Një rast dhune mes disa vajzash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një karburat në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në Matiçan të Prishtinës ndërsa kalimtarët kanë kapur video nga dhuna brutale.
Siç shiet edhe nga videot e publikuara vajzat shkelmohet dhe godasin njëra-tjetrën derisa shtrihen në tokë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri të dhunshëm. Në këtë konflikt janë përfshirë 5 vajza.
Tag: njëra
-

Kapje nga flokët dhe grushte e shkelma, 5 vajza dhunohen brutalisht me njëra-tjetrën në një karburant
-

Aksident i dyfishtë në Fushë Krujë, tre të plagosur, nisen drejt kryeqytetit
Aksident i rende ne, Fushe Kruje, dy autovetura perplasen me njera tjetren, tre te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Arrameras, nga sa mesohet njera nga autoveturat ne parakalim te gabuar eshte perplasur me mjetin tjeter qe ka perfunduar ne kanal. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se qaekullimit rrugor te Fushe Krujes, duke dhene ndihme te plagosurve, te cilet jane derguar per mjekim me te specializuar ne kryeqytet.
Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e plote te ketij aksidenti. -

“Salianji u dënua padrejtësisht”, gazetari i njohur ‘shpërthen’ ashpër: Veliaj është mishërimi i korrupsionit në Tiranë
I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Bledian Koka foli në lidhje me lirimin e Ervin Salianjit dhe e ka krahasuar këtë ngjarje me burgosjen e Erion Veliajt.
Ai theksoi se bëhet fjalë për dy ngjarje që ndodhën në të njëjtën ditë, por që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.Koka e cilësoi burgosjen e Salianjit si një padrejtësi të rëndë të sistemit të drejtësisë, ndërsa për Veliajn u shpreh se ai është mishërimi i korrupsionit në bashkinë e Tiranës, një figurë që ka kontribuar në shkatërrimin ekonomik të kryeqytetit.“Jemi duke folur për dy ngjarje që kanë ndodhur në të njëjtën ditë, por janë dy ngjarje që s’kanë asnjë lloj lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk takohen askund. Nga njëra anë po flasim për një njeri që ka bërë burg në mënyrë të padrejtë jo vetëm për shkak të hetimit, por kësaj here edhe për shkak të gjykimit. Është një çështje e cila si në hetim ashtu edhe në gjykim vendosi standarde të tmerrshme të funksionimit të përdorimit të drejtësisë.Hetimi u bë pis, sepse u përfshinë kaq shumë aktorë të dirigjuar, u shpikën dëshmitarë të rremë, dolën përgjime sesi ish-drejtues të lartë të policisë komunikonin dhe mbanin me para dëshmitarin e rremë që do duhej të fajësonte dhe të bënte pis denoncimin e zotit Salianji. Më pas një vendim gjyqi dhe një gjykim i cili vendosi një standard shumë të rrezikshëm, që shpresoj shumë të shbëhet në muajt ose në vitet në vazhdim me rekursin që do bëjë Salianji. Nga ana tjetër kemi një njeri i cili është në burg, në radhë të parë si një ekzistencë e gjallë e korrupsionit, sidomos në bashkinë e Tiranës. Ishte bashkëfajtor dhe bashkëautor i shumë prej dramave të mëdha që i kanë ndodhur ekonomikisht kryeqytetit të vendit. Pra, këto janë dy gjëra të ndryshme.” – tha Koka.
-

Mel B kurorëzon dashurinë me Rory McPhee, vetëm njëra nga Spice Girls ishte e pranishme në dasmë
Melanie Brown, e njohur gjerësisht si Mel B nga grupi legjendar Spice Girls, u martua të shtunën më 5 korrik në Londër me partnerin e saj, stilistin Rory McPhee. Ceremonia u mbajt në praninë e familjes dhe miqve të afërt, mes tyre dhe figura të njohura nga bota e artit, por vetëm njëra nga koleget e saj të grupit mori pjesë.
Emma Bunton (Baby Spice) ishte e vetmja anëtare e Spice Girls që mori pjesë në dasmë për të mbështetur mikeshën e saj. Ndërkohë, Melanie Chisholm (Mel C) nuk mundi të ishte e pranishme pasi kishte një koncert në Suedi në kuadër të festivalit We Love the 90s & 00s, ndërsa Victoria Beckham dërgoi urimet e saj në rrjetet sociale, duke shkruar: “Urime të dyve! Shpresojmë të keni pasur një ditë të mrekullueshme”.
Në mesin e të ftuarve ishin emra të njohur si Cara Delevingne, Katherine Ryan dhe Daisy Lowe.Mel B u shoqërua gjatë ecjes drejt altarit nga tri vajzat e saj: Phoenix (26), e lindur nga martesa me Jimmy Gulzar, Angel Iris (18), vajza e aktorit Eddie Murphy, dhe Madison (13), vajza e saj me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte.
Për ditën e madhe, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan nusërie në ngjyrë fildishi të dizenjuar enkas nga stilistja Josephine Scott, ndërsa më vonë ndërron veshjen me një krijim të Justin Alexander.
Çifti janë bashkë që prej vitit 2019, ndonëse njiheshin më herët, pasi Rory McPhee është mik i vjetër i familjes së Mel B. Ata u fejuan në vitin 2022 gjatë një udhëtimi romantik.
/vizionplus.tv -

