Tag: njerëzimit

  • “Vdesin për një pikë ujë!”/ Erdogan godet OKB-në dhe Perëndimin për heshtjen ndaj masakrës në Gaza

    “Vdesin për një pikë ujë!”/ Erdogan godet OKB-në dhe Perëndimin për heshtjen ndaj masakrës në Gaza

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër heshtjen ndërkombëtare për situatën në Gaza, duke e cilësuar atë si “bashkëpunim me krimet kundër njerëzimit” që po kryhen nga Izraeli.

    Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të mbajë në vëmendje të botës gjenocidin izraelit ndaj popullit palestinez, të cilin e cilësoi “më të rëndë se ai i nazistëve”.

    “Qëllimi ynë është të vendosim një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Lejimi i ndihmës humanitare që të hyjë në Gaza është një tjetër përparësi,” deklaroi Erdogan.

    Ai shtoi se vuajtjet e fëmijëve në Gaza janë “vuajtjet e të gjithë njerëzimit” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime urgjente për të ndalur masakrat.

    “Askush me sadopak dinjitet njerëzor nuk mund ta pranojë këtë mizori, ku çdo ditë vdesin dhjetëra njerëz të pafajshëm sepse nuk gjejnë një kafshatë bukë apo një gllënjkë ujë,” theksoi presidenti turk.

    Erdogan paralajmëroi se në Gaza kanë nisur vdekjet masive nga uria dhe kërkoi nga bota të pozicionohet në “anën e njerëzimit” në këtë krizë humanitare.

    Gjatë fjalës së tij, presidenti turk foli edhe për zhvillimet në industrinë turke të mbrojtjes, duke thënë se vendi ka kapërcyer “embargot dhe presionet ndërkombëtare” për t’u shndërruar në një forcë globale në tregun e armatimeve.

    Panairi gjashtëditor IDEF, që zhvillohet në Aeroportin Atatürk dhe lokacione të tjera në Stamboll, pritet të mbledhë qindra përfaqësues nga industria globale e mbrojtjes dhe do të prezantojë teknologji të avancuara ushtarake dhe sisteme të reja armatimi.

  • “Rusia kreu krime kundër njerëzimit”, OKB publikon raportin për situatën në Herson të Ukrainës

    “Rusia kreu krime kundër njerëzimit”, OKB publikon raportin për situatën në Herson të Ukrainës

    Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke sulmuar me dronë objektivat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.
    Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë  është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera në Ukrainë.
    “Forcat e armatosura ruse kanë kryer krime kundër njerëzimit si vrasje dhe krime lufte si sulm ndaj civilëve, përmes një modeli disamujor sulmesh me dronë që synojnë civilët në bregun e djathtë të lumit Dnieper në Provincën Kherson”, thuhej në raportin e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve.

    Raporti i  cilëson sulmet  të planifikuara dhe organizuara.
    “Përsëritja e këtyre sulmeve për më shumë se 10 muaj, kundër objektivave të shumtë civilë dhe në një zonë të gjerë gjeografike, tregon se ato janë të përhapura dhe sistematike dhe kanë qenë të planifikuara dhe të organizuara”, thuhej më tej.
    Në fund të vitit 2022, disa muaj pas fillimit të pushtimit të plotë, forcat ukrainase arritën t’i zmbrapsin pjesërisht trupat ruse nga rajoni i Hersonit. Ruset u tërhoqën nga brigjet perëndimore të lumit Dnieper në drejtim të lindjes,  që është pjesë e këtij rajoni .Që nga ajo kohë  ushtria ruse ka vijuar bombardimet ne qytete dhe fshatra në bregun përballë, përfshirë edhe qytetin e Hersonit.
    Në vitin 2023 ukrainasit tentuan të krijojnë një pikëmbështetje në bregun lindor të Dnieperit për të shtyrë më tej trupat ruse, por kjo përpjekje dështoi.
    /vizionplus.tv

  • Stephen Hawking paralajmëroi fundin e jetës në Tokë? Ja çfarë tha pak para se të ndërronte jetë

    Stephen Hawking paralajmëroi fundin e jetës në Tokë? Ja çfarë tha pak para se të ndërronte jetë

    Stephen Hawking, një nga mendjet më të ndritura shkencore të njerëzimit, luftoi për dekada me sëmundjen e sklerozës laterale amiotrofike (ALS).

