Tag: njerëz

  • Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku dashuria nuk është e qetë, por plot dyshime. Dhe çuditërisht, ata ndihen më të gjallë aty sesa aty ku çdo gjë është stabile.
    Njerëzit e paarritshëm emocionalisht krijojnë distancë dhe kjo distancë bëhet obsesion. Truri fillon t’i interpretojë momentet e vogla vëmendjeje si shpresë të madhe.
    Përshembull një vajzë që merr mesazhe vetëm natën vonë. Ai nuk flet për ndjenjat, por herë pas here thotë “më pëlqen të flas me ty”. Kaq mjafton që ajo të presë orë dhe ditë mesazhin tjetër.

  • Pse disa njerëz duken gjithmonë ‘fresh’ edhe kur janë të lodhur?

    Pse disa njerëz duken gjithmonë ‘fresh’ edhe kur janë të lodhur?

    Disa njerëz kanë një lloj drite të brendshme që nuk lidhet vetëm me pamjen. Ata hyjnë në një dhomë dhe duken sikur kanë kontroll mbi energjinë e tyre, edhe kur janë të lodhur. Ky fenomen nuk ka të bëjë me make-up apo perfeksion, por me rituale të vogla që ata i bëjnë çdo ditë pa shumë zhurmë.

    Ata nuk nxitohen. Nuk zgjohen direkt me ankth. Nuk fillojnë ditën duke u krahasuar me jetët e të tjerëve në Instagram. Në vend të kësaj, krijojnë hapësira të vogla qetësie gjatë ditës.

    Shembull konkret: një vajzë 30-vjeçare që punon në marketing tregon se nuk ka pasur kurrë një rutinë “luksi”. Ajo e nis çdo mëngjes me të njëjtat tre gjëra: ujë, dritë natyrale dhe 5 minuta heshtje. Kjo e ndihmon të mos e shohë ditën si barrë, por si një fillim të butë. Njerëzit rreth saj gjithmonë i thonë: “Ti dukesh gjithmonë e çlodhur”.

  • VIDEO-Berisha për takimin e Salianjit me më të votuarit e PD: Nuk jam i shqetësuar! Janë njerëz me kontribute, secili ka hapësirat për të…

    VIDEO-Berisha për takimin e Salianjit me më të votuarit e PD: Nuk jam i shqetësuar! Janë njerëz me kontribute, secili ka hapësirat për të…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar për News24 takimin e zhvilluar dje nga disa prej anëtarëve më të votuar të Partisë Demokratike, mes të cilëve Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti. 
    Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për këtë takim, ndërsa theksoi se personat më të votuar të listave të hapura janë persona të nderuar dhe me kontribute të pamohueshme në PD dhe se mendimi ndryshe në parti janë gjëja më normale. 
    Megjithatë ai theksoi se këta persona kanë instancat e tyre për të shprehur mendimet, duke përmendur se Ervin Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Ilir Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Bashkinë e Tiranës. 
    Berisha shtoi se ai mirëpret çdo demokrat në zyrë, duke nënvizuar se secili prej tyre është i ftuar të shprehë mendimin. 
    “Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres cdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha. 

     
     

  • Murrizi “shpërthen” ndaj Nokës për sherrin mes demokratëve: Ata s’janë vartësit e tu, butakët rreth teje po dëmtojnë Partinë

    Murrizi “shpërthen” ndaj Nokës për sherrin mes demokratëve: Ata s’janë vartësit e tu, butakët rreth teje po dëmtojnë Partinë

    Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar pas përplasjes së Sekretarit të PD, Flamur Noka me demokratët e Kamzës gjatë një takimi. Ai debatoi me mbesën e shkrimtarit Martin Camaj për gjendjen ku ndodhet partia dhe më pas e nxori atë jashtë nga salla. 
    Sipas Myslim Murrizit, sjellja e Flamur Nokës, Sali Berishës dhe njerëzve që ata mbajnë rreth vetes, po e dëmton shumë Partinë Demokratike. 
    Murrizi shkruan se Noka, si Sekretar i Përgjithshëm i PD, duhet që t’i lërë demokratët të flasin sepse kjo forcë politike është krijuar pikërisht nga njerëz të lirë, me dinjitet dhe plot kurajo që në Dhjetor 90 dhe do të vazhdojë të ekzistojë po falë tyre. 
    Reagimi: 
    Pak më ngadalë Flamur 
    Freno nëse nuk ke djegur komplet ferrotat, se nuk ta kanë fajin DEMOKRATËT që prej vitit 2013 je bërë deputet pa u votuar nga qytetarët, duke u mbyllur me lista sipas kodit zgjedhor bastard të bylykbashizuar. 
    Anëtarët e PD nuk janë as vartës tuaj e as paguhen, por janë idealistë, kurajozë dhe njerëz që kanë sakrifikuar plot mundim nga vetja për çdo betejë që ka bërë PD në 35 vite. 
    Ti paguhesh Flamur prej vitit 2005 nga kontributi dhe sakrifica e tyre. Lëri të flasin Flamur, mos u bëj si Muho Asllani apo Hekuran Isai, se PD është krijuar nga njerëz të lirë, me dinjitet dhe plot kurajo në dhjetor 1990 dhe do të ekzistojë falë tyre. 
    Nga heshtja dhe servilizmi kemi 12 vjet në opozitë dhe sot jemi në ditët më të vështira të 35 viteve ekzistencë, jo nga debati dhe mendimi ndryshe. 
    Qetësohu Flamur, se në PD secili ka ardhur për bindjet, programin, idealizmin dhe shpresën për një qeverisje më të mirë se e fundërrinave që qeverisin sot e që kanë masakruar këtë popull në 45 vite komunizëm, jo pse je ti sot sekretar apo pse është Berisha kryetar apo Gazi me Gjekmarkajn dhe Bylykbashin nënkryetar. 
    Nuk i bën asnjë dëm PD kjo ZONJË e nderuar dhe çdo ZË i tillë që buron nga shpirti rebel i çdo DEMOKRATI në çdo cep të Shqipërisë. 
    PD e dëmton jashtë mase sjellja jote Flamur dhe e atij rrethi të ngushtë butakësh rreth teje e Berishës, që nuk ju ka votuar askush në katër palë zgjedhje e ngrifeni sikur ju keni në dorë jetën e kujtdo që mendoni se është vartës i juaj pse është anëtar i PD apo opozitar me Ramën. 

  • Gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë kur humbin peshë,  ato duhet të shmangen

    Gabimet më të zakonshme që bëjnë gratë kur humbin peshë, ato duhet të shmangen

    Shumë njerëz rikthehen në rutinën e tyre shëndetësore në fund të vitit, duan të humbasin disa kilogramë pas festave ose të përgatiten për ndryshime pozitive në vitin e ri.

    Megjithatë, humbja e peshës mund të jetë e vështirë sepse kërkon një ekuilibër të dietës, makronutrientëve, ushtrimeve dhe përqendrimit mendor.

    Në videon e saj, konsulentja për humbje peshe Amanda Black veçoi “dy gabimet më të mëdha ” që gratë bëjnë më shpesh gjatë procesit të humbjes së peshës dhe shpjegoi se si t’i korrigjojnë ato.

    “Nënvlerësimi” i progresit tuaj

    Amanda vëren se shumë gra zhgënjehen kur ngjiten në peshore pas një ose dy javësh përpjekjesh dhe shohin se kanë humbur vetëm një deri në tre kilogramë. Ai thekson se është e rëndësishme të pranohet çdo përparim dhe se shifrat nuk duhen nënvlerësuar, edhe kur janë më të ulëta se sa pritej.

    “Nuk po bën asgjë të gabuar. Humbja mesatare e qëndrueshme është një deri në një kile në javë. Nëse humb dy deri në katër kile në muaj, je në një diapazon të bukur dhe të qëndrueshëm”, vëren ai.

    Ai shton se e vetmja arsye pse shumë njerëz mendojnë se “nuk është e mjaftueshme” është sepse interneti po i bën ata të kenë pritshmëri të gabuara.

    Ju është mashtruar “lajmi me të dhëna nga interneti” që ju thotë se humbja e pesë deri në dhjetë kilogramëve në javë ose muaj është normale.

    Amanda inkurajon festimin e çdo kilogrami ose kilogrami të humbur në peshë dhe kujton se një qasje e ngadaltë dhe e qëndrueshme është çelësi i humbjes së qëndrueshme të dhjamit.