Dy aksidente njëra pas tjetrës në juglindje/ Përplasja e automjeteve, raportohen të plagosur
Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy aksidente janë rregjistruar njëra pas tjetrës në juglindje. Në hyrje të Bilishtit, në afërsi të fshatit Bitinckë janë përplasur dy mjete ku sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Aksidenti tjetër është shënuar në afërsi të fshatit Plasë, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën e kanë përfunduar në barrierat anësore por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ndodhet në të dyja vendngjarjet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave. -

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ka qenë njëprej mjeteve, qe a kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.
Mësohet se në makinën me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje përfshi dhe dy fëmijë të mitur, teksa mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo jo, teksa pritet një komunikatë nga ana e Policisë. -

“M’u duk si kukull”, gjenden të pajeta gruaja me foshnjen në Romë
Një ngjarje e rëndë raportohet në Romë të Italisë. Një grua dhe një foshnje janë gjetur të pajeta, në rreth 300 m distancë nga njëra-tjetra, në parkun Villa Pamphili të kryeqytetit italian.
Rasti makabër u zbulua pasditen e djeshme, 7 qershor, shkruan Roma Today.
Dëshmitë e të rinjve që pikasën trupat teksa luanin volejboll, janë tronditëse.
“Mund të shihje një këmbë tek njëra qese plastike dhe një krah që kishte dalë te tjetra. Ishin të dyja lakuriq. E vogla dukej si një kukull…”, kanë thënë ata për policinë.
Dyshimet e para
Hetuesit besojnë se ekziston një lidhje mes dy vrasjeve, megjithatë pas analizës mjeko-ligjore të dy trupave, ra në sy se gruaja ishte në gjendje dekompozimi, ndryshe nga trupi i foshnjes.
Mbetet e paqartë edhe nëse ato janë nënë e bijë, kjo do të verifikohet pas testimit të ADN-ve. Hetuesit do të kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonë, midis lagjeve Monteverde dhe Aurelio. Shpresa është që pajisjet të kenë filmuar personin ose personat që vendosën të heqin qafe të porsalindurën dhe gruan.
Pritet që të mësohen më shumë detaje mbi ngjarjen tragjike, ndërsa prokurori italian Antonio Verdi e cilësoi diçka absurde. -

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do të sjellë pranverë në Europë!
Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim? Sipas tij, topografia malore e vendit tonë me lugina e male njëra pas tjtrës, krijon pak a shumë të njëjtën strukturë natyrore si në Japoni.
“Duke parë dhe topografinë e Shqipërisë, është një vend malor dhe Butrinti po ta shikosh është 4 orë larg, janë luginat dhe male njëra pas tjetrës dhe rëndësia e topografisë, e kulturës dhe personalitetit është shumë e lidhur. Nëse ke lugina dhe male që ndjekin njëra tjetrën aty shikon diversitetin. Edhe vetë ndjeshmëria është e lidhur me topografinë. Po të shohësh mjeshtrit e ndërtimit jetojnë në lugina, e njëjta gjë edhe në Japoni. Kemi pothuajse të njëjtën topografi. Ndoshta Shqipëria është kjo lloj mjeshtërie, që unë vetë doja të punoja me këtë lloj mjeshtërie të përpunimit të gurit, dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme për vendin. Shqipëria mund të jetë një shembull i botës për të ardhmen”, tha ai.
Në fjalën e tij gjatë Festivalit “Bread & Heart” në Tiranë, Kuma ndau përjetimin e tij të para 10 viteve, herën e parë që erdhi në Shqipëri.
“Vizioni im i parë për Shqipërinë është ai i vizitës së parë, para 10 vitesh. Ne kur kishim projektin e Butrintit ishim aty për 3 vite dhe përshtypja ime është që Shqipëria është e ngjashme me Japoninë. Sa i përket përmasave nuk është vend i madh, por kjo vjen për shkak të historisë, vetë kam lindur në 1954 dhe atëherë në ato vite isha 9 vjeç kur ndodhi lufta e dytë botërore dhe familja ime ka ardhur nga Nagasaki duke patur dhe përvojën e bombardimit atomik. Ishim dëshmitarë të rritjes që pati Japonia pas luftës. Ndjeva këtë lloj ndjeshmëria mes Japonisë dhe Shqipërisë”, rrëfeu Kuma.
Ndërkohë për arkitektët e mbledhur sot në kryeqytetin shqiptar, Shqipëria do të kthehet në një zonë me shumë potencial për kontinentin.
“Shqipëria do të sjellë pranverë një Europë, që Europa vetë nuk po e ndjen. Kemi ëndrrën të përqendrohemi për të krijuar hapësira të ndihemi si në shtëpi në qytetet tona që janë mbushur me jetë dhe mirëqenie. Po jetojmë në një energji të përbashkët”, janë shprehur ata gjatë Festivalit. -

Aksident në Burrel! Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, lëndohen gjashtë persona
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në vendin e quajtur “Ish Agjencia” në Burrel.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë u lënduan dy shoferët dhe katër pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital , për të marrë ndihë mjekësore.
“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

VIDEO – “Ka përfunduar njëra anë e pastrimit të Dajlanit në lumin Buna”, Benet Beci: Vazhdojmë edhe me anën tjetër
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Ka përfunduar njëra anë e pastrimit të Dajlanit në lumin Buna dhe do të vazhdojmë edhe me anën tjetër.
Një angazhim i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave shtetërore për të rikthyer Bunën në rrjedhën e saj natyrore. Një falënderim i veçantë për Forcat e Armatosura dhe IKMT për angazhimin maksimal.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!