    Megjithatë, kjo nuk e pengoi të kontribuonte në mënyrë të jashtëzakonshme në fushën e fizikës dhe të ndajë me botën mendimet e tij për të ardhmen. Paralajmërimet e tij të fundit, pak para vdekjes në vitin 2018, marrin një rëndësi të veçantë teksa njerëzimi përballet me një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt mjedisore.
    Gjatë një fjalimi në Pekin në vitin 2017, Hawking ofroi një parashikim të zymtë për të ardhmen e njerëzimit. Duke analizuar ritmet e rritjes së popullsisë dhe konsumit të energjisë, ai llogariti se deri në vitin 2600, popullsia do të jetë rritur në atë masë saqë njerëzit do të qëndrojnë “krah për krah” dhe konsumi i energjisë elektrike do ta bëjë Tokën të “shkëlqejë në të kuqe”.
    Ky nuk ishte një spekulim i thjeshtë, por një projeksion i bazuar në analiza shkencore, që nxjerr në pah rrugën e paqëndrueshme në të cilën po ecën qytetërimi ynë për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë, konsumit të pakontrolluar dhe krizës klimatike.
    Sipas Hawking, nëse nuk veprojmë, Toka do të shndërrohet në një mjedis gjithnjë e më armiqësor për jetën. Edhe shumë shkencëtarë të klimës kanë mbështetur këto shqetësime, duke theksuar përshpejtimin e ngrohjes globale dhe kërcënimet që ajo paraqet për infrastrukturën, teknologjinë dhe jetesën në planet.
    Megjithëse paralajmërimet e tij ishin serioze, Hawking nuk i la njerëzit pa shpresë. Ai propozoi një zgjidhje guximtare: Migrimin në hapësirë. “Unë jam optimist,” tha ai. “Unë besoj se mund ta shmangim këtë Armagedon të mundshëm dhe mënyra për ta bërë këtë është duke u shpërngulur në hapësirë.”
    Për Hawking, ky migrim nuk ishte thjesht dëshirë për eksplorim, por një strategji e nevojshme për mbijetesën e qytetërimit. Ai parashikoi krijimin e vendbanimeve të përhershme jashtë Tokës — jo vetëm në Mars, por edhe në ekzoplanetë të largët që mund të kenë kushte të favorshme për jetesë. Ajo që e bën parashikimin e Hawking të veçantë është ekuilibri midis optimizmit për teknologjinë dhe realizmit mjedisor. Ai nuk e nënvlerësoi krizën klimatike dhe nuk besonte se teknologjia, në vetvete, mund ta shpëtonte njerëzimin pa një ndryshim të thellë në sjelljen dhe kulturën tonë.
    Afati prej rreth 575 vitesh që ai identifikoi duket i largët për masën e njerëzve, por në terma kozmikë ose evolucionarë është jashtëzakonisht i shkurtër. Kjo krijon një ndjesi urgjence: a do të arrijë njerëzimi të ndërtojë aftësi për të udhëtuar dhe jetuar përtej Tokës përpara se të jetë tepër vonë?
    Paralajmërimi i Hawking mund të kuptohet si një thirrje për të ndjekur dy rrugë njëkohësisht: të mbrojmë dhe të ruajmë Tokën përmes veprimit të menjëhershëm klimatik dhe të zhvillojmë teknologjitë për eksplorim dhe migrim në hapësirë. Ai nuk përjashtoi asnjërën, por i pa si të ndërthurura dhe të domosdoshme për mbijetesën afatgjatë të njerëzimit.
    Pyetja që mbetet është: A do të marrim seriozisht këtë paralajmërim të fundit nga një prej zërave më të mençur të kohës sonë?

    Top Channel

  • Stephen Hawking paralajmëroi fundin e jetës në Tokë,  ja çfarë tha pak para se të ndërronte jetë

    Stephen Hawking paralajmëroi fundin e jetës në Tokë, ja çfarë tha pak para se të ndërronte jetë

  • Berisha takim me studentët e mjekësisë në Tiranë, kreu i PD: Nëse fitojmë në 11 maj, do të hapim një tjetër fakultet mjekësie

    Berisha takim me studentët e mjekësisë në Tiranë, kreu i PD: Nëse fitojmë në 11 maj, do të hapim një tjetër fakultet mjekësie

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një takim me studentët e mjekësisë në Tiranë këtë të premte.

