Tag: njëra

  • Aksident në Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga shoferët largohet nga vendngjarja

    Aksident në Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga shoferët largohet nga vendngjarja

    Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje–Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen dhe një Mercedes, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Fatmirësisht, nga përplasja nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në të dy mjetet.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti tip “Benz”, që po lëvizte nga Lushnja në drejtim të Beratit, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me automjetin tip “VW” që po vinte përballë. Pas përplasjes, “Benz”-i ka rrëshqitur dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.

    Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar menjëherë pas aksidentit.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë bërë normalizimin e trafikut dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

  • Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

    Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

    Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë.

    Dy automjet janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, si pasojë u plagosën dy shoferët.
    Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Të përfshirë në aksident një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh.

    Top Channel

  • Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

    Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
    Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, një “Mercedes Bent” dhe një “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetra. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pas përplasjes, automjeti “Toyota” ka përfunduar në një kanal jashtë rruge.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

    “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

     

    Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Hoti, ka bërë një apel për ndihmë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre nuk funksionon fare, ndërsa tjetra është në gjendje të rënduar, shkruan rajoni.org.

    Aktualisht, Hoti po i nënshtrohet seancave të rregullta të dializës, çdo ditë të dytë, ndërsa ka bërë të ditur se të martën do të marrë dokumentacionin për procedurat e transplantit jashtë vendit, në Turqi

    Hoti, që dikur ishte pjesë e radhëve të UÇK-së, thekson se deri më tani nuk ka dashur të obligojë askënd për ndihmë, qoftë si veteran, apo si banor i Skenderajt. Megjithatë, përballë situatës së rëndë, ai kërkon mbështetje nga të gjithë ata që munden.

    Postimi:

    Përshëndetje për të gjithe.
    Dua t’ju njoftoj për gjendjen time shëndetësore. Kam një sëmundje të veshkave që tashmë ka arritur në stafin përfundimtar, me vlera të caktuara deri në 937. Njëra veshkë nuk funksionon fare, ndërsa tjetra po dobësohet gjithnjë e më shumë.

    Aktualisht, po bëj dializë në seanca, një ditë po, një ditë jo.
    Tashmë, këtë të martë, do të marr letrat për transplant jashtë vendit – në Turqi, për transplant të veshkave.

    Deri më tani nuk kam pasur dëshirë të obligohem si pjesëtar i UÇK-së apo si banor i komunës së Skenderajt për asgjë.

    Pra, këtë të martë marr letrat dhe filloj procedurat për transplant.
    Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve. Ndoshta nuk kam mundur t’ju kthej mirësitë që më keni bërë, por inshaAllah Allahu do t’ju shpërblejë të gjithëve.

  • Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për të lënduar

    Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për të lënduar

    Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.
    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy makinave, një person ka humbur jetën.
    Ndërsa, dy të tjerë janë plagosur. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë pë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti , si dhe për disiplinimin e trafikut.
     

     

  • 2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

    2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

    Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane.
    Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Operacioni i shpëtimit u koordinua nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.

  • Gushti mbyllet me rrugët e përgjakura/ Dy viktima dhe tre të plagosur në vend! Aksident me vdekje edhe në Kosovë, ndërron jetë e mitura

    Gushti mbyllet me rrugët e përgjakura/ Dy viktima dhe tre të plagosur në vend! Aksident me vdekje edhe në Kosovë, ndërron jetë e mitura

    Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është bilanci i aksidenteve në rrugët e vendit, gjatë kësaj të diele të 31 gushtit.

    Rrugët u përgjakën që në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinj humbën jetën në qytetin e Peqin, pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një banese
    Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, ku viktima mbetën ky të rinjtë Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, të rinjtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.
    Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi tej normave si pasojë e së cilës dhe përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatale. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
    Orët e mbrëmjen shënuan një tjetër aksident të rëndë, te kryqëzimi i Ishull Shëngjinit, në dalje të Lezhës. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Përplasja mes dy makinave ka qenë e fortë, duke bërë që njëra prej tyre të përfundojë në një parcelë në anë të rrugës.
    Paraprakisht, dyshohet se njëra makinë i ka prerë rrugën mjetit tjetër që lëvizte në drejtim të Tiranës, por grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • Njëra dilte me dy fëmijët e saj, tjetra shfytëzonte mbesën për të lypur, e pësojnë dy të rejat në Berat

    Njëra dilte me dy fëmijët e saj, tjetra shfytëzonte mbesën për të lypur, e pësojnë dy të rejat në Berat

