drejtues i bandës Kazawi.
    Grupet që prodhojnë pasaporta false në Ballkan:
    Banda Kavač dhe Škaljari në Malin e Zi – kontrabandojnë me pasaporta false nëpër Turqi dhe Ballkan.
    Dalibor Ćurlik, Almir Jahović, Marko Petrović, Nikola Vein, Ratko Živković dhe Dejan Pavlović – të gjithë të përfshirë në sigurimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Sanksionet përfshijnë:
    Ngrirje pasurish – askush në Britani apo me lidhje britanike nuk mund të ketë marrëdhënie financiare me personat e sanksionuar.
    Ndalesë udhëtimi – të sanksionuarit nuk mund të hyjnë ose të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Ndalesë për drejtues kompanish – ndalim për të qenë drejtor apo menaxher në kompani britanike.
    Ky regjim sanksionesh u krijua nga ligji britanik për Sanksione dhe Pastrim Parash, dhe për herë të parë e targeton drejtpërdrejt krimin e organizuar të imigracionit. Ai përfaqëson një pjesë kyçe të strategjisë “Ndalo, Dëno, Kthe” të FCDO për të parandaluar migrimin e parregullt dhe për të ndëshkuar ata që përfitojnë nga njerëzit në nevojë.

    Top Channel

  • Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi

    Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi

    Gjatë një interviste në “Radio Bianconera”, në emisionin “Fuori di Juve”, ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, komentoi situatën aktuale te bardhezinjtë, duke nisur nga merkatoja:“Derisa të mbyllet çështja Vlahovic, nuk mund të bëhet pjesa tjetër. Sidoqoftë, shumë tifozë prisnin një fushatë blerjesh më të bujshme.
    Ka të drejtë Tudor të ankohet, nuk mund ta nisësh fazën përgatitore pa pasur të qartë për shembull situatën e Conceição, që gjithsesi do të ishte një rikthim i këndshëm. Çështja Vlahovic po zvarritet; mund të ishte mbyllur më herët, por nuk duhet të jemi shumë kritikë, dihet si funksionojnë këto negociata”.
    Më tej shtoi: “Sa për pjesën tjetër, kemi një menaxhim të ri. Nga sa kam kuptuar, drejtori i përgjithshëm do të ndihmohet nga një drejtor sportiv, që ende nuk është emëruar, dhe një drejtor teknik. Chiellini ynë është në një situatë të komplikuar, të paktën nga jashtë duket ashtu. Ai i raporton Comolli-t, i cili gjithsesi konsultohet me vartësit e tij.
    Pra, rrezikojmë që Chiellini, i cili ka njohuri absolute, të gjendet në pozitë të vështirë. Ai është njeriu që kupton më shumë nga të gjithë për futbollin dhe për Juventusin atje brenda. Shoh se është krijuar një grup njerëzish që nuk njohin asgjë nga Juve dhe duhet të marrin vendime. Më duket sikur ka shumë struktura të tepërta. Te Juventusi i dikurshëm punonin vetëm 8 veta, me Boniperti, që arrinte të bënte atë që sot bëjnë tre persona (drejtora)”.
    Për sa i përket merkatos, Cobolli Gigli komentoi: “David dhe Sancho nuk mund t’i komentoj, nuk i kam ndjekur. Si tifoz iu besoj vendimeve, shpresoj të jenë të drejta. Juve ka ende mbi supe barrën e 150 milionë eurove të shpenzuara vjet, duhet të rikuperojë të paktën një pjesë.
    Pashë një listë të frikshme lojtarësh që duhen shitur, duhet bërë një punë e jashtëzakonshme. Kam dëgjuar se Mbangula do të largohet, Miretti është huazuar për eksperiencë dhe është harruar. Dikur të rinjtë ishin pasuri për Juven, tani janë thjesht mall shkëmbimi”.

  • Mazniku: Gramshi foli me një det njerëzish dhe një energji që u ndje në çdo cep të qytetit

    Mazniku: Gramshi foli me një det njerëzish dhe një energji që u ndje në çdo cep të qytetit

    Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka publikuar foto të takimit që Rama zhvilloi në Gramsh. ”Gramshi foli me një det njerëzish dhe një energji që u ndje në çdo cep të qytetit. Numri 5, Edi Rama dhe Partia Socialiste”,-shkruan Mazniku. Më herët Mazniku thotë se PS do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën.

  • FOTOT/ Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë, turma të mëdha njerëzish mblidhen në Vatikan

    FOTOT/ Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë, turma të mëdha njerëzish mblidhen në Vatikan

    Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit, për të bërë nderimet e tyre.

    Papa, i cili ishte udhëheqësi i parë amerikano-latin i Kishës Katolike Romake, vdiq në orën 07:35 me orën lokale të hënën e Pashkëve.
    Vdekja e tij vjen një ditë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë.
    Ai doli së fundi nga spitali muajin e kaluar pas pesë javësh trajtimi për një infeksion.

    Top Channel