    Gjatë takimit me ta, Berisha u ndal te problematikat që has sot sistemi mjekësor, teksa shtoi se prej 10 ditësh nuk po bëhen analiza.
    Lideri i opozitës tha se nëse do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit, do të hapë një universitet të dytë mjekësie në Tiranë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    500 milionë euro ishte abuzimi i tmerrshëm me paratë e Covid-it dhe ne dolëm në çatinë e botës për vdekshmërinë nga kjo sëmundje
    Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, ne vendosëm që 100 ditët e para të kemi vendosur minimumin jetik, 6.3 euro në ditë, është i kalkuluar nga ILO dhe Avokati i Popullit.
    Kjo është vlera që quhet jashtë varfërisë ekstreme. Varfëri është, por jo ekstreme se ekstremja nuk të garanton as minimumin jetik. Dhe me këtë paketë prej 200 eurosh për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë, për çdo jetim, ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria.
    Në vendet e BE nuk ka varfëri ekstreme sepse japin para dhe u garantojnë sipas nivelit një pagë për secilin qytetar. U ndala këtu sepse ju e kuptoni më mirë se ç’do të thotë minimum jetik. Minimum për të jetuar. Gjer këtu është rrokullisur vendi, kur 21 përqind e fëmijëve nuk marrin dot 3 vakte në ditë, do të thotë se sirenat e urisë bien në dhjetëra mijëra familje shqiptare.
    Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë.
    Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.
    Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni. Jo se nuk rregullohen, por se mafia, armikja më e egër e bluzave të bardha dhe e të sëmurëve, kjo mafie nuk i rregullon ato sepse do që shqiptarët të shkojnë të paguajnë tek privati.
    U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre.
    Që të gjitha bazë korrupsionin. Dhjetë ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza sepse koncesioni i analizave, që është fund e krye kriminal dhe korruptiv, u thotë spitaleve kanë mbaruar kitet, kaq ishte kontrata. Dhe të gjithë shqiptarët, atë dhjetëditësh duhet të shkojnë tek privati, t’i bëjnë me lekët e xhepit analizat. Po, kjo është e vërteta.
    Situata në spitale është çnjerëzore. Është në terrenin e krimeve kundër njerëzimit. Pse është kjo? Sepse të sëmurët në spitalet tona vdesin nga mungesa e ilaçeve për të mjekuar sëmundjet e tyre të rënda.
    Para 3 muajsh, pas një seri denoncimesh të një gazetari kurajoz, që i bëri një shërbim shumë të madh vendit, të mungesës së tmerrshme të ilaçeve dhe aparaturave në Spitalin Onkologjik, Edi Rama deklaroi se aty kryhen krime kundër njerëzimit dhe tregoi me gisht mjekët.
    Nuk them se mjekët aty nuk kanë përgjegjësi, kanë përgjegjësi, por krimet kundër njerëzimit i kryejnë ata që vjedhin paratë e caktuara për blerjen e ilaçeve për të sëmurët me sëmundje neoplazike. Ata janë autorët e vërtetë. Dhe janë ministri, drejtori dhe mbiministri.
    Por megjithëse tha këtë fjalë, se aty kryhen krime kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë për ndryshim dhe aty gjendja sot është akoma më keq se 3 muaj më parë. A mund të ndodhë kjo? Një dehumanizim i asaj që është më humania e të gjitha degëve të tjera. Vepër kjo e korrupsionit.
    Vepër e një klientele të ngushtë të kryeministrit. I ka pasur nëpër zyra të bashkisë këto që emëroi, këtë që unë i them Korba e Korrupsionit, që është tani te shëndetësia.
    500 milionë euro ishte abuzimi i tmerrshëm që këto bënë me paratë e Covid-it. Dhe ne dolëm në çatinë e botës për vdekshmërinë nga Covid-i.
    Po pse? Jo se ishim vendi më i shpartalluar, as se ishim vendi më i varfër. Por sepse kjo, çfarë t’i thuash, por nuk dua të prish gojën time, nuk shtronin të sëmurët. E mbanin me 500 shtretër. Kosova me një të tretën e popullatës më pak, me 1200 shtetër. Maqedonia me 1300 shtretër.
    Kurse këta gjetën një sharlatan me bluzë të bardhë, i cili absolutisht do ndiqet gjer ditën e fundit të jetës së tij për atë që bëri, dhe e shndërruan Tiranën në spital. I linin të sëmurët në shtëpia, nuk kishte shtretër dhe natyrisht vdekja korri më shumë se në çdo vend tjetër të Europës dhe këta bënin shou.
     
