Tag: njëjtin

  • EMRI/ Kapet 40-vjeçari në Tiranë, vodhi sende me vlerë mbi 11 mijë euro në të njëjtin dyqan për 4 muaj rresht

    EMRI/ Kapet 40-vjeçari në Tiranë, vodhi sende me vlerë mbi 11 mijë euro në të njëjtin dyqan për 4 muaj rresht

    Shtetasi  Elson(Durim) Doku 40-vjeç, është arrestuar nga policia ku dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë mbi 11 mijë euro gjatë 4 muajve të fundit. Shtetasi Doku banues në Tiranë, u arrestua pasi ka vjedhur 7 palë syze nga i njëjti dyqan, duke shkaktuar një dëm total prej 11,200 euro.

    Policia e Tiranës, pas hetimeve intensive, ka bërë të mundur kapjen e autorit, i cili është një emër i njohur për autoritetet, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje të ngjashme. Hetimet për këtë çështje janë në vazhdim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky person. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi:

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”.

    Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

    Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

    Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

    Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor “Logo”/

    Finalizohet operacioni policor “Logo”/

    Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.  Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
    Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
     

  • Finalizohet operacioni policor “Logo”/ Arrestohet 40-vjeçari, vodhi në dyqan aksesorë me vlerë mbi 11 mijë euro

    Finalizohet operacioni policor “Logo”/ Arrestohet 40-vjeçari, vodhi në dyqan aksesorë me vlerë mbi 11 mijë euro

    Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.  Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
    Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
     

  • VIDEO/ “Nxehet” situata në Ferma VIP, Alba dhe Limi ‘shijojnë’ vaskën

    VIDEO/ “Nxehet” situata në Ferma VIP, Alba dhe Limi ‘shijojnë’ vaskën

    Alba si kryefermere dhe Limi si i përzgjedhuri i saj po shijojnë benefitet e të qëndruarit tek “Njëshi”.
    Shumë momente romantike kanë ndodhur mes dyshes, ku nënkupton se marrëdhënia Alba-Limi po shkon gjithnjë e më shumë përtej miqësisë.
    Pas netëve të kaluara në të njëjtin krevat, dushit së bashku, nuk mund të mungonte as shijimi i vaskës, duke sjellë një ndër momentet intime dhe të komentueshme të edicionit deri më tani.

    Mes dy fermerëve nuk kanë munguar as bisedat, teksa u ndalën tek tradhtia. Alba u shpreh se nuk do e toleronte që partneri i saj t’a tradhtonte me dikë tjetër.
    Ndërkohë, Limi nuk ndante të njëjtin mendim me fermeren.

     Pjesë nga biseda:
    Alba: Pse të lind nevoja të shohësh të tjera, këtë se kuptoj?
    Limi: Po s’të lind tani, të lind pas 5 vitesh, 7 vitesh, 10 vitesh. Që të keni një marrëdhënie të shëndetëshme, për mendimin tim s’ka ndonjë gjë.
    Alba: Për mua ka shumë lidhje. Vetëm kur mendoj që ka shkuar tek tjetra, dhe ajo është duke shijuar partnerin tim…
    Mos humbisni asnjë moment të “Ferma Vip 2” në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

  • ‘Rishikim të sistemit fiskal’, Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël

    ‘Rishikim të sistemit fiskal’, Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël

    Deputetja Jorida Tabaku, kandidate për një tjetër mandat në Parlament në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun e Tiranës, zhvilloi sot një takim me profesionistë të lirë në kryeqytet, ku theksoi angazhimin e saj për mbështetjen e shtresës së mesme dhe të kësaj kategorie sipërmarrësish.
    Gjatë bashkëbisedimit, Tabaku nënvizoi domosdoshmërinë e rishikimit tërësor të sistemit fiskal, klimës së biznesit dhe procedurave tatimore, duke propozuar që inspektimet të kryhen vetëm kur ka rrezik të lartë fiskal. Ajo u shpreh se “shteti duhet të heqë barrën nga shpatullat e sipërmarrjes” dhe të lejojë profesionistët të punojnë në qetësi e pa trysni.
    “Ju të gjithë jeni njerëz që i paguani rregullisht taksat… por keni nevojë vetëm që t’ju lënë rehat të punoni,” deklaroi Tabaku, duke shtuar se profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksimi si biznesi i vogël, pa dallime të padrejta në bazë të natyrës së punës apo xhiros.
    Sipas saj, sistemi aktual favorizon të mëdhenjtë dhe pakicën, duke margjinalizuar sipërmarrësit e vegjël dhe profesionistët e ndershëm. “Për mua, mbështetja e kësaj shtrese është jashtëzakonisht e rëndësishme”, përfundoi Tabaku, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të platformës së saj politike.

