Tag: njëra

  • Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë! Njëra përfundon e shkatërruar anash rrugës, 2 të plagosur

    Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë! Njëra përfundon e shkatërruar anash rrugës, 2 të plagosur

    Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit, të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje. Në këtë segment rrugor automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë, ndërsa është kryqëzim i rrugës së Arbrit me rrugën e lagjes së vjetër të Bulqizës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Perimet dhe Frutat që Nuk e Durojnë Dot Njëra Tjetrën

    Perimet dhe Frutat që Nuk e Durojnë Dot Njëra Tjetrën

    Fqinjësia e mirë është e rëndësishme jo vetëm për njeriun por edhe për bimët dhe specie të tjera.

    Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.
    I tillë është rasti i fenomenit të ashtuquajtur ‘Tre Motrat’ ose kungullit të verdhë, misrit dhe fasuleve që rriten së bashku në mënyrë perfekte.
    Misri shërben si një trinë për fasulet dhe fasulet janë bujare në ushqyerjen e tokës ndërkohë që gjethnaja e kungullit mban larg barin e keq dhe ruan lagështinë e tokës.
    Megjithatë ky është një shembull i vetëm sepse shumë bimë janë armike të përbetuara të njëra tjetrës.
    Më poshtë do të gjeni shtatë kombinimet bimore që thjesht nuk funksionojnë.
    Qepët e njoma dhe bizelet
    Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anëtarët e të njëjtës familje botanike të qepës – përfshirë këtu, hudhrën dhe qepujkat- me bizelet.
    Qepët kanë aftësinë të pengojnë rritjen e bizeleve.
    Patatet dhe domatet
    Ekspertët thonë se duhet të prisni telashe nëse mbillni domatet bashkë me patatet.
    Kur mbillen së bashku sëmundjet botanike përhapen më shpejt.
    Specat dhe fasulet
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se specat dhe fasulet infektohen më shpejt nëse mbillen krah njëra tjetrës.
    Karrotat dhe kopra
    Janë armike të përbetuara sipas ekspertëve por studimet shkencore mbi arsyet përse kjo armiqësi është kaq e ashpër vazhdojnë akoma.
    Lakra dhe rrushi
    Legjendë urbane ose një e vërtetë, rrushi me lakrën e urrejnë njëra tjetrën.
    Besohet se nëse lakra mbillet pranë vreshtave me rrush, vera e bërë në shtëpi do të ketë shije të keqe.
    Kjo bestytni ekziston që 2000 vite më parë.
    Domatet dhe arrat
    Arrorët njihen si fqinj të këqinj. Pemët emetojnë një lëndë kimike dhe toksike që shkatërron bimët e mbjella përreth siç mund të jenë domatet.
    Sallata jeshile dhe brokoli
    Studimet kanë treguar se sallata jeshile është shumë e ndjeshme ndaj lëndëve kimike që lëshojnë brokolit.
    Kopshtaria është art më vete, por nëse nuk i zbaton teknikat dhe udhërrëfyesit e saktë, mund të kthehet në makth./AgroWeb.org

  • Krim makabër në Prizren! Një burrë ther me thikë gruna dhe dy vajzat, njëra mbetet e vdekur

    Krim makabër në Prizren! Një burrë ther me thikë gruna dhe dy vajzat, njëra mbetet e vdekur

    Policia e Kosovës ka dhen detaje në lidhje me një rast tragjik në Prizren, ku një 15-vjeçare ka mbetur e vdekur.
    Dyshohet se një burrë ka therur me thikë gruan dhe dy vajzat e tij 15 dhe 10-vjeçare, ku njëra prej tyre ka vdekur nga plagët e marra, raporton Zeri.info.
    “Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.
    Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari tashmë është arrestuar.
    Bytyqi tha se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

  • Nëse humb, Berishës nuk i shërben për gjë as të bëhet qytetar nderi në Washington

    Nëse humb, Berishës nuk i shërben për gjë as të bëhet qytetar nderi në Washington

