Tag: njerëz

  • Rama: Edhe këtu në Kretë keni njerëz që shkojnë pas “bufit të kënetës”…

    Rama: Edhe këtu në Kretë keni njerëz që shkojnë pas “bufit të kënetës”…

    Edi Rama theksoi në Kretë se duhet që me 11 maj te bashkohemi bashkë që të fusim Shqipërinë në BE. E di që ka edhe këtu njerëz që ndjekin “bufin e kënetës, por duhet tu thoni se duhet të votojmë që Shqipëria të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe të futemi në Europë.
    Kryeministri tha se “Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne këtë proces. Por ne jemi përpara tani. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, jepuni dorën, ngrohni zemrën dhe thojini të braktisin bufin e kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj”.

  • Sulm rus në Ukrainë, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Sulm rus në Ukrainë, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

    Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal.

    “Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk.

    Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.

    “Rusia tallet me përpjekjet globale për paqe, duke e zgjatur luftën dhe duke kryer akte terrori sepse ende nuk ndien trysni të vërtetë”, tha Zelensky në një postim në X më 29 mars.

    Lysak tha se një ndërtesë e lartë banimi dhe gati 10 shtëpi private u përfshinë nga zjarri. Zjarri në kompleksin e hotelit është vënë nën kontroll, shtoi ai.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se ky sulm është “përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve të SHBA-së për armëpushim”.

    Më 28 mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një sulm i kryer një ditë më parë në rajonin Briansk të Rusisë shkatërroi infrastrukturën ushtarake të një pike kontrolli. Forcat Ajrore të Ukrainës goditën pikën kufitare Pogar në vendbanimin Sluçovsk në rajonin Briansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

    Bazuar në vlerësimet fillestare Rusia ka humbur 15 deri në 40 rusë në këtë sulm, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

    Pretendimet e shtabit nuk ishte e mundur të verifikoheshin.

    Shtabi i Përgjithshëm tha se sulmi ajror ishte përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me dronë të ushtrisë ruse ndaj vendbanimeve ukrainase, të cilat shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe vrasin qytetarët ukrainas.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk raportoi për ndonjë sulm në pikën kufitare Pogar. Guvernatori i rajonit Briansk njoftoi për një sulm në një ndërmarrje bujqësore në zonë një ditë më parë.

    Ndërkohë, mes një serie bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm midis Kievit dhe Moskës, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha më 28 mars se ai sheh “një përparim të jashtëzakonshëm” drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

    “Sigurohemi që ajo që po shohim nga njëra palë të përputhet me atë që po bën pala tjetër dhe anasjelltas […] Për herë të parë në katër vjet, falë presidentit Trump, kemi një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqësore”, tha Vance për gazetarët gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane në Pituffik të Grenlandës./REL

  • Vijojnë sulmet me dronë në Ukrainë, 4 viktima dhe 24 të plagosur në Dnipro

    Vijojnë sulmet me dronë në Ukrainë, 4 viktima dhe 24 të plagosur në Dnipro

    Një sulm rus me dronë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër njerëz dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe dëmtoi shtëpi banimi, tha guvernatori rajonal.

