Tag: njëra

  • Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

    Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në Qafë Thanë.

    Dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë, sikurse raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.
    Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar!
    Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar, ndërkohë që rruga kishte edhe lagështi për shkak të shiut që përfshiu zonën këtë mbrëmje.

    Top Channel

  • Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

    Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.
    Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të rrugës.
    Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
    Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • VIDEO/ Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

    VIDEO/ Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

    Aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor nacional Fier – Levan në vendin e quajtur “Kthesa e TEC-it” pranë fshatit Zhupan.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se dy autovetura janë përplasur mes tyre ku si pasojë njëra ka përfunduar në kanalin anës rrugës e tjetra në krahun përballë saj.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Nga burimet policore mësohet se ka patur vetëm dëme materiale.

  • Aksident i rëndë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Aksident i rëndë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Dy automjete njëra tip ‘Benz’ dhe tjetra ‘Nissan’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Gërhot, Gjirokastër.
    Pas përplasjes ‘Nissan’ ka goditur hekurat anësorë. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga ‘Benzi’.
    Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

  • Prishet miqësia mes Gavi-t dhe Fermin, fajin e kanë të dashurat: “Njerëzit e këqij nuk fitojnë kurrë”

    Prishet miqësia mes Gavi-t dhe Fermin, fajin e kanë të dashurat: “Njerëzit e këqij nuk fitojnë kurrë”

    Barcelona fitoi tre trofe sezonin e kaluar dhe, me Lamine Yamal, ka një shans për të vazhduar suksesin e saj mbresëlënës. Pavarësisht kësaj, vera e Blaugrana-s nuk ka qenë e qetë.
    Së pari, çështja e Ter Stegen, pastaj zërat për një grindje midis Gavi dhe Fermin Lopez, dy figura kyçe në ekip, të cilët me sa duket nuk shkojnë më mirë për shkak të të dashurave të tyre përkatëse, të cilat nuk e pëlqejnë shumë njëra-tjetrën.
    Një postim enigmatik në Instagram nga Fermin Lopez ka shkaktuar një sërë zërash për një grindje midis dy lojtarëve që u rritën në La Masia.
    “Njerëzit e këqij nuk fitojnë kurrë, as ata që shohin anën tjetër, as ata që e bëjnë tradhtinë mënyrën e tyre të jetesës dhe frikacakërinë flamurin e tyre.
    “Është vetëm çështje kohe. Ato falin çdo ditë sepse grimi që përdorin çdo mëngjes për të mbuluar veten u zhduket dhe përfundojnë duke i treguar botës se kush janë në të vërtetë”.

    Këto fjalë të ashpra nga Lopez u fshinë pak më vonë. Disa kishin menduar se Fermin ishte i zemëruar me Ter Stegen, por duket se ai e kishte me Gavin, pas një debati të raportuar midis Ana Pelayo dhe Berta Gallardo, të dashurave të Gavit dhe Ferminit.
    Një provë tjetër e ftohtësisë midis të dyve ishte mungesa e një urimi nga Fermin për ditëlindjen e Gavit.
    Të dyja vajzat, të dyja të lindura në Seville dhe influencuese profesionale, thuhet se nuk janë veçanërisht të dashura me njëra-tjetrën dhe thuhet se i kanë dërguar njëra-tjetrës një sërë mesazhesh ngacmuese në rrjetet sociale.
    Kjo ka çuar në probleme midis të fejuarve përkatës, të cilët kanë qenë gjithmonë shokë të ngushtë dhe e kanë njohur njëri-tjetrin që nga fëmijëria, por tani duket se po përjetojnë një marrëdhënie shumë të ftohtë.

  • E paprecedentë në Pogradec/ Katër gra rrihen me njëra-tjetrën pas një konflkti, policia nis hetimet

    E paprecedentë në Pogradec/ Katër gra rrihen me njëra-tjetrën pas një konflkti, policia nis hetimet

    Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale.
    Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçari për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta.
    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset B. B., 42 vjeçe, S. F., 22 vjeçe, J. L., 20 vjeçe dhe E. P., 28 vjeçe, si dhe për shtetasin V. N., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 4 shtetaset janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar sende personale, njëra-tjetrës, ndërsa 42-vjeçari, gjatë përpjekjes për të neutralizuar konfliktin, ka shtyrë fizikisht, 42-vjeçaren, e cila është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

    Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

    Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale.
    Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçar për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset B. B., 42 vjeçe, S. F., 22 vjeçe, J. L., 20 vjeçe dhe E. P., 28 vjeçe, si dhe për shtetasin V. N., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 4 shtetaset janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar sende personale, njëra-tjetrës, ndërsa 42-vjeçari, gjatë përpjekjes për të neutralizuar konfliktin, ka shtyrë fizikisht, 42-vjeçaren, e cila është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO / Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

    VIDEO / Aksident tragjik në Levan, një i vdekur dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë

    Një aksident me pasoja tragjike ndodhi sot, më 6 gusht, në Levan të Fierit. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë, humbi jetën një person ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.
    Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot.
    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
    Siç mund të shikohet edhe nga videot, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makinat kanë përfunduar në kahe të kundërta jashtë rrugës.
    Njëra prej tyre ka rënë në një kanal. Ndërkohë shumë qytetarë kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj të lënduarve.

  • Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

    Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

    Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit.
    Mësohet se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

    Sipas tvklan, humbi jetën një person ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot.
    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
    Siç mund të shikohet edhe nga videot, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makinat kanë përfunduar në kahe të kundërta jashtë rrugës.
    Njëra prej tyre ka rënë në një kanal.
    Ndërkohë shumë qytetarë kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj të lënduarve.