    Nga Lorenc Vangjeli

    Për demokratët është “eureka”e fitores. Për socialistët është shkelje e ligjit dhe kodit zgjedhor. Për SPAK-un është lëndë për t’u verifikuar. Në peisazhin bardh e zi të politikës militante shqiptare ku mungojnë nuancat dhe palët janë të ndara në skaje, aty ku njëra sheh dritë, tjetra betohet për terrin më të thellë. Kontrata e lobimit të PD-së me një kompani amerikane është një nga shembujt më ulëritës të këtij pohimi. Në fakt, as entuziazmi i opozitës dhe as akuzat e maxhorancës nuk thonë të vërtetën e plotë. Dhe as premtimi për verifikim nga SPAK nuk ka asnjë shans t’i nxjerrë palët nga llogoret e mosbesimit. E vërteta edhe njëherë si përherë nuk qëndron në skaje, por gjendet diku në mes. Dhe ka një sërë faktorësh që e vërtetojnë një gjë të tillë.

    E para, entuziazmi i demokratëve është real. Mbas një periudhe shumë të gjatë izolimi ata kanë mundur të hapin një kanal komunikimi me anë të lobimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Duke gjykuar nga thellësia e humnerës që ishin zhytur ish-sovranistët e djeshëm në marrëdhëniet me anën tjetër të Atlantikut, kjo nxjerrje koke mbi sipërfaqe është realisht një moment për t’u mbushur me frymë. Dhe nga ky këndvështrim, pavarësisht rezultatit konkret të kontratës, shifra e frikshme e disa milionë dollarëve që pritet të shpenzohen, ja ka vlejtur paraprakisht në çdo qindarkë të saj. Emrat e përfshirë në kompani janë pjesë e afërt e Presidentit Trump dhe si të tillë, ata besohet se kanë mundësi praktike për të realizuar alkiminë e premtuar dhe shndërrimin e demokratëve në promerikanë të përbetuar.

    E dyta, skepticizmi i socialistëve është gjithashtu real. Shifra e premtuar për t’u shpenzuar është bombastike. Natyrisht, në kuptim të ligjit, ajo nuk përfshihet në shpenzimet e fshehura të fushatës që PD apo dhe vetë PS, kryejnë për procesin. Por nga ana tjetër, ato dëshmojnë për një potencial financiar të jashtëzakonshëm të PD-së, për një lumë parash që vetë PS-ja ja njeh mirë përrenjtë që e mbushin nëpërmjet tenderave të rinj, koncesioneve të vjetra apo edhe direkt nga antarë të qeverisë. Eshtë një sekret publik i njohur herët në Tiranë, që njerëz të rëndësishëm të maxhorancës paguajnë në mënyra të ndryshme atë që në Itali njihet si “il pizzo”: para e favore të tjera në këmbim të mossulmimit të tyre. Socialistët ndjehen të frustruar nga ideja se ata mund të humbin eskluzivitetin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Me një president atipik dhe të paparashikueshëm si Trump, ata ndruhet se nga ana tjetër e Atlantikut mund të vijnë edhe mandata të paimagjinueshme.

    E treta, SPAK-u nxitoi të përfshihet në këtë histori në ditë pushimi. Nëse do të heshtte do ta sulmonte njëra palë, nëse do të shprehej, siç e ka edhe detyrim ligjor, do ta masakronte pala tjetër. Lënda mbi të cilën SPAK mund të përqëndrojë hetimet është shumë e ngushtë dhe pothuaj e papërshtatshme; një nen kushtetutues, një ligj 25 vjeçar dhe pak i amenduar për financimin e partive politike dhe kodi zgjedhor. Edhe pse kontrata u firmos në kohë fushate dhe ndikon direkt në fushatë, ajo nuk është shpenzim elektoral. Eshtë kontratë lobimi. Ajo do të deklarohet vitin tjetër në KQZ. SPAK do të vërejë se ligji që ndalon partitë politike që të përfitojnë “…dhurime financiare e materiale nga qeveri, entitete publike e private të huaja”, lejon njëkohësisht ndihma që vijnë nga “…parti ose unione ndërkombëtare partiake, organizata apo fondacione politike shqiptare dhe të huaja”. Një diferencë e vogël mes çfarë lejohet e çfarë ndalohet që i jep mundësi akuzës publike që ta shohë ligjin si një llastik që tërhiqet, por nuk këputet. Por PD -ja do të detyrohet të dëshmojë shtetësinë shqiptare të çdo “dhuruesi” parash në favor të saj; nëse ndër ta ka shtetas të huaj, atëherë ky do të jetë një faull klasik penal.