    “Sipas informacioneve që kemi për momentin, katër njerëz u vranë në Dnipro”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk.
    Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku gjithashtu u plagosën 24 njerëz si pasojë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një grua shtatzënë ishte në mesin e të plagosurve.
    “Rusia tallet me përpjekjet globale për paqe, duke e zgjatur luftën dhe duke kryer akte terrori sepse ende nuk ndien trysni të vërtetë”, tha Zelensky në një postim në X më 29 mars.
    Lysak tha se një ndërtesë e lartë banimi dhe gati 10 shtëpi private u përfshinë nga zjarri. Zjarri në kompleksin e hotelit është vënë nën kontroll, shtoi ai.
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se ky sulm është “përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve të SHBA-së për armëpushim”.
    Më 28 mars, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një sulm i kryer një ditë më parë në rajonin Briansk të Rusisë shkatërroi infrastrukturën ushtarake të një pike kontrolli. Forcat Ajrore të Ukrainës goditën pikën kufitare Pogar në vendbanimin Sluçovsk në rajonin Briansk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
    Bazuar në vlerësimet fillestare Rusia ka humbur 15 deri në 40 rusë në këtë sulm, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
    Pretendimet e shtabit nuk ishte e mundur të verifikoheshin.
    Shtabi i Përgjithshëm tha se sulmi ajror ishte përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me dronë të ushtrisë ruse ndaj vendbanimeve ukrainase, të cilat shkatërrojnë infrastrukturën civile dhe vrasin qytetarët ukrainas.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk raportoi për ndonjë sulm në pikën kufitare Pogar. Guvernatori i rajonit Briansk njoftoi për një sulm në një ndërmarrje bujqësore në zonë një ditë më parë.
    Ndërkohë, mes një serie bisedimesh të udhëhequra nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje për armëpushim të qëndrueshëm midis Kievit dhe Moskës, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha më 28 mars se ai sheh “një përparim të jashtëzakonshëm” drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.
    “Sigurohemi që ajo që po shohim nga njëra palë të përputhet me atë që po bën pala tjetër dhe anasjelltas […] Për herë të parë në katër vjet, falë presidentit Trump, kemi një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqësore”, tha Vance për gazetarët gjatë vizitës në bazën ushtarake amerikane në Pituffik të Grenlandës.
     

    Top Channel

  • Arsyet pse disa njerëz kanë gjithmonë ftohtë

    Arsyet pse disa njerëz kanë gjithmonë ftohtë

    Jeni nga ata njerëz që gjithmonë kërkoni një batanije apo visheni më ngrohtë se të tjerët? A keni menduar ndonjëherë pse ndiheni të ftohtë gjatë gjithë kohës?
    Konsideroni me kujdes disa kushte që mund të lidhen me të ftohtin dhe sigurohuni që në çdo rast të konsultoheni me mjekun tuaj.
    Çrregullimi i tiroides
    Gjëndra tiroide sekreton hormone që rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në kontrollin e zgjerimit të enëve të gjakut, të cilat mund të ndikojnë në rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, tretjen dhe shumë funksione të tjera.
    Në rastet e çrregullimeve të tiroides, metabolizmi mund të ngadalësohet dhe enët e gjakut ngushtohen, duke na bërë të ndihemi të ftohtë.
    Gjëndra tiroide rregullon proceset metabolike që djegin energji dhe prodhojnë nxehtësi. Tek njerëzit me hipotiroidizëm, këto procese mund të mos funksionojnë pa probleme.
    Anemia
    Në rastet e anemisë, mund të mungojë një numër i mjaftueshëm i rruazave të kuqe të shëndetshme, gjë që pengon transportin e duhur të oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në qelizat e trupit, duke çuar në ndjesinë e shpeshtë të të ftohtit.

    Për më tepër, përqendrimet e ulëta të vitaminës B12 ose acidit folik mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të anemisë.
    Mungesa e hekurit gjithashtu mund të çojë në anemi dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.
    Pesha e reduktuar e trupit
    Shumë njerëz me nivele të ulëta të yndyrës në trup priren të jenë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
    Gjumi me cilësi të dobët
    Gjumi ka një ndikim në hipotalamus, një zonë e trurit që ndihmon në rregullimin e homeostazës dhe temperaturës së trupit.
    Kështu, mungesa e gjumit adekuat mund të çojë në mosfunksionim, duke rezultuar që të ndiheni shumë të ftohtë.
    Në çdo rast, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroni një dietë të ekuilibruar dhe një jetë të përditshme. Dëgjoni trupin tuaj dhe nëse diçka ju duket e çuditshme ose ju shqetëson, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do t’ju drejtojë siç duhet.

  • ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme

    ChatGPT del jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme

    Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT.
    Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz raportuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, citon BBC.

    Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte “serveri i uebit raportoi një gabim”.
    Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte “përjetuar nivele të larta gabimi” dhe firma ishte “aktualisht duke punuar për këtë problem”.
    Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit.

  • “Politika është zhytur në batakun e pazareve”, juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti!

    “Politika është zhytur në batakun e pazareve”, juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti!

    ‘Ka njerëz që kanë shpenzuar edhe me mijëra euro që të futen në fushatë’, kështu u shpreh juristi Romeo Kara.
    I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, teksa u ndal tek fushata e PD ai tha se Berisha e ka kthyer në pazar.
    Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, të cilin e cilësoi si krimin
    ‘Njerëz nga PD kanë vajtur në PS dhe e kundërta dhe politika është zhytyr në batakun e pazarit. Nuk çuditem që të jetë 700 mijë euro për t’u fut në lista, sepse ka njerëz që kanë shpenzuar edhe me mijëra euro që të futen në fushatë. Po ai që futet në Kuvend me 700 mijë euro shet votën. Ata nuk njohin miq dhe etikë, por vetëm interesat e pazarit të tyre, Berisha e di se nuk e merr pushtetin dhe fushatën mund ta kthej pazare dhe po kërkon që të ketë njerëz që ti ketë nën hyqmin e tij. Berisha është i pandëshkueshëm në oratori dhe në veprime. Ky person do ti marr fytyrën atyre demokratëve nëse vjen nesër në pushtet, nuk e meriton një kriminel që të drejtoj një parti politike në Shqipëri’, tha ai.
    Teksa u ndal tek partitë e reja, Kara tha se partitë e reja nuk kanë vizion dhe nuk do të marrin vota në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Kurrë s’janë marr me Metën dhe me Berishën. Në mitingjet e tyre shkonin edhe njerëz nga Berisha. Nëse kanë ardhur me atë retorikën e partive të vjetra më mirë të mos vijnë fare. Lapaj është një Sali i vogël që vuan nga protagonizmi. Kur kanë dal këto lista kam thënë njerëzit që i kanë hapur probleme Berishës kanë dal nga lista dhe tek PS. Këtë sistem e kontrollojnë të dyja forcat politike në vend. Këtu ka marr fund sistemi dhe në këtë pikë duke njohur dhe natyrën e pushteti nuk do fitoni ju partitë e vogla, s’do presim dhe 4 vite ne që të rriteni ju dalë e nga dalë. Nuk bëhet Shqipëria se thotë Romeo hajdeni pas meje. Nuk behet kjo punë pa bindur njerëzit. Shqipëria ka të instaluar që nga koha e zogut vetëm politikë populiste me Berishën me Ramën. Ju që jeni të rinjë duhet që t’i hapni sytë njerëzve, po në 11 maj partitë reja nuk fitojnë’, tha ai.

  • “Vrapova dhe më thanë se…”/ U vra nga ish-pronari i furrës, kunati i viktimës rrëfen mes lotësh si e zbuloi lajmin

    “Vrapova dhe më thanë se…”/ U vra nga ish-pronari i furrës, kunati i viktimës rrëfen mes lotësh si e zbuloi lajmin

    Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj.
    Kunati i viktimës u shpreh se sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte vënë re njerëz të shumë pranë vendit të krimit.
    “Zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, kur më tha komshia më pas”, deklaroi ai.
    Ai u shpreh se Nexhmije Haradini kishte punuar për 8 vite tek autori i ngjarjes, i cili pas më pas vrau veten, por ky i fundit e kishte pushuar tre herë nga puna.
    “Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas.
    Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.

  • Përqafoni pragmatizmin për të nxitur ndryshimin

    Përqafoni pragmatizmin për të nxitur ndryshimin

    Bota është e rraskapitur nga konflikti dhe pasiguria. Por në vend që të heqin dorë, shumë njerëz janë të vendosur të bëjnë diçka për të. Ata duhet të fuqizohen – shkruan Marian Salzman. 

    Si shoqëri globale, ne jemi në një udhëkryq. Kemi humbur besimin te institucionet në një kohë kur sfidat me të cilat përballemi duken të pakapërcyeshme. Pasi kemi hyrë në mijëvjeçarin e ri me të paktën shpresën për një të nesërme më të mirë, ne i jemi nënshtruar një çerek shekulli kaosi dhe katastrofe. Rritja e terrorizmit, ekstremizmit dhe keqinformimit. Kërcënimi ekzistencial i ndryshimeve klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit gjithnjë e më të kudondodhura. Popullatat e zhvendosura. Varfëri e rrënjosur dhe pabarazi. Një pandemi globale që ka vrarë më shumë se shtatë milionë njerëz. Të gjitha këto të karakterizuara nga një trysni e shtuar.  
    Njerëzimit mund t’i falet që të bjerë në dëshpërim. E megjithatë, tendencat që marrin formë ndërsa hyjmë në vitin 2025 tregojnë një histori tjetër. Njerëzit janë të rraskapitur nga konflikti dhe pasiguria. Por në vend që të heqin dorë, më shumë prej tyre duken të vendosur për të bërë diçka për këtë. Ata nuk presin më që qeveritë të veprojnë. Disa nga ndryshimet që individët po përqafojnë janë të vogla dhe shumë personale: duke konsideruar seriozisht zvogëlimin e gjurmëve të karbonit, duke bërë investime të qëndrueshme në shtëpitë e tyre dhe në komunitet, duke u përpjekur për të ruajtur gjuhët, kulturat dhe traditat që po zhduken me shpejtësi. Duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme momente kënaqësie, duke bërë atë që munden për të kompensuar aq shumë botën. 
    Njerëzit janë të uritur për zhvillim dhe kjo po rrit mbështetjen mbi pragmatizmin në krahasim me ideologjinë. Sigurisht, ne mund të flasim ende për idealet e larta dhe botën utopike për të cilën aspirojnë shumë njerëz (megjithatë ata e përcaktojnë këtë), por ne kemi pritur shumë gjatë për një zhvillim të matshëm – që ‘dora e zotit’ të hyjë dhe të na shpëtojë nga vetvetja. Ne duam të shohim ndryshime pozitive sot, edhe nëse është një rritje e lehte dhe shumë më pak nga ç’ka parashikojmë. Në një botë që për shumë njerëz ndjehet sikur po ecën me hapa mbrapa, edhe hapat e foshnjës në drejtimin e duhur janë një lehtësim që mirëpritet. 
    Kjo ngre pyetje për qeveritë, korporatat dhe OJQ-të. Si mund ta mbështesin – dhe ta shfrytëzojnë – këtë nevojë urgjente për ndryshim midis popujve të botës? Çfarë hapash mund të ndërmarrin ata në vitin 2025 dhe më tej për të fuqizuar njerëzit që të kontribuojnë në zgjidhjet e sfidave tona më të dëmshme? Ndryshimet klimatike, varfëria, emigracioni, ekstremizmi, kujdesi shëndetësor dhe trafikimi i drogës dhe njerëzve janë vetëm disa nga çështjet që kërkojnë bashkëpunim përtej institucioneve dhe kufijve. Qytetarët nuk mund të shpresojnë t’i zgjidhin të vetëm. 
    Një rrugë kyçe për zhvillim do të përfshinte transparencë dhe dialog të hapur. Çfarë mund t’i mësojë Italia pjesës tjetër të botës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore? Çfarë mësimesh mund të marrim nga Norvegjia dhe Kili për zbatimin e politikave efektive të klimës? Si mund t’i përshtatin shtetet e tjera sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe infrastrukturën elastike të Japonisë për të kufizuar rreziqet e fatkeqësive natyrore? Çfarë mund të mësojnë vendet që përballen me normat e larta të duhanpirjes nga Suedia, e cila ka arritur një nga prevalencat më të ulëta të duhanpirjes në nivel global? 
    Zgjidhjet e botës reale janë atje. Ato janë thjesht të kufizuara gjeografikisht dhe të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat aktuale. 
    Ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Po sikur më shumë njerëz – nga të gjitha shtresat shoqërore dhe vendndodhjet – të fuqizoheshin për të marrë pjesë në vendimarrje? Mjetet dixhitale dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale e bëjnë këtë shumë më të realizueshme sot se në çdo kohë tjetër në histori. Dhe pas dekadash zhgënjimi dhe pasigurie, njerëzit janë gati të veprojnë. 
    Sfida do të jetë eliminimi i hierarkive vendimmarrëse dhe heqja e barrierave që kufizojnë lëvizjen e lirë të informacionit dhe ideve. Bërja e kësaj do të ndihmonte në rritjen e angazhimit tonë të përbashkët për të vepruar më shpejt dhe në mënyre efektive – duke siguruar që ky veprim të përfshijë individ nga i gjithe spektri politik dhe socio-ekonomik.   
    A kërkojnë kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballemi si shoqëri globale një lloj organizimi ndryshe kur bëhet fjalë për aktivizmin qytetar – një forcë apolitike, transnacionale që fokusohet në dialogun e hapur, edukimin dhe organizimin e njerëzve për të zbatuar zgjidhje të menjëhershme?  
    Qytetarët e botës janë të dëshpëruar për ndryshim dhe të etur për të ndjerë se po kontribuojnë në këtë ndryshim. Çfarë mund të bëjnë drejtuesit e bizneseve dhe qeveritë në vitin 2025 dhe më tej për ta bërë këtë të mundur? 
    Bota pret. 
    Marian Salzman është Zëvendës Presidente e Global Communications në Philip Morris International. Këndveshtrimet e paraqitura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e ndonjë organizate tjetër. 
    Ky artikull u botua për herë të parë në edicionin e Davos 2025 të Diplomatic Courier. 