    Top Channel

  • Berisha në Sarandë: Në qeveri po hanë të gjithë dardha

    Berisha në Sarandë: Në qeveri po hanë të gjithë dardha

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se të gjithë në qeveri po hanë gjithë ditën dardha me kryeministrin Edi Rama duke nënkuptuar se po vjedhin qytetarin.
    Ai shtoi ndër të tjera në fjalën e tij se në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    A mund të jetë Saranda madhështore, atëherë, Saranda e burrave dhe grave që numërojnë kafshatën, që nuk marrin ilaçet? A mund të jetë Saranda madhështore? Ka gjithë këtë teatër, qindra e mijëra vjet më parë. Sot nuk ka asnjë teatër. A mund të jetë Saranda madhështore, kur fëmijët e saj nga viti në vit, nga 2013 gjer sot, ranë në cilësinë e shkollimit dhe dolëm dy vite më parë me rënien më të madhe në botë në testin e cilësisë së arsimit, sepse bëjnë me klasa kolektive, sepse bëjnë me dy turne, sepse mësuesit, një pjesë bëhen militantë, etj., etj.
    A mund të jetë Saranda madhështore, kur ka një spital, por nuk ka shërbime mjekësore? A mund të jetë Shqipëria madhështore, kur i le të sëmurët të vdesin për mungesë ilaçesh në kthetrat e sëmundjeve? Dhe ku kryeministri i vendit thotë: po thotë, aty në spitalin Onkologjik u kryhen krime kundër njerëzimit. Po në qoftë se thua janë kryer krime kundër njerëzimit, dhe janë kryer, ua them unë ju me definicon, është krim kundër njerëzimit, në qfotë se ti e le të sëmurin pa ilaçe, të cilat janë jetike për t’i zgjatur jetën apo për të shpëtuar jetën.
    Por në qoftë se ti, e ditke pra, e di që janë kryer krime, çfarë masash more? Asnjë! Po, pse? Sepse je autori i krimeve. Kërkove vetëm si njeriu primitiv që nuk njeh asnjë përgjigjësi, t’ja shkarkosh mjekut. Por, në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit. Po nuk i ka vënë mjeku dorën aty ku ka vënë dorën ministri i tij. Ata, që thotë, po ha dardha prapa shpinës sime, po hanë gjithë ditën dardha me të dhe vjedhin qytetarin gjithë ditën me të.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Berisha: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Berisha: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

    Sali Berisha ka nisur fushatën në Pukë me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Vatikan në moshën 88-vjeçare.
    Berisha u shpreh se Ati i Shenjtë ishte një burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar të kombit shqiptar.
    Kreu i PD-së u shpreh se mbarë njerëzimi ka humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti.
    Sali Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
    Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit te Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu.

  • Berisha: Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, krim kundër njerëzimit!

    Berisha: Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, krim kundër njerëzimit!

    Kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur krim kundër njerëzimit mungesën e ilaçeve në spitalin e Onkologjikut.Gjatë një takimi me tregtarët te Medreseja, Berisha theksoi se mungesa e Pet-skanerit në këtë spital është një turp.
    Sipas tij, këto problematika do të marrin fund sapo  PD të vijë në pushtet.“Nëse ka një krim kundër njerëzimit është ajo e ilaçeve. Po s’ua dhe, humb jetën. Paratë e ilaçeve vidhen. Cili është zotimi ynë? Ky problem nuk ka ekzistuar në parë. Në Spitalin Onkologjik asnjë ilaç nuk ka munguar. Këta morën dhe vunë Nushin dhe Tomen dhe ua dhanë në dorë ilaçet.
    Ne kishim një ligj. Asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk shitej në dy vende të BE-së. kur firma ishte këtu bënte zbritje dhe nuk mungonin dhe nuk do të mungojnë në mënyrë absolute. Paratë e tyre vidhen nga ministria dhe drejtoria. Çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve. Këto tre muaj nuk keni ilaçe.
    Pet skaner nuk ka. Të gjithë shqiptarët duhet ët shkojnë te private, të paguajnë shtrenjtë, të presin radhë. A ka më turp mos të ketë pe skaner një shtet. Kjo është një mafie jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ju siguroj se kjo merr fund. Do vëmë dorë fuqishëm”, tha Rama.