    Duke hequr dorë shumë shpejt

    Amanda shpjegon se shumë njerëz humbasin rezultate sepse nuk qëndrojnë të qëndrueshëm – qoftë kur ndalojnë së ndjekuri rutinat pasi humbasin peshë apo kur lodhen nga zakonet e reja të jetesës vetëm pas disa javësh. Ai thekson se nuk mund të priten rezultate nëse hiqni dorë pas dy deri në tre javësh dhe se mund t’ju duhet të përshtatni planin tuaj.

    Videoja është e qartë:

    “Duhet të vazhdosh më gjatë. Dorëheqja nuk do të të çojë askund, por prova dhe gabimet po. Përshtatja dhe modifikimi i planit tënd është çelësi për të humbur vërtet peshë”, thotë ajo.

    Ai shton gjithashtu se është e rëndësishme të jesh fleksibël, të ndryshosh strategjitë dhe të pranosh që procesi i humbjes së peshës është një kombinim i të mësuarit dhe përshtatjes.

  • “Ja çfarë hapi duhet të ndjekë Berisha”- Analisti: Opozita duhet të ketë ofertë politike

    “Ja çfarë hapi duhet të ndjekë Berisha”- Analisti: Opozita duhet të ketë ofertë politike

    Analisti, Afrim Osmani, theksoi se lideri i opozitës duhet t’i hapë dyert njerëzve me kapital politik.
    Ai theksoi se njerëzit me kapital politik mund të tërheqin njerëz edhe pa ndihmën e Berishës.
    “ Zgjidhja është kjo. Në rastin konkret tek Berisha zgjidhja është kjo. Secili nga anëtarët ata që do bëhen në lista duhet të krijojë kapital politik. Unë të siguroj që Berisha i hap të gjitha dyert për njerëz me kapital politik.
    Jo vetëm Berisha. Dhe çfarë ndodh krijon një kapital. Dhe çdokujt njerëz me kapital politik t’ia hapë derën. Dhe çfarë ndodh në momentin që ti krijon kapital politik personal. Ti ke mundësi të flasësh me publikun edhe pa Berishën.
    Unë nuk jam dakord edhe në rastin më të rëndë që Basha mori dhe largoi persona me kusure me problematika. Unë dhe po të më kishte ndodhur unë do rrija atje, pse do ik.”, tha Osmani.
     

  • Rama harron premtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik me 51 viktima, ende shumë familje janë pa strehë

    Rama harron premtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik me 51 viktima, ende shumë familje janë pa strehë

    Sot, më 26 nëntor 2025, Shqipëria kujton tërmetin e vitit 2019, 6.4 ballë, që goditi në orën 03:54 dhe u ndje deri në Taranto e Beograd. Në vetëm 50 sekonda u shuan 51 jetë, mbi 3,000 njerëz u plagosën dhe mijëra familje mbetën pa një çati. Durrësi, Thumana dhe Laçi u kthyen në simbole të dhimbjes kombëtare.
    Rreth 1,300 pasgoditje tronditën vendin gjatë ditëve që pasuan, duke shtuar panikun dhe duke vështirësuar kërkim-shpëtimin. Ekipet shqiptare, të ndihmuara nga SHBA, Evropa, rajoni dhe dhjetëra vende të tjera, nxorën shumë të mbijetuar nga rrënojat. Fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra kaluan netë të pafundme në çadra, stadiume, palestra e makina.
    Qindra ndërtesa u shembën në Durrës e Thumanë, ndërsa mbi 1,400 objekte në Tiranë dhe 900 në Durrës rezultuan të dëmtuara rëndë. Mijëra njerëz u sistemuan provizorisht në hotele, qendra sociale, palestra dhe në kampin e ngritur në Kosovë. Ndihma ndërkombëtare mbërriti nga mbi 30 shtete, nga Turqia e Greqia deri në SHBA, Itali, Maqedoni të Veriut e vende të tjera që sollën inxhinierë, pajisje, çadra, batanije dhe ekipe shpëtimi.
    Edhe pse vitet kanë kaluar, shumë familje ende jetojnë pa shtëpi të rindërtuara dhe mbeten peng të procedurave dhe premtimeve të vonuara. Disa prej tyre kanë jetuar me vite në hotele apo struktura provizore, duke pritur rikthimin në normalitet që nuk erdhi kurrë plotësisht.
    Premtimi i qeverisë për zonën e Durrësit dhe rrethinat ishte ndërtimi i një lagjeje të re për familjet e prekura, por realiteti në terren tregon se shumë gjëra kanë mbetur pezull.
    Lagjja e re e Spitallës, e ndërtuar me 85 pallate dhe 996 apartamente, financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, pritet të strehojë rreth 4 mijë qytetarë.
    Megjithatë, deri tani, shumë banorë nuk kanë mundur të zhvendosen në banesat e reja dhe detyrohen të vazhdojnë të jetojnë me qira, duke përballuar koston e lartë të jetesës dhe pasigurinë.