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Mars 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Mars 2025

    Dashi (21 Mars – 20 Prill)
    Sipas horoskopit për të hënën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në sytë e të tjerëve dhe për më tepër, për gjëra të parëndësishme. Nuk është gjithmonë e mundur të kesh gjithçka menjëherë, por ky është një sezon që premton shumë për mirë. Shumë çifte në krizë do të mund ta kapërcejnë një moment delikat ku janë futur duke gjetur harmoninë dhe bashkëfajësinë, por do të duhet të jenë shumë të sinqertë dhe diplomatikë, duke mos u mërzitur kurrë dhe duke mos ngritur tonin.
    Demi (21 Prill – 20 Maj)
    Të hënën nuk do të ketë asgjë domethënëse për të diskutuar, ndaj mos u lidhni me gjëra të parëndësishme për ta bërë këtë, është më mirë të shmangni çdo polemikë. Kohët e fundit ju është dashur të përballeni me njerëz që përpiqen të zhvlerësojnë dhe delegjitimojnë punën tuaj. Muaji mund të sjellë lajme dhe përgjigje lidhur me çështjet e punës, ligjore dhe praktike. Në dashuri nuk jeni të predispozuar për përkëdhelje dhe romancë, përkundrazi dëshironi që i/e dashuri/a t’ju mbështesë. E pretendoni këtë.
    Binjakët (21 maj-21 qershor)
    Të hënën do të ketë një planet që do t’ju inkurajojë të qëndroni të fokusuar në punë dhe të gatshëm për të nisur projekte të reja krijuese. Këtë muaj, jeta praktike duket të jetë më e preferuar se ajo sentimentale. Shumë prej jush po pyesin se çfarë të bëjnë në të ardhmen për të fituar më shumë para. Dashuria është në plan të dytë për shkak të mendimeve të tjera që përfshijnë punën dhe financat, por mos harroni se edhe nëse dashuria ekziston, ajo është si një bimë që duhet ujitur herë pas here për të mos e tharë.
    Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
    E hëna është mundësia për të pushuar siç duhet, keni nevojë për të pas tronditjeve të ndryshme emocionale. Hëna në Akrep stimulon intuitë të cilën duhet të përpiqeni t’a ndiqni dhe ta përputhni me ndjenjat. Në marrëdhënien në çift ka risi të këndshme, për beqarët favorizohen takime që për disa mund të jenë vërtet intriguese për flirtim, për një aventurë apo për fillimin e një historie dashurie, por… duhet të dilni më parë nga guaska juaj!
    Luani (23 korrik – 22 gusht)
    Ju do të jeni me fat të hënën, Jupiteri, Marsi dhe Dielli janë me ju, e pra, kush tjetër mund t’ju ndalë! Sipas horoskopit, kjo fillim javë do të jetë një ditë shumë interesante, ndaj duhen bërë plane të veçanta. Në vjeshtë do të jeni në gjendje të përballeni dhe të kapërceni sfida të tjera. Mos u tregoni shumë të ashpër apo të vrazhdë ndaj të dashurve tuaj. Beqarët që janë në gjueti do të kenë yjet në krah, gjithçka duket se po ecën mirë edhe për çiftet.
    Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
    Siç parashikon horoskopi, të hënën edhe ju do të përballeni me këtë periudhë ndryshimi të thellë. Me kalimin e ditëve, brenda jush mund të lindë një dëshirë e pazakontë për të sfiduar fatin. Që tani e tutje, disa marrëdhënie në jetën tuaj do të ndryshojnë. Por mbani mend se duhet të veproni që diçka të ndryshojë, prandaj, nëse qëndroni të mbërthyer në poligonet tuaja, do të thotë se nuk jeni ende në një pozicion për të revolucionarizuar jetën tuaj.
    Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
    Kohët e fundit mund të keni përjetuar ndryshime në miqësitë që keni ose për njerëz që i keni humbur edhe pse i konsideronit miq. Jupiteri aktiv stimulon kreativitetin. Mos humbni kohë! Takoni njerëz të rinj, rrini me ata që ju duken më të ngjashëm, por pa u besuar shumë fillimisht. Dashuria nuk duhet marrë shumë lehtë dhe çka është shqetësuese është se pikërisht këtë po bëni. Kujdes, mund të krijohet një çarje në marrëdhënien në çift.
    Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
    Vështirësitë e mëdha që ju është dashur të përballeni muajt e fundit kanë marrë fund. Tani e tutje do të sillni qartësi në të gjitha fushat e jetës suaj, nga dashuria te puna. Çiftet që janë ndarë ndonjëherë mund të ribashkohen dhe kjo duket se vlen edhe për ata që i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të papajtueshmërisë së karakterit dhe madje edhe tradhtisë. Por megjithatë, nëse flasim për dashurinë dhe ndjenjat që mungojnë, nuk ka arsye për t’u ribashkuar.
    Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
    Mos lejoni që frika se mos bëni diçka  t’ju pushtojë shumë. Ju jeni shumë në ankth. Në ditët në vijim do të ndalen të gjitha situatat dhe marrëdhëniet e karakterizuara nga monotonia dhe apatia. Nuk është koha për të vendosur qëllimet tuaja shumë të larta në punë. Nuk ka dyshim se nëse ngecni në kryerjen e disa gjërave, duhet të mbështeteni te meditimi ose më lehtë akoma, të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe optimistë.
    Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
    Filloni duke eliminuar filtrat, përpiquni të jeni të sinqertë pa menaxhuar fjalët, shikoni partnerin/en në sy. Nëse jeni të bindur se keni në krah personin e duhur, përkrahni njëri-tjetrin. Dëgjoni me vëmendje rrymën e ndjenjave që qarkullojnë në çift. Puna? Është një periudhë gjatë së cilës është më mirë të dëgjoni mendimet e njerëzve që ju rrethojnë.
    Ujori (21 janar – 19 shkurt)
    Të hënën dëshira juaj për kreativitet dhe inovacion do të rritet. Duhet të fillojmë të bëjmë plane të reja që do të kenë ndikim në muajt e ardhshëm. Duhet të mendoni pozitivisht dhe të fokusoheni në ide të reja dhe të guximshme. Miqësitë që po krijohen tani mund të thellohen edhe më shumë në fund të muajit. Nuk është koha për të filluar një lidhje të rëndësishme dashurie.
    Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
    Ka një qiell shumë të veçantë për ju. Saturni imponon detyra dhe përgjegjësi. Disa planetë që lëvizin shpejt mund të sjellin pak më shumë tension, ankth dhe lodhje. Ka shumë emocione. Hëna në Akrep ju inkurajon të përjetoni dashurinë, përpiquni të relaksoheni më shumë, edhe nëse jeni të pushtuar nga pak nervozizëm. Ju nuk duhet të shkoni në luftë! Jini më të qetë, më shumë relaks.