    Këto tre pamje përjashtuese të njëra-tjetrës megjithatë nuk tregojnë plotësisht të vërtetën. Thelbi i kësaj që ka ndodhur qëndron në faktin që kjo kontratë lobimi ka vlerë deri në datën 11 maj. Dhe në funksion të kësaj date edhe janë parapaguar 750 mijë dollarë. Në këmbim të kësaj shume, lobimi përfshin në mënyrë maksimale heqjen e non gratës për Sali Berishën, një vizitë të mundshme të tij me një vizë të posaçme në SHBA apo edhe një komunikim me video me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshi ndoshta, edhe sekretarin e shtetit. Pjesa tjetër nuk ka pikën e rëndësisë. Në rast se humb zgjedhjet, Berishës nuk do t’i hyjë në punë edhe sikur ta bëjnë qytetar nderi të Ëashingtonit. Ndërsa në rast triumfi, si 6 milionët e firmosur, si të paguajë 66 milion të tjera për lobim, do të jetë e njëjta gjë. Ato do të jenë vetëm qindarka për mundësinë që kanë qeveritë në Shqipëri për të gjeneruar fonde që nuk dihet se ku vijnë dhe bëhet hallall aty ku mbërrijnë.

    Mbas 12 majit, varësisht rezultatit të zgjedhjeve, Berisha mund të thotë për herë të dytë në jetën e tij: Mbas meje qameti! Ai nuk do të jetë i shqetësuar as për fatin e Nuredinit, një lojtar periferik i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe as për fatin e Flamurit nënshkrues të konktratës, që zgjodhi të jetë rrufepritësja e kësaj loje lokale për hir të besnikërisë së tij që e çoi në sakrificë. E gjithë kjo zhurmë e krijuar nga kontrata e lobimit do të shuhet dhe do të jetë vetëm pjesë e kronikës të zgjedhjeve të deformuara shqiptare. Si përherë!

    Stylish GIF
  • “Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

    “Autobusi u bë përshesh”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit para ndeshjes: Jemi të tronditur

    Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, mediat kanë kontaktuar me trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja.
    Ai shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull.
    “Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që çfarë të them. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai.

  • Berisha “shigjeton” ministret socialiste: Bëjnë gara me njëra-tjetrën për “alta modën”

    Berisha “shigjeton” ministret socialiste: Bëjnë gara me njëra-tjetrën për “alta modën”

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste se në listën e saj ka emra që kanë bërë korrupsion.Më konkretisht Berisha “shigjetoi” dy drejtueset politike të Tiranës, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.
    Pjesë nga fjala e Berishës:“E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre Shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.
    Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka? Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu? Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën. Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri.”

  • Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy makina me njëra-tjetrën, plagoset një prej shoferëve

    Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy makina me njëra-tjetrën, plagoset një prej shoferëve

    Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor.
    Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.

  • Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit dërgohet në spital

    Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit dërgohet në spital

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin nacional Lezhë–Laç, konkretisht mbi urën e lumit Mat në zonën e Fushë-Milotit. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Sipas burimeve paraprake, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës prej makinave është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle mjekësore. Gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë ende e ditur.

    Shkak i mundshëm i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

  • Dy automjete përplasen me njëra tjetrën, pastaj me shtyllën dhe pemën

    Dy automjete përplasen me njëra tjetrën, pastaj me shtyllën dhe pemën

    Dy automjete përplasen me njëra tjetrën, pastaj me shtyllën dhe pemën
     
    Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”.
     
    Dy automjete, një Volkswagen dhe një Opel, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.
     

     
    Si pasojë e përplasjes së fortë, makina tip Opel ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një pemë, e cila është rrëzuar në vendngjarje.
     
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb