Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk funksiononte me një strukturë tradicionale ushtarake të komandës nga lart-poshtë.
Ai theksoi se marrëveshja për demilitarizimin e rreth 20 deri në 30 mijë pjesëtarëve të UÇK-së, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, nuk është provë për ekzistencën e një komandë të qendruar.
I pyetur nga gjyqtari Fergal Gaynor nëse një marrëveshje e tillë nuk sugjeron se Thaçi kishte kontroll mbi trupat, Duncan u përgjigj se marrëveshja ishte një proces diplomatik dhe i dakordësuar nga të gjitha palët, jo rezultat i një strukture komanduese ushtarake.
“Ka qenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku palët ndanë të njëjtin objektiv. Nuk ishte çështje komandimi, por bashkërendimi politik dhe diplomatik për të përmbushur një qëllim të përbashkët,” tha Duncan.
Pas përfundimit të pyetjeve nga gjyqtari, seanca u ndërpre për pushim. Prokuroria nuk pati pyetje shtesë, ndërsa disa prej pales mbrojtëse kërkuan kohë shtesë, për t’u përgatitur. Seanca e radhës do të zhvillohet të hënën, ku priten të dëgjohen dy dëshmitarë të tjerë.
Tag: njëjtin
-

“Palët ndanë të njëjtin objektiv”/ Duncan dëshmon në Hagë: UÇK-ja nuk kishte komandë të centralizuar
-

Atentati që la të vdekur në vend 34-vjeçarin Kristian Kola, gjendet një motor i djegur në Shkodër. Dyshohet se i përket autorëve
Motori i dyshuar se i përket autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, në Shkodër, është gjetur i djegur.
Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e atentatit, me të cilën u larguan pak para kryerjes së krimit.
Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës.
Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.
Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.
Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.
Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.
Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.
Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.Top Channel
-

8 plumba kundër Kristian Kolës, hetimet: Atentatin në Shkodër e kanë kryer dy persona, motivet ende të paqarta
Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës në zemër të qytetit.
Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.
Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.
Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.
Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.
Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.
Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.Top Channel
-

Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event
Bota e boksit është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Japoni.
Dy boksierë japonezë humbën jetën si pasojë e dëmtimeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjeve të tyre, të zhvilluara në të njëjtin event.
Tragjedia ndodhi gjatë eventit sportiv të Korakuen Hall të Tokios, më 2 gusht.
Viktimat janë Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa, të dy 28-vjeçarë, të cilët ndërruan jetë të premten dhe të shtunën.
Pas ndeshjeve, të dy boksierët u dërguan menjëherë në spital dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk mbijetuan.
Sipas Tsuyoshi Yasukochi, sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Japonez të Boksit, kjo është hera e parë në histori që dy boksierë operohen për hematoma në tru pasi morën pjesë në të njëjtin event.
Edhe rivali i Kotarit, Yamato Hata, ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe ndodhet në koma. Mjekët nuk japin asnjë garanci për jetën e tij.
Komisioni njoftoi se të gjitha ndeshjet e Federatës së Boksit Oriental dhe Paqësorit do të shkurtohen në dhjetë raunde, nga 12. Kjo masë synon të rrisë sigurinë e boksierëve.
Në muajin shkurt të këtij viti, një tjetër boksier, irlandezi John Cooney, 28 vjeç, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale. -

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një notere, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”. 57-vjeçarja, Majlinda Demollari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si notere, teksa ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Noterja ishte shpallur në kërkim disa javë më parë për 2 raste mashtrimi, ndërsa në pranga ranë dy persona të cilët bashkëpuan me Demollarin për falsifikim dokumentash.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./ZËRI -

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë
Një notere në kryeqytet është ndjekur penalisht pasi është zbuluar se ka ligjëruar shitjen dy herë të të njëjtit apartament.
Nga njoftimi i policisë së Tiranës sqarohet se noterja ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. -

Shiti dy herë të njëjtin apartament, kapet noterja në Tiranë
Një notore akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”,
57-vjeçarja Majlinda Demollari, ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Apartamenti”. Pas ndalimit, në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Pak ditë më parë, të kuadër të këtij operacioni, u arrestua Nani Kolovani, që kishte shitur dy herë apartamentin e tij.Top Channel
-

Përpiloi dy kontrata shitje për të njëjtin apartament, arrestohet noterja në Tiranë
Një 57-vjeçare e shpallur në kërkim është kapur nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të operacionit “Apartamentet”.
Shtetasja M. D., dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke krijuar konfuzion ligjor dhe pasiguri për pronësinë.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale dhe konsultimit me prokurorin, ndaj saj është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë kontrolle të shtuara në sektorin noterial.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
-

“Të bëjnë durim ose…”/ Aksioni i hapsirave publike, Rama mesazh komentuesve
“Vazhdojmë, papushim”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave publike në Tiranë do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri.
Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë ka një mesazh edhe për ata që kritikojnë apo kundërshtojnë aksionin në rrjetet sociale:“U lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën, i përshëndesim me mirëkuptim.” -

Shiti dy herë të njëjtin apartament, arrestohet 48-vjeçari. Noterja shpallet në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamentet”, i cili goditi dy raste mashtrimi me pasuri të paluajtshme. Në vetëm 24 orë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një notere është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, i arrestuari M. Q., 31 vjeç, ka mashtruar një qytetar 34-vjeçar, duke i marrë 75 mijë euro me pretendimin se do t’i blinte një apartament në Tiranë. Pasi ka përfituar shumën, ai nuk ka realizuar blerjen dhe është shmangur nga kontakti me viktimën për më shumë se një vit.Rasti i dytë përfshin N. K., 48 vjeç, i cili shiti dy herë të njëjtin apartament, duke mashtruar blerësit dhe duke përfituar shuma të konsiderueshme parash. Hetimet zbuluan se në këtë skemë mashtrimi është përfshirë edhe një notere, M. D., 57 vjeçe, e cila ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që Policia bën apel qytetarëve të denoncojnë raste të ngjashme të mashtrimit me prona.