  • Arsyeja pse janari duket kaq i gjatë, sipas psikologëve

    Arsyeja pse janari duket kaq i gjatë, sipas psikologëve

    Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz, ky muaj ndihet i pafund dhe i rëndë. Nga zhgënjimi pas festave deri te presionet e vendimeve të Vitit të Ri, disa faktorë psikologjikë dhe mjedisorë kontribuojnë në këtë perceptim.
    Zhgënjim post-festiv
    Pas një dhjetori plot festime, mbledhje familjare dhe festa, janari mund të duket si një rikthim i papritur në rutinën e përditshme. Dritat e ndezura dhe atmosfera festive ua lënë vendin ditëve më të errëta dhe më të ftohta, të cilat mund të krijojnë një ndjenjë zbrazëtie. Ky tranzicion mund të jetë i vështirë për shumë njerëz, pasi pritshmëritë për gëzim dhe lidhje shoqërore janë në kontrast me realitetin e jetës së përditshme. Mungesa e ngjarjeve emocionuese dhe monotonia mund të intensifikojnë perceptimin se koha po zvarritet.
    Presionet dhe zgjidhjet e Vitit të Ri
    Fillimi i vitit sjell me vete edhe traditën e vendosjes së vendimeve personale. Ndërsa këto qëllime mund të jenë motivuese, ato gjithashtu mund të shkaktojnë ankth nëse nuk përmbushen. Presioni për të përmirësuar aspekte të tilla si shëndeti, puna ose marrëdhëniet mund ta bëjë janarin të ndihet i jashtëzakonshëm. Për më tepër, kontrasti midis aspiratave të larta dhe sfidave të përditshme mund të çojë në ndjenja zhgënjimi dhe pakënaqësie. E gjithë kjo kontribuon në një përvojë të përkohshme që duket se do të zvarritet edhe më gjatë.
    Moti dhe humori
    Në shumë rajone të botës, janari është një muaj i ftohtë dhe i errët, i cili mund të ndikojë ndjeshëm në humor. Mungesa e dritës së diellit lidhet me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), i cili shkakton simptoma të tilla si trishtim, lodhje dhe nervozizëm. Ky mot jomikpritës mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të lidhur në shtëpi dhe më pak të motivuar për të dalë ose për t’u shoqëruar, duke e përkeqësuar më tej ndjenjën e plogështisë me kalimin e kohës.
    Stresi financiar pas pushimeve
    Pas zbavitjes së shpenzimeve të Krishtlindjeve, janari është shpesh një muaj kur shumë njerëz përballen me vështirësi financiare. Faturat e grumbulluara dhe nevoja për të rregulluar buxhetin mund të rrisin ankthin financiar. Ky stres shtesë jo vetëm që ndikon në mirëqenien emocionale, por gjithashtu mund ta bëjë çdo ditë të duket më e rëndë dhe më e gjatë.