    Dy shtetase janë proceduar nga Policia e Beratit pasi njëra dilte me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe tjetra shfrytëzonte mbesën për të lypur.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. U., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi u konstatua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, duke lypur, si dhe për shtetasen M. M., 27 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke shfrytëzuar për të lypur, mbesën e saj të mitur.
    Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co”

    Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co”

    Një tender me vlerë rreth 2.3 milionë euro ka shkaktuar një përplasje të fortë mes dy firmave, me akuza të ndërsjella ndaj njëra tjetrës. Nga njëra anë firma “Kristalina” dhe nga ana tjetër firma “Adel Co”, të cilat kanë përplasur “brirët” jo vetëm në procedurën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave por kanë bërë kallëzime dhe padira ndaj njëra tjetrës.
    Tenderi po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi njëra nga firmat bëri edhe kallëzim penal. Por ka edhe vendime të Agjencisë së Prokurimit Publik, apo edhe Komisionit të Prokurimit Publik, me vendime të kundërta me njëra tjetrën. Nëse njëra (APP-ja) i jep tenderin firmës “Kristalina”, tjetra (KPP) ia jep firmës “Adel Co”.
    Një histori me shumë të panjohura, aq më tepër edhe vendimmarrjet e këtyre institucioneve meritojnë një hetim më të thelluar.

    Sipas dokumenteve, në datën 14 gusht 2025, në kulmin e ditëve të pushimit të zyrave shtetërore dhe nën një vapë përvëluese, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një vendim tjetër për tenderin e shumë përfolur.
    Vendimi është marrë nga Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave në APP, teksa shkruan se me vendimin me numër 51, të datës 11 korrik 2025, është vendosur përjashtimi për 12 muaj i firmës “Adel Co” nga e drejta për të fituar kontrata publike, për “keqinformim për qëllime kualifikimi, në procedurat e prokurimit”.
    “Kundër këtij vendimi ‘Adel Co’, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke i kërkuar marrjen e masës së sigurimit të padisë, si dhe pezullimin e efekteve të vendimit të APP-së me numër 51. Gjykata Administrative me vendimin e datës 11 gusht 2025, ka vendosur pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë, si dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të APP-së, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes” thuhet në këtë dokument.
    Sipas APP-së, vendimet e gjykatës për sigurimin e padisë janë tituj ekzekutive dhe ekzekutohen. “APP ka vijuar duke proceduar me heqjen e emrit të këtij operatori ekonomik nga lista e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike. Ky vendim qëndron në fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar” shkruhet më tej në dokument.

    Vendimi i APP-së që përjashtoi firmën për keqinformim për të fituar 2.3 milionë euro

    Në dokumentin e datës 11 korrik 2025 të APP-së, theksohet se firma “Adel Co” u përjashtua 1 vit pas një hetimi administrativ për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit “blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritete dhe ente kontraktore qendrore dhe rajonale”. Vlera e tenderit ishte 227.210.2025 lekë pa TVSH, zhvilluar nëpërmjet marrëveshjes kuadër nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave më datë 14 gusht 2023.
    Ky tender pësoi një kalvar të gjatë, teksa në APP procedura u fitua nga firma “Kristalina” me ofertë 1.7 milionë euro. Ndërkohë firma “Adel Co” e ankimoi këtë vendim në Komisionin e Prokurimit Publik, pavarësisht se vlera e saj ishte rreth 2 milionë euro. KPP-ja i dha të drejtë dhe e shpalli fitues firmën “Adel Co”.
    Nuk mbaron këtu, pasi firma “Kristalina” e ankimon në gjykatë vendimin e KPP-së, ku Gjykata Administrative e Apelit, me një vendim të formës së prerë, urdhëroi Komisionin e Prokurimit Publik që të ndryshonte vendim dhe të shpallte fitues firmën “Kristalina”. KPP-ja siç ka bërë zakon gjatë kohës që drejtohej nga Jonaid Myzyri nuk e zbatoi vendimin e gjykatës, por përjashtoi sërish firmën “Kristalina” nga kjo procedurë, teksa kjo firmë ka bërë edhe një kallëzim penal në SPAK, por deri më tani nuk ka një njoftim pubik për mbarëvajtjen e këtij hetimi.
    Si përfundim, ende sot e kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk ka në dorë dosjet. Aq më tepër edhe me vendimin e fundit, ku pas përjashtimit, vjen edhe heqja e kësaj mase sikur të mos kishte ndodhur gjë.
    /Vox News/