Në hapjen e komisionit të Kulturës, Turizimit dhe Diasporës, kryetarja Ina Zhupa mbajti qëndrimin në lidhje me rrëzimin antikushtetues që ndodhi të enjten, të dy komisioneve hetimore të opozitës, duke akuzuar mazhorancën. Zhupa u shpreh se mes të tjerash se socialistët e kanë kthyer Kuvendin në njëpartiak dhe ku shkelet Kushtetuta me forcën e kartonit:
“Mazhoranca ditë pas dite po e trajton kuvendin si njëpartiak, ku vendimarrjet nuk vijnë si rezultat i zbatimit të kushtetutës dhe rregullores por si rezultat i forcës së kartonit. Ju rrëzoni me votë të drejtat kushtetuese të opozitës, që nga komisionet hetimore siç ishin ai për zgjedhjet dhe Mcgonigal, të interpelancat me kryeministrit, seancat dëgjimore me ministrat, mocionet me debat. Ndërkohë që predikoni rrugëtimin europian për Shqipërinë, silleni me standarte afrikane”, tha ajo.
Më tej deputetja demokrate vuri në dukje se socialistët kanë ëndërr parlamentin njëpartiak të Enver Hoxhës, por opozita nuk do i lejonte dhe do përballej me ta, për të mbrojtur kushtetueshmërinë.
“Ju e keni ëndërr një parlament monopartiak si Enver Hoxha por ne nuk ja u lejojmë. Do qëndrojmë në mbrojtje të kushtetutës, të interesit publik, në komisione, në seanca dhe kudo në çdo hapësirë. Për të shfrytëzuar çdo hapësirë për tu përballur me të keqen. Ju nuk doni të flitet për skandalin e onkologjikut, për mungesën e ilaçeve, për skandalin e fondeve IPARD dhe gjendjen e mjerueshme të fermerit”, tha ligjvënësja demokrate mes të tjerash.
Tag: njëpartiak
-

“S’do ju lejojmë”/ Ina Zhupa akuza mazhorancës: Ju keni ëndërr parlamentin njëpartiak të Enver Hoxhës, por…