  • “Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste

    “Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste

    Edi Rama: Doli (Berisha) dhe tha që ishte krenar se ishte buf. Bufi ka qenë simbol i Athinasë dhe simboli i urtësisë dhe bukurisë dhe ju e dini vetë sa super-seksi që është, por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf. Bufi i grekëve dhe romakëve, ishte ai që quhej bufi i vogël, ndërkohë ky bufi ynë është ai që populli thotë: ‘Ç’më rri aty o buf kënete’. Ai bufi ynë mbizotëron në një llum që i ka penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Dhe atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vetëm, por peshqesh nga diktatura komuniste.

    Top Channel

  • Apple lançon modelet “e reja” iPad Air me çipin M3

    Apple lançon modelet “e reja” iPad Air me çipin M3

    Ka kaluar më pak se një vit nga përditësimi i fundi i iPad Air dhe Apple ka vendosur që të shfrytëzojë një mundësi tjetër për të rifreskuar këtë linjë me çipin M3.

    iPad Air i ri vjen po të njëjtin format 11-inç dhe 13-inç dhe fillon me të njëjtin çmim si modeli i kaluar – 599 dollarë për variantin 11-inç dhe 799 dollarë për variantin 13-inç.
    Gjithashtu funksionon me tastierën e ridizajnuar Magic Keyboard. Është një rifreskim që vjen në një moment të papritur sepse Apple nuk përditëson iPad-et në baza vjetore.

    M3 përballë M2 nuk ka ndonjë diferencë të madhe për shumicën e përdoruesve. Apple Intelligence funksiononte me çdo çip M-Series, gjithashtu Stage Manager për punën me disa aplikacione.
    Por mesa duket kalimi në M3 do të thotë se Apple ndërpret prodhimin e M2. Specifikat e tabletëve janë identikë me gjeneratën e kaluar. Nga ekrani 60Hz, tek Touch ID, hapësira që fillon prej 128GB.

    Ndryshimi i vetëm është Apple që shkurtoi çmimin e Magic Keyboard në 269 dollarë për tabletin 11-inç dhe 310 dollarë për tabletën 13-inç, 30 dollarë më pak.
    Porositë fillojnë prej ditës së sotme ndërsa dërgesat prej datës 12 Mars. /PCWorld Albanian

  • Të gjitha në një vend! Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp

    Të gjitha në një vend! Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp

    WhatsApp nuk pret gjatë për të kryer përditësime dhe tani po ndryshon kthimin e përgjigjeve.
    Sipas WABetaInfo, platforma po sjell një opsion që i grupon të gjitha përgjigjet për të njëjtin mesazh në një vend.
    Për momentin, përdoruesit mund t’i përgjigjen direkt një mesazhi dhe origjinali shfaqet në krye të tij. Por ata duhet të klikojnë çdo përgjigjje për të parë nëse ka më të hershme apo mesazhin e parë.
    Përditësimi i ri e eliminon këtë dhe çdo mesazh i lidhur me temën do të shfaqet në të njëjtin vend  duke e bërë më të qartë kursin e bisedës.

    Përditësimi është ende në zhvillim, por do të jetë i disponueshëm për bisedat individuale apo në grup, komunitetet dhe kanalet. Për këta të fundit do të jetë edhe më i dobishëm sepse është sfiduese që të ndjekësh një bisedë mes shumë njerëzve.
    Nuk ka ende një datë se kur përdoruesit do ta kenë në aplikacion, por duke qenë se shfaqet në vesionin beta, duket se nuk do të marrë shumë kohë.