  • Më mirë që nuk i thamë njëri-tjetrit “të dua”, sepse disa fjalë kanë “afat skadence”

    Më mirë që nuk i thamë njëri-tjetrit “të dua”, sepse disa fjalë kanë “afat skadence”

    Nga Ahmed Khaled Tawfik

    Nuk të thashë kurrë që të dua, as ti nuk ma the kurrë. Por më mirë kështu! Disa fjalë skadojnë për shkak të përdorimit të tepërt, të tilla si fjala “atdhe”.

    Shumica e njerëzve që e citojnë fjalën “atdhe” janë ata që e shkatërrojnë pa pushim!

    (Marrë nga profili në Facebook i Elmaz Fidës )

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ËSHTË E BUKUR KUR NDIHMON NEVOJTARIN, PA TA KËRKUAR DHE JO PËR REKLAMË!

    Ka njerëz që japin pak nga e shumta që kanë, por edhe këtë e japin për hir të famës. Kjo dëshirë e tyre e fshehtë për famë ia humb vlerën bamirësisë së tyre.Ka të tjerë që kanë pak, por e japin të gjithën.Ka njerëz të cilët besojnë tek jeta dhe bujaria e jetës. Magazinat e këtyre njerëzve nuk boshatisen kurrë.Ka njerëz që japin me gëzim dhe me gëzim shpërblehen.Ka njerëz që japin me dhimbje dhe me dhimbje pagëzohen.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tela: Berisha erdhi nga takimi me 115 parti dhe gjeti një grusht njerëz te kryeministria

    Tela: Berisha erdhi nga takimi me 115 parti dhe gjeti një grusht njerëz te kryeministria

    Gazetari Andi Tela nuk e kurseu sarkazmën me tubimin e PD-së sonte te kryeministria, duke u shprehur se Berisha që vinte nga takimi i 115 partive në Brazil, gjeti po aq njerëz në shesh.
    Ai foli për një mungesë besimi te populli opozitar ndaj drejtuesve të opozitës.
    “Ne e pamë të hënën e kaluar të njëjtën gjë dhe të njëjtat komente bëmë. Me këtë organizim dhe pjesëmarrje është fuqi minimale dhe Berisha vinte nga një takim me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti në shesh.
    Kur vjen të bësh një foltore para kryeminsitrisë nuk mund të zgjatës 60 minuta dhe flasin 7 vetë që thonë të njëjtat gjëra që flasim përditë. E nisën në 18.30 dhe e mbyllën në 19.30 për një orë dhe sërish të hënën tjetër me të njëjtin skenat.
    Edhe ato ato vitit 1998 kështu nisën protestat, por u rritën.
    Ti e di që paraprakisht e di që do të vijnë shumë pak njerëz.
    Tani ti e di paraprakisht që do të vijnë pak njerëz dhe kjo mungesë besim ngre shumë pikëpyetje. Me gjithë këto zullume të qeverisë, normalisht atje duhet të ishin me mijëra njerëz. Përse nuk dalin njerëzit njerëzit dhe këto pikëpyetjeve duhet t’u japë përgjigje PD-ja”- tha Tela.

  • Ish armiqtë e djeshëm, sot në kupolën e PD/ Alibeaj: Berisha ka humbur fuqinë dhe reflekset

    Ish armiqtë e djeshëm, sot në kupolën e PD/ Alibeaj: Berisha ka humbur fuqinë dhe reflekset

    Enkelejd Alibeaj u shpreh se ata persona qe kane mbetur në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.“Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deputetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai.