Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.
Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.
“Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.
Tag: njëkohësisht
-

Zgjedhjet në Moldavi në shënjestër të hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara
-

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave/ Bien njëkohësisht 4 mijë faqe online, kryeministri: Sulme të orkestruara
Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në Moldavi, kryeministri Dorin Recean denoncon se dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë shënjestër i disa përpjekjeve për sulme kibernetike.
Recean shpjegoi se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.
“Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor, por aktualisht agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike (STISC) ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4,000 faqe interneti të paoperueshme. Sulmet po orkestrohen njëkohësisht”, shtoi ai.
-

Shqiptari rezervon dy fluturime njëkohësisht, por i humbet të dyja
Një burrë 27-vjeçar kishte rezervuar dy fluturime njëkohësisht, duket se për të fshehur planet e tij të vërteta të udhëtimit. Gjatë kontrollit të daljeve, policia kufitare vuri re se shqiptari nuk paraqiti vetëm një biletë për Shkup, por kishte rezervuar paralelisht edhe një fluturim Ryanair për Dublin.
Kur punonjësit e Memingut në Gjermani e kontrolluan burrin, ata zbuluan në portofolin e tij dy karta identiteti të falsifikuara. Me këto dokumente, sipas të dhënave aktuale, ai planifikonte të udhëtonte në Irlandë si një qytetar i supozuar i BE-së.
Hetuesit mendojnë se 27-vjeçari dëshironte të transferonte vendbanimin e tij në Irlandë duke përdorur këto identitete false. Fluturimi për Shkup, për të cilin ai paraqiti pasaportën e vërtetë, duket se ishte rezervuar vetëm për të krijuar alibi.
Gjatë kontrollit, burri përfundimisht humbi të dy fluturimet nga Memmingu.
Punonjësit konfiskuan dokumentet e falsifikuara dhe nisën një procedurë penale për falsifikim dokumentesh. Për më tepër, ata urdhëruan burrin që të largohej menjëherë nga Gjermania./Allgauer Zeitung
-

Kura për kancerin mund të jetë te…kastraveci i detit!
Shkencëtarët e Universitetit të Misisipit kanë zbuluar se një kastravec deti mund të jetë sekreti për të ndaluar përhapjen e qelizave kancerogjene në trup. Ky zhvillim i ri mund të shndërrojë mënyrën e trajtimit të disa prej tumoreve më agresive.
Një përbërës i ngjashëm me sheqerin, i cili gjendet te kastravecët e detit, përkatësisht te lloji Holothuria floridana, mund ‘të fikë’ enzimën Sulf-2 që shkakton probleme te pacientët me kancer. Prodhimi i saj përshpejton rritjen e tumoreve, përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe u reziston trajtimeve tradicionale. Sulf-2 lidhet me kancerin e gjirit, mushkërisë, pankreasit, kokës dhe qafës.
Përbërësi në fjalë i tejkaloi mjekimet ekzistuese në testet laboratorike. Edhe pjesët më të mira dhe më të vogla të tij ruanin aftësitë e tyre në luftimin e kancerit duke shkaktuar më pak efekte anësore.
“Kërkimi në zbulimin e ilaçeve dhe zhvillimin e produkteve natyrale fokusohet më shumë te elementët tokësorë”, shprehet dr. Vitor Pomin për StudyFinds. “Kërkimet tona te elementët e marrë nga gjallesat detare tregojnë se biodiversiteti ujor mund të fshehë lëndë mjekësore që për tani nuk po zbulohen për shkak të aksesit më të ulët në mjedisin detar dhe dominimin e kërkimeve në burimet tokësore. Mjedisi ujor duhet të trajtohet si një burim unik dhe i pasur i mjekimeve të reja dhe të fuqishme.”
Kastravecët e detit të cilët gjenden në shtratin e oqeanit, prodhojnë disa molekula komplekse sheqeri si pjesë të sistemit të tyre mbrojtës. Shkencëtarët po i studiojnë seriozisht këta organizma për elementë mjekësorë që mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.
Molekula në fjalë funksionon ndryshe nga pjesa më e madhe e mjekimeve ndaj kancerit. Në vend që të ndërhyjë te funksioni normal i enzimës, ndryshon si ajo vepron. Ky lloj bllokimi rezulton në efekte më të qëndrueshme dhe të parashikueshme duke e bërë trajtimin më të fuqishëm.
Njëkohësisht, molekulat e tij më të vogla janë lajme më të mira. Ato shkaktojnë më pak efekte anësore, prodhohen më lehtë dhe mund të modifikohen për të rritur efektivitetin.
Studimi nuk i përjashton kufizimet. Ai është kryer në kushte laboratorike duke përdorur enzima të pastra dhe sisteme kulturash qelizore, ndaj rezultatet mund të mos jenë direkte te pacientët. Njëkohësisht, shkencëtarëve u duhet të kuptojnë sesi molekula sillet te organizmat e gjallë dhe nëse mund të kthehet në një trajtim efektiv.
Njëkohësisht, studimi nuk është fokusuar te efektet afatgjatë dhe ndërveprimi me mjekime të tjera.
-

Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa
Teksa vendi po përballet me temperatura pervëluese, rritet njëkohësisht edhe rreziku për goditjet nga dielli. Dhimbjet e kokës, luhatjet e temperaturës në organizëm, por dhe goditjet në tru mund të jenë më të shpeshtat sipas specialistëve.
“Goditjet nga të nxehtit shoqërohen me disa simptoma shumë të shpeshta siç janë, dhimbjet e kokës, marrjet e mëndve, ndonjëherë shoqërohen edhe me rritje temperature të vet organizmit. Në një matje rëndom që mund të kryej qytetari me nauziv me të vjella por nga ana tjetër me rritje të shifrave të presionit arterial rritet shumë sëmundshmëria e probleme ve të goditjes në tru, goditjes së sistemit nervor qendror. Njëkohësisht atakët kardiake por edhe dëmtimi i funksionimit të veshkave si pasojë e dehidratimit,” tha Marsida Duli, mjeke në QSUT.
Për shkak të vapës së madhe organizmi i njeriut humbet edhe mjaft elementë të rëndësishëm vital, siç janë elektrolitet.
“Kontakti me temperaturat e larta me rrezatimin diellor shoqërohet me djersitje të shtuar, me humbjen e lëngjeve të organizmit tonë. Përveç ujit në organizmin tonë humbasim njëkohësisht edhe elektrolide të cilat janë shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e organizmit tonë,” tha doktoresha.
“Në këto ditë përvëluese specialistët rekomandojnë konsumim të lëngjeve sa më të freskëta, fruta-perime dhe pa diskutim kur të dilni nga shtëpia merrni uji më vete,” raporton gazetari Maksi Rama.
“Një mik i pandashëm duhet të jetë patjetër uji, të mos frekuentohen ambientet e jashtme sidomos në një fashë orare ku dhe rrezatimi është më i fuqishëm, temperaturat janë më të larta. Duhet të kemi një kujdes më të shtuar në produktet që konsumojmë përgjatë kësaj periudhe për sigurinë ushqimore në mënyrë që të mos kontaminohen,” tha Marsida Duli, mjeke në QSUT.
Specialistët rekomandojnë ndër të tjera edhe kujdes sa i përket temperaturave të ajrit të kondicionuar gjatë kësaj periudhe të cilat duhet të jenë në vlerat 22-26 gradë në ambientet e brendshme.
Klan News -

Si erdhi armëpushimi i papritur, Trump: Izraeli dhe Irani erdhën tek unë pothuajse njëkohësisht dhe më thanë, paqe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Izraeli dhe Irani iu afruan pothuajse njëkohësisht dhe i kërkuan paqe.
Në këtë pikë, “e dija që koha kishte ardhur”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
“Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë. Të dy kombet do të shohin dashuri, paqe dhe prosperitet të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre”.
As Irani dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar armëpushimin publikisht, megjithëse Irani sinjalizoi se do të ndalonte së sulmuari Izraelin nëse Izraeli do të ndalonte së sulmuari Iranin .
Duke shkruar se të dy vendet “kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe e së vërtetës”, ai përfundoi postimin duke shtuar se e ardhmja e Izraelit dhe Iranit është “e pakufizuar dhe plot premtime të mëdha. Zoti ju bekoftë të dyve!”Top Channel
-

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor.
Disa automjete u përfshinë në përplasjet që fatmirësisht nuk sollën pasoja serioze për drejtuesit apo pasagjerët.
Ngjarjet ndodhën pothuajse njëkohësisht, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në të dy drejtimet.
Policia rrugore ndërhyri menjëherë për të menaxhuar trafikun dhe për të kthyer normalitetin në aksin më të frekuentuar të vendit. -

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku
“Nuk i parashikoj dot”. Kështu u përgjigj deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kur u pyet në një studio televizive se çfarë pret në 4 vitet e ardhshme të qeverisë së Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë televizive ajo theksoi se Partia Demokratike do ta bëjë betejën e saj për zgjedhje të lira.
Paralelisht sipas saj duhen përdorur denoncimet, por njëkohësisht duhet të vijohet me kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike.
Por a mund të ishte një propozim mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale në të njëjtën kohë? Për Tabakun për momentin është e parakohshme të flitet diçka e tillë.
“Pa u zgjidhur situata dhe problematika e zgjedhjeve unë besoj që është e parakohshme që të flasim. Por nëse kemi një situatë të ndërmjetme me qeveri teknike dhe me shumë çështje të tjera të zgjidhura dhe ezauruara, pastaj është diskutim tjetër”, tha ajo. -

Do të ishte zgjidhje ideale! Më pranë largimit nga Interi, zbulohen 3 ekipet italiane që janë vendosur pas Kristjan Asllanit
Kur flasim për Kristjan Asllanin, si një thesar dhe talent të Kombëtares, edhe kritikat që bëhen për të janë dashamirëse pasi kërkojmë që ta shohim në nivele të larta, në mënyrë që të kontribuojë sa më mirë edhe për Shqipërinë.
Tashmë është e qartë se pjesëmarrja e tij te Interi nuk e rrit më tepër mesfushorin, që vuan presionin e madh dhe minutat e pakta, duke bërë që t’i humb sadopak besimi në vete. Kjo shihet qartë teksa edhe në momentet më të vështira të Shqipërisë, Asllani nuk e merr dot përsipër ekipin mbi shpatulla për t’i dhënë qetësi.
Ndërkohë në momentet më të mira të Shqipërisë, ai është aty për të dhënë një klas më shumë. Për këtë arsye largimi shihet si zgjedhja më e mirë dhe kalimi i tij në një klub më të vogël do të ishte ideale, pasi atje do të kishte më pak presion dhe njëkohësisht më shumë minuta.
Sipas mediave italiane janë tre ekipe të Serisë A që e kërkojnë Asllanin. Më e interesuar është Bologna që është gati të jap një ofertë dhe njëkohësisht një ofertë shkëmbimi për Asllanin. Njëkohësisht edhe Torino po e sheh si një mundësi për të zëvendësuar Samuele Ricci që po kërkohet nga Interi dhe Milani. Në fund, në garë është edhe Fiorentina e ndjek prej kohësh Asllanin, ndërsa Interi mund të pranojë një ofertë prej 18 milionë eurosh për shqiptarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Test i thjeshtë në shtëpi, si të kuptoni nëse mollët janë bio
Mollët janë një ndër pemët më të popullarizuara në botë, të shijshme e me vlëra ushqyese, por edhe me çmime të përballueshme që mund t’i blini gjatë gjithë vitit.
Mirëpo njëri ndër shkaqet themelore përse qëndrojnë aq gjatë dhe mund të transportohen në distanca të largëta dhe sërish duken sikur janë vjelë para një dite, është i vështirë për t’u kuptuar lehtësisht.
Një numër i madh prodhuesish dhe tregtarësh i lyejnë mollët me dyll. Kështu pengojnë kalbjen, prishjen madje edhe insektet dhe njëkohësisht nuk detyrohen të përdorin pesticidet helmuese.Mjafton një test i thjeshtë për të zbuluar nëse janë të lyera mollët që keni blerë. Nëse doni që dylli të duket, hidhuni mollëve ujë të nxehtë. Kështu njëkohësisht do të zbusë dyllin dhe pjesërisht do t’i lajë. Por, nëse dëshironi që tërësisht ta hiqni dyllin, hidhni më pas sodë buke dhe fshijini mirë me leckë.
Edhe pse dylli nuk është i dëmshëm, me siguri nuk është as i mirë. Hiqeni nga mollët sidomos kur ua jepni fëmijëve./